{"id":106890,"date":"2019-09-15T12:42:12","date_gmt":"2019-09-15T10:42:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=106890"},"modified":"2019-09-15T12:42:12","modified_gmt":"2019-09-15T10:42:12","slug":"si-po-e-nxit-evropa-kthimin-e-emigranteve-2-modele-nga-italia-dhe-portugalia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-po-e-nxit-evropa-kthimin-e-emigranteve-2-modele-nga-italia-dhe-portugalia\/","title":{"rendered":"Si po e nxit Evropa, kthimin e emigrant\u00ebve: 2 modele nga Italia dhe Portugalia"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, ku barrierat e l\u00ebvizjes jan\u00eb reduktuar dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura jan\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb ikin nga vendlindja e tyre, Shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs po synojn\u00eb mbajtjen e talenteve, madje dhe kthimin e emigrant\u00ebve, p\u00ebrmes politikave nxit\u00ebse. Po ju sjellim dy modele nga Italia dhe Portugalia<\/p>\n<p><strong>Portugalia po paguan emigrant\u00ebt q\u00eb t\u00eb rikthehen<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-28\"><\/div>\n<p>Skema Regressar (T\u00eb rikthehesh) u ofron qytetar\u00ebve portugez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb jetuar larg vendit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vjet, leht\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kthyer s\u00ebrish n\u00eb vend. Ata q\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb kthehen do t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb shumta, si p\u00ebr shembull p\u00ebrgjysmimi i taks\u00ebs s\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb pes\u00ebvje\u00e7are.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Portugalia njihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr vij\u00ebn e mrekullueshme bregdetare, p\u00ebr plazhet me uj\u00ebra t\u00eb kristalta, p\u00ebr dit\u00ebt e shumta me diell dhe p\u00ebr kuzhin\u00ebn e pasur, shkruan Forumi Ekonomik Global. E, megjithat\u00eb, p\u00ebrqindja e qytetar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb popullsie q\u00eb po plaket dhe munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb metodat e duhura p\u00ebr t\u2019i tunduar ata q\u00eb t\u00eb kthehen s\u00ebrish n\u00eb atdhe. Skema Regressar (T\u00eb rikthehesh) u ofron qytetar\u00ebve portugez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb jetuar larg vendit p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vjet, leht\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kthyer s\u00ebrish n\u00eb vend. Ata q\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb kthehen do t\u00eb ken\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb shumta, si p\u00ebr shembull p\u00ebrgjysmimi i taks\u00ebs s\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb pes\u00ebvje\u00e7are.<\/p>\n<p>Shteti ka mjaftuesh\u00ebm para p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zhvendosjen e cilitdo q\u00eb vendos t\u00eb rikthehet n\u00eb Portugali dhe t\u00eb filloj\u00eb aty nj\u00eb pun\u00eb. Portugalia ofron t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar brenda vendit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb investitor\u00ebt dhe ata q\u00eb kan\u00eb hapur vende pune. Ajo ofron edhe ulje taksash p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e kualifikuar q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar nga shtete t\u00eb huaja. Q\u00ebllimi kryesor i skem\u00ebs Regressar \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb rikthehen n\u00eb atdhe, edhe n\u00ebse nuk jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p>Sfida m\u00eb e madhe<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ky shtet ka marr\u00eb n\u00eb dekadat e kaluara, nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish kan\u00eb emigruar. Pjesa m\u00eb e madhe e atyre q\u00eb emigruan ishin t\u00eb rinj t\u00eb arsimuar, akademik\u00eb, etj., duke sh\u00ebnuar nj\u00eb ikje prej 50,000 njer\u00ebzish n\u00eb vit gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2014. Ekonomia nisi ta rimarr\u00eb veten, pas nj\u00eb pakete shp\u00ebtimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga BE-ja, si dhe nga turizmi dhe industria e teknologjis\u00eb n\u00eb rritje dhe fuqizimi i