{"id":110702,"date":"2019-10-15T16:17:41","date_gmt":"2019-10-15T14:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110702"},"modified":"2019-10-15T16:17:41","modified_gmt":"2019-10-15T14:17:41","slug":"integrimi-finlanda-befason-ne-castet-e-fundit-vendime-te-ndara-per-shkupin-dhe-tiranen-shqiperia-te-permbushe-kushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/integrimi-finlanda-befason-ne-castet-e-fundit-vendime-te-ndara-per-shkupin-dhe-tiranen-shqiperia-te-permbushe-kushtet\/","title":{"rendered":"Integrimi\/ Finlanda befason n\u00eb \u00e7astet e fundit: Vendime t\u00eb ndara p\u00ebr Shkupin dhe Tiran\u00ebn, Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet"},"content":{"rendered":"<p>Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht q\u00eb t\u00eb ve\u00e7ohet vendimi p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, nga ai p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, lidhur me hapjen e negociatave t\u00eb pranimit me Bashkimin Evropian, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burime t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb po mbahet sot (15 tetor) n\u00eb Luksemburg, po diskutohet \u00e7\u00ebshtja e fillimit t\u00eb negociatave t\u00eb pranimit me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenca finlandeze s\u00eb shpejti duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb draft t\u00eb ri, q\u00eb do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb s\u00eb paku Maqedonia e Veriut t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv t\u00eb mart\u00ebn, nd\u00ebrkaq Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet e nevojshme para se t\u00eb filloj\u00eb procesi.<\/p>\n<p>Ky veprim do ta l\u00ebr\u00eb Franc\u00ebn t\u00eb izoluar, pasi ajo vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pal\u00ebkundur kund\u00ebr \u00e7do vendimi gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb mbledhjen ministrore t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pala franceze ka njoftuar se nuk do t\u00eb jap\u00eb p\u00eblqimin e saj p\u00ebr t\u00eb filluar zyrtarisht bisedimet e an\u00ebtar\u00ebsimit me Shkupin.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat e pranimit k\u00ebrkon nj\u00eb miratim unanim t\u00eb vendeve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse n\u00eb takimin e s\u00eb mart\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim nga ana e ministrave t\u00eb BE-s\u00eb, ai duhet t\u00eb konfirmohet m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb samit t\u00eb shefave t\u00eb shteteve ose qeverive, i cili do t\u00eb zhvillohet n\u00eb 17-18 tetor n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e tyre n\u00eb qershor, ministrat miratuan konkluzionet p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke premtuar se do t\u00eb marrin nj\u00eb vendim \u201cjo m\u00eb von\u00eb se tetori i vitit 2019\u201d.<\/p>\n<p>Franca p\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr q\u00eb Shkupit t\u2019i jepet data p\u00ebr nisjen e bisedimeve, ajo po k\u00ebrkon ndryshimin e gjith\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1571149010395\"><\/div>\n<p>Para nisjes s\u00eb takimit t\u00eb ministrave t\u00eb BE-s\u00eb, ministrja e Finland\u00ebs, Tytti Tuppurainen, e cila nj\u00ebher\u00ebsh edhe kryeson takimin, u shpreh se nuk d\u00ebshiron t\u00eb paragjykoj\u00eb vendimin e sot\u00ebm, por tha se si kryesi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e mb\u00ebshtesin hapjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, megjith\u00ebse sipas saj, duhet pritur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thon\u00eb edhe shtetet e tjera an\u00ebtare, pasi q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vendim unanim.<\/p>\n<p>Ka pasur vende q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen se procesi i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me stabilitetin politik\u00eb dhe zhvillimin e demokracis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr paqe, stabilitet, pajtim dhe demokraci n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb mbajm\u00eb premtimet tona\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministri gjerman p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane, Michael Roth, duke shtuar se Gjermania konform q\u00ebndrimit t\u00eb Parlamentit, d\u00ebshiron vendim p\u00ebr nisjen e bisedimeve me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Holand\u00ebs, Stef Blok tha se shteti i tij mendon se Shkupi dhe Tirana zyrtare ende nuk kan\u00eb p\u00ebrmbushur kushtet, q\u00eb t\u2019u jepet data p\u00ebr nisjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim m\u00eb bllokun evropiane.<\/p>\n<p>\u201cKur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje Maqedonia e Veriut, ne konsiderojm\u00eb se duhet t\u00eb plot\u00ebsohet edhe nj\u00eb kusht, miratimi i Ligjit p\u00ebr Prokurorin\u00eb Publike. Kur t\u00eb p\u00ebrmbushet ky kusht, mund t\u00eb nisin bisedimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e an\u00ebtar\u00ebsimit (n\u00eb BE). Kurse sa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb, mendojm\u00eb se ende duhet t\u00eb punojn\u00eb dhe nuk jan\u00eb gati p\u00ebr nisjen e bisedimeve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministri holandez, Blok.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa vendet si Holanda dhe Danimarka duan t\u00eb shohin m\u00eb shum\u00eb progres n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, si dhe n\u00eb sundimin e ligjit, Franca do q\u00eb t\u00eb vendoset nj\u00eb metodologji e re n\u00eb procesin e zgjerimit, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces m\u00eb shum\u00eb gradual dhe t\u00eb kthyesh\u00ebm. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kur t\u00eb mbyllen kapitujt e caktuar negociator\u00eb, ato mund t\u00eb hapen n\u00ebse shteti kandidat nuk vazhdon progresin.<\/p>\n<p>Franca d\u00ebshiron q\u00eb Komisioni Evropian t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pranver\u00eb me nj\u00eb propozim konkret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e pastaj, dikur gjat\u00eb vet\u00ebs, t\u00eb mund t\u00eb merret vendimi p\u00ebr nisjen e negociatave.<\/p>\n<p>Nga Komisioni Evropian p\u00ebrgjigjen se metodologjia mund t\u00eb ndryshohet kurdo, por kjo nuk do t\u00eb duhej t\u00eb mbante peng vendimet p\u00ebr nisjen e negociatave.<\/p>\n<p>Hezitimi p\u00ebr t\u00eb vendosur nisjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut shihet nga shum\u00eb diplomat\u00eb si nj\u00eb rrezik p\u00ebr BE-n\u00eb, e cila po e humb kredibilitetin n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Por, Franca duket se nuk po shqet\u00ebsohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duke argumentuar se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb s\u00eb pari BE-ja t\u00eb reformohet nga brenda, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb funksionoj\u00eb si duhet para se t\u00eb mendoj\u00eb t\u00eb zgjerohet me shtete t\u00eb reja an\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht q\u00eb t\u00eb ve\u00e7ohet vendimi p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, nga ai p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, lidhur me hapjen e negociatave t\u00eb pranimit me Bashkimin Evropian, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burime t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb. N\u00eb takimin e ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb po mbahet sot (15 tetor) n\u00eb Luksemburg, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":45942,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110702","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110702\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}