{"id":110222,"date":"2019-10-10T13:31:49","date_gmt":"2019-10-10T11:31:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110222"},"modified":"2019-10-10T13:31:49","modified_gmt":"2019-10-10T11:31:49","slug":"e-plote-meta-inicion-nismen-e-tij-u-jam-arberesh-te-ruajme-dhe-promovojme-trashegimine-kulturore-arbereshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/e-plote-meta-inicion-nismen-e-tij-u-jam-arberesh-te-ruajme-dhe-promovojme-trashegimine-kulturore-arbereshe\/","title":{"rendered":"E plot\u00eb\/ Meta inicion nism\u00ebn e Tij \u2018U\u2019 jam Arb\u00ebresh\u2019: T\u00eb ruajm\u00eb dhe promovojm\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore arb\u00ebreshe"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Sh. T. Z. Ilir Meta inicioi sot nism\u00ebn q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb \u201cU\u2019 jam Arb\u00ebresh\u201d me mbajtjen e takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Forumi n\u00eb Institucionin e kreut t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb Forumit, mes t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb pranish\u00ebm Ministri i Diaspor\u00ebs Pandeli Majko, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn Mitrit Salvatore Lamirata, Padre Pietro Lanza i Kish\u00ebs italo-arb\u00ebreshe, Konsulli i Nderit Aldo Marino, akademik\u00eb, historian\u00eb, albanolog\u00eb dhe intelektual\u00eb t\u00eb shquar, Neritan Ceka, Paskal Milo,Tritan Shehu, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, P\u00ebllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj,etj., Presidenti i Republik\u00ebs vuri n\u00eb dukje se:<\/p>\n<p>\u201cKanosja reale e zhdukjes s\u00eb k\u00ebsaj gjuhe do t\u00eb ishte nj\u00eb humbje e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e ruajt\u00ebn at\u00eb me besnik\u00ebri t\u00eb pashoqe dhe dashuri p\u00ebr gjasht\u00eb shekuj, por edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Italin\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb dhe kultur\u00ebn europiane e bot\u00ebrore.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej Presidenti Meta n\u00ebnvizoi se:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo humbje, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut konkret dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb ruajtjes e zhvillimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs arb\u00ebreshe, por edhe p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet midis dy brezave t\u00eb rinj dhe jo vet\u00ebm, nga t\u00eb dyja an\u00ebt e Adriatikut, un\u00eb besoj se jemi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb forumi e n\u00eb \u00e7do nism\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKy forum ka disa objektiva, ku nd\u00ebr m\u00eb par\u00ebsoret jan\u00eb nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuh\u00ebs s\u00eb folur dhe asaj letrare arb\u00ebreshe e po k\u00ebshtu, edhe m\u00ebsimi i saj n\u00eb shkolla.\u201d \u2013 theksoi Presidenti Meta.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb takim diskutuan dhe paraqit\u00ebn mendimet e tyre rreth arritjes dhe zbatimit t\u00eb objektivave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Forumit \u201cU jam Arb\u00ebresh\u201d.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb Forumin \u201cU jam Arb\u00ebresh\u201d:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJu fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr pranin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takimin t\u00eb par\u00eb t\u00eb Forumit \u2018U jam Arb\u00ebresh\u2019!<\/p>\n<p>Shpreh fal\u00ebnderime t\u00eb ve\u00e7anta sidomos p\u00ebrmiqt\u00eb tan\u00eb arb\u00ebresh\u00eb, t\u00eb cil\u00ebtndodhen sot k\u00ebtu, dhe dua t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe shum\u00eb personalitete t\u00eb tjera arb\u00ebreshe, t\u00ebcil\u00ebt kan\u00eb shprehur angazhimin e tyre p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebsaj nisme!<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00ebforum n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve ka qen\u00ebn\u00eb mendjen dhe n\u00eb zemr\u00ebn time prej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb viti. Kjo p\u00ebr faktin se arb\u00ebresh\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00ebjan\u00ebmbart\u00ebsit unikal\u00eb t\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimie shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kombin ton\u00eb, por edhe sot kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ton\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo bashk\u00ebsi, e larguar nga atdheu pas vdekjes s\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeut, krijoi dhe mban gjall\u00eb identitetin e vet komb\u00ebtarprej gati gjasht\u00eb shekujsh.<\/p>\n<p>Edhe pse t\u00eb integruar plot\u00ebsisht n\u00eb jet\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb e Italis\u00eb, vendit ku emigruan, ata ruajt\u00ebn me krenari e vazhdojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb me dashuri dhe besnik\u00ebri t\u00eb pashoqegjuh\u00ebn, kostumet, ritet, traditat e besimin t\u00eb sjella nga m\u00ebm\u00ebdheu i tyre, Arb\u00ebria.<\/p>\n<p>Gjat\u00ebt\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs pas largimit, arb\u00ebresh\u00ebt, krahas ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre, u b\u00ebn\u00eb edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb atdheut t\u00eb tyre t\u00eb ri, poredhe t\u00eb atdheut q\u00eb lan\u00eb pas.