eksporteve. Por, nd\u00ebrsa Produkti i Brendsh\u00ebm Bruto \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb nivelet e para kriz\u00ebs dhe niveli i papun\u00ebsis\u00eb ka r\u00ebn\u00eb, kompanit\u00eb po ankohen p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb madhe stafi t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e CEO-ve n\u00eb vend u shpreh\u00ebn p\u00ebr sondazhin e kryer nga firma e konsulenc\u00ebs Stanton Chase, se pik\u00ebrisht gjetja e k\u00ebtyre punonj\u00ebsve t\u00eb kualifikuar ishte sfida e tyre m\u00eb e madhe. Edhe p\u00ebr kreun e Konfederat\u00ebs Portugeze t\u00eb Biznesit, problemi \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb \u00e7do sektor. Qeveria thot\u00eb se shum\u00eb prej atyre q\u00eb u larguan nga vendi n\u00eb fillim t\u00eb dekad\u00ebs u p\u00ebrkasin nj\u00eb prej brezave m\u00eb t\u00eb kualifikuar q\u00eb Portugalia ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb, duke e kthyer skem\u00ebn Regressar, n\u00eb \u201cdomosdoshm\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsime t\u00eb tjera<\/p>\n<p>Portugalia nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi vend europian q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb atdhe t\u00eb gjith\u00eb (ose pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe) ata q\u00eb kan\u00eb emigruar. Polonia e ka hequr taks\u00ebn e t\u00eb ardhurave p\u00ebr emigrant\u00ebt e rinj, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rikthyer n\u00eb vend numrin e madh t\u00eb personave t\u00eb larguar (rreth 1.7 milion\u00eb njer\u00ebz n\u00eb 15 vitet e fundit) dhe p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar hendekun e thell\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb fundit t\u00eb kryer nga K\u00ebshilli Europian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Jashtme t\u00eb 14 shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, emigrimi po kthehet n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, Rumani dhe Spanj\u00eb, qytetar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb largohen nga vendi sesa p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebto shtete. Madje disa prej tyre mendojn\u00eb, se shtetasit duhet t\u00eb parandalohen dhe t\u00eb mos lejohen t\u00eb largohen nga vendi i origjin\u00ebs, p\u00ebr periudha t\u00eb gjata kohore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje thelb\u00ebsore<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i kryer s\u00eb fundmi nga Instituti i Teknologjis\u00eb n\u00eb Mi\u00e7igan, i cili u mb\u00ebshtet n\u00eb sondazhet e kryera n\u00eb 27 shtete europiane n\u00eb 40 vitet e fundit, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se njer\u00ebzit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb mendjehapur ndaj ides\u00eb s\u00eb emigracionit.<\/p>\n<p>Edhe pse shumica e k\u00ebtyre shteteve nuk e konsiderojn\u00eb emigracionin dhe kontrollin e kufijve komb\u00ebtar\u00eb si shqet\u00ebsimin e tyre par\u00ebsor, sipas anket\u00ebs s\u00eb kryer nga K\u00ebshilli Europian p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Jashtme, k\u00ebto jan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat duhet t\u00eb shihen me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi sepse po ndodhin aktualisht n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve t\u00eb anketuar n\u00eb \u00e7do shtet an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb, ishte pro \u201cnj\u00eb mbrojtje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d t\u00eb kufijve t\u00eb Europ\u00ebs. Nga Brexit dhe fushatat p\u00ebr zgjedhjet e fundit europiane deri n\u00eb forcimin e populizmit n\u00eb vende si Italia dhe Hungaria, emigracioni vazhdon t\u00eb dominoj\u00eb axhend\u00ebn politike n\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb kontinentin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr Portugalin\u00eb, hapja e kufijve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Kryeministri Ant\u00f3nio Costa thot\u00eb se emigracioni \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb mposhtur kriz\u00ebn demografike t\u00eb vendit dhe s\u00eb fundmi b\u00ebri gjithashtu thirrje se Europa duhet t\u00eb \u201cmobilizohet kund\u00ebr populizmit dhe ksenofobis\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb skema Regressar po shihet me shum\u00eb interes, rreth 1,700 njer\u00ebz nga 72 shtete jan\u00eb regjistruar n\u00eb portalin online t\u00eb k\u00ebsaj skeme, t\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb rikthehen.