{"id":108626,"date":"2019-09-24T12:46:30","date_gmt":"2019-09-24T10:46:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=108626"},"modified":"2019-09-24T12:46:30","modified_gmt":"2019-09-24T10:46:30","slug":"rrenci-patologjik-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rrenci-patologjik-edi-rama\/","title":{"rendered":"Rrenci patologjik Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Erl Kodra<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebgjosh ty nd\u00ebrsa flet p\u00ebr lajme t\u00eb rreme, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur t\u00eb d\u00ebgjosh Hitlerin t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr paqen globale, ose Enver Hoxh\u00ebn p\u00ebr demokracin\u00eb liberale.<br \/>\nSepse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ti je N\u00ebna e G\u00ebnjeshtrave t\u00eb k\u00ebsaj bote. Dhe m\u00eb beso, un\u00eb t\u00eb njoh mir\u00eb, aq mir\u00eb sa as ti nuk e njeh veten t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Ti je kaq i zhytur n\u00eb llumin e rrenave, g\u00ebnjeshtrave dhe mashtrimeve, sa, po t\u00eb perifrazoj Edison Ypin, nuk ka Oqean q\u00eb t\u00eb heq zhulin. Sepse ti ke lindur nga rrena, je rritur me rrena, ekziston me rrena, dhe mbijeton me rrena. Por le t&#8217;i marrim me rradh\u00eb rrenat e tua legjendare.<\/p>\n<p>A t\u00eb kujtohet kur rreje si derri, se nuk ka bir\u00eb n\u00ebne as zog kurve q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb parat e veta n\u00eb xhepat e tu? Bash at\u00eb dit\u00eb, kam prova se ke mbyllur nj\u00ebrin prej pazareve t\u00eb tua m\u00eb t\u00eb ndyra p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh betoni. K\u00ebshtu, rren\u00eb pas rrene, e mbyte Tiran\u00ebn, vrave rrug\u00ebt e saj, i more frym\u00ebn duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb qytet azmatik q\u00eb gul\u00e7on \u00e7do dit\u00eb n\u00eb kufinjt\u00eb e mbijetes\u00ebs. P\u00ebr 11 vjet me rradh\u00eb ti nd\u00ebrtove monumentin t\u00ebnd t\u00eb mashtrimit. Dhe qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs duhet t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrjet\u00eb me ankth, duke u lutur q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb termet tjet\u00ebr gjys\u00ebm shkalle rihter m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sepse as Zoti nuk do t\u00eb mundet t&#8217;i shp\u00ebtoj\u00eb nga ferri q\u00eb ti u ke nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Dhe ke guximin tragjik, q\u00eb k\u00ebt\u00eb kasaphan\u00eb urbane ta quash zhvillim, tipike kjo p\u00ebr demagog\u00ebt e kalibrit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, me mashtrime ordinere n\u00eb rrethana r\u00ebnduese, ke instrumentalizuar elektoratin t\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb gatuar grushte shteti, duke thyer kafka polic\u00ebsh p\u00ebrgjat\u00eb ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs shtazarake, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb qarta p\u00ebr grusht shteti. M\u00eb von\u00eb, viktimat e k\u00ebsaj lufte i p\u00ebrdore n\u00eb luft\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb ndyr\u00eb, deri kur h\u00ebngre Dark\u00ebn e Nat\u00ebs s\u00eb Njalave. Paturp\u00ebsisht, \u00e7do 21 Janar vazhdon t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh shpirt\u00ebrat e viktimave t\u00eb tua, n\u00eb nj\u00eb ritual makab\u00ebr n\u00eb sheshin para Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Ti qofsh, si mundesh t&#8217;u dal\u00ebsh ballas njer\u00ebzis\u00eb!<\/p>\n<p>Por rrenat dhe mashtrimet legjendare kulmuan p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2015 -2016, kur mohoje publikisht at\u00eb q\u00eb i madh e i vog\u00ebl e shihte me sy dhe e prekte me dor\u00eb, duke deklaruar pa turp se 99,98 % e drog\u00ebs s\u00eb mbjell\u00eb \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar nga Policia e Shtetit dhe Saimir Tahiri! P\u00ebr t\u00eb vazhduar me mohimin e faktit, nj\u00eb rren\u00eb tjet\u00ebr kjo me pasoja t\u00eb r\u00ebnda penale, duke mos i konsideruar Raportet e Sh\u00ebrbimeve p\u00ebr drog\u00ebn, as p\u00ebr 128 drejtuesit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb lidhur direkt me kultivimin dhe trafikimin.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ti e ktheve Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb parin shtet n\u00eb bot\u00eb, ku i gjith\u00eb zinxhiri i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit deri tek Ministri i Brendsh\u00ebm merrej me kultivim dhe trafik droge. Nd\u00ebrsa ti, gjasme nuk ndodhte asgj\u00eb, e mohoje faktin, me z\u00eb dhe figur\u00eb, p\u00ebrdit\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha mediat q\u00eb ti i ke bler\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ERTV-n\u00eb t\u00ebnde. Ky moment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kulmet e tua.