{"id":111184,"date":"2019-10-21T13:13:53","date_gmt":"2019-10-21T11:13:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111184"},"modified":"2019-10-21T13:13:53","modified_gmt":"2019-10-21T11:13:53","slug":"agron-duka-kryetari-i-paa-jo-ja-e-be-se-na-detyron-te-behen-ndryshime-kushtetuese-qeveri-tranzitore-dhe-zgjedhje-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/agron-duka-kryetari-i-paa-jo-ja-e-be-se-na-detyron-te-behen-ndryshime-kushtetuese-qeveri-tranzitore-dhe-zgjedhje-te-lira\/","title":{"rendered":"Agron Duka, kryetari i PAA\/ \u201cJo\u201d-ja e BE-s\u00eb na detyron t\u00eb b\u00ebhen ndryshime kushtetuese, qeveri tranzitore dhe zgjedhje t\u00eb lira"},"content":{"rendered":"<p><strong>Agron Duka, kryetar i PAA<\/strong><\/p>\n<p>Tek ne pushteti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me vota jo legjitime, dhe mungesa e legjitimitetit e b\u00ebn t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo demokratike. M\u00eb af\u00ebr sulltanateve sesa formave t\u00eb qeverisjes per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cJo\u201d-ja e BE na detyron ndryshime kushtetuese, qeveri tranzitore, zgjedhje t\u00eb lira<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jakup B. GJO\u00c7A<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0Agron Duka, kryetar i PAA n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d shprehet se kryeministri Rama nuk ka kontrat\u00eb me shqiptar\u00ebt dhe se pushtetin e ka marr\u00eb me vota jo legjitime, prandaj nuk jep dor\u00ebheqjen, pas \u201cJO\u201d \u2013 s\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, sikurse veproi kryeministri Zaev. Zoti Duka sqaron se lufta opozitare nuk jan\u00eb vet\u00ebm protestat, por edhe bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Zoti Duka thot\u00eb se reforma zgjedhor zvarritet q\u00ebllimisht nga mazhoranca, nd\u00ebrsa kjo reform\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb zgjedhjet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpranuara.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Zoti Duka, Opozita n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen e Kryeministrit Zaev p\u00ebr \u201cJO-n\u00eb\u201d e BE. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kryetari i Opozit\u00ebs shqiptare nuk ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama. Ju si e shpjegoni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2013\u00a0<\/strong>Nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb shpjeguar, sepse ne kemi dy vjet q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb largimin e Ram\u00ebs dhe k\u00ebrkesa jon\u00eb nuk ka ndryshuar as pas d\u00ebshtimi i radh\u00ebs s\u00eb mazhoranc\u00ebs. Sikurse e kam shpjeguar edhe m\u00eb par\u00eb, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, ku kryeministri dha dor\u00ebheqjen, sepse ka nj\u00eb kontrat\u00eb me qytetar\u00ebt e atij vendi, tek ne pushteti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me vota jo legjitime, dhe mungesa e legjitimitetit e b\u00ebn t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo demokratike. M\u00eb af\u00ebr sulltanateve sesa formave t\u00eb qeverisjes per\u00ebndimore. Megjithat\u00eb opozita e bashkuar nuk ka ndryshuar q\u00ebndrim, por p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk njeh logjik\u00ebn demokratike, p\u00ebrdor nj\u00eb strategji dhe nj\u00eb taktik m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sesa keni par\u00eb n\u00eb vitet e shkuara.<\/p>\n<p><strong>\u2013 P\u00ebrse Opozita pas \u201cJo-s\u00eb\u201d s\u00eb BE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ftoi shqiptar\u00ebt t\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr Shkakut t\u00eb D\u00ebshtimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb Qeveria?