{"id":106491,"date":"2019-09-13T13:29:51","date_gmt":"2019-09-13T11:29:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=106491"},"modified":"2019-09-13T13:29:51","modified_gmt":"2019-09-13T11:29:51","slug":"goditja-e-radhes-per-ramen-deputeti-gjerman-edhe-mund-ta-ndajme-maqedonine-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/goditja-e-radhes-per-ramen-deputeti-gjerman-edhe-mund-ta-ndajme-maqedonine-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"Goditja e radh\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn, deputeti gjerman: Edhe mund ta ndajm\u00eb Maqedonin\u00eb nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi p\u00ebr hapjen ose jo t\u00eb bisedimeve t\u00eb pranimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian merret n\u00eb muajin tetor.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Nikolla Dimitrov q\u00ebndroi t\u00eb enjten (12.09) n\u00eb Berlin ku diskutoi me parlamentar\u00eb gjerman\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb\u00a0ministrive gjermane dhe Fondacioni K\u00f6rber, p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs dhe reformat q\u00eb po kryen rajoni. Vizita e tij n\u00eb Berlin u zhvillua pak jav\u00eb para se BE t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr fillimin ose jo t\u00eb bisedimeve t\u00eb pranimit me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij, Deutsche Welle zhvilloi k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me parlamentarin kristiandemokrat gjerman, G\u00fcnter Krichbaum.<\/p>\n<p><strong>Deutsche Welle:\u00a0Zoti Krichbaum, si\u00a0kaloi takimi me ministrin maqedonas Dimitrov?<\/strong><\/p>\n<p>G\u00fcnther Krichbaum:\u00a0Un\u00eb pata nj\u00eb takim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb informues me Ministrin e Jasht\u00ebm, Dimitrov. Ne e njohim nj\u00ebri tjetrin prej vitesh dhe koh\u00ebt e fundit kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Tani q\u00eb shtrohet pyetja a do t\u00eb fillojn\u00eb bisedimet e pranimit me Maqedonin\u00eb Veriore apo jo, kjo pyetje nuk mund t\u00eb ndahet edhe nga pyetja si do t\u00eb shkoj\u00eb\u00a0puna me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them un\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb parlamentin gjerman, Bundestag, mendimi p\u00ebr Maqedonin\u00eb Veriore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, Maqedonia Veriore ka imazh pozitiv n\u00eb Gjermani. Un\u00eb mund t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr parlamentin gjerman, jo p\u00ebr parlamentet e tjera europiane, aq m\u00eb pak p\u00ebr Bashkimin Europian, por un\u00eb jam i bindur se n\u00eb muajin tetor K\u00ebshilli do t\u00eb\u00a0marr\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebr Maqedonin\u00eb Veriore.<\/p>\n<p><strong>Deutsche Welle: Ju pra jeni i bindur se do t\u00eb ndizet drita jeshile nga Bundestagu? Kur pritet t\u00eb diskutohet p\u00ebr Maqedonin\u00eb Veriore dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator?<\/strong><\/p>\n<p>G\u00fcnter Krichbaum:\u00a0Un\u00eb mendoj se p\u00ebrpjekjet q\u00eb po b\u00ebn Maqedonia Veriore vler\u00ebsohen, sepse me Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs u arrit t\u00eb zgjidhet nj\u00eb konflikt shum\u00eb vje\u00e7ar me Greqin\u00eb. Ky sukses\u00a0vler\u00ebsohet. Por nuk duhet harruar q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb sfida t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrpara, si p\u00ebr shembull reforma e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ose q\u00eb ekonomia duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investimet direkte. Dhe shum\u00eb fusha t\u00eb tjera duhen zhvilluar sip\u00ebr shembull liria e shtypit dhe gazetaria. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb fusha q\u00eb dihen, dhe ku priten p\u00ebrparime. Ne nuk po flasim p\u00ebr pranim n\u00eb BE k\u00ebt\u00eb vit, por po flasim p\u00ebr fillimin e bisedimeve t\u00eb pranimit.\u00a0Ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb, ku duhet patur shum\u00eb durim. Por rruga \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, rrug\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Bashkimit Europian. Dhe meqen\u00ebse pyet\u00ebt p\u00ebr segmentin kohor, ne do t\u00eb zhvillojm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shtatorit diskutimet n\u00eb Komisionin e parlamentar t\u00eb Bundestagut q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet europiane, p\u00ebrkat\u00ebsisht do t\u00eb marrim vendimin n\u00eb parlamentin gjerman dhe n\u00eb muajin tetor do t\u00eb merret vendimi p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Sa realiste \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdojn\u00eb problemet procesi t\u00eb zhvillohet i ndar\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb?<\/p>\n<p>G\u00fcnther Krichbaum:\u00a0Si\u00e7 thash\u00eb ne Bundestagun gjerman jemi duke u k\u00ebshilluar edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb,\u00a0 dhe sa i p\u00ebrket pyetjes suaj p\u00ebr ndarje mund t\u00eb them se q\u00eb prej raundit t\u00eb fundit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE, me 10 plus 2 shtete, m\u00eb 2004 dhe 2007 \u00ebsht\u00eb par\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb vendet t\u00eb vler\u00ebsohen sipas p\u00ebrparimeve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb, me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cprinciple of own merit\u201d. Prandaj vendet duhen gjykuar p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebhet shk\u00ebputja e dy vendeve, e megjithat\u00eb n\u00eb fund mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb bisedimet t\u00eb fillojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy vendet. Nuk po flasim p\u00ebr fillimin e bisedimeve p\u00ebr kapitujt e pranimit, se ky \u00ebsht\u00eb hapi i dyt\u00eb. Ky principle of own merit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb princip i BE dhe secili vend vler\u00ebsohet p\u00ebr sukseset e veta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi p\u00ebr hapjen ose jo t\u00eb bisedimeve t\u00eb pranimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian merret n\u00eb muajin tetor. Ministri i Jasht\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Nikolla Dimitrov q\u00ebndroi t\u00eb enjten (12.09) n\u00eb Berlin ku diskutoi me parlamentar\u00eb gjerman\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb\u00a0ministrive gjermane dhe Fondacioni K\u00f6rber, p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs dhe reformat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":106493,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-106491","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106491\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}