<\/p>\n<p>Bari \u201cshp\u00ebton\u201d nga arratisja, fal\u00eb turizmit dhe teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit<\/p>\n<blockquote><p><strong>Popullsia e Barit ka r\u00ebn\u00eb me 2% n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, por \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb dekad\u00ebn e fundit. Rizhvillimi urban dhe leht\u00ebsit\u00eb p\u00ebr biznesin kan\u00eb ndikuar pozitivisht. Lonely Planet e ka cil\u00ebsuar Barin destinacionin e pest\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Europ\u00eb<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Me Abruzzon dhe Sardenj\u00ebn, Puglia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr rajonet n\u00eb Jug t\u00eb Italis\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2018 regjistroi nj\u00eb nd\u00ebr normat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb rritjes, me +1,3% (4,5% nga viti 2015 deri n\u00eb vitin 2018, shkruhet n\u00eb raportin e fundit t\u00eb SVIMEZ (Associazione per lo Sviluppo Industriale del Mezzogiorno \u2013 Shoqata p\u00ebr Zhvillim Industrial t\u00eb Jugut). Por nga viti 2008 deri m\u00eb 2018, norma e rritjes ishte -6,7%). Gjat\u00eb viteve 2014 \u2013 2018, popullsia e Barit ka r\u00ebn\u00eb me 2% (320.862 banor\u00eb m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, 327.361 banor\u00eb n\u00eb vitin 2014), por \u00ebsht\u00eb rritur me 1,8% n\u00eb dhjet\u00eb vjet, duke nisur nga viti 2008, shkruan Domenico Palmiotti p\u00ebr il Sole 24 ore.<\/p>\n<p>N\u00eb kryeqytetin e rajonit, vlera e shtuar p\u00ebr frym\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur nga 15.3 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2000 n\u00eb 19.6 mij\u00eb euro vitin e kaluar. Por, n\u00eb rang komb\u00ebtar, vlera e shtuar p\u00ebr frym\u00eb \u00ebsht\u00eb tkurrur, duke nisur nga vendi i 72-t\u00eb n\u00eb vitin 2000, pas r\u00ebnies n\u00eb 2005 n\u00eb vendin e 80, nd\u00ebrsa n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb vendin e 75-t\u00eb (Puglia ruan q\u00eb prej vitit 2012 vendin e 17; n\u00eb vitin 2000 renditej n\u00eb vendin e 18).<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi n\u00eb nivelet e para viteve 2008. Megjithat\u00eb, nj\u00eb seri treguesish t\u00eb qytetit dhe rajonit jan\u00eb pozitiv\u00eb. Kur flitet p\u00ebr popullsin\u00eb, ne humbasim m\u00eb pak se t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, komenton kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Barit, Antonio Decaro, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe president i ANCI (Associazione Nazionale Comuni Italiani \u2013 Shoqata Komb\u00ebtare e Komunave Italiane).<\/p>\n<p>Decaro thekson se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrthurje e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, nga plani i vendbanimeve, q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb rizhvillimin urban t\u00eb shum\u00eb zonave, me prishje dhe rikonstruksione, duke sjell\u00eb efekte pozitive n\u00eb aktivitetin e nd\u00ebrtimit, tek leht\u00ebsit\u00eb q\u00eb u krijon Rajoni kompanive t\u00eb interesuara q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb.<\/p>\n<p>Bari ka fituar nj\u00eb rol dhe imazh dhe \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga Lonely Planet si destinacioni i pest\u00eb m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr ver\u00ebn. Rritja e regjistruar n\u00eb port dhe aeroport, mes trafikut t\u00eb lundrimit dhe fluturimeve \u00ebsht\u00eb 3.095 milion\u00eb pasagjer\u00eb n\u00eb shtat\u00eb muajt e 2019, +12,5%\u201d.