{"id":110506,"date":"2019-10-14T16:02:36","date_gmt":"2019-10-14T14:02:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110506"},"modified":"2019-10-14T16:02:36","modified_gmt":"2019-10-14T14:02:36","slug":"bashkimi-familjar-ne-itali-aliaj-projektet-e-reja-per-lehtesimin-e-procedurave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bashkimi-familjar-ne-itali-aliaj-projektet-e-reja-per-lehtesimin-e-procedurave\/","title":{"rendered":"Bashkimi familjar n\u00eb Itali, Aliaj: Projektet e reja p\u00ebr leht\u00ebsimin e procedurave"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb realizojn\u00eb bashkim familjar n\u00eb Itali, tashm\u00eb mund t\u00eb zgjedhin nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e projektit FORMA. P\u00ebrfitues t\u00eb k\u00ebtij projekti jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, bashk\u00ebshort\u00ebt dhe prind\u00ebrit e shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr bashkim familjar, ku p\u00ebrfshihet edhe vendi yn\u00eb. Drejtoresha e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Gazeta Shqiptare\u2019 tregon se \u201cFORMA\u201d \u00ebsht\u00eb rruga e bashkimit familjar p\u00ebr n\u00eb Itali. Ajo b\u00ebn me dije se pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrfituesve n\u00eb aktivitetet e propozuara paraqet nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb menaxhimin e dokumenteve dhe procedurave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hyrjen n\u00eb Itali; e p\u00ebr t\u00eb fituar aft\u00ebsi qytetare dhe gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb projekti FORMA dhe cili \u00ebsht\u00eb synimi kryesor i tij?<\/strong><br \/>\nProjekti FORMA financohet nga \u201cFondi p\u00ebr Azilin, Migracionin dhe Integrimin\u201d, n\u00ebp\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Politikave Sociale. P\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij projekti jan\u00eb angazhuar 4 patronatot CePa (INCA, INAS, ITAL dhe Patronato ACLI), me INCA CGIL si partner kryesor dhe me partneritetin e SHOQAT\u00cbS GJENERATA E RE ITALO-KINEZE, ANOLF, UNIRAMA S.A.S. dhe Shkoll\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gjuh\u00ebs. Projekti synon t\u00eb kualifikoj\u00eb dhe t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb rrug\u00ebn e bashkimit familjar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, bashk\u00ebshort\u00ebt dhe prind\u00ebrit e shtetasve q\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mund t\u00eb na p\u00ebrmendni disa prej sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofron projekti?<\/strong><br \/>\nFORMA v\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb p\u00ebrfituesve nj\u00eb sistem sh\u00ebrbimesh duke i kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tilla si: njohja e gjuh\u00ebs italiane; njohja e kultur\u00ebs qytetare; studimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe vlerave t\u00eb Italis\u00eb. \u00cbsht\u00eb parashikuar orientimi fillestar p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kompetencat, aft\u00ebsit\u00eb dhe q\u00ebndrimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb subjekteve t\u00eb p\u00ebrfshira; asistenc\u00eb n\u00eb menaxhimin e dokumentacionit n\u00eb lidhje me procedurat e hyrjes; trajnimi i gjuh\u00ebs; edukimi qytetar-kulturor; organizimi i laborator\u00ebve dhe seminareve p\u00ebr studim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb temave t\u00eb trajtuara; si edhe akses n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb online informacioni dhe trajnimi n\u00eb distanc\u00eb, i cili lejon p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrdorimit dhe p\u00ebrshtatjen e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb propozuar.<\/p>\n<p><strong>A ofrohet mb\u00ebshtetje individuale nga ana juaj p\u00ebr individ\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb bashkim familjar n\u00eb Itali?