{"id":107366,"date":"2019-09-17T15:05:56","date_gmt":"2019-09-17T13:05:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107366"},"modified":"2019-09-17T15:05:56","modified_gmt":"2019-09-17T13:05:56","slug":"kryemadhi-nuk-do-te-kete-negociata-te-fshehta-kjo-mazhorance-kunder-integrimit-ka-kapur-drejtesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryemadhi-nuk-do-te-kete-negociata-te-fshehta-kjo-mazhorance-kunder-integrimit-ka-kapur-drejtesine\/","title":{"rendered":"Kryemadhi: Nuk do t\u00eb ket\u00eb negociata t\u00eb fshehta, kjo mazhoranc\u00eb kund\u00ebr integrimit, ka kapur drejt\u00ebsin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Monika Kryemadhi ka dhn\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2 CNN,<\/p>\n<p>\u201cHapja e negociatave jo nj\u00eb betej\u00eb politike por nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr popullin dhe politik\u00ebn\u201d eshte shprehur Kryemadhi.<\/p>\n<div id=\"rekl-28\"><\/div>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb keni intervist\u00ebn e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_7037c6527a\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=373&amp;campaignid=48&amp;zoneid=182&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F281072%2Fkryemadhi-nuk-do-te-kete-negociata-te-fshehta-kjo-mazhorance-kunder-integrimit-ka-kapur-drejtesine%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=7037c6527a\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb perceptimi q\u00eb keni arritur t\u00eb krijoni jav\u00ebt e fundit p\u00ebr hapjen e negociatave? Pritet nj\u00eb refuzim, nj\u00eb po me kushte, apo t\u00eb pakt\u00ebn do t\u00eb kemi nj\u00eb hapje p\u00ebr dy kapitujt kryesor q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit n\u00eb vend dhe luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit?<\/p>\n<p>Sapo d\u00ebgjova mbledhjen e t\u00eb ashtuquajturit Komisioni i Integrimit Komb\u00ebtar, ku p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs vazhdojn\u00eb me teatrot e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb. Dua t\u2019ju theksoj q\u00eb \u00e7elja e negociatave nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar dhe p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare. N\u00ebse ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb dhe do ta kthejm\u00eb n\u00eb Kalin e Troj\u00ebs betej\u00ebn e negociatave, mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u201di ndihmoj\u00eb shqiptar\u00ebt, por p\u00ebrkundrazi do t\u201di kthej\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, e cila do t\u00eb filloj\u00eb dhe do ta tkurri, duke filluar t\u00eb mos gjetur problemin kryesor q\u00eb ka sot Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>BE \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb procesin e hapjes s\u00eb negociatave. Ka nj\u00eb dat\u00eb, nj\u00eb afat t\u00eb caktuar dhe ka nj\u00eb \u201cpo\u201d ose \u201cjo\u201d. Ajo \u00e7\u2019ka dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se po t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb histori dhe argumentime politike, mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb para nj\u00eb viti kemi shqyer shishet e shampanj\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb urime Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr hapjen e negociatave. Nd\u00ebrkoh\u00eb sot vazhdojm\u00eb dhe presim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb 18 n\u00ebntor. Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb liberalizimin e vizave, Shqip\u00ebria e ka marr\u00eb me 8 n\u00ebntor t\u00eb 2010 dhe m\u00eb 15 dhjetor shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb l\u00ebvizin t\u00eb lir\u00eb n\u00eb BE, sepse u mor ky vendim dhe ishin t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. BE nuk b\u00ebn politika dhe nuk b\u00ebn sho\u00eb mediatik apo politik, apo mashtrim po themi elektoral apo propagand\u00eb, BE thot\u00eb, po ose jo. Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb kur mor\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po themi propozimin nga komisioni I BE p\u00ebr hapjen e negociatave kishim 5 kushte q\u00eb ishin t\u00eb lidhura me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Pastaj vitin tjet\u00ebr mor\u00ebm edhe 8 kushte t\u00eb tjera, nga 5 u b\u00ebn\u00eb 13, pastaj mor\u00ebm edhe disa kushte t\u00eb tjera dhe tani po presim kushte t\u00eb tjera. N\u00ebse do t\u00eb realizojm\u00eb k\u00ebto kushte do t\u00eb hapen negociatat. Ajo q\u00eb mendoj un\u00eb sot dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb madh shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne po vazhdojm\u00eb t\u2019i ushqejm\u00eb me lug\u00ebn bosh me iden\u00eb e hapjes s\u00eb negociatave. Negociatat jan\u00eb proces politik politik dhe administrative i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ku, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit? Luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb luftosh korrupsionin duke shar\u00eb edhe duke p\u00ebrbaltosur njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb apo duke b\u00ebr\u00eb sikur arreston 54 biznesmen\u00eb q\u00eb falcifikojn\u00eb me TVSH-n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt falcifikimet e k\u00ebtyre dokumenteve vijn\u00eb si rezultat I kompanive t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrs\u00ebdrejt me oligark\u00ebt. Luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb fus\u00ebsh brenda t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb hedhur firm\u00ebn t\u00eb zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr koncesionet, p\u00ebr vjedhjet, p\u00ebr grabitjet, p\u00ebr uzurpimin e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr mashtrimet q\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr vjedhjet e parave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, p\u00ebr shkeljen e Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkeljen e ligjit e t\u00eb gjitha k\u00ebshtu me radh\u00eb. Pra nuk do t\u00eb thot\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit thjesht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb apo nj\u00eb bojatisje fasadash.