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Protestat jan\u00eb nj\u00eb mjet i politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh, p\u00ebr t\u00eb komunikuar n\u00ebp\u00ebrmjet sheshit dhe qytetar\u00ebve nj\u00eb mesazh qeveris\u00eb. N\u00eb vendet normale do t\u00eb mjaftonin 10 protestat komb\u00ebtare, apo qindrat e p\u00ebrditshme q\u00eb ndodhin, si ato t\u00eb fermer\u00ebve, artist\u00ebve dhe banor\u00ebve t\u00eb Astirit, p\u00ebr t\u00eb prodhuar reflektimin e mazhoranc\u00ebs. P\u00ebr arsyet q\u00eb parashtrova m\u00eb sip\u00ebr, kjo nuk ndodh\u00eb. Prandaj dhe strategjia jon\u00eb nuk fokusohet vet\u00ebm te protestat. Nj\u00eb aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebpunimi me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, i cili luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet p\u00ebr pengimin e reformave n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Mos vall\u00eb akoma Opozita nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Sigurisht qe jemi nj\u00eb alternativ\u00eb, dhe t\u00eb jeni t\u00eb bindur se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kollajshme t\u00eb jesh nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj nj\u00eb qeverie q\u00eb jep vet\u00ebm 4 milion\u00eb euro mb\u00ebshtetje p\u00ebr 350 familje fermer\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit, q\u00eb p\u00ebrdor 20 milion\u00eb euro p\u00ebr 1 kilomet\u00ebr rrug\u00eb apo ka d\u00ebshtuar reformat n\u00eb arsim, drejt\u00ebsi, por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm largimi i Ram\u00ebs, por zgjidhja p\u00ebrfundimtare e krizave q\u00eb po riciklojm\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dekade. Q\u00eb t\u00eb tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duhen ndryshime kushtetuese t\u00eb cilat mund t\u00eb realizohen me nj\u00eb qeveri tranzitore dhe t\u00eb marrin legjitimitet nga vota e lir\u00eb dhe e ndershme e qytetar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb do m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe sakrifica, por \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb do t\u00eb na nxjerr\u00eb n\u00eb krye, jo p\u00ebr interesin ton\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Q\u00eb t\u00eb tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duhen ndryshime kushtetuese t\u00eb cilat mund t\u00eb realizohen me nj\u00eb qeveri tranzitore dhe t\u00eb marrin legjitimitet nga vota e lir\u00eb dhe e ndershme e qytetar\u00ebve<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u2013\u00a0<strong>Aleati i Opozit\u00ebs, Nard Ndoka menj\u00ebher\u00eb pas \u201cJo-s\u00eb\u201d s\u00eb BE u shpreh se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryq, qeveria n\u00eb panik, por edhe Opozita e p\u00ebrgjumur. Ju pajtoheni me q\u00ebndrimin e Ndok\u00ebs q\u00eb Opozita \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjumur?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb nj\u00eb front kaq t\u00eb gjer\u00eb opozitar, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb gjithsecili t\u00eb ket\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij, megjithat\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se z. Ndoka, p\u00ebr sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs i referohet p\u00ebrqendrimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs te interesat integruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat sugjeronin nj\u00eb ulje tonesh. Personalisht nuk mendoj se opozita \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjumur, p\u00ebrkundrazi, 9 kushtet e imponuara me vot\u00eb nga Bundestagu, parlamenti i nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe bot\u00ebrore, pasqyrojn\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin q\u00eb aksioni opozitar ka prodhuar jasht\u00eb vendit. N\u00eb gjykimin tim, do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto kushte q\u00eb do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb merit\u00eb e posa\u00e7me e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>Strategjia jon\u00eb nuk fokusohet vet\u00ebm te protestat. Nj\u00eb aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebpunimi me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, i cili luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet p\u00ebr pengimin e reformave n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-377952 aligncenter td-animation-stack-type0-2\" src=\"http:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/6666-1.