<\/strong><br \/>\nBazuar n\u00eb nevojat e p\u00ebrfituesve, \u00ebsht\u00eb parashikuar edhe mb\u00ebshtetje individuale, si p\u00ebr shembull ofrimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb dy patronatot q\u00eb po kujdesen p\u00ebr zbatimin e aktiviteteve t\u00eb ve\u00e7anta dhe realizimin e projektit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi; b\u00ebhet fjal\u00eb specifikisht p\u00ebr Patronato ACLI dhe Patronato INAS. Projekti FORMA parashikon mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qytetar\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb pritje apo t\u00eb pajisur me nj\u00eb \u201cNulla Osta\u201d nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Itali, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb paraqesin nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr viz\u00eb p\u00ebr bashkim familjar pran\u00eb autoriteteve konsullore italiane, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb Vlor\u00eb, sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb gjeografike.<\/p>\n<p><strong>Por pse t\u00eb interesuarit duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen pik\u00ebrisht n\u00eb projektin FORMA p\u00ebr t\u00eb realizuar bashkim familjar?<\/strong><br \/>\nPjes\u00ebmarrja n\u00eb projektin FORMA lejon t\u00eb vendos\u00ebsh kursin e bashkimit familjar n\u00eb nj\u00eb kontekst bashk\u00ebpunimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm midis institucioneve italiane, q\u00eb p\u00ebrfshin: Ministrin\u00eb e Brendshme, p\u00ebr kompetencat e saj n\u00eb fush\u00ebn e emigracionit; Ministrin\u00eb e Pun\u00ebs dhe Politikave Sociale, Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Imigracionin dhe Politikat e Integrimit; Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00ebp\u00ebrmjet P\u00ebrfaq\u00ebsive Diplomatike dhe Konsullore t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira. Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrfituesve n\u00eb aktivitetet e propozuara paraqet nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb \u00e7muar: p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb menaxhimin e dokumenteve dhe procedurave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hyrjen n\u00eb Itali; p\u00ebr t\u00eb fituar aft\u00ebsi qytetare, organizuar sipas kat\u00ebr fushave kryesore tematike: kushtetut\u00ebn italiane; t\u00eb drejtat e grave dhe familjes; t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve dhe pun\u00ebtoreve; t\u00eb drejtat e t\u00eb miturve dhe aft\u00ebsi gjuh\u00ebsore; p\u00ebr t\u00eb promovuar ato aft\u00ebsi dhe kompetenca q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb pajtueshm\u00ebrin\u00eb e angazhimeve t\u00eb marra me Marr\u00ebveshjen e Integrimit pas hyrjes n\u00eb Itali<\/p>\n<p><strong>Si realizohet m\u00ebsimi i gjuh\u00ebs italiane n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij projekti?<\/strong><br \/>\nM\u00ebsimi i gjuh\u00ebs italiane realizohet duke ndjekur nj\u00eb kurs t\u00eb strukturuar, i zhvillohet p\u00ebrmes nj\u00eb aplikacioni funksional shum\u00ebgjuh\u00ebsh ku p\u00ebrmbajtja e propozuar do t\u00eb p\u00ebrshtatet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs m\u00ebm\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoruesit. Kjo gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur arritjen progresive t\u00eb nivelit A1 dhe A2, n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Korniz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Evropiane e referenc\u00ebs p\u00ebr gjuh\u00ebt (CEFR).<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb familjar\u00ebt q\u00eb i bashkohen aplikantit?<\/strong><br \/>\nAta duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb sh\u00ebrbimet dhe iniciativat e planifikuara; si dhe t\u00eb p\u00ebrdorin platform\u00ebn e m\u00ebsimit n\u00eb distanc\u00eb q\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb dispozicion p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e aft\u00ebsive qytetare-gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Sa i vlefsh\u00ebm ka rezultuar ky projekt p\u00ebr bashkimet familjare n\u00eb Itali?<\/strong><\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1571061690683\"><\/div>\n<p>U b\u00eb nj\u00eb vit tashm\u00eb nga takimet e para me p\u00ebrfituesit e k\u00ebtij projekti dhe t\u00eb dyja zyrat q\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr realizmin e tij ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim: nj\u00eb rrug\u00ebtim plot sfida q\u00eb na ka lejuar t\u00eb dyja pal\u00ebve t\u00eb ndajm\u00eb p\u00ebrvoja njer\u00ebzore dhe t\u00eb jemi pjes\u00eb e pengesave dhe kap\u00ebrcimeve t\u00eb situatave nga m\u00eb t\u00eb ndryshme. Kemi takuar grupmosha t\u00eb ndryshme dhe realizuar bashkime familjesh, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar p\u00ebrvoja q\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019ua v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb, duke ruajtur si gjithmon\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb t\u00eb punuarit me sh\u00ebrbime \u201cfalas\u201d. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit mund t\u00eb paraqiten pran\u00eb patronatit INAS ALBANIA apo PATRONATO ACLI TIRANA dhe t\u00eb flasin me mua personalisht apo me Alma Beqiri-n. Ata mund t\u00eb na shkruajn\u00eb edhe n\u00eb adresat e emailit tirana@patronato.acli.it dhe b.aliaj@inas.it, apo t\u00eb na kontaktojn\u00eb n\u00eb numrat 00355\/675383700 dhe 00355\/683448188.<\/p>\n<p><strong>Kategorit\u00eb p\u00ebrfituese:<\/strong><\/p>\n<p>1.bashk\u00ebshort\u00eb jo t\u00eb ndar\u00eb ligj\u00ebrisht, me mosh\u00eb jo m\u00eb pak se 18 vje\u00e7;<br \/>\n2.f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, qoft\u00eb edhe t\u00eb bashk\u00ebshortit apo t\u00eb lindur jasht\u00eb martese, t\u00eb pamartuar me kusht q\u00eb prindi tjet\u00ebr, n\u00ebse ekziston, t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin e tij.<br \/>\n3.f\u00ebmij\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore n\u00eb ngarkim, n\u00eb rast se p\u00ebr arsye objektive nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kujdesen p\u00ebr nevojat e tyre t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn invaliditet t\u00eb plot\u00eb;<br \/>\n4.prind\u00ebr n\u00eb ngarkim, n\u00eb rast se nuk kan\u00eb f\u00ebmije t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Vendin e origjin\u00ebs apo prejardhjes;<br \/>\n5.prind\u00ebr mbi 65 vje\u00e7 q\u00eb nuk kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Vendin e origjin\u00ebs apo prejardhjes (ose kur f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kujdesen p\u00ebr ta p\u00ebr arsye t\u00eb r\u00ebnda sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb dokumentuara).<br \/>\nAktivitetet dhe sh\u00ebrbimet e ofruara nga projekti FORMA p\u00ebrfshijn\u00eb:<br \/>\n\u2020v\u00ebnien n\u00eb dispozicion t\u00eb hap\u00ebsirave dhe materialeve t\u00eb informacionit, duke iu referuar ve\u00e7an\u00ebrisht procedurave t\u00eb aplikimit p\u00ebr viz\u00eb, t\u00eb legjislacionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave sociale dhe vlerave q\u00eb udh\u00ebzojn\u00eb sjelljet n\u00eb vendin tone;<br \/>\n\u2020sh\u00ebrbimet e informacionit, asistenc\u00eb, orientim dhe trajnim p\u00ebrpara nisjes si\u00e7 jan\u00eb m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n\u2020orientimi fillestar p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kompetencat, aft\u00ebsit\u00eb dhe q\u00ebndrimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb subjekteve t\u00eb p\u00ebrfshira;<br \/>\n\u2020asistenc\u00eb n\u00eb menaxhimin e dokumentacionit n\u00eb lidhje me procedurat e hyrjes;<br \/>\n\u2020trajnimi i gjuh\u00ebs;<br \/>\n\u2020edukimi qytetar-kulturor;<br \/>\n\u2020organizimi i laborator\u00ebve dhe seminareve p\u00ebr studim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb temave t\u00eb trajtuara.<br \/>\n\u2020akses n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb online informacioni dhe trajnimi n\u00eb distanc\u00eb, i cili lejon p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrdorimit dhe p\u00ebrshtatjen e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb propozuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb realizojn\u00eb bashkim familjar n\u00eb Itali, tashm\u00eb mund t\u00eb zgjedhin nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e projektit FORMA. P\u00ebrfitues t\u00eb k\u00ebtij projekti jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, bashk\u00ebshort\u00ebt dhe prind\u00ebrit e shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb aplikuar p\u00ebr bashkim familjar, ku p\u00ebrfshihet edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":110507,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110506","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110506\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}