{"id":109528,"date":"2019-09-30T18:40:09","date_gmt":"2019-09-30T16:40:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=109528"},"modified":"2019-09-30T16:34:43","modified_gmt":"2019-09-30T14:34:43","slug":"politika-e-jashtme-gjermane-note-e-dobet-per-qeverine-merkel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/politika-e-jashtme-gjermane-note-e-dobet-per-qeverine-merkel\/","title":{"rendered":"Politika e jashtme gjermane &#8211; not\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebr qeverin\u00eb Merkel"},"content":{"rendered":"<p>Dy vite pas zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare n\u00eb Gjermani, duket se politika e jashtme gjermane ka mbetur pa ide t\u00eb qarta. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i keq.<\/p>\n<p>N\u00eb Berlin jan\u00eb m\u00ebsuar me kritikat e Donald Trumpit. Presidenti amerikan ankohet m\u00eb s\u00eb shumti, se Gjermania nuk po paguan sa duhet para p\u00ebr sektorin e mbrojtjes. Tani n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb ai \u00ebsht\u00eb ankuar edhe p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme gjermane: &#8220;Gjermania nuk po b\u00ebn gati asgj\u00eb p\u00ebr ju&#8221;, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Trumpi n\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb. Qeveria gjermane \u00ebsht\u00eb e mendimit t\u00eb kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia e ngusht\u00eb e Gjermanis\u00eb me SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy shtyllat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme prej p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Prej ardhjes s\u00eb Trumpit n\u00eb pushtet, kjo shtyll\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur. Presidenti amerikan ende nuk e ka vizituar Berlinin zyrtarisht pas marrjes s\u00eb pushtetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sulmet kund\u00ebr Gjermanis\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur. Se \u00e7far\u00eb fshihet pas k\u00ebsaj, mund t\u00eb shihet edhe nga telefonata me presidentin e Ukrain\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike jan\u00eb c\u00ebnuar seriozisht.<\/p>\n<p>Qeveria gjermane po p\u00ebrpiqet t\u00eb zgjeroj\u00eb kanale t\u00eb tjera bashk\u00ebpunimi, por problemet me Trumpin mbeten. Opozita pohon, se kancelarja Merkel ende nuk ka gjetur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komunikimit me Trumpin: &#8220;Mungojn\u00eb impulset p\u00ebr p\u00ebrpimir\u00ebsimin e raporteve me SHBA&#8221;, thot\u00eb shefi i liberal\u00ebve Christian Lindner, i cili mendon se politika e jashtme gjermane po sh\u00ebnon lodhje.<\/p>\n<p><strong>Angela Merkel duket si &#8220;ros\u00eb e \u00e7al\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Para dy vitesh Angela Merkel ka filluar edhe nj\u00eb mandat tjet\u00ebr t\u00eb Unionit s\u00eb saj CDU\/CSU dhe SPD. Shum\u00ebkush e ka pasur t\u00eb qart\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb mandati i saj i fundit, por nuk ka qen\u00eb e qart\u00eb se ajo vet\u00ebm pas dy vitesh n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb shihet si nj\u00eb &#8220;ros\u00eb e \u00e7al\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Si &#8220;lame duck&#8221; quhen n\u00eb SHBA president\u00ebt nga fundi i mandatit t\u00eb tyre, sepse humbin pesh\u00ebn politike. Jana Puglierin nga Shoqata Gjermane p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme beson se nd\u00ebrkoh\u00eb Angela Merkel po kuptohet si e till\u00eb. &#8220;N\u00eb planin e brendsh\u00ebm politik ndoshta nuk mund t\u00eb arrij\u00eb shum\u00eb, por n\u00eb politik\u00ebn e jashtme ka ende hap\u00ebsir\u00eb&#8221;, mendon ajo.