{"id":109430,"date":"2019-09-29T18:40:03","date_gmt":"2019-09-29T16:40:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109430"},"modified":"2019-09-29T17:52:53","modified_gmt":"2019-09-29T15:52:53","slug":"haradinaj-marreveshja-arrihet-kur-serbia-ta-kuptoje-se-smund-te-fitoje-asgje-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/haradinaj-marreveshja-arrihet-kur-serbia-ta-kuptoje-se-smund-te-fitoje-asgje-nga-kosova\/","title":{"rendered":"Haradinaj: Marr\u00ebveshja arrihet kur Serbia ta kuptoj\u00eb se s\u2019mund t\u00eb fitoj\u00eb asgj\u00eb nga Kosova"},"content":{"rendered":"<p><em>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i koalicionit nd\u00ebrmjet Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialdemokrate, Ramush Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se marr\u00ebveshja finale me Serbin\u00eb, do t\u00eb arrihet, kur Beogradi t\u00eb kuptoj\u00eb se nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb asgj\u00eb nga Kosova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Haradinaj po ashtu flet edhe p\u00ebr arsyet se pse duhet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb mandat n\u00eb krye t\u00eb ekzekutivit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Zoti Haradinaj, ju jeni kandidat i koalicionit nd\u00ebrmjet Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialdemokrate p\u00ebr pozit\u00ebn e kryeministrit n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 6 tetor. Pse qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ju votojn\u00eb ju p\u00ebr kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: Q\u00eb t\u00eb ruhet q\u00ebndrueshm\u00ebria q\u00eb ka krijuar Kosova n\u00eb tema t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb interesit nacional dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb ta kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb fokusohemi n\u00eb disa tema shum\u00eb jetike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e zhvillimit ekonomik, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr zhvillim ekonomik jan\u00eb tri komponent\u00eb q\u00eb duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e mir\u00eb se si mbledhin buxhetin, m\u00eb pak tatim, m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebsim, q\u00eb ta l\u00ebm\u00eb ekonomin\u00eb t\u00eb zgjerohet dhe po ashtu nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pastaj se si e kthejm\u00eb at\u00eb buxhet n\u00eb ekonomi, t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb interes t\u00eb zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>E dyta \u00ebsht\u00eb logjistika, plot sip\u00ebrmarr\u00ebs kan\u00eb problem me hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u00eb operojn\u00eb, nuk mund q\u00eb t\u00eb zgjerohen. Pra, p\u00ebr t\u2019i zgjeruar kapacitetet se nuk kan\u00eb tok\u00eb ose nuk kan\u00eb vend, jan\u00eb ngusht\u00eb. Ne kemi vepruar me k\u00ebto zonat ekonomike, si ajo amerikane n\u00eb Gjakov\u00eb. Kemi nj\u00eb park inovativ trajnues gjerman n\u00eb Prizren, po kemi edhe plot\u00eb mund\u00ebsi n\u00ebp\u00ebr komuna.<\/p>\n<p>Dhe e treta jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet burokratike, pra ka bukur shum\u00eb burokraci n\u00eb mes t\u00eb institucioneve dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit. Disa prej sip\u00ebrmarr\u00ebsve nuk kan\u00eb aft\u00ebsuar sh\u00ebrbime t\u00eb kontabilitetit dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera burokratike p\u00ebr pun\u00eb edhe zakonisht k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie burokratike t\u00eb st\u00ebrngarkuara, shfryt\u00ebzohen edhe p\u00ebr korrupsion nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb. Duke eliminuar dhe duke i thjesht\u00ebzuar k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie mes institucioneve edhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe pengojm\u00eb, pra marr\u00ebdh\u00ebniet korruptive mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Gjat\u00eb mandatit t\u00eb cilin e lat\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb, nj\u00eb nga vendimet e qeveris\u00eb q\u00eb ju udh\u00ebhoq\u00ebt ishte taksa ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina. A mendoni se mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe m\u00eb tutje n\u00eb fuqi kjo taks\u00eb, pas zgjedhjeve?