<\/p>\n<p>Po ashtu, rrenat, mashtrimet dhe fabrikimet e tua p\u00ebr v\u00ebllain e Ministrit t\u00ebnd Fatmir Xhafa, se ti paske marr\u00eb brenda 24 or\u00ebsh p\u00ebrgjigjet e analizave t\u00eb z\u00ebrit nga nj\u00eb Labarator prestigjioz. Farsa e k\u00ebsaj rrene vazhdon t\u00eb luhet akoma n\u00eb Gjykatat e tua, nj\u00ebsoj si me fars\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimin e Ministrit t\u00ebnd heroik Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb rekordi Guinness! Dy Ministra t\u00eb Brendsh\u00ebm, dy trafikant\u00eb droge! E papar\u00eb n\u00eb Histori!<\/p>\n<p>Ti rrenat i ke me zarar\u00eb, t\u00eb tilla si rrenat e 2017-t\u00ebs, ku ti dhe banda jote famkeqe gatuat mashtrimin m\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm elektoral, duke vjedhur vullnetin e shqiptar\u00ebve me para dhe dhun\u00eb. Pa pik\u00ebn e turpi, pa pik\u00eb m\u00ebshire. K\u00ebto rrena i provoi kat\u00ebrcip\u00ebrisht gazeta Bild, m\u00eb e madhja n\u00eb Europ\u00eb. Me z\u00ebrin e Ministrave t\u00eb tu, me z\u00ebrin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Mohoje po deshe, o kodosh burr\u00eb.<\/p>\n<p>Viti 2019 kulmon me nivele sip\u00ebrore demagogjie, deliri dhe rrenash madh\u00ebshtore, teksa vjedh pa ta b\u00ebr\u00eb syri t\u00ebrr pron\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kulla, duke shembur nj\u00eb monument kulture si Teatri Komb\u00ebtar. Pastaj vazhdon me shembjen e 300 sht\u00ebpive gjaku n\u00eb Unaz\u00ebn e Re, p\u00ebr t\u00eb vjedhur me rrena publike 40 milion, por nuk mbaron k\u00ebtu, sepse oreksi yt gllabron edhe nja 360 milion euro p\u00ebr bypass-e floriri&#8230;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb thuhet m\u00eb shum\u00eb, o Kampion i Mashtrimit?<\/p>\n<p>Se harrova PPP-t\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, plehrat, Rrug\u00ebn e Kombit, Rrug\u00ebn e Arbrit, 300.000 vende pune dhe gjys\u00ebm milion shqiptar azilant.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>K\u00ebto dy dit\u00eb Tirana, Durr\u00ebsi dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar tronditje t\u00eb forta nga termetet q\u00eb nuk pushojn\u00eb. Duket se jemi me fat q\u00eb l\u00ebkundjet nuk kan\u00eb qen\u00eb edhe gjys\u00ebm shkalle m\u00eb lart, sepse kam frik\u00eb se bota do t\u00eb ishte n\u00eb zi nga p\u00ebrmasat e tragjedis\u00eb ton\u00eb. Sepse, ti si gjitholog e di q\u00eb shkenca ka limite q\u00eb nuk falin. Por gjithashtu, me siguri ta kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb pallatet e tua jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7arkun q\u00eb ti u ke ngritur, t\u00eb rrezikuar \u00e7do moment nga p\u00ebrmbytja, termeti dhe zjarri.<\/p>\n<p>Lajmi i publikuar mbr\u00ebm\u00eb p\u00ebr termetin q\u00eb mund t\u00eb bjer\u00eb, kur n\u00eb fakt l\u00ebkundjet nuk kan\u00eb pushuar ende, gjith\u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb, por jo lajm i rrem\u00eb. Sepse, fakti \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve kan\u00eb ra mbi 200 termete q\u00eb i kan\u00eb mbajtur n\u00eb ankth qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa qeveria jote b\u00ebnte show me tasa supe dhe lot krokodili. N\u00ebse tiranasit dhe durrsak\u00ebt dol\u00ebn mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb pas k\u00ebtij lajmi, asgj\u00eb nuk ndodhi, nuk u rrezikua askush, as rendi, as siguria publike, p\u00ebrkundrazi. Vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb m\u00eb par\u00eb, njer\u00ebzit kishin p\u00ebrjetuar nj\u00eb l\u00ebkundje t\u00eb fort\u00eb rreth 4 ball\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs rihter.<\/p>\n<p>Ku q\u00ebndron &#8220;lajmi i rrem\u00eb dhe kriminal&#8221; k\u00ebtu?!<\/p>\n<p>Mbase vet\u00ebm nj\u00eb gabim njer\u00ebzor nga stresi, ankthi dhe nxitimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Erl Kodra &nbsp; T\u00eb d\u00ebgjosh ty nd\u00ebrsa flet p\u00ebr lajme t\u00eb rreme, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur t\u00eb d\u00ebgjosh Hitlerin t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr paqen globale, ose Enver Hoxh\u00ebn p\u00ebr demokracin\u00eb liberale. Sepse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ti je N\u00ebna e G\u00ebnjeshtrave t\u00eb k\u00ebsaj bote. Dhe m\u00eb beso, un\u00eb t\u00eb njoh mir\u00eb, aq mir\u00eb sa as ti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":76602,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-108626","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108626"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108626\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}