{"id":111325,"date":"2019-10-22T15:16:23","date_gmt":"2019-10-22T13:16:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=111325"},"modified":"2019-10-22T15:16:23","modified_gmt":"2019-10-22T13:16:23","slug":"shoqeria-civile-merr-nismen-konkrete-dy-propozime-si-te-ndryshohet-sistemi-zgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shoqeria-civile-merr-nismen-konkrete-dy-propozime-si-te-ndryshohet-sistemi-zgjedhor\/","title":{"rendered":"Shoq\u00ebria civile merr nism\u00ebn konkrete: Dy propozime si t\u00eb ndryshohet sistemi zgjedhor"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup organizatash t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile i k\u00ebrkojn\u00eb publikisht drejtuesve t\u00eb partive politike t\u00eb nisin urgjentisht nj\u00eb proces transparent, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe serioz p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar aplikimin n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare t\u00eb nj\u00eb sistemi zgjedhor t\u00eb ndryshuar, si dhe p\u00ebr reformimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb ligjit mbi partit\u00eb politike, financimin elektoral dhe administrimin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p><em>&#8220;Ndryshimi i vazhduesh\u00ebm i sistemeve zgjedhore nuk ka \u00e7uar n\u00eb rritjen e standardeve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, n\u00eb garantimin e llogaridh\u00ebnies nga parlamenti dhe as n\u00eb stabilitet qeveris\u00ebs. Pothuajse t\u00eb gjitha sistemet jan\u00eb vendosur nga vet\u00eb aktor\u00ebt kryesor\u00eb politik\u00eb, pa konsultim dhe vendimmarrje transparente e publike dhe n\u00eb interes t\u00eb strategjive t\u00eb tyre afatshkurtra elektorale. Mungesa e legjitimitetit t\u00eb gjer\u00eb, e produktit p\u00ebrfaq\u00ebsues, llogaridh\u00ebnies, efektivitetit, kontrolli dypartiak i administrimit zgjedhor dhe kontestimet e vazhdueshme kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb pasoja t\u00eb shum\u00ebfishta negative p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Aktualisht, n\u00eb kuad\u00ebr rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODHIR p\u00ebr reform\u00ebs zgjedhore, nga aktor\u00eb shoq\u00ebror\u00eb dhe segmente politike \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe rishikimi i sistemi zgjedhor.<\/em><\/p>\n<p><em>Tryeza e gjer\u00eb politike e iniciuar nga OSBE me 25 shtator e konfirmoi dhe e trajtoi gjer\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb. Ne, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb organizatave q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh edhe z\u00ebra publike q\u00eb kemi adresuar vazhdimisht rekomandime n\u00eb parlament lidhur me reformat politike dhe kemi monitoruar prej vitesh proceset demokratike e zgjedhore, &#8211; jemi t\u00eb bindur se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vendit dhe t\u00eb procesit t\u00eb integrimit p\u00ebrfshirja n\u00eb axhend\u00ebn prioritare t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rishikimin e sistemit zgjedhor&#8221; shkruhet n\u00eb letr\u00ebn publike t\u00eb firmosur nga\u00a0<\/em>Instituti p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim (CDI) Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs (AIS) Instituti i Studimeve Politike (ISP) Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG)<\/p>\n<p><strong>Propozimi i 4 organizatave<\/strong><\/p>\n<p><strong>1-\u00a0<\/strong>Sistemi proporcional me lista t\u00eb hapura shum\u00ebem\u00ebrore t\u00eb partive (ku zgjedhjet e votuesve p\u00ebrcaktojn\u00eb rendin n\u00eb list\u00eb), me nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore (komb\u00ebtar), me prag elektoral 2.5 p\u00ebrqind p\u00ebr partit\u00eb dhe 4 % p\u00ebr koalicionet.<\/p>\n<p><strong>2-<\/strong>\u00a0Sistemi miks i aplikuar m\u00eb 1992 n\u00eb Shqip\u00ebri, me 100 zona n\u00eb mazhoritar dhe formul\u00eb kompensuese me