{"id":110965,"date":"2019-10-18T14:12:20","date_gmt":"2019-10-18T12:12:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110965"},"modified":"2019-10-18T14:12:20","modified_gmt":"2019-10-18T12:12:20","slug":"takimi-i-rames-me-vucic-e-zaev-vetevendosja-mini-schengen-emri-i-ri-i-sferes-se-serbise-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/takimi-i-rames-me-vucic-e-zaev-vetevendosja-mini-schengen-emri-i-ri-i-sferes-se-serbise-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Takimi i Ram\u00ebs me Vu\u00e7ic e Zaev, Vet\u00ebvendosja: \u2018Mini-Schengen\u2019, emri i ri i sfer\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, Q\u00ebndra n\u00eb Shqip\u00ebri ka reaguar pas takimit t\u00eb Ram\u00ebs me Vu\u00e7ic e Zaev ku edhe \u00ebsht\u00eb firmousr nje marrveshja q\u00eb po reklamohet si nj\u00eb \u201cmini-Shengenit ballkanik\u201d. Ragaimin vetvendosja e ka shpr\u00ebndar\u00eb me nj\u00eb postim n\u00eb faqen e saj n\u00eb facebook.<\/p>\n<p><strong>Ja postimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMini-Schengen\u201d, emri i ri i sfer\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Serbi u mbajt nj\u00eb takim i kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Maqedonis\u00eb Veriore, Serbis\u00eb, dhe Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksander Vu\u00e7i\u00e7. Tem\u00eb e k\u00ebtij takimi ishte krijimi i \u201cmini-Shengenit ballkanik\u201d, proces ky q\u00eb sipas Vu\u00e7i\u00e7it, Ram\u00ebs dhe Zaevit, n\u00ebnkupton krijimin e leht\u00ebsirave n\u00eb l\u00ebvizjen e njer\u00ebzve dhe mallrave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke filluar nga k\u00ebto shtete n\u00ebnshkruese me shpres\u00ebn q\u00eb m\u00eb von\u00eb, do t\u2019iu bashk\u00ebngjiten edhe shtetet e tjera t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Projekti q\u00eb sot quhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eufemike si \u201cmini-Schengen\u201d, \u00ebsht\u00eb projekt i propaganduar prej p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur krijimi i \u201cjugosfer\u00ebs\u201d e s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb quajtur edhe projekt n\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb \u201cJugosllavie t\u00eb Re\u201d. K\u00ebto em\u00ebrtime kan\u00eb ngjallur rezistenc\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Serbis\u00eb pas nj\u00eb kohe e kan\u00eb ndryshuar gjuh\u00ebn, p\u00ebr aq sa kjo gj\u00eb u mund\u00ebson t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebllime. Ata kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord ta quajn\u00eb simbolikisht k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje si \u201cmini-Schengen\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsisht marr\u00ebveshje t\u00eb tilla thjesht vendosin edhe formalisht n\u00ebn sfer\u00ebn e influenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit. Serbia \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb e dominon ekonomikisht rajonin, duke krijuar deficite tregtare me vendet q\u00eb e rrethojn\u00eb. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb ajo p\u00ebrdor praktika tregtare ilegale si dampingu. K\u00ebto praktika ilegale t\u00eb Serbis\u00eb e shkat\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar prodhimin vendas t\u00eb ekonomive t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit. P\u00ebrmes subvencionimit, produkteve serbe u mund\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb shiten n\u00ebn kosto, duke eliminuar nga tregu produktet vendore t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb situat\u00ebn \u00ebsht\u00eb edhe fakti se Tirana zyrtare nuk ka nxjerr\u00eb m\u00ebsime k\u00ebto vite n\u00eb lidhje me Serbin\u00eb, e cila nuk i ka ndryshuar politikat e saj ekspansioniste ndaj shqiptar\u00ebve, nuk e pranon dhe nuk k\u00ebrkon falje p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e vet kriminale, dhe vazhdon t\u00eb mos e njoh\u00eb dhe ta luftoj\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Sakaq, realiteti politik n\u00eb Kosov\u00eb ka ndryshuar pas zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare q\u00eb i kan\u00eb hapur rrug\u00ebn koalicionit t\u00eb ri qeveritar LVV \u2013 LDK t\u00eb qeveris\u00eb Kurti. T\u00eb dy k\u00ebto subjekte e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore se do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb e do t\u00eb vendosin masa reciprociteti t\u00eb plot\u00eb politik dhe ekonomik ndaj Serbis\u00eb. Tani q\u00eb k\u00ebto subjekte kan\u00eb fituar zgjedhjet dhe jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re Kurti e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb publikisht se k\u00ebto masa reciprociteti do t\u00eb jet\u00ebsohen, pasi Serbia nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon duke iu p\u00ebrulur ekspansionit t\u00eb saj. Tirana zyrtare e ka ditur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb por nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb von\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga marr\u00ebveshje q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb interesat komb\u00ebtare. Shqip\u00ebria dhe Kosova kan\u00eb nevoj\u00eb ta unifikojn\u00eb politik\u00ebn e tyre t\u00eb jashtme dhe at\u00eb tregtare n\u00eb dobi t\u00eb interesave dhe ekonomis\u00eb komb\u00ebtare drejt bashkimit dhe zhvillimit t\u00eb prodhimit vendas.