{"id":111107,"date":"2019-10-20T13:23:04","date_gmt":"2019-10-20T11:23:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111107"},"modified":"2019-10-20T13:23:04","modified_gmt":"2019-10-20T11:23:04","slug":"vendimi-i-ke-duhet-lexuar-qarte-grida-duma-nuk-ka-hapje-negociatash-me-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vendimi-i-ke-duhet-lexuar-qarte-grida-duma-nuk-ka-hapje-negociatash-me-edi-ramen\/","title":{"rendered":"\u2018Vendimi i KE duhet lexuar qart\u00eb&#8217;, Grida Duma: Nuk ka hapje negociatash me Edi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr ish-zv\/ministren e Integrimit, vendimi p\u00ebr moshapjen e negociatave, erdhi si pasoj\u00eb e nj\u00eb plani negativ t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe\u00a0vulosje e faktit q\u00eb nuk ka Europ\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri. Grida Duma, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, thot\u00eb se: \u201cP\u00ebrgjat\u00eb gjasht\u00eb viteve ka b\u00ebr\u00eb shum\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ju hak\u00ebrryer Europ\u00ebs me patetizmin dhe patologjin\u00eb e q\u00eb ka pengmarr\u00ebsi kur justifikon q\u00eb po vendos drejt\u00ebsi me hak\u00ebmarrje. Plani B kundrejt Planit A, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rruga europiane e duhet ti frik\u00ebsohemi pik\u00ebrisht k\u00ebsaj\u201d. N\u00ebse Rama tha se vendimi negativ erdhi se BE-ja nuk i ka pun\u00ebt e brendshme mir\u00eb, Duma thekson se Shqip\u00ebria i dha mund\u00ebsi edhe skeptik\u00ebve t\u00eb europ\u00ebs t\u00eb ndalonin zgjerimin. \u201cProblemet e brendshme q\u00eb diskutohen n\u00eb Europ\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb emigracioni dhe azili politik, jan\u00eb probleme reale p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e BE dhe p\u00ebr qasjet e ndryshme t\u00eb liderave t\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p><strong>Destabilizim n\u00eb Ballkan, zgjedhje t\u00eb parakohshme, joshje nga fuqi t\u00eb huaja, intensifikim t\u00eb krizave t\u00eb brendshme, jan\u00eb disa nga skenar\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb refuzimi i BE-s\u00eb p\u00ebr dy vendet kandidate p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave. Cilit skenar i frik\u00ebsoheni m\u00eb shum\u00eb dhe cilin skenar do t\u00eb ndjek\u00eb opozita?<\/strong><\/p>\n<p>Moshapja e negociatave tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb duhet lexuar qart\u00eb, i drejtohet qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb nuk ka ecje me Ram\u00ebn. \u00cbsht\u00eb viti i gjasht\u00eb q\u00eb nuk hapen negociatat, pra vulosje e faktit q\u00eb nuk ka Europ\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri dhe duhet kryer ndryshimi. Padyshim q\u00eb Shqip\u00ebria ka nd\u00ebshkuar dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, po ashtu ka nd\u00ebshkuar gjith\u00eb faktorin shqiptar n\u00eb Ballkan. Kishim shpresuar n\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrfitim\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Maqedonia e Veriut meqen\u00ebse diskutoheshin t\u00eb dyja si paket\u00eb, ndodhi e kund\u00ebrta skenari m\u00eb i keq i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb keqen e mundshme Rama e konsideroi nj\u00eb far\u00eb arritje, meq\u00eb dy vendet mbeten t\u00eb dyja bashk\u00eb, tha ja q\u00eb ne nuk ishim aq t\u00eb k\u00ebqinj se lan\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut jasht\u00eb. Nd\u00ebrsa u konfirmua q\u00eb Danimarka dhe Hollanda ishin t\u00eb gatshme t\u2019i hapnin negocatat me Maqedonin\u00eb e Veriut, Rama ju g\u00ebzua q\u00eb arriti t\u00eb penalizoj\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Pa dyshim q\u00eb rajoni faj\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb regres dhe mbajtje peng. Nga ana tjet\u00ebr Rama ka folur hapur p\u00ebr nj\u00eb plan B p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 planit A europian.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjat\u00eb gjasht\u00eb viteve ka b\u00ebr\u00eb shum\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ju hak\u00ebrryer Europ\u00ebs me patetizmin dhe patologjin\u00eb e q\u00eb ka pengmarr\u00ebsi kur justifikon q\u00eb po vendos drejt\u00ebsi me hak\u00ebmarrje. Plani B kundrejt Planit A, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rruga europiane e duhet ti frik\u00ebsohemi pik\u00ebrisht k\u00ebsaj.<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se refuzimi erdhi nga situata n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb BE-s\u00eb dhe q\u00eb nuk lidhet me ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me reformat. Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Gjermania q\u00eb ka 9 kushte. Presidenti Macron flet p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb metodologjie t\u00eb re t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende koh\u00eb. \u00c7far\u00eb q\u00ebndron pas k\u00ebsaj?