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: Po, kjo duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb deri n\u00eb njohje nga Serbia. Marr\u00ebdh\u00ebniet (ekzistuese) Kosov\u00eb- Serbi nuk munden t\u00eb shkojn\u00eb, duke i ushqyer k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie shkojn\u00eb duke i ndar\u00eb krejt elementet q\u00eb krijojn\u00eb paqart\u00ebsi. N\u00ebse Serbia e din\u00eb qart\u00eb se nuk mund t\u00eb marr\u00eb m\u00eb asgj\u00eb nga Kosova, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb mbetet pyetja a t\u00eb vendos\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie fqinj\u00ebsie t\u00eb mira me Kosov\u00ebn, pra t\u00eb ket\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebnie ekonomike e t\u00eb tregtis\u00eb, apo t\u00eb vazhdoj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn si ka vazhduar deri tani. Mendoj se edhe Bashkimi Evropian, po edhe Shtetet e Bashkuar t\u00eb Amerik\u00ebs duhet t&#8217;i tregojn\u00eb Serbis\u00eb se nuk ka mbetur m\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga Kosova. Por, edhe Serbia edhe Kosova marrin nga nj\u00eb marr\u00ebveshje e nd\u00ebrsjell\u00eb, se kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb nd\u00ebrsjella dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrshpejtojn\u00eb procesin e tyre n\u00eb integrim Serbia drejt BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova drejt integrimeve euroatlantike sepse ne e synojm\u00eb NATO-n.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00ebse taksa do t\u00eb konsiderohet si penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e dialogut me Serbin\u00eb si do t\u00eb veproni?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: Shikoni, kornizimi i dialogut me nj\u00eb marr\u00ebveshje korniz\u00eb p\u00ebr njohje, pra duhet t\u00eb ulemi t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb caktuar, pra nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb pa asnj\u00eb baz\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb. Dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kornizimi n\u00eb aspektin kohor, pra p\u00ebr \u00e7far\u00eb koh\u00eb synojm\u00eb ta realizojm\u00eb (marr\u00ebveshjen), at\u00ebher\u00eb n\u00eb momentin e caktuar, kur t\u00eb vije t\u00eb momenti final, pra mund t\u00eb\u00a0<strong>suspendohet taksa<\/strong>\u00a0p\u00ebr disa dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndodhur edhe dakordimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje dhe njohja reciproke.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Kur e mendoni se do krijohen kushtet p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e qart\u00ebsis\u00eb. E them edhe nj\u00eb her\u00eb, n\u00ebse Serbia d\u00ebgjon mesazhe t\u00eb p\u00ebrziera si prej Kosov\u00ebs, si prej pal\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se do t&#8217;i jepet di\u00e7ka n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb njohjes, derisa ajo di\u00e7ka q\u00eb Serbia e synon nuk i duket e mjaftueshme, nuk i k\u00ebnaq\u00eb apetitet e Serbis\u00eb, nuk do t\u00eb kemi marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>N\u00ebse ne marrim nj\u00eb drejtim ndryshe, nuk japim asgj\u00eb p\u00ebr njohje, pra nuk japim asnj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr njohje &#8211; k\u00ebt\u00eb e di edhe bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ja thon\u00eb Serbis\u00eb &#8211; pastaj mund t\u00eb vij\u00eb momenti kur Serbia e vler\u00ebson &#8211; nuk merr m\u00eb asgj\u00eb nga Kosova, jemi fqinj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb treg fqinj &#8211; a t\u00eb vendos\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie apo jo. Ne po e vonojm\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje duke \u00e7uar mesazhe t\u00eb p\u00ebrziera se mund t&#8217;i jepet di\u00e7ka Serbis\u00eb nga Kosova n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb njohjes. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim i madh.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Ju mendoni se vet\u00ebm taksa duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej kushteve q\u00eb procesi t\u00eb shkoj\u00eb tutje?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: Jan\u00eb dy komponent\u00eb q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrpos t\u00eb gjitha temave, si \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb pagjeturve, borxhet, fondi pensional e plot problem t\u00eb tjera q\u00eb ka Kosova me Serbin\u00eb. Por, dy komponent\u00eb jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Asociacion i komunave serbe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb do t\u00eb themelohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs edhe ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Kosova nuk ka pushtet t\u00eb tret\u00eb, ka vet\u00ebm pushtetin komunal dhe ka nivelin nacional. Pra, mund t\u00eb themelohet, kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Ahtisarti dhe pastaj \u00ebsht\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebnia e mir\u00eb ekonomike, q\u00eb n\u00ebnkupton edhe heqja e taks\u00ebs, kthimi i tregut. N\u00eb k\u00ebto dy komponent\u00eb, Serbia dhe zoti (presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar) Vu\u00e7iq ishte dashur t\u00eb mjaftohet me k\u00ebto q\u00eb t&#8217;i thot\u00eb popullit serb se kemi fituar. N\u00ebse ai synon m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebto, e vonon zgjidhjen dhe nuk do t\u00eb marr\u00eb asgj\u00eb nga k\u00ebto.