{"id":105889,"date":"2019-09-10T12:01:39","date_gmt":"2019-09-10T10:01:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105889"},"modified":"2019-09-10T12:01:39","modified_gmt":"2019-09-10T10:01:39","slug":"kercenoi-shqiperine-per-negociatat-brokaj-i-pergjigjet-greqise-te-pabese-ben-mjau-mjau-si-macet-per-te-mbuluar-zullumet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kercenoi-shqiperine-per-negociatat-brokaj-i-pergjigjet-greqise-te-pabese-ben-mjau-mjau-si-macet-per-te-mbuluar-zullumet\/","title":{"rendered":"K\u00ebrc\u00ebnoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr negociatat, Brokaj i p\u00ebrgjigjet Greqis\u00eb: T\u00eb pabes\u00eb! B\u00ebn mjau-mjau si macet p\u00ebr t\u00eb mbuluar zullumet"},"content":{"rendered":"<p>Politikani i njohur, Dr. Sabit Brokaj, ish-minist\u00ebr i Mbrojtjes, reagon ashp\u00ebrsisht kund\u00ebr deklarat\u00ebs s\u00eb kryeministrit grek, p\u00ebr moslejimin e hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb,\u00a0 Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me hapjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201c<em>Asnj\u00eb negociat\u00eb pranimi me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse hiqet diskriminimi ndaj pakicave. Ne nuk jemi ende atje, duhet t\u00eb shohim nj\u00eb ndryshim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb qeveris\u00eb ndaj minoritetit grek<\/em>\u201d tha Mitsotakis. K\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb kryeministri grek e ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb konference t\u00eb mbajtur para pak dit\u00ebsh p\u00ebr mediat n\u00eb Selanik.<\/p>\n<p>Dr. Brokaj jo vet\u00ebm i quan t\u00eb papranueshme t\u00eb tilla q\u00ebndrime nj\u00eb muaj para diskutimit p\u00ebr hapjen e negociatave, por edhe i ironizon duke i quajtur mjaullima q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga Athina zyrtare prej 30 vjet\u00ebsh. M\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb shantazh, kjo \u00ebsht\u00eb pabesi nga ana e grek\u00ebve, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Negociatat priten q\u00eb t\u00eb hapen n\u00eb tetor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, por sipas kryeministri grek, Mitsotakis, kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh n\u00ebse minoriteti grek vijon t\u00eb diskriminohet n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"marker\"><u><strong>N\u00eb vijim, intervista e plot\u00eb me Dr. Sabit Brokajn<\/strong><\/u><\/span><\/p>\n<p><strong>\u2013 Doktor Brokaj, kryeministri Micotaqis tha n\u00eb Selanik se nuk do t\u00eb ket\u00eb \u201casnj\u00eb negociat\u00eb pranimi me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse hiqet diskriminimi ndaj pakicave\u201d duke theksuar q\u00ebndrimin ndaj minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri. Si e prit\u00ebt k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 E d\u00ebgjova, por nuk u befasova. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim zyrtar grek me goj\u00ebn e kryeministrit t\u00eb tyre. Ky \u00ebsht\u00eb nja shantazh qesharak. Madje m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shantazh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pabesi q\u00eb na b\u00ebhet nga grek\u00ebt n\u00eb pragun e hapjes s\u00eb negociatave. K\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar sa t\u00eb jet\u00eb e mundur m\u00eb shum\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Europ\u00ebs. Ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr integrimin evropian, prandaj kan\u00eb punuar dhe vazhdojn\u00eb n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb k\u00ebsaj d\u00ebshire. Ka tridhjet\u00eb vjet q\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb k\u00ebt\u00eb avaz. \u201c\u00c7udia\u201d ndodh se kjo deklarat\u00eb e kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb muaj para diskutimit q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Bruksel p\u00ebr hapjen e negociatave. Koha \u00ebsht\u00eb aq e shkurt\u00ebr saq\u00eb nuk l\u00eb shteg p\u00ebr bisedime politike apo diplomatike me Athin\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sidoqoft\u00eb, par\u00eb me gjakftoht\u00ebsi, a ka ndonj\u00eb baz\u00eb racionale ky q\u00ebndrim aktual grek lidhur me minoritetin grek q\u00eb jeton n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat minoriteti grek ka jetuar krejt i barabart\u00eb me shqiptar\u00ebt brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Grek\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb them se kan\u00eb jetuar edhe m\u00eb mir\u00eb se shqiptar\u00ebt, kan\u00eb qen\u00eb madje edhe m\u00eb t\u00eb privilegjuar se edhe minoritet e