<\/p>\n<p><strong>Deklaratat e Ram\u00ebs, Kryemadhi: Nuk ka realitet tjet\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Bashkimit Europian<\/strong><\/p>\n<p>BE \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb vendimin e tij. N\u00ebse Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi do t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb frytet e saj, BE do t\u00eb kishte qen\u00eb kryesori q\u00eb do t\u00eb kishte p\u00ebrg\u00ebzuar. Nj\u00eb Reform\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi e pa kapur dhe e pavarur nga politika \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr investimet e huaja dhe ato vendase.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb dhe pozicionimi ekstrem i opozit\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare, ishte di\u00e7ka e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb pozicionuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE, sepse deri n\u00eb janar, asnj\u00ebri nga ne nuk e kuptonte se ku do t\u00eb shkonte Shqip\u00ebria. Nd\u00ebrkoh\u00eb mos harroni q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb 2017, gjithashtu edhe n\u00eb disa round table t\u00eb kryeministrit, ai ka deklaruar q\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb hapin negociatat Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb shikojm\u00eb realitete t\u00eb tjera. Realitete t\u00eb tjera nuk ka p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb realitet dhe ai \u00ebsht\u00eb BE. N\u00ebse kryeministri yn\u00eb ka realitete t\u00eb tjera, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb ngrej\u00eb pla\u00e7kat dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb realitetin e tij. BE-ja \u00ebsht\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb. Opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb unison n\u00eb q\u00ebndrimin e saj dhe kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Opozita \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u201du p\u00ebrballur me \u00e7do platform\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb partnere e realizimit t\u00eb \u00e7do pakete komb\u00ebtare transparente, e cila an\u00ebtar\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE, krijon nj\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, krijon luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit ekonomik, hap hap\u00ebsira p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb rinjve, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ti mbijetoj\u00eb k\u00ebsaj situate dhe k\u00ebsaj krize t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p><strong>Kryemadhi: Kjo mazhoranc\u00eb kund\u00ebr integrimit, ka kapur drejt\u00ebsin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>A i njeh p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta opozita p\u00ebr integrimin e vendit n\u00eb BE?<\/p>\n<p>Akuzat tona kan\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kemi djegur mandatet. Mazhoranca kapi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe po e p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kriminel\u00ebt dhe grupet kriminale. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po lirohen grupe kriminale p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb provave, ka vrasje q\u00eb nuk kapen asnj\u00ebher\u00eb autor\u00ebt, burgjet nuk mbushen me oligark\u00ebt q\u00eb kan\u00eb grabitur xhepat e shqiptar\u00ebve por me hallexhinjt\u00eb q\u00eb nuk paguajn\u00eb dot energjin\u00eb elektrike, apo p\u00ebr ndonj\u00eb kafe lagje q\u00eb nuk ka kuponin tatimor. Kjo mazhoranc\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr integrimit europian, sepse integrimi do t\u00eb thot\u00eb rregulla, shteti t\u00eb jet\u00eb ligjor, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb demokracia, t\u00eb funksionoj\u00eb pluhuralizmi.