{"id":110997,"date":"2019-10-18T16:08:13","date_gmt":"2019-10-18T14:08:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=110997"},"modified":"2019-10-18T16:08:13","modified_gmt":"2019-10-18T14:08:13","slug":"qendrimi-i-holandes-politik-lleshaj-per-negociatat-jemi-ne-nje-moment-te-papershtatshem-ne-deren-e-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qendrimi-i-holandes-politik-lleshaj-per-negociatat-jemi-ne-nje-moment-te-papershtatshem-ne-deren-e-be\/","title":{"rendered":"\u201cQ\u00ebndrimi i Holand\u00ebs politik\u201d, Lleshaj p\u00ebr negociatat: Jemi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb der\u00ebn e BE"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dropullit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku u pyet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE.<\/p>\n<p>Lleshaj tha se q\u00ebndrimi i Holand\u00ebs \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr politik, kurse ka shtuar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb der\u00ebn e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Sand\u00ebr Lleshajt:<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam ardhur sot n\u00eb Dropull p\u00ebr t\u00eb par\u00eb zbatimin e disa detyrave q\u00eb pat\u00ebm l\u00ebn\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs sime t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Konstatoj me k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb ato detyra q\u00eb qen\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr hapjen e zyrave p\u00ebr aplikimin p\u00ebr kartat e identitetit, jan\u00eb realizuar, dhe \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb qytetar\u00ebt e Dropullit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Dropull, dhe t\u00eb mos udh\u00ebtojn\u00eb gjetiu p\u00ebr kart\u00ebn e identitetit.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj me k\u00ebt\u00eb rast bashkin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunuese dhe e vendosur p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb ky proces dhe m\u00eb tej n\u00eb Dropull me synimin q\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb afrohet te qytetar\u00ebt, dhe jo qytetar\u00ebt te sh\u00ebrbimi. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo motoja q\u00eb ne ndjekim, p\u00ebr t\u00eb afruar sh\u00ebrbimin tek qytetar\u00ebt dhe jo e kund\u00ebrta, k\u00ebtu dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse e kam k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr median, dua t\u00eb ftoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr aplikim p\u00ebr arsye se fundi i vitit sh\u00ebnon dhe fundin e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shum\u00eb kartave dhe pasaportave dhe do t\u00eb krijohen probleme p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbas dat\u00ebs 31 dhjetor, nuk do ta ken\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ende jan\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb aplikuar, ftoj edhe nj\u00ebher\u00eb, publikisht, t\u00eb nxitojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb pran\u00eb zyrave t\u00eb aplikimit, t\u00eb cilat jan\u00eb shtuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb ky proces t\u00eb marr\u00eb fund dhe qytetar\u00ebt t\u00eb pajisen me kartat e tyre.<\/p>\n<p>Kam ardhur n\u00eb Dropull jo vet\u00ebm thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb aplikimit, por kam ardhur edhe p\u00ebr t\u00eb shprehur mir\u00ebnjohjen time p\u00ebr gjith\u00eb komunitetin e Dropullit i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb komunitet t\u00eb qytet\u00ebruar, i cili sh\u00ebrben si ur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e miq\u00ebsis\u00eb dhe e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb me Greqin\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr sh\u00ebrben edhe si nj\u00eb model i mir\u00eb i nj\u00eb komuniteti t\u00eb qytet\u00ebruar, q\u00eb prodhon shum\u00eb pak ose aspak probleme p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0Dropulli njihet p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr sa i p\u00ebrket vjedhjeve t\u00eb banesave. Kemi plot ngjarje t\u00eb cilat jan\u00eb pa autor. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni juve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Sigurisht q\u00eb kur thash\u00eb q\u00eb nuk prodhon probleme Dropulli p\u00ebr sigurin\u00eb, nuk thash\u00eb q\u00eb nuk ka probleme sigurie n\u00eb Dropull; probleme q\u00eb shkaktohen nga autor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dihen ose nuk dihen. Sa u p\u00ebrket vjedhjeve jemi informuar q\u00eb ka nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb fush\u00ebn e vjedhjeve t\u00eb banesave, kryesisht banesa t\u00eb cilat jan\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb banuara, dhe krijohet v\u00ebshtir\u00ebsia e njoftimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr rastet.<\/p>\n<p>Jam i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb policia ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dhe besoj q\u00eb do t\u00eb angazhohet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problem q\u00eb ju ngrini.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0<\/strong>Holanda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr shkak t\u00eb kriminalitetit. \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie mbani ju si qeveri lidhur me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Qeveria shqiptare mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kriminalitetin q\u00eb zhvillohet brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kriminaliteti q\u00eb zhvillohet n\u00eb Holand\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs q\u00eb t\u00eb adresohet n\u00eb thelb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb rastet kur autor\u00eb shqiptar\u00eb kryejn\u00eb vepra kriminale n\u00eb Holand\u00eb, ne ndiejm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me autoritetet holandeze, p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn e kemi ushtruar me shum\u00eb seriozitet. Mund t\u2019ju them q\u00eb edhe vler\u00ebsimet e pal\u00ebs holandeze, sa i p\u00ebrket bashk\u00ebpunimit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin, edhe n\u00eb Holand\u00eb, jan\u00eb mjaft pozitive.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1571407640073\"><\/div>\n<p>Q\u00ebndrimi i tyre lidhur me negociatat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i past\u00ebr politik.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0N\u00eb pritje t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb negociatave n\u00eb fakt kryeministri i Maqedonis\u00eb Zoran Zaev ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, madje do t\u00eb \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie do t\u00eb mbaj\u00eb qeveria shqiptare n\u00ebse kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje negative?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0N\u00eb thelb ne kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive nga 26 vende an\u00ebtare t\u00eb BE, t\u00eb cilat e mb\u00ebshtesin pa kushte hapjen e negociatave. N\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb ky diskutim p\u00ebr hapjen e negociatave, diskutimi shtrohet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb ose dy vende. Ne nuk mund t\u00eb themi q\u00eb q\u00ebndrimi i dy vendeve eklipson q\u00ebndrimin e 26 vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebtu jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb kemi dy q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta dhe ne sigurisht jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e BE, t\u00eb cilat i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cPo\u201d hapjes s\u00eb negociatave dhe k\u00ebto jan\u00eb shumica absolute e vendeve t\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>Pyetje<\/strong>: P\u00ebrgjigja negative, do t\u00eb mbaj\u00eb qeveria qoft\u00eb me zgjedhje t\u00eb parakohshme apo\u2026<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Nuk kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje negative. Ne kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive, e cila tentohet t\u00eb bllokohet me veto nga dy vende.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0Si mendoni ju, pse i bllokon?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Besoj q\u00eb do ta keni ndjekur p\u00ebrgjigjen e Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs, i cili tha se na duhet ne koh\u00eb k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb menduar.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Shqip\u00ebris\u00eb ose e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por u duhet atyre koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me probleme t\u00eb brendshme t\u00eb BE. Ne thjesht jemi ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb der\u00ebn e BE, ndoshta.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0<\/strong>A ka nj\u00eb plan konkret Ministria juaj apo DPPSH p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndonj\u00eb incident t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb dat\u00eb 26 kur \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrvjetori i Kacifas? Priten ardhje masive t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Kacifas nga Greqia. Juve, a keni informacione apo jo?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Ne sigurisht informohemi p\u00ebr t\u00eb gjitha situatat e siguris\u00eb n\u00eb vend. Ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb komuniteti i Dropullit di t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjet e duhura.<\/p>\n<p>Thash\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb ne vijm\u00eb shpesh n\u00eb Dropull pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ne i kushtojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira midis shqiptar\u00ebve dhe grek\u00ebve, midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, dhe nuk besoj q\u00eb rastet e shk\u00ebputura t\u00eb b\u00ebhen pretekst p\u00ebr t\u00eb cenuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb cilat jan\u00eb aq t\u00eb thella dhe aq t\u00eb q\u00ebndrueshme sa nuk mund t\u00eb cenohen nga incidente sporadike. Sa i p\u00ebrket rastit konkret, nuk mund t\u2019ju them ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong>\u00a0A do t\u00eb ket\u00eb masa t\u00eb shtuara?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong>\u00a0Masa t\u00eb shtuara do t\u00eb ket\u00eb n\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr masa t\u00eb shtuara, ne nuk mund t\u00eb themi sot se ka nevoj\u00eb p\u00ebr masa t\u00eb shtuara. Ne nuk mund t\u00eb themi sot q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr masa t\u00eb shtuara, por jam i sigurt q\u00eb komuniteti i Dropullit \u00ebsht\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb qytetare p\u00ebr t\u00eb kontribuar q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Greqis\u00eb t\u00eb ecin n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Un\u00eb di q\u00eb ajo q\u00eb pritet n\u00eb Dropull nuk \u00ebsht\u00eb 26-ta por \u00ebsht\u00eb 28-ta \u00ebsht\u00eb ajo data kur edhe shqiptar\u00ebt edhe grek\u00ebt p\u00ebrkujtojn\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr fashizmit. Kjo mendoj se ka vler\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkujtuar. Sa u p\u00ebrket rasteve t\u00eb tjera, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat nuk meritojn\u00eb at\u00eb v\u00ebmendje, q\u00eb tentohet t\u2019u jepet nga qarqe t\u00eb caktuara.<\/p>\n<div id=\"sticky-video--close-button\"><\/div>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flleshajsander%2Fvideos%2F402086567112323%2F&amp;show_text=0&amp;width=560\" width=\"560\" height=\"308\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-sticky-video-state=\"ready\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dropullit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku u pyet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE. Lleshaj tha se q\u00ebndrimi i Holand\u00ebs \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr politik, kurse ka shtuar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb der\u00ebn e Bashkimit Europian. Postimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-110997","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110997\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}