<\/p>\n<p>Ata u dalluan p\u00ebr kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb bashkimin e Italis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb nga bashkimi i Italis\u00eb deri p\u00ebrpara shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit ton\u00eb, e gjith\u00eb shtysa intelektuale q\u00eb e vendosi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimeve diplomatike n\u00eb koh\u00ebn e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Otomane, nisi dhe u promovua nga territoret arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>Ne u jemi shum\u00ebmir\u00ebnjoh\u00ebs arb\u00ebresh\u00ebve p\u00ebr faktin se ruajt\u00ebn me shum\u00eb dashuri dhe besnik\u00ebri t\u00eb pashoqefigur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, dhe po me aq dashuri e rikthyen s\u00ebrisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare shqiptare duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb frym\u00ebzimin dhe simbolin e bashkimit t\u00eb gjith\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>U jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs gjithashtu p\u00ebr figura t\u00eb shquara t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb si Jeronim De Rada,Gavril Dara dhe Zef Serembe, ashtu si edhe p\u00ebr faktin se ata p\u00ebrgatit\u00ebn dhe frym\u00ebzuan shum\u00eb intelektual\u00ebt\u00eb ndritur shqiptar\u00eb si Aleksand\u00ebr Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi,t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr arsimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga k\u00ebto figura t\u00eb shquara jan\u00eb formuar n\u00eb Kolegjin e \u2018Sh\u00ebn Adrianit\u2019 t\u00eb Sh\u00ebn Mit\u00ebr Koron\u00ebs, institucioni m\u00eb i spikatur i krijuar nga Kisha arb\u00ebreshe n\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb gjat\u00eb dhe martire n\u00eb udh\u00ebheqjen shpirt\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb arb\u00ebreshep\u00ebrgjat\u00eb gjasht\u00eb shekujve.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb studion veprimtarin\u00eb e figurave t\u00eb ndritura q\u00eb lind\u00ebn prej bashk\u00ebsis\u00eb arb\u00ebresh, q\u00eb prej gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, do t\u00eb bindej se projekti i par\u00eb i Rilindjes shqiptare, q\u00eb ishte nj\u00eb projekt thell\u00ebsisht europian, u formulua nga m\u00ebsuesit dhe ish-student\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Sh\u00ebn Mitrit, m\u00eb se gjysm\u00eb shekulli p\u00ebrpara se ai t\u00eb merrte form\u00eb nd\u00ebr intelektual\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Urat historike dhe kulturore nuk u rr\u00ebnuan kurr\u00eb, as n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eberr\u00ebta t\u00eb historis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb si arb\u00ebr, arb\u00ebresh, Arb\u00ebri dhe Albani jan\u00eb ruajtur dhe rrojn\u00eb sot prej arb\u00ebresh\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Katedra e par\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb histori u themelua nga arb\u00ebreshi yn\u00eb, De Rada. At Zef Skiroi ishte arb\u00ebreshi ipar\u00eb, i cilii shkruajti n\u00eb shqip letrat zyrtare drejtuar Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Kontributi i arb\u00ebresh\u00ebve p\u00ebr atdheun e tyre mbeti gjithmon\u00eb shum\u00ebimadh gjat\u00eb shekujve, ashtu si\u00e7 mbetet e fort\u00eb dhe e pashk\u00ebputuredhe sot lidhja e pazgjidhshmeme atdheun e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, ka ardhur koha q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia arb\u00ebreshe mbetet sot ruajt\u00ebsja e vetme e gjuh\u00ebs q\u00eb Sk\u00ebnderbeu dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij fol\u00ebn gjasht\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i madh p\u00ebr kombin ton\u00eb, por edhe p\u00ebr Italin\u00eb dhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb europiane dhe bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb kemi nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj bashk\u00ebsis\u00eb arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lidhur m\u00eb ngusht\u00eb brezat e rinj t\u00eb nj\u00eb gjaku, n\u00eb dy an\u00ebt e Adriatikut, por edhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb regjistrimin e trash\u00ebgimis\u00eb arb\u00ebreshe n\u00eb UNESCO.<\/p>\n<p>Ruajtja e traditave dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ruajta e gjuh\u00ebs arb\u00ebreshe del sot si nj\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore q\u00eb k\u00ebrkon kontributin e t\u00ebgjith\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, v\u00ebrehet fenomeni i humbjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb folur arb\u00ebreshe, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb brezat e rinj, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb trysnis\u00eb s\u00ebglobalizimit, me t\u00eb cil\u00ebn lidhet edhe shp\u00ebrngulja e shum\u00ebt\u00eb rinjve nga trevat arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kontributin e madh p\u00ebr ruajtjen e arb\u00ebrishtes t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga departamenti i Gjuh\u00ebs Shqipe i Universitetit t\u00eb Kozenc\u00ebs apo katedra e Gjuh\u00ebs Shqipe e Universitetit t\u00eb Palermos, sot gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rreziku serioz t\u00eb humbjes s\u00eb gjuh\u00ebs arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>Kanosja