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 673px) 100vw, 673px\" srcset=\"http:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/6666-1.jpg 673w, http:\/\/telegraf.al\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/6666-1-300x187.jpg 300w\" alt=\"\" width=\"673\" height=\"420\" \/><\/p>\n<p>\u2013<strong>Zoti Duka, duket sikur kryetari i PD pajtohet me faktin q\u00eb duhet kryer Reforma Zgjedhore q\u00eb pasandaj t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare. A ka marr\u00ebveshje mazhoranc\u00eb \u2013 Opozit\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje parlamentare kur t\u00eb b\u00ebhet Reforma Zgjedhore?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrfundimi i Reform\u00ebs Zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebnt\u00eb kushtet e Bundestagut, prandaj zbatimi i tij \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake, pasi n\u00eb thelb, vet\u00eb zbatimi i kushteve t\u00eb imponuara nga Bundestagu, nd\u00ebshkimi i krimit zgjedhor dhe gjykimi mbi legjitimitetin e 30 qershorit, \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe vendore. Fakti q\u00eb Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi po vonohet me q\u00ebllim nga ana e mazhorac\u00ebs, ne si opozit\u00eb nuk kemi asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta penguar, \u00ebsht\u00eb prov\u00eb se jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se me ngritjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me p\u00ebrfundimin e SPAK-ut, mbaron koha e tyre politike.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kryetari i PD nuk ka pohuar q\u00eb do ndryshimin e Kodit ZGJEDHOR, edhe pse ky kod penalizon Opozit\u00ebn. Sipas jush, pse Basha nuk flet p\u00ebr ndryshimin e Sistemit Zgjedhor?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Basha ka folur shpesh her\u00eb p\u00ebr ndryshimin e sistemit zgjedhor, madje ka shprehur preferenc\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb sistem mazhoritar me dy dhoma, pra me nj\u00eb senat q\u00eb kontrollon aktivitetin e parlamentit. \u00c7\u00ebshtja e sistemit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse \u00ebsht\u00eb maturuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare mendimi se sistemi aktuali nuk ka qen\u00eb pozitiv p\u00ebr vendin; dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet pavar\u00ebsisht faktit se Rama, i cili ka th\u00ebn\u00eb se nuk do ndryshim sistemi, apo Basha kan\u00eb apo jo vullnet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb reforma zgjedhore t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe sidomos t\u00eb prodhoj\u00eb kushtet q\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb jen\u00eb pa asnj\u00eb kontestim, pra t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u2013\u00a0<strong>N\u00ebse nuk b\u00ebhen ndryshime t\u00eb Kodit ZGJEDHOR ju aleat\u00ebt e PD do t\u00eb vazhdoni t\u00eb jeni n\u00ebn ombrell\u00ebn e PD?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 D\u00ebgjoni, nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00e7far\u00eb duam ne si aleat\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, sepse p\u00ebr shembull n\u00ebse do t\u00eb ishte \u00e7\u00ebshtje interesi personal un\u00eb vendin n\u00eb parlament e fitoj me \u00e7do sistem zgjedhor, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do shoq\u00ebria shqiptare. N\u00ebse ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb sistem tjet\u00ebr, do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr realizimin e tij n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Sigurisht kjo nuk varet vet\u00ebm nga Basha, un\u00eb apo opozita e bashkuar, por edhe nga kund\u00ebrshtari politik. Prandaj, p\u00ebrpara se t\u00eb deklarojm\u00eb n\u00ebn cil\u00ebn ombrell\u00eb jemi, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb konsensus politik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Duka, kryetar i PAA Tek ne pushteti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me vota jo legjitime, dhe mungesa e legjitimitetit e b\u00ebn t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo demokratike. M\u00eb af\u00ebr sulltanateve sesa formave t\u00eb qeverisjes per\u00ebndimore. \u00a0\u201cJo\u201d-ja e BE na detyron ndryshime kushtetuese, qeveri tranzitore, zgjedhje t\u00eb lira Jakup B. GJO\u00c7A \u00a0Agron Duka, kryetar i PAA n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97245,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111184","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}