tjera. Mir\u00ebpo k\u00ebto mjau-mjau t\u00eb Athin\u00ebs p\u00ebr minoritetin ka 30 vjet q\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb. Nuk i kemi d\u00ebgjuar m\u00eb p\u00ebrpara\u2026 Pse, do t\u00eb m\u00eb pyesni ju? Fare thjesht: Pavar\u00ebsisht rezervave q\u00eb ne kishim dhe kemi p\u00ebr regjimin e asaj kohe q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb e quajm\u00eb diktatur\u00eb, duhet t\u00eb pranojm\u00eb se ai regjim ua kishte v\u00ebn\u00eb kufirin tek thana grek\u00ebve. E provuan ata n\u00eb 1949-n, e m\u00eb pas dhe e pan\u00eb se \u00e7\u2019p\u00ebrgjigje mor\u00ebn. E provuan ushtarakisht e politikisht dhe d\u00ebshtuan. Sepse duam apo nuk duam ne ta themi, at\u00ebher\u00eb kishte zot vendi. \u201cKishte zot hauri!\u201d si\u00e7 thot\u00eb populli. Pse kjo histori e dinjitetit t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb lidhet me emrin e Enver Hoxh\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb faji im. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb e njohin dhe e pranojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Ndaj dhe nuk e hap\u00ebn goj\u00ebn kurr\u00eb grek\u00ebt t\u00eb ankoheshin p\u00ebr minoritar\u00ebt grek\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje k\u00ebrkonin fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb me ne. \u00a0Sepse realiteti fliste e flet ndryshe\u2026<\/p>\n<p><strong>\u2013 Dakord Doktor, por atje b\u00ebhet shum\u00eb zhurm\u00eb sikur k\u00ebtu b\u00ebhet hataja me diskriminimin e grek\u00ebve dhe k\u00ebto ankesa shkojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb per\u00ebndimore nga Brukseli n\u00eb Uashington. A nuk duhet t\u00eb na ver\u00eb n\u00eb mendime kjo?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndodh kjo pas vitit 1990. Por un\u00eb i konsideroj ato thjesht mjau-mjau t\u00eb Athin\u00ebs, pasi realiteti \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Nisur nga k\u00ebto ankesa t\u00eb Athin\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve t\u00eb fundit kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri lloj-lloj delegacionesh dhe komisionesh dhe kan\u00eb v\u00ebrejtur se nuk ka asnj\u00eb diskriminim t\u00eb grek\u00ebve n\u00eb vendin ton\u00eb. Ua thash\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avaz i vjet\u00ebr. Athina zyrtare i b\u00ebn k\u00ebto ankesa p\u00ebr t\u00eb mbuluar zullumet e saj me minoritet brenda Greqis\u00eb. Ajo nuk u njeh asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb minoriteteve shqiptare, turke e maqedonase brenda saj. At\u00ebher\u00eb ku q\u00ebndron ndershm\u00ebria dhe luajaliteti i kryeministrit grek dit\u00ebt e fundit? Pa le t\u2019u kujtojm\u00eb grek\u00ebve masakrat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, gjenocidin kund\u00ebr \u00e7am\u00ebve, por edhe masakrat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve pas vitit 1990. \u00cbsht\u00eb ende e fresk\u00ebt fshesa fam\u00ebkeqe greke kur n\u00eb pak dit\u00eb u p\u00ebrzun\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00eb shqiptar\u00eb nga Greqia, ku u torturuan dhe humb\u00ebn jet\u00ebn dhjet\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, apo masakra e Peshk\u00ebpis\u00eb ku komandot ushtarake greke vran\u00eb n\u00eb gjum\u00eb ushtar\u00ebt tan\u00eb\u2026 Pra, kur b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb dhe bilanc i q\u00ebndrimeve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet greko-shqiptar\u00ebt, grek\u00ebt dalin vazhdimisht t\u00eb humbur dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr diskriminimin e shqiptar\u00ebve. \u00a0Faktet jan\u00eb fakte, i dim\u00eb ne, por i din\u00eb fare mir\u00eb vet\u00eb grek\u00ebt, midis t\u00eb cil\u00ebve gjallon e pashuar asnj\u00eb her\u00eb nj\u00eb frym\u00eb neofashiste antishqiptare edhe n\u00eb qarqet zyrtare t\u00eb Athin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u2013 \u00a0Si e shpjegoni Doktor mosreagimin e Tiran\u00ebs zyrtare, qoft\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Kryeministrit grek?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Edhe kjo nuk m\u00eb \u00e7udit. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndodh k\u00ebshtu. \u00a0Ka ndodhur edhe her\u00eb t\u00eb tjera dhe kjo \u00ebsht\u00eb e turpshme p\u00ebr shtetin shqiptar. Grek\u00ebt e njohin k\u00ebt\u00eb realitet, ndaj dhe sillen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Qevria shqiptare jo vet\u00ebm nuk ka reaguar, por ka favorizuar nd\u00ebrtimin e varrezave p\u00ebr ushtar\u00ebt grek\u00eb n\u00eb Kosin\u00eb, Bularat, Boboshtic\u00eb etj. Ne nuk kemi nj\u00eb qeveri t\u00eb dinjitetshme q\u00eb t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar grek\u00ebve. Ku jan\u00eb shtetar\u00ebt dhe diplomat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Apo q\u00eb t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb teoria dhe retorika boshe n\u00ebp\u00ebr ekrane? \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, por ky \u00ebsht\u00eb realitet. T\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se qeveria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri vasale e Athin\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e turpshme. Jo vet\u00ebm se Greqia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb mira, por edhe po t\u00eb ishte, do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e pushtetar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb reagonin me dinjitet. Nuk na kan\u00eb munguar shembujt n\u00eb histori\u2026<\/p>\n<p><strong>\u2013 Pse ka ndodhur k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kjo meriton nj\u00eb v\u00ebmendje dhe nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sidoqoft\u00eb nuk e nderon aspak shtetin shqiptar t\u00eb k\u00ebtyre tri dekadave t\u00eb fundit. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb psikoz\u00eb se qeveria e Tiran\u00ebs nuk merr dot frym\u00eb pa Athin\u00ebn. Ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, sado t\u00eb justifikohen qeveritar\u00ebt tan\u00eb. Ishte ushtria greke q\u00eb k\u00ebndonte himne kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb parad\u00eb zyrtare. Dhe ne b\u00ebm\u00eb sikur nuk i d\u00ebgjuam ato k\u00ebng\u00eb fashiste n\u00eb parad\u00ebn zyrtare t\u00eb Greqis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ne i dim\u00eb fare mir\u00eb p\u00ebrgatitjet ushtarake greke kund\u00ebr nesh\u2026 Tani pushtetar\u00ebt tan\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar as Kryeministrin e Greqis\u00eb kur trim\u00ebrohet dhe v\u00eb veton kund\u00ebr hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb BE-s\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb turp\u00ebrues, revoltues e trishtues n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Gjithsesi si ne, si Greqia, jemi vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s pse duhet t\u00eb merakosemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb grek\u00ebve? Pra, pse duhet t\u00eb kemi frik\u00eb prej saj?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ke t\u00eb drejt\u00eb, miku im. Ne jemi vende an\u00ebtare t\u00eb NATOS dhe nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jemi patjet\u00ebr dhe n\u00eb BE s\u00eb bashku, pavar\u00ebsisht vicklave q\u00eb hedh Greqia her\u00eb pas her\u00eb. Ne nuk kemi frik\u00eb nga Greqia. Dhe nuk kemi p\u00ebrse. Historia e ka treguar dhe d\u00ebshmuar m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb. Por, me sa duket, \u00ebsht\u00eb Greqia q\u00eb ka frik\u00eb nga ne, pavar\u00ebsisht se ne jemi krejt\u00ebsisht neutral\u00eb ndaj veprimeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb fqinjit ton\u00eb jugor. Nuk ka nevoj\u00eb k\u00ebtu t\u00eb tregojm\u00eb historia t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm nuk na eulin kok\u00ebn, por na b\u00ebjn\u00eb krenar\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb kemi treguar me fqinjin ton\u00eb jugor\u2026<\/p>\n<p><strong>\u2013 At\u00ebher\u00eb pse ndiheni i shqet\u00ebsuar apo i merakosur, qoft\u00eb dhe nga deklarata e kryeministrit aktual t\u00eb Greqis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Athina ka nj\u00eb linj\u00eb zyrtare t\u00eb qart\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ka pasur dhe ka oshilacione dhe kjo \u00ebsht\u00eb e natyrshme. P\u00ebrralla me minoritetin grek (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rreth 30-40 mij\u00eb grek\u00eb etnik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri) nuk q\u00ebndron, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb konstante n\u00eb q\u00ebndrimin e qeverive t\u00eb majta apo t\u00eb djathta t\u00eb Greqis\u00eb. Mir\u00ebpo, ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson mua dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb disproporcioni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me grek\u00ebt. Ne i respektojm\u00eb, ata na n\u00ebnvler\u00ebsojn\u00eb. \u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb e pafalshme. Le t\u00eb marrim aspektin ushtarak. Ua kam th\u00ebn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr nj\u00eb fakt q\u00eb m\u00eb duket shqet\u00ebsues. Nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s duhet t\u00eb ket\u00eb kapacitetet e veta vet\u00ebmbrojt\u00ebse. Ne nuk i kemi k\u00ebto kapacitete. Politika mund t\u00eb ndryshoj\u00eb me dit\u00eb, mir\u00ebpo mbrojtja, ushtria k\u00ebrkojn\u00eb vite q\u00eb t\u00eb konsolidohen. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Ku q\u00ebndron shqet\u00ebsimi im? Sali Berisha e zhb\u00ebri ushtrin\u00eb shqiptare si askush tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo ndodhi n\u00eb at\u00eb vitin e zi 1997. Mir\u00ebpo me ardhjen e socialist\u00ebve n\u00eb pushtet at\u00eb vit, u b\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb e madhe. U ringrit nga hi\u00e7i ushtria. Un\u00eb kam qen\u00eb minist\u00ebr i Mbrojtjes n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. E them me plot goj\u00ebn se ne e ringrit\u00ebm ushtrin\u00eb. U vu rregulli dhe rekrutimi. Ushtarak\u00ebt tan\u00eb u mobilizuan si asnj\u00ebher\u00eb dhe ngrit\u00ebn nga e para repartet dhe godinat. B\u00ebm\u00eb dhe nj\u00eb parad\u00eb ushtarake q\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb NATO-s i mahniti se si ne e ringrit\u00ebm ushtrin\u00eb aq shpejt. M\u00eb vjen keq kur marr vesh se me rastin e 75-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit sivjet nuk do t\u00eb kemi ndonj\u00eb parad\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Le t\u00eb kthehemi edhe nj\u00ebher\u00eb te grek\u00ebt, Doktor. Ku e keni merakun nga ana ushtarake me fqinjin ton\u00eb jugor?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Mua ato himnet q\u00eb ata k\u00ebndojn\u00eb n\u00eb parada ushtarake, qoft\u00eb edhe zyrtare nuk m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb fare. M\u00eb duken propagand\u00eb e turpshme nga ana e Athin\u00ebs zyrtare. K\u00ebng\u00ebt tona atdhetare q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb duf apo mllef nacionalist jan\u00eb ku e ku m\u00eb t\u00eb bukura. Por, tjet\u00ebrkund e kam merakun. Sapo tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr se Greqia dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb frym\u00eb armiq\u00ebsie midis dy vendeve tona. Po cili \u00ebsht\u00eb realiteti? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb e NATO-s q\u00eb gjith\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj aleance duhet t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre mbrojt\u00ebse. Pse, fjala vjen \u00e7far\u00eb rreziku i vjen Greqis\u00eb nga Shqip\u00ebria kur Divizioni i Janin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb modernit dhe m\u00eb t\u00eb fuqishmit e Greqis\u00eb. Nd\u00ebrsa ne nga Tirana n\u00eb Gjirokast\u00ebr nuk kemi asnj\u00eb ushtar, pale m\u00eb ndonj\u00eb regjiment, p\u00ebrve\u00e7 disa skuadra zjarr\u00ebfik\u00ebsish. \u00c7far\u00eb t\u2019i themi k\u00ebsaj? E te kjo shp\u00ebrfillje, te ky degradim i ushtris\u00eb shqiptare mund t\u00eb gjejm\u00eb edhe p\u00ebrgjigjen e pyetjes q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb m\u00eb sip\u00ebr: pse nuk reagon Tirana zyrtare ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Kryeministrit grek? Zoti Micotaqis e njeh mir\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet. Ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit dhe ai e di fare mir\u00eb se asnj\u00eb rrezik nuk i vjen nga Shqip\u00ebria. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje q\u00eb \u00ebsht\u00eb Greqia nuk ka pse t\u00eb trim\u00ebrohet. Por q\u00eb ia b\u00ebn mjau-mjau si macet, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e saj. Ajo historia p\u00ebr t\u00eb drejtat e minoritetit grek \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb e sajuar keq, nj\u00eb pretekst p\u00ebr t\u00eb ringjallur armiq\u00ebsit\u00eb e vjetra midis dy vendeve. Mos e d\u00ebgjoni at\u00eb p\u00ebrrall\u00eb! Mund t\u00eb na sjell p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb vones\u00eb, por p\u00ebrparimin ton\u00eb nuk e ndal dot. Turpi do t\u2019u ngelet grek\u00ebve\u2026 Jo qytetar\u00ebve grek\u00eb, por Athin\u00ebs zyrtare. T\u00eb jeni i sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0<a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/mjaullimat-greke-per-minoritetin\/\">DITA<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politikani i njohur, Dr. Sabit Brokaj, ish-minist\u00ebr i Mbrojtjes, reagon ashp\u00ebrsisht kund\u00ebr deklarat\u00ebs s\u00eb kryeministrit grek, p\u00ebr moslejimin e hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb,\u00a0 Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me hapjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian. \u201cAsnj\u00eb negociat\u00eb pranimi me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105890,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105889","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}