<br \/>\n\u201cPo, natyrisht, ka tregues pozitiv\u00eb, \u2013 komenton Michele Capriati, profesor i politik\u00ebs ekonomike n\u00eb Universitetin e Barit, pasi turizmi, politikat e zhvilluara n\u00eb vitet e fundit me fonde strukturore, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe zgjerimi, mbi t\u00eb gjitha i sektorit t\u00eb ICT (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sigurisht nj\u00eb shtys\u00eb, por gjithsesi po humbim energji t\u00eb reja me t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb largohen nga Puglia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i Universitetit, sepse t\u00eb diplomuarit e Puglia-s, gjejn\u00eb nj\u00eb vend jasht\u00eb rajonit, dhe madje shpejt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nga Universiteti dalin t\u00eb diplomuar t\u00eb zot\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb oferta \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb sasi dhe e varf\u00ebr n\u00eb cil\u00ebsi\u201d \u2013 shton Capriati.<br \/>\nAi thot\u00eb m\u00eb tej se \u201cUniversiteti dhe Politekniku jan\u00eb realitete t\u00eb gjalla dhe t\u00eb mir\u00ebvler\u00ebsuara nga ANVUR (Agenzia Nazionale di Valutazione del Sistema Universitario e della Ricerca \u2013<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Vler\u00ebsimit t\u00eb Sistemit Universitar dhe K\u00ebrkimit). Por k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u2019i mbajtur t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb e vak\u00ebt\u201d. \u201cNumri i student\u00ebve universitar\u00eb q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Puglia \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht i barabart\u00eb me ata q\u00eb studiojn\u00eb jasht\u00eb \u2013 v\u00ebren rektori i ri i Politeknikut t\u00eb Barit, Francesco Cupertino, me rreth 11 mij\u00eb student\u00eb dhe 270 profesor\u00eb. K\u00ebrkesa e tyre n\u00eb fush\u00ebn e inxhinieris\u00eb informatike, mekanik\u00ebs dhe automatizimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ajo q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbushim.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Kompanit\u00eb i zgjedhin q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb studimeve, t\u00eb rinjt\u00eb m\u00eb t\u00eb talentuar dhe premtues, p\u00ebr nivelin e masterit. Kompani si AvioAero punojn\u00eb brenda Politeknikut me nj\u00eb staf prej 20 inxhinier\u00ebsh\u201d. T\u00eb rinjt\u00eb largohen nga Puglia, pasi rajonet n\u00eb Italin\u00eb e Veriut, me nj\u00eb ekonomi m\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e dinamike, ofrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebsim, por edhe sepse Politekniku i Torinos dhe Milanos ofrojn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb specializimesh sesa Universiteti yn\u00eb.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Fenomeni i kund\u00ebrt<\/p>\n<p>\u201cNe po p\u00ebrpiqemi ta shmangim k\u00ebt\u00eb \u2013 shpjegon rektori i Politeknikut \u2013 me marr\u00ebveshje nd\u00ebruniversitare si ajo me Universitetin e Salentos. \u201cUn\u00eb nuk e injoroj eksodin drejt Veriut, megjithat\u00eb n\u00eb Bari po ndodh edhe fenomeni i kund\u00ebrt me kompanit\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Barit, Antonio Decaro.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, kompania e sh\u00ebrbimeve Ficons, e ka zhvendosur selin\u00eb qendrore n\u00eb Bari dhe ka nj\u00eb zhvillim pun\u00ebsimi interesant. Kompani si Amazon dhe Ernst &amp; Young d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb hapin seli n\u00eb Bari. Roboze, nj\u00eb kompani q\u00eb nd\u00ebrton printer 3D p\u00ebr p\u00ebrdorime inovative, \u00ebsht\u00eb duke u rritur. Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani \u00ebsht\u00eb Exprivia, e cila integron segmentin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit me at\u00eb t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Komunikimit, fal\u00eb blerjes s\u00eb 81% t\u00eb aksioneve t\u00eb Italtel. Apo MerMec, lider n\u00eb inspektimin hekurudhor dhe diagnostikimin n\u00eb sinjalizimin hekurudhor\u201d. P\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Barit, sip\u00ebrmarrjet dhe aktivitetet e reja mund t\u00eb frenojn\u00eb eksodin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, niveli i pun\u00ebsimit dhe papun\u00ebsis\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb ecuri pozitive n\u00eb Bari. N\u00eb lidhje me shkall\u00ebn e pun\u00ebsimit, ajo ishte 45,1% n\u00eb vitin 2014, duke u rritur n\u00eb 46,2% n\u00eb vitin 2015, 47,0% n\u00eb vitin 2016, 49,3% n\u00eb 2017 dhe n\u00eb fund 50,1% n\u00eb vitin 2018. Nd\u00ebrsa shkalla e papun\u00ebsis\u00eb ishte vet\u00ebm 13,0% vitin e kaluar dhe 15,4% n\u00eb vitin 2017. \u201cPor sektori automobilistik n\u00eb Bari, bosht i zon\u00ebs industriale n\u00eb Bari, po vuan\u201d, \u2013 thot\u00eb Pino Gesmundo, sekretar rajonal i CGIL Puglia (Confederazione Generale Italiana del Lavoro \u2013 Konfederata e P\u00ebrgjithshme Italiane e Pun\u00ebs).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kompania Magneti Marelli, \u00ebsht\u00eb shitur, nd\u00ebrsa Getrag e cila vepron n\u00eb Bari, ka investuar, por nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ckatedrale n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb\u201d*. Situata n\u00eb lidhje me naft\u00ebn po ndikon negativisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, i cili tani ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rikonfigurim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shkohet drejt mobilitetit elektrik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, presupozohen q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen investime t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb problem tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai i t\u00eb drejtave t\u00eb qytetaris\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra t\u00eb rinj n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se \u00ebsht\u00eb e ngutshme rifillimi i investimeve infrastrukturore\u201d, \u2013 thekson Domenico De Bartolomeo, president i Konfindustris\u00eb n\u00eb Puglia. \u201cRritja e PBB \u2013 n\u00ebnvizon ai \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues inkurajues, por nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Konkurrueshm\u00ebria varet edhe nga cil\u00ebsia e rrug\u00ebve, hekurudhave, porteve dhe aeroporteve\u201d.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cN\u00eb an\u00ebn e bregdetit t\u00eb Adriatikut kemi ende ngushtimin n\u00eb Termoli me 20 kilometra binar hekurudhor t\u00eb vet\u00ebm\u201d, \u2013 thot\u00eb Gesmundo. \u201cDhe mes dy kryeqyteteve t\u00eb Jugut t\u00eb Italis\u00eb, si Napoli dhe Bari, ne arsyetojm\u00eb p\u00ebr kapacitet t\u00eb lart\u00eb dhe jo me shpejt\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb \u2013 thekson kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Barit, Decaro. K\u00ebt\u00eb e them si inxhinier. Krijoni infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u2019u rritur m\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Puglia, thot\u00eb De Barolomeo \u2013 nd\u00ebrmarrje t\u00eb ndryshme t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme kan\u00eb vijuar t\u00eb zgjerojn\u00eb prodhimin, t\u00eb inovohen dhe t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizohen. Ne presim nj\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb investimet publike dhe nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. N\u00eb fund ajo q\u00eb vuan \u00ebsht\u00eb ikja e trurit \u2013 por ka edhe shum\u00eb t\u00eb rinj me ambicien p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes t\u00eb cil\u00ebt duhen mb\u00ebshtetur dhe nxitur\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>* \u201cKatedrale n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb\u201d, n\u00eb gjuh\u00ebn gazetareske dhe politike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e krijuar nga politikani Luigi Sturzo n\u00eb vitin 1958 p\u00ebr t\u00eb treguar sip\u00ebrmarrje industriale t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb kushtueshme (t\u00eb lindura p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga shteti) n\u00eb zona q\u00eb konsiderohen t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.\/MONITOR<\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, ku barrierat e l\u00ebvizjes jan\u00eb reduktuar dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura jan\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb ikin nga vendlindja e tyre, Shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs po synojn\u00eb mbajtjen e talenteve, madje dhe kthimin e emigrant\u00ebve, p\u00ebrmes politikave nxit\u00ebse. Po ju sjellim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":106891,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-106890","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106890"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106890\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}