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigja ndaj Macronit<\/strong><\/p>\n<p>Gjermania ende ka mund\u00ebsi veprimi n\u00eb Bashkimin Evropian, por Gjermania tani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion, p\u00ebr shkak t\u00eb Breksitit t\u00eb mundsh\u00ebm dhe nacionalizmave t\u00eb tjer\u00eb. Angela Merkel ia doli q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 50 vitesh t\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb krye t\u00eb Komisionit Evropian nj\u00eb gjermane. Ajo mund t\u00eb ket\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Berlin, por edhe n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshjen e koalicionit mes CDU, CSU dhe SPD thuhet se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb forcimi i BE. Por kryetarja e re e CDU-s\u00eb, Annegret Kramp-Karrenbauer ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur ndaj propozimeve t\u00eb Macronit p\u00ebr reform\u00ebn e BE. Macroni ka filluar tani t\u00eb marr\u00eb vet n\u00eb dor\u00eb fatin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Macroni takohet me Putinin, k\u00ebshillohet p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, Macroni fton ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Iranit n\u00eb takimin e G7-\u00ebs, Macroni po b\u00ebn aleanca jasht\u00eb BE. &#8220;Parisi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktiv, nd\u00ebrsa Berlini po hesht&#8221;, konstaton Jana Puglierin. Mungesa e ideve n\u00eb Berlin konsiderohet si lodhje e Merkelit n\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Ylli i Angela Merkelit duket se po zbehet n\u00eb BE. &#8220;Gjermania kaher\u00eb ia ka dor\u00ebzuar Franc\u00ebs rolin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb BE&#8221;, pohon Christian Lindner.<\/p>\n<p><strong>Fajin e ka koalicioni i madh<\/strong><\/p>\n<p>De Masi beson se pasiviteti i politik\u00ebs s\u00eb jashtme gjermane \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e koalicionit t\u00eb madh n\u00eb Gjermani. &#8220;Koalicioni i madh \u00ebsht\u00eb lodhur, \u00ebsht\u00eb rraskapitur&#8221;. Politikan\u00ebt e majt\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Franc\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs koalicionin e madh. &#8220;Nga perspektiva e Franc\u00ebs ekziston gjithmon\u00eb frika, se koalicioni i madh n\u00eb Gjermani do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb koalicionin e madh n\u00eb Gjermani ka pasur p\u00ebr\u00e7arje prej fillimit p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe sigurin\u00eb, thot\u00eb Jana Puglierin. Ata nuk jan\u00eb dakord p\u00ebr politik\u00ebn ndaj ushtris\u00eb, armatimeve dhe tema t\u00eb tjera. Koh\u00ebt e fundit ka pasur mosmarr\u00ebveshje edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e ushtris\u00eb gjermane n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Shtetit Islamik (IS). Rezultati &#8211; \u00a0nj\u00eb kompromis i brisht\u00eb. Puglierin mendon se k\u00ebto mosmarr\u00ebveshje kufizojn\u00eb edhe fush\u00ebveprimin e kancelares Merkel.<\/p>\n<p>Koalicioni i madh \u00ebsht\u00eb dakord p\u00ebr politik\u00ebn e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, institucionet e BE dhe NATO-s. Ministri i Jasht\u00ebm Heiko Maas ka propozuar edhe nj\u00eb &#8220;Aleanc\u00eb t\u00eb multilaterist\u00ebve&#8221;. Me vendet si Singapori, Gana apo Kanadaja, por edhe disa vende evropiane, ai synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb rregull, drejt\u00ebsi dhe paq\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania ka tani nj\u00eb shans t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veprim n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb KS t\u00eb OKB p\u00ebr dy vite me radh\u00eb. Nga mesi i 2020 do ta kryesoj\u00eb KS. N\u00ebse koalicioni nuk prishet, Merkel do t\u00eb jet\u00eb kancelare deri n\u00eb vitin 2021. Por politika e saj e jashtme n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, me siguri q\u00eb nuk do t\u00eb futet n\u00eb librat e historis\u00eb.\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy vite pas zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare n\u00eb Gjermani, duket se politika e jashtme gjermane ka mbetur pa ide t\u00eb qarta. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i keq. N\u00eb Berlin jan\u00eb m\u00ebsuar me kritikat e Donald Trumpit. Presidenti amerikan ankohet m\u00eb s\u00eb shumti, se Gjermania nuk po paguan sa duhet para p\u00ebr sektorin e mbrojtjes. Tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-109528","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=109528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/109528\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=109528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=109528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=109528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}