{"id":109094,"date":"2019-09-26T16:45:06","date_gmt":"2019-09-26T14:45:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109094"},"modified":"2019-09-26T16:45:06","modified_gmt":"2019-09-26T14:45:06","slug":"marka-maqedoni-konflikte-mes-athines-dhe-shkupit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/marka-maqedoni-konflikte-mes-athines-dhe-shkupit\/","title":{"rendered":"Marka Maqedoni &#8211; Konflikte mes Athin\u00ebs dhe Shkupit"},"content":{"rendered":"<p>Rreth tregut Kapani n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Selanikut, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar skena e gustator\u00ebve t\u00eb qytetit. K\u00ebtu mund t\u00eb blesh t\u00eb gjitha prodhimet, p\u00ebr t\u00eb cilat grek\u00ebt jan\u00eb krenar\u00eb: djath\u00eb, ver\u00eb, er\u00ebza\u00a0dhe hallv\u00ebn e famshme q\u00eb b\u00ebhet me sasam, sheqer dhe mjalt. Hallva e ka origjin\u00ebn nga Lindja e Mesme. Prej nga andej, receta ka ardhur gjat\u00eb shekujve deri n\u00eb Greqin\u00eb e sotme dhe n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb veri t\u00eb kufirit, n\u00eb fqinjin Maqedoni Veriore, hallva quhet alv\u00eb, dhe po ashtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ushqimeve tradicionale. Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Greqi e shohin k\u00ebt\u00eb si konkurenc\u00eb. Kjo nuk ka lidhje me konkurenc\u00ebn e sh\u00ebndetshme q\u00eb \u00e7on p\u00ebrpara biznesin, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me privilegj kulturor. Grindja 30 vje\u00e7are p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emrit, q\u00eb u sheshua m\u00eb 2018 me Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella midis dy popujve. &#8220;Ata nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin emrin e Maqedonis\u00eb p\u00ebr prodhimet e tyre,&#8221; thot\u00eb nj\u00eb tregtare nga Selaniku. Ajo mendon se prodhimet maqedonase jan\u00eb greke, edhe p\u00ebr rastin e hallv\u00ebs. Maqedonasit kan\u00eb ardhur n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb hallv\u00ebn. &#8220;Ata nuk kan\u00eb pasur iden\u00eb si ta prodhonin hallv\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Pak besim tek politika<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shkup, q\u00eb ndodhet 240 km larg, kryeqytetin e Maqedonis\u00eb, b\u00ebhet gallat\u00eb me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Natyrisht q\u00eb edhe k\u00ebtu prodhohet alv\u00eb, thot\u00eb nj\u00eb grua e re, edhe n\u00ebse variantet greke jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se sa ato vendase, thot\u00eb ajo duke qeshur. Dhe prodhimi kryesor p\u00ebr t\u00eb cilin flitet kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn, \u00ebsht\u00eb vera, nj\u00eb produkt eksportues p\u00ebr t\u00eb dy vendet.<\/p>\n<p>&#8220;Vera maqedonase vjen nga Maqedonia, jo nga Greqia&#8221;, thot\u00eb nj\u00eb shit\u00ebse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit. Ndryshimin e emrit t\u00eb vendit mbas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs ajo e quan krim: &#8220;Maqedonia Veriore nuk ekziston. Ky em\u00ebr na u dha me zor&#8221;. Jo t\u00eb gjith\u00eb maqedonasit mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq radikale sa ajo. Megjithat\u00eb edhe nj\u00eb vit pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit nuk jan\u00eb m\u00ebsuar ende me situat\u00ebn e re. Arsyeja pse ndodh kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e besimit tek politika.<\/p>\n<p>Kryeministri grek i asaj kohe, Alexis Tsipras, nuk arriti t&#8217;i fitonte zgjedhjet e reja n\u00eb korrik edhe p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb emrit me Maqedonin\u00eb, dhe tani edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, \u00ebsht\u00eb duke e humbur mb\u00ebshtetjen. Ai i pati joshur maqedonasit t\u00eb votonin p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, duke u premtuar pasaportat e BE. Por, rruga \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb deri sa t\u00eb hyhet v\u00ebrtet n\u00eb Klubin e Brukselit.<\/p>\n<p>Maqedonia Veriore \u00ebsht\u00eb tronditur koh\u00ebt e fundit nga nj\u00eb skandal i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ushtrim shantazhi. Prokurorja maqedonase,\u00a0Katica Janeva, e cila u vendos n\u00eb detyr\u00eb nga qeveria p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, ndodhet vet\u00eb n\u00ebn hetime. Kurse Zaev kishte premtuar t\u00eb luftonte korrupsionin. Prandaj shum\u00eb maqedonas dyshojn\u00eb n\u00ebse Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, e cila ndodhet ende n\u00eb proces zbatimi,\u00a0ka qen\u00eb zgjidhja e duhur.