{"id":109050,"date":"2019-09-26T14:04:29","date_gmt":"2019-09-26T12:04:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109050"},"modified":"2019-09-26T14:04:29","modified_gmt":"2019-09-26T12:04:29","slug":"luan-rama-apel-per-dialog-vendimi-i-parlamentit-gjerman-mesazh-per-reflektim-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/luan-rama-apel-per-dialog-vendimi-i-parlamentit-gjerman-mesazh-per-reflektim-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"Luan Rama apel p\u00ebr dialog: Vendimi i parlamentit gjerman, mesazh p\u00ebr reflektim n\u00eb politik\u00ebn shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebs kryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Luan Rama b\u00ebn apel p\u00ebr dialog n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Luan Rama tha se vendimi i parlamentit gjerman \u00ebsht\u00eb mesazh p\u00ebr reflektim n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr fest\u00eb, po p\u00ebr reflektim t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Luan Rama tha se duhet dialog politik, dhe frym\u00eb bashk\u00ebpunimi p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim t\u2019u drejtohem qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb sot duke rimarr\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm ngjarjen m\u00eb t\u00eb fundit por at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb tryez\u00ebn e debatit politik dhe opinionit publik shqiptar dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendimin q\u00eb do t\u00eb votoj\u00eb sot Bundestagu apo parlamenti gjerman n\u00eb lidhje m\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb do duhet t\u00eb vendos\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb BE-s\u00eb m\u00eb 18 tetor dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7eljen e negociatave t\u00eb Bashkimit Europian me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb projektuar t\u00eb votohet sot n\u00eb parlamentin gjerman, pra miratimi n\u00eb parim i \u00e7eljes s\u00eb negociatave, por me kushte specifike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb k\u00ebrkon reflektim, q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb qasje tjet\u00ebr nga e gjith\u00eb politika shqiptare, e cila natyrisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb 30 vjet pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit vazhdon ende t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb kur ka nisur procesin e stabilizim asocimit n\u00eb BE, Shqip\u00ebria ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin stad bashk\u00eb me Kroacin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, n\u00eb fakt q\u00eb pushteti, mazhoranca, qeveria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb butaforike vazhdon ta trumbetoj\u00eb si fitore dhe si fest\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim sepse fakti q\u00eb jan\u00eb vendosur kushte ndryshe nga \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb projektuar t\u00eb ndodh\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut, ndarja e Shqip\u00ebris\u00eb cil\u00ebsisht ndryshe, nga q\u00ebndrimi q\u00eb do t\u00eb mbahet p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebshkim, por \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkaq edhe nj\u00eb mesazh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb vjen nga nj\u00eb partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb krah n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh post komuniste, e cila n\u00eb thelbin e vet k\u00ebrkon t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e ka t\u00eb hapur der\u00ebn p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e familjes dhe vlerave t\u00eb BE, por nga ana tjet\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb premisat, t\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb kushtet, t\u00eb mundet t\u00eb krijoj\u00eb shansin q\u00eb politika shqiptare dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mazhoranca dhe qeveria, t\u00eb reflektojn\u00eb.<\/p>\n<p>Reflektim do t\u00eb thot\u00eb para s\u00eb gjithash, pranim i realitetit problematik, pranimi i situat\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Shqip\u00ebria, mbi t\u00eb gjitha t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb besimit ndaj institucioneve, ndaj shtetit, t\u00eb kriz\u00ebs qeveris\u00ebse, t\u00eb kriz\u00ebs parlamentare, t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike, t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb besimit dhe t\u00eb tjera. Pra, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, duke e lexuar me realiz\u00ebm mesazhin q\u00eb na vjen nga Parlamenti Gjerman, edhe nj\u00eb her\u00eb apelojm\u00eb mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb merr n\u00eb k\u00ebto kushte dialogu politik, jo si fars\u00eb, jo si teat\u00ebr por si institucion. Si nj\u00eb institucion n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ku interesat e vendit dhe prioriteti kombetar i integrimit Europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prevalon dhe vihet mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1569499435673\"><\/div>\n<p>Natyrisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shprehur nga opozita p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb dialog, p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb plot\u00ebsimin e tyre, ka gjetur nj\u00eb q\u00ebndrim refraktar dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm nga ana e Kryeministrit t\u00eb vendit. I cili natyrisht, duke qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb vazhdon t\u00eb thelloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e vet duke reflektuar nga ana e tij munges\u00eb vullneti p\u00ebr dialog, munges\u00eb vullneti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb realisht situat\u00ebn politike n\u00eb vend dhe mbi t\u00eb gjitha munges\u00eb vullneti dhe angazhimi p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb, apelojm\u00eb q\u00eb ta lexojm\u00eb drejt\u00eb dhe qart\u00eb mesazhin q\u00eb na vjen nga Parlamenti Gjerman si nj\u00eb mesazh ndihme por edhe si nd\u00ebshkim p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb proces europianizues, nj\u00eb proces dialogu t\u00eb standardeve qytetare dhe Europiane, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb<\/p>\n<p>kapri\u00e7ot e pushtetit, egon e pushtetit dhe interesat personale t\u00eb egos individuale t\u00eb \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik apo t\u00eb \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi n\u00eb qeveri, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon interesi i qytetar\u00ebve, at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon interesi europian i Shqip\u00ebris\u00eb, zgjidhjen e kriz\u00ebs politike dhe fillimin e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb ka projektuar dhe q\u00eb do t\u00eb votoj\u00eb sot parlamenti gjerman. Natyrisht, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs s\u00eb kufizuar, prap\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb, jan\u00eb t\u00eb gjitha shanset q\u00eb deri me 18 tetor, klasa politike shqiptare, qeveria shqiptare, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se din\u00eb t\u00eb jen\u00eb mbi interesat e ngushta partiake apo mbi interesat qoft\u00eb edhe t\u00eb komplikuara p\u00ebr shkak t\u00eb indiferenc\u00ebs me prapavij\u00eb kriminale t\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon ky moment historik dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontributi p\u00ebrmes nj\u00eb dialogu si institucion demokratik n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesave europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Integrimi Europian i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar dhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij prioriteti komb\u00ebtar cili do, q\u00eb reagon apo reflekton n\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb por do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb ardhmes europiane t\u00eb vendit. E cila \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria qeveris\u00ebse, prandaj edhe nj\u00eb her\u00eb apeloj q\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut dhe t\u00eb nisim nga puna p\u00ebr t\u00eb reflektuar me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb t\u00eb gjitha kushteve dhe detyrimeve q\u00eb t\u2019i \u00e7elim udh\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebs kryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Luan Rama b\u00ebn apel p\u00ebr dialog n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Luan Rama tha se vendimi i parlamentit gjerman \u00ebsht\u00eb mesazh p\u00ebr reflektim n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr fest\u00eb, po p\u00ebr reflektim t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Luan Rama tha se duhet dialog politik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109050","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109050"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109050\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}