reale e zhdukjes s\u00ebk\u00ebsaj gjuhe do t\u00eb ishte nj\u00eb humbje e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebte ruajt\u00ebnat\u00eb me fanatiz\u00ebmdhe dashuri p\u00ebr gjasht\u00eb shekuj, por edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Italin\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00ebtrash\u00ebgimin\u00ebdhe kultur\u00ebn europiane e bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo humbje, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut konkret dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb ruajtjes e zhvillimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs arb\u00ebreshe, por edhe p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet midis dy brezave t\u00eb rinj dhe jo vet\u00ebm,nga t\u00eb dyja an\u00ebt e Adriatikut,un\u00eb besoj se jemi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb forumi e n\u00eb \u00e7do nism\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky forum ka disa objektiva, kund\u00ebr m\u00eb par\u00ebsoret jan\u00ebnxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuh\u00ebs s\u00eb folur dhe asaj letrare arb\u00ebreshe e po k\u00ebshtu, edhe m\u00ebsimi i saj n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Pa l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe objektiva t\u00eb tilla si binjak\u00ebzimet midis komunave shqiptare dhe atyre arb\u00ebreshe, nxitja e k\u00ebrkimeve shkencore dhe promovimi i kultur\u00ebs arb\u00ebreshe, apo pse jo, edhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb rihapur Kolegjin e \u2018Sh\u00ebn Adrianit\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar m\u00eb s\u00eb miri objektivat e k\u00ebtij forumi, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb gjer\u00ebe t\u00eb vazhduesh\u00ebm midis institucioneve tona k\u00ebtu, universiteteve, shoqatave, bashkive e personaliteteve t\u00eb shquara t\u00eb fush\u00ebs. Por kemi nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm me shtetin italian dhe me rajonet italiane ku gjenden \u2018katundet arb\u00ebreshe\u2019, si\u00e7 i quajn\u00eb arb\u00ebresh\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb vizita e r\u00ebnd\u00ebsishme e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb b\u00ebm\u00ebme Presidentin Mattarella, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, n\u00eb Sh\u00ebn Mit\u00ebr Koron\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb angazhim t\u00eb t\u00eb dy vendeve p\u00ebr t\u00eb promovuar, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb unike e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i lumtur q\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb kemi t\u00eb pranish\u00ebm personalitete t\u00eb shquara t\u00eb vendit ton\u00eb, poredhe arb\u00ebresh\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, jam i sigurt q\u00eb me njohurit\u00eb e me p\u00ebrkushtimin e tyre intelektual dhe atdhetar, do t\u00ebjapin kontributi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 jam i bindur q\u00eb, edhe shum\u00eb personalitete t\u00eb tjera, q\u00eb nuk ndodhen k\u00ebtu p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, do t\u00eb kontribuojn\u00eb pa u lodhur p\u00ebr suksesin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Forumi \u2018U jam arb\u00ebresh\u2019\u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personalitetet dhe institucionet q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00ebna bashkohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb kaq fisnike, t\u00eb bukur, t\u00eb qen\u00ebsishme dhe me vlera t\u00eb m\u00ebdhap\u00ebr identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb rruga, q\u00eb po nisimme k\u00ebt\u00eb forum,do t\u00eb na vendos\u00eb p\u00ebrball\u00ebshum\u00eb sfidave dhe v\u00ebshtir\u00ebsive. Por, fakti q\u00eb jemi s\u00ebbashku n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, shqiptar\u00eb dhe arb\u00ebresh\u00eb, dhe q\u00eb n\u00eb themel kemi dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, krenarin\u00eb p\u00ebr identitetin ton\u00ebkomb\u00ebtar,por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europiane,na b\u00ebn m\u00eb t\u00ebfort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sigurtt\u00eb n\u00eb arritjen e objektivave tona.<\/p>\n<p>\u2018\u00c7far\u00eb mendimi tjet\u00ebr mund t\u00eb tejkalonte n\u00eb zemr\u00ebn time iden\u00eb se jam shqiptar&#8230;\u2019- tha Jeronim De Rada.<\/p>\n<p>Shqiptaria \u00ebsht\u00eb themeli i k\u00ebtij forumi, dhe atdhedashuria \u00ebsht\u00eb misioni dhe shtysa jon\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs ka ndarw edhe n\u00eb facebook lajmin p\u00ebr krimin \u00a0e k\u00ebsaj nisme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Sh. T. Z. Ilir Meta inicioi sot nism\u00ebn q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb \u201cU\u2019 jam Arb\u00ebresh\u201d me mbajtjen e takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Forumi n\u00eb Institucionin e kreut t\u00eb shtetit. Duke iu drejtuar pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb Forumit, mes t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb pranish\u00ebm Ministri i Diaspor\u00ebs Pandeli Majko, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn Mitrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":110223,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110222","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110222\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}