<\/p>\n<p><strong>Igeologji politike versus pragmatiz\u00ebm biznesi<\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht qeveria e re e Athin\u00ebs e ka ashp\u00ebrsuar tonin e z\u00ebrit kur flet me fqinjin verior. Kryeministri n\u00eb pushtet, Kyriakos Mitsotakis foli n\u00eb Panairin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tregtis\u00eb n\u00eb Selanik, mbajtur n\u00eb fillim\u00a0t\u00eb shtatorit\u00a0p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e etiketave t\u00eb prodhimit t\u00eb produkteve maqedonase, duke e quajtur rajonin greko-verior si &#8220;Maqedonin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb&#8221;. N\u00eb takimin e par\u00eb me kolegun nga Shkupi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB n\u00eb Nju Jork, ai b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se: &#8220;Un\u00eb vet\u00eb nuk do e kisha n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, megjithat\u00eb do ta pranoj&#8221;.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb ai vet\u00eb nuk ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur. Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs \u00ebsht\u00eb ratifikuar dhe i detyron t\u00eb dy vendet q\u00eb ta zbatojn\u00eb. Tani fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procesin e zbatimit, si dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb origjinis\u00eb s\u00eb produkteve. &#8220;Politikan\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre,&#8221; thot\u00eb Gjorgij Filipov nga Shkupi. Ai \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetar i nj\u00eb komisioni ekspert\u00ebsh me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb dy vendet, si dhe i zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian, p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb intelektuale. Ata\u00a0k\u00ebshillojn\u00eb Dhomat e Treg\u00ebtis\u00eb p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb origjin\u00ebs t\u00eb produkteve.<\/p>\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pron\u00ebn private dhe pron\u00ebn shtet\u00ebrore, prandaj bisedimet nuk zhvillohen m\u00eb n\u00eb nivel politik: &#8220;Ne i kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb bien dakord brenda tre viteve t\u00eb ardhshme&#8221;. Por kjo detyr\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb vetme. Sepse kemi t\u00eb blejm\u00eb me aspekte t\u00eb ndryshme, si t\u00eb dh\u00ebnat gjeografike t\u00eb produkteve, emrin q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb tregti p\u00ebr to, markat e regjistruara dhe emrat e markave. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb tani q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcehen pengesat ideologjike t\u00eb politik\u00ebs. Edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs ka pasur probleme t\u00eb ngjashme q\u00eb jan\u00eb zgjidhur n\u00eb paqe. &#8220;Biznesmen\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs reale dhe mbase edhe m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur se politikan\u00ebt. Ata do e gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje.&#8221;<\/p>\n<p><strong>Konkurrenca pas Presp\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb k\u00ebshtu. Edhe tani tregtia mes dy vendeve lul\u00ebzon. Edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ver\u00ebs, shum\u00eb pengesa jan\u00eb m\u00ebnjanuar tashm\u00eb. &#8220;Mbas marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs dhe ndryshimit t\u00eb emrit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veirut, t\u00eb gjith\u00eb prodhuesit e ver\u00ebs i ndryshuan etiketat e tyre,&#8221; shpjegon Elena Mladenovska Jelenkovic, manaxhere e kooperativ\u00ebs &#8220;Ver\u00eb nga Maqedonia&#8221;. &#8220;\u00c7do shishe vere, q\u00eb \u00ebsht\u00eb etiketuar sipas ndryshimeve t\u00eb b\u00ebra, ka emrin e ri t\u00eb vendit. K\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen ngat\u00ebrresa.&#8221; Sipas marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura, t\u00eb dy vendet lejohet t\u00eb p\u00ebrdorin em\u00ebrtimin &#8220;Maqedoni&#8221; dhe &#8220;maqedonase&#8221;, n\u00ebse sh\u00ebnohet qart\u00eb vendi i prodhimit.<\/p>\n<p>Edhe pala greke \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr t\u00eb ruajtur emrin e mir\u00eb t\u00eb prodhuesve t\u00eb ver\u00ebrave. Deri tani nuk ka patur probleme n\u00eb treg p\u00ebr ver\u00ebrat greke, thot\u00eb Fani Argyropoulou nga vreshtaria Pieria Eratini. Jasht\u00eb vendi mund t\u00eb ket\u00eb ngat\u00ebrresa, por ajo beson tek tregu: &#8220;Konkurrenca i b\u00ebn prodhimet m\u00eb t\u00eb mira. Edhe n\u00eb Greqi ne konkurrojm\u00eb me vreshtarit\u00eb e tjera. Prandaj un\u00eb besoj se \u00e7do produkt \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb sipas natyr\u00ebs s\u00eb vet.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth tregut Kapani n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Selanikut, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar skena e gustator\u00ebve t\u00eb qytetit. K\u00ebtu mund t\u00eb blesh t\u00eb gjitha prodhimet, p\u00ebr t\u00eb cilat grek\u00ebt jan\u00eb krenar\u00eb: djath\u00eb, ver\u00eb, er\u00ebza\u00a0dhe hallv\u00ebn e famshme q\u00eb b\u00ebhet me sasam, sheqer dhe mjalt. Hallva e ka origjin\u00ebn nga Lindja e Mesme. Prej nga andej, receta ka ardhur gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":109095,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109094","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/109095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}