<\/p>\n<p>Qendra e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Tiran\u00eb mban q\u00ebndrim kritik dhe kund\u00ebrshtues ndaj k\u00ebsaj iniciative p\u00ebr k\u00ebto arsye:<\/p>\n<p>1. Interesat komb\u00ebtare k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb iniciativa diplomatike rajonale me Kosov\u00ebn dhe duke marr\u00eb parasysh q\u00ebndrimet e k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura vet\u00ebm historikisht, kulturalisht dhe emocionalisht me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por edhe ekonomikisht dhe n\u00eb nivel diplomatik sa u takon marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me shtetet e tjera.<\/p>\n<p>2. Tirana zyrtare gabon kur vepron n\u00eb drejtim t\u00eb normalizimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Serbis\u00eb, para se Serbia t\u00eb normalizoj\u00eb vetveten. Duhet q\u00eb Serbia t\u00eb njoh\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e vet, t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb dhe t\u00eb nis\u00eb \u201cdemilloshevi\u00e7izimin\u201d. Ajo duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr krimet, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb kriminel\u00ebt, t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb viktimat dhe t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn. K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebrkesa minimale q\u00eb \u00e7do pushtet q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ka parasysh interesat komb\u00ebtare duhet t\u2019i \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht sa her\u00eb q\u00eb mundet.<\/p>\n<p>3. Iniciativat e tilla, t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, nuk jan\u00eb formale. Ato kan\u00eb pasoja ekonomike. Nuk duhet q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb n\u00ebnshkruhen marr\u00ebveshje, pa u b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e holl\u00ebsishme e p\u00ebrfitimeve dhe e kostove, si dhe pa u konsultuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente me grupet e interesit, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb prodhuesit vendas n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>4. Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb konkretizojn\u00eb e zbatojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara mes dy qeverive, duke krijuar nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku prodhuesit e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs mbrohen e drejtohen p\u00ebr t\u00eb zhvilluar avantazhe n\u00eb sektor\u00eb strategjik me potencial ekonomik.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb Rama q\u00eb e mbrojn\u00eb \u201cmini-Schengenin\u201d me pretendimin se q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb heqja e barrierave kufitare edhe mes Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb duke shtremb\u00ebruar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, aq m\u00eb shum\u00eb kur b\u00ebjn\u00eb referenca historike si n\u00eb rastin e Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, barrierat kufitare jan\u00eb hequr pasi ka ndodhur njohja e pasi jan\u00eb pranuar d\u00ebmshp\u00ebrblimet e luft\u00ebs. Historia na m\u00ebson se kjo duhet t\u00eb jet\u00eb rruga edhe mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Serbis\u00eb, nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 18 tetor 2019<\/p>\n<p>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE!<br \/>\nQendra n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, Q\u00ebndra n\u00eb Shqip\u00ebri ka reaguar pas takimit t\u00eb Ram\u00ebs me Vu\u00e7ic e Zaev ku edhe \u00ebsht\u00eb firmousr nje marrveshja q\u00eb po reklamohet si nj\u00eb \u201cmini-Shengenit ballkanik\u201d. Ragaimin vetvendosja e ka shpr\u00ebndar\u00eb me nj\u00eb postim n\u00eb faqen e saj n\u00eb facebook. Ja postimi i plot\u00eb \u201cMini-Schengen\u201d, emri i ri i sfer\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":110966,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110965","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110965\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/110966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}