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00eb planin e brendsh\u00ebm, \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb mungesa e sundimit t\u00eb ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Cilat do t\u00eb jen\u00eb veprimet tuaja p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjendjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: Ne duhet ta forcojm\u00eb shtetin ligjor edhe m\u00eb tutje. Mendoj q\u00eb n\u00eb dy komponent\u00ebt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtetit ligjor, t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, kemi vepruar drejt, pra kemi avancuar baz\u00ebn ligjore. Paketa ligjore p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, p\u00ebr konfliktin e interesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i avancuari, jo ve\u00e7 n\u00eb rajon dhe jemi lavd\u00ebruar nga Departamenti i Shtetit, jemi lavd\u00ebruar nga BE-ja. Pra, kemi ligjet m\u00eb t\u00eb avancuara, m\u00eb t\u00eb sakta q\u00eb mund ta ndihmojn\u00eb pra luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, e kund\u00ebr konfliktit t\u00eb interesit. E kemi rritur baz\u00ebn materiale q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr pavar\u00ebsimin e gjyq\u00ebsorit, pra jo nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb gjyq\u00ebsor, jo p\u00ebrzierje t\u00eb kompetencave, por dh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pavar\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb p\u00ebrmes baz\u00ebs materiale. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, rritjen e numrit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, rritjen e numrit t\u00eb prokuror\u00ebve. Do t\u00eb rrisim edhe numrit e stafit profesional edhe t\u00eb gjitha aspektet logjistike.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, duhet t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ne nuk guxojm\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt, po ashtu t\u00eb marrin kompetenca te gjyq\u00ebsorit, pra kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt e jona. Edhe nga vullneti i madh q\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb korrupsionin ose t\u00eb luftojm\u00eb krimin, ne nuk jemi gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb. Pra, duhet ta ruajm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pushteteve, n\u00eb fakt autonomin e pushteteve, nuk \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsi, se ne t\u00eb gjith\u00eb jemi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kushtetute, por duhet ta ruajm\u00eb autonomin\u00eb e pushteteve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast legjislativi, ekzekutivi dhe gjyq\u00ebsori.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Pas zgjedhjeve, koalicionet duken si t\u00eb pashmangshme. Do t\u00eb preferonit t\u00eb qeverisni me ish-partner\u00ebt n\u00eb qeverin\u00eb e fundit apo me partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj<\/strong>: Nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja ime e preferuar, pra nuk \u00ebsht\u00eb preferenc\u00eb e imja partner\u00ebt e qeverisjes s\u00eb m\u00ebhershem. Pra, fakti q\u00eb kemi shkuar n\u00eb zgjedhje ndarazi, n\u00ebnkupton se marr\u00ebdh\u00ebniet tona kan\u00eb p\u00ebrfunduar.\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i koalicionit nd\u00ebrmjet Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialdemokrate, Ramush Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se marr\u00ebveshja finale me Serbin\u00eb, do t\u00eb arrihet, kur Beogradi t\u00eb kuptoj\u00eb se nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb asgj\u00eb nga Kosova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Haradinaj po ashtu flet edhe p\u00ebr arsyet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69674,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109430","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109430\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}