{"id":108870,"date":"2019-09-25T13:49:18","date_gmt":"2019-09-25T11:49:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=108870"},"modified":"2019-09-25T13:49:18","modified_gmt":"2019-09-25T11:49:18","slug":"nje-po-e-kushtezuar-ne-forme-nje-jo-ne-thelb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-po-e-kushtezuar-ne-forme-nje-jo-ne-thelb\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb Po e kusht\u00ebzuar n\u00eb form\u00eb, nj\u00eb Jo n\u00eb thelb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Erisa Zykaj, gazetare pran\u00eb\u00a0Komisionit Europian n\u00eb Bruksel.<\/strong><\/p>\n<p>Formulimi i vendimit t\u00eb kusht\u00ebzuar t\u00eb Bundestagut p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE merr form\u00ebn e nj\u00eb PO-je si shprehje e vullnetit p\u00ebr t\u00eb mos rrudhur shpresat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor politik, ekonomik dhe shoq\u00ebor t\u00eb vendit. Ky transformim kalon p\u00ebrmes procesit t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Bashkimit Europian, q\u00eb pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb rreth 15 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, t\u00eb zgjedhurit e popullit gjerman i japin nj\u00eb sinjal qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, se standartet europiane p\u00ebr demokracin\u00eb, shtetin e t\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit dhe drejt\u00ebsin\u00eb sociale p\u00ebr t\u00ea cilat ata duan t\u00eb integrohen n\u00eb Bashkimin Europian nuk mund t\u00eb realizohen p\u00earve\u00e7se p\u00ebrmes hapjes s\u00eb negociatave. Ndaj, mbyllja e der\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr vendin nuk sh\u00ebrben, pasi problemet mund t\u00eb zgjidhen m\u00eb leht\u00eb, kur kontrolli i Bashkimit Europian b\u00ebhet m\u00eb i rrept\u00eb gjat\u00eb negociatave, sesa jasht\u00eb k\u00ebsaj kornize.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_91feaacc25\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim gjeostrategjik: Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Bashkimit Europian ta ler\u00eb Ballkanin n\u00eb duart e faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe as t\u00eb toleroj\u00eb daljen jasht\u00ea kontrollit t\u00eb shteteve ballkanike me tendenc\u00eb autokratike, duke qen\u00eb se ato do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb ardhshme europiane. Par\u00eb nga perspektiva europiane kjo p\u00ebrkthehet ndryshe: \u201cProcesi i zgjerimit nuk ka vdekur\u201d.<\/p>\n<p>Po kushtet ? Nj\u00eb JO n\u00eb thelb<\/p>\n<p>Kushtet p\u00ebrkthejn\u00eb nj\u00eb Jo n\u00eb thelb p\u00ebr vler\u00ebsimin e reformave t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Nuk ka hapje negociatash derisa t\u00eb p\u00ebrmbushen disa kushte. Hapja e negociatave ndodh vet\u00ebm kur t\u00eb ket\u00eb vendim unanim t\u00eb t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb konsiderojn\u00eb n\u00eb thelb, se Shqip\u00ebria \u00easht\u00eb gati. Zyrtarizimi i hapjes s\u00eb negociatave b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb date p\u00ebr zhvillimin e konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00ea nd\u00ebrqeveritare. N\u00eb tekstin e Bundestagut nuk ka dat\u00eb. Aty thuhet se konferenca e par\u00eb nd\u00ebrqeveritare mund t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm kur Gjykata Kushtetuese dhe e Lart\u00eb t\u00eb jen\u00eb funksionale dhe kur t\u00eb aprovohet reforma zgjedhore. K\u00ebto kushte tregojn\u00eb, se deputet\u00ebt gjerman\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb reforma e drejt\u00easis\u00eb, e trumbetuar si nj\u00eb sukses i madh, mbetet i till\u00eb vet\u00ebm n\u00ea let\u00ebr. Nga ana tjet\u00ebr, ata t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen te nj\u00eb problem jetik i demokracis\u00eb shqiptare: zgjedhjet jasht\u00eb standarteve demokratike: A mund t\u00eb hapen negociatat me nj\u00eb vend q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb as zgjedhje t\u00eb lira, demokratike dhe t\u00ea pakontestueshme? Esht\u00eb e qart\u00eb, se para se t\u00eb plot\u00easohen k\u00ebto dy kushte lidhur me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe parimin baz\u00eb t\u00ea nj\u00ea demokracie nuk do ket\u00eb \u00e7elje t\u00eb negociatave. Kjo mund t\u00eb marr\u00eb disa muaj. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, Shqip\u00ebria mund t\u00ea pretendoj\u00eb t\u00eb hap\u00eb negociatat vitin e ardhsh\u00ebm. N\u00eb Bruksel, n\u00eb K\u00eashillin e ministrave, kusht\u00ebzimi i Gjermanis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, leht\u00ebson, pasi ai eviton ndarjen e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrgatiteshin institucionet europiane. Nga ana tjeter, ai i hap rrug\u00ebn nj\u00eb rishikimi t\u00eb q\u00ebndrimit nga ana e Franc\u00ebs dhe Holand\u00ebs, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kund\u00ebr. Kjo pasi, p\u00ebrve\u00e7se ka kusht\u00ebzim, ky kusht\u00ebzim shkon n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kusht\u00eazim n\u00eb rritje<\/p>\n<p>Kalimi n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, q\u00eb sh\u00ebnon hapjen substanciale t\u00eb negociatave \u00ebsht\u00eb konferenca e dyt\u00eb nd\u00ebrqeveritare dhe hapja e kapitujve t\u00eb par\u00eb t\u00eb negociatave i n\u00ebnshtrohen nj\u00ea kusht\u00eazimi edhe m\u00eb t\u00ea madh. Praktikisht, fillimi i pun\u00ebs konkrete t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapje e kapitujve t\u00eb par\u00eb, nuk mund t\u00ea ndodh\u00eb para se t\u00eb plot\u00ebsohen 7 kushte t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb publike. Ato konfirmojn\u00eb n\u00eb thelb q\u00ebndrimin e Gjermanis\u00eb, Franc\u00eas dhe Holand\u00ebs, se rezultatet e arritura n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit, reform\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe administrat\u00eas publike nuk jan\u00eb t\u00ea mjaftueshme, nuk jan\u00eb t\u00ea prekshme dhe nuk jan\u00eb bind\u00ebse. P\u00ebr rikujtes\u00eb dhe kontrast: N\u00eb 2010, n\u00eb Komisioni Europian vler\u00ebsonte n\u00eb opinionin e tij, se Shqip\u00ebria duhet t\u00ea p\u00ebrmbushte 12 kushte para se t\u00eb hapte negociatat e an\u00ebtar\u00easimit. N\u00eb 2019, shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian po shkojn\u00eb drejt nj\u00eb vendimi me 9 kushte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shqip\u00ebria nuk ka asnj\u00eb shans t\u00eb hap\u00eb negociatat para 2020. Pran n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb thjesht\u00ebzuar, ajo q\u00eb Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ari 2010-2020 \u00ebsht\u00eb se ka fituar 3 kushte m\u00eb pak Lind pyetja: Q\u00eb nga 2014, kur Shqip\u00ebria mori statusin e kandidatit, a \u00ebsht\u00eb progres apo regres?<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrjashtohen kushte t\u00eb tjera<\/p>\n<p>N\u00eb Bruksel, nuk p\u00ebrjashtojn\u00ea q\u00eb Franca mund t\u00eb ket\u00eb kushte shtes\u00eb p\u00ear Shqip\u00ebrin\u00eb, duke patur parasysh shqet\u00ebsimin e saj p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb azilk\u00earkuesve shqiptar\u00eb. Si\u00e7 dihet, azik\u00ebrkuesit shqiptar\u00eb zinin vendin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat e azilit n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr 2017, por edhe p\u00ebr 2018. Nga ana tjet\u00ebr, Holanda e ka shprehur zyrtarisht p\u00ebrmes mocionit t\u00eb Parlamentit t\u00ea saj t\u00eb 22 qershorit 2018 se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Ky mocion mbetet ende n\u00eb fuqi dhe nuk dihet n\u00ebse do ndryshoj\u00eb. Gjermania luan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb rol determinues, q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mos t\u2019i mbyllet dera, por pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sy qorr dhe nj\u00eb vesh shurdh. Bashkimi Europian tregon, se nuk mund t\u00eb toleroj\u00eb shkelje t\u00ea shtetit s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs, p\u00ebrdhosjen e parimeve baz\u00eb t\u00ea demokracis\u00eb dhe dhunimin e t\u00ea drejtave themelore . Dhe i jep nj\u00eb shans klas\u00ebs politike shqiptare p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn. A nuk ishte shansi q\u00eb pritej nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar ?\/LAPSI.AL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Erisa Zykaj, gazetare pran\u00eb\u00a0Komisionit Europian n\u00eb Bruksel. Formulimi i vendimit t\u00eb kusht\u00ebzuar t\u00eb Bundestagut p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE merr form\u00ebn e nj\u00eb PO-je si shprehje e vullnetit p\u00ebr t\u00eb mos rrudhur shpresat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor politik, ekonomik dhe shoq\u00ebor t\u00eb vendit. Ky transformim kalon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":108873,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-108870","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=108870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/108870\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/108873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=108870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=108870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=108870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}