<\/p>\n<p>Kjo mazhoranc\u00eb b\u00ebri bejsbollin kushtetues. I hoqi t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs opozit\u00ebs, i hoqi t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit opozit\u00ebs n\u00eb delegacionet parlamentare, i hoqi t\u00eb drejt\u00ebn e diskutimit opozit\u00ebs n\u00eb Parlament p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ministrave t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb solli z. Rama n\u00eb janar. Pastaj filloi ti hiqte dhe t\u00eb drejt\u00ebn e ankimimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, sepse ishte garancia e opozit\u00ebs dhe e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra prej dy vitesh mungesa e k\u00ebsaj Gjykat\u00eb Kushtetuese do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u2019i heq\u00ebsh t\u00eb drejt\u00ebn opozit\u00ebs dhe \u00e7dokujt tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u ankimuar p\u00ebr vendimet e paligjsh\u00ebm. Ku mund t\u00eb ankohen shqiptar\u00ebt? N\u00eb cil\u00ebn gjykat\u00eb? Mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb dje kryetari i Bashkis\u00eb tregoi se si kishte pastruar monumentet nga llotot e deputet\u00ebve t\u00eb LSI-s\u00eb, por mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sepse P\u00ebrparim Spahiu, deputet i LSI e ka marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb po prish nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb nj\u00eb qytetari, i cili \u00ebsht\u00eb me hipotek\u00eb nga viti 1981. Banesa do t\u00eb prishej sepse do t\u00eb hapej rruga p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtues t\u00eb nj\u00eb pallati dhe z. Veliaj b\u00ebrtiste sikur po pastronte monumentet.<\/p>\n<p>Uzurpimi i mediave, mashtrimi q\u00eb iu b\u00ebhet qytetar\u00ebve me lajme t\u00eb rreme, uzurpimi dhe grabitja e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve, heqja e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs, heqja e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb animimit, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria po shkon drejt nj\u00eb diktature, drejt nj\u00eb vendi monist, nj\u00eb vendi ku shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb demokraci. Zgjedhjet e 30 qershorit treguan q\u00eb me votime t\u00eb nj\u00ebanshme, ku dhe k\u00ebta kandidat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb por vet\u00ebm ata kriminel\u00eb q\u00eb ka vendosur n\u00eb lista nuk mund t\u00eb ishin, se s\u2019kishin asnj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kryemadhi: Dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb institucional, opozita ka nj\u00eb paket\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Politika dialog \u00ebsht\u00eb dhe dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb institucional dhe dialog ne nuk b\u00ebjm\u00eb sa her\u00eb ka Rama problem, nuk b\u00ebjm\u00eb ne dialog sa her\u00eb ka Monika problem apo Luli apo Berisha etj. Dialogu duhet t\u00eb jet\u00eb institucional sepse edhe nj\u00eb nga kushtet q\u00eb ka Bashkimi Europian p\u00ebrhapjen e negociatave \u00ebsht\u00eb dialogu politik. \u00c7do t\u00eb thot\u00eb dialog? Dialog do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7mimin e ujit edhe p\u00ebr munges\u00ebn e ujit, dialog edhe p\u00ebr shkollat, do t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, do t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebr korrupsionin, do t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, do t\u00eb thot\u00eb edhe p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dialogu politik sepse p\u00ebr hir t\u00eb se vertet\u00ebs mungesa e dialogut politik, e institucionit t\u00eb dialogut ka sjell\u00eb q\u00eb shqip\u00ebria sot e k\u00ebsaj dit\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tranzicionin politik. Mos harroni q\u00eb kemi nisur procesin e integrimit europian p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb m\u00eb Kroacine dhe sot Kroacia merr vendim n\u00eb qoft\u00eb se duhet t\u00eb hapen negociatat apo nuk duhet t\u00eb hapen negociatat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe imagjinoni sa larg p\u00ebrshkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dialogut politik ku nd\u00ebrkoh\u00eb kroacia mori nj\u00eb vendim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur u pranua dhe iu hapen negociatat q\u00eb mori nje vendim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe b\u00ebri nj\u00eb pakt komb\u00ebtar p\u00ebr Kroacin\u00eb ku axhenda e vetme nuk ishin as koncesionet, as financat, as politika dhe kishte vet\u00ebm nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb qart\u00eb Kroacia, axhend\u00ebn e integrimit europian, at\u00eb te cil\u00ebn ne e kemi propozuar me koh\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti e gjys\u00ebm si L\u00ebvizja Socialiste P\u00ebr Integrim por edhe si opozit\u00eb ku themi q\u00eb kemi nj\u00eb paket\u00eb anti kriz\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket procesit t\u00eb integrimit europian. Hapja e negociatave do t\u00eb zgjidhte nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrfundimisht kriz\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebria, jo vet\u00ebm po themi kriz\u00eb shoq\u00ebrore jo vet\u00ebm kriz\u00eb sociale dhe ekonomike por mbi t\u00eb gjitha edhe kriz\u00eb mentaliteti sepse p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shqiptar\u00ebt po b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb mbyllur m\u00eb depresiv e cila po i largon nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Monika Kryemadhi ka dhn\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2 CNN, \u201cHapja e negociatave jo nj\u00eb betej\u00eb politike por nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr popullin dhe politik\u00ebn\u201d eshte shprehur Kryemadhi. M\u00eb posht\u00eb keni intervist\u00ebn e plot\u00eb: Cili \u00ebsht\u00eb perceptimi q\u00eb keni arritur t\u00eb krijoni jav\u00ebt e fundit p\u00ebr hapjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":70237,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107366","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107366\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}