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria fatkeq\u00ebsisht por faktikisht, u b\u00eb arsye kryesore e problemeve t\u00eb brendshme t\u00eb BE, i dha mund\u00ebsi edhe skeptik\u00ebve t\u00eb europ\u00ebs t\u00eb ndalonin zgjerimin. Problemet e brendshme q\u00eb diskutohen n\u00eb Europ\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb emigracioni dhe azili politik, jan\u00eb probleme reale p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e BE dhe p\u00ebr qasjet e ndryshme t\u00eb liderave t\u00eb BE. Por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb i sh\u00ebrben pik\u00ebrisht thellimit t\u00eb problemeve.<\/p>\n<p>Emigracioni dhe azilk\u00ebrkuesit shqiptar\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shifra alarmante, t\u00eb par\u00ebt jo vet\u00ebm n\u00eb raport me popullsin\u00eb por edhe m\u00eb lart se vendet q\u00eb jan\u00eb disa fishi yn\u00eb. Problemet e tyre t\u00eb brendshme do ishin \u00e7\u00ebshtje e tyre n\u00ebse ne \u00e7do ishim pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e problemit t\u00eb tyre, por n\u00ebse ne jemi burim problem nuk jan\u00eb m\u00eb problemet e tyre.<\/p>\n<p>Macron thekson dyshimin n\u00ebse Europa e p\u00ebrballon zgjerimin e m\u00ebtejsh\u00ebm apo jo, ne sigurisht shpresojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb tek liderat europian\u00eb q\u00eb besojn\u00eb s\u00eb zgjerimi i fundit i Europ\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje e nevojshme. Shtyrja e koh\u00ebs s\u00eb zgjerimit, apo hapjes s\u00eb negociatave n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ndihmon ask\u00ebnd, por duhet theksuar q\u00eb n\u00ebse Budestagu angazhohet t\u00eb p\u00ebrpiloj\u00eb nj\u00eb listim me 9 kushte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb drit\u00eb jeshile jo shum\u00eb von\u00eb n\u00ebse dim\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do pik\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar. Vet\u00eb hapja e negociatave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces metod\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e disa kushteve me m\u00eb shum\u00eb imponim, por duhet par\u00eb cilat jan\u00eb propozimet e Franc\u00ebs dhe m\u00eb pas analizojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni propozimin e Italis\u00eb, ku kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se do t\u2019i propozoj\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb hap n\u00eb muajin n\u00ebntor negociatat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, pas bllokimit q\u00eb b\u00ebri Franca? Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7far\u00eb pasojash ka shtyrja e bisedimeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit?<\/strong><\/p>\n<p>Italia ka p\u00ebrballuar m\u00eb s\u00eb shumti kostot e regresit t\u00eb k\u00ebtyre viteve, ashtu si ka p\u00ebrballuar q\u00eb nga vitet \u201990, kostot n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb moszhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mos harrojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vite vendi prit\u00ebs m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve dhe po ashtu edhe vendi prit\u00ebs i problemeve t\u00eb trafikimit. Nga ana tjet\u00ebr investimet italiane hyjn\u00eb n\u00eb 4 kryesoret n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr Italin\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mar\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtys\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur trenin europian. Padyshim q\u00eb influencat ruse dhe ato joper\u00ebndimore duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e shqet\u00ebsimit, sa edhe ulja dhe lodhja e popujve ballkanik\u00eb n\u00eb pritjen e gjat\u00eb europianiste.<\/p>\n<p><strong>Kur e shihni t\u00eb mundur q\u00eb BE ta konsideroj\u00eb hapjen e negociatave?<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00eb p\u00ebrpjekjen q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vendet mb\u00ebshtet\u00ebse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendohet q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb ridiskutohet deri n\u00eb mesin e 2020, dhe s\u00ebrish aty nuk dihet n\u00ebse mund t\u00eb vendoset nj\u00eb dat\u00eb apo miratohen parakushtet e dat\u00ebs. Vet\u00ebm reagimi i qart\u00eb me s\u00eb paku dy nga pikat e Bundestagut, si nd\u00ebshkimet e krimit elektoral, mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb se gur i fort\u00eb argumentimi p\u00ebr vendet q\u00eb na mb\u00ebshtesin. Pa k\u00ebto nuk ka hapje negociatash. \/Intervistoi: Redjon Shtylla, Koha Jon\u00eb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr ish-zv\/ministren e Integrimit, vendimi p\u00ebr moshapjen e negociatave, erdhi si pasoj\u00eb e nj\u00eb plani negativ t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe\u00a0vulosje e faktit q\u00eb nuk ka Europ\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri. Grida Duma, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, thot\u00eb se: \u201cP\u00ebrgjat\u00eb gjasht\u00eb viteve ka b\u00ebr\u00eb shum\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ju hak\u00ebrryer Europ\u00ebs me patetizmin dhe patologjin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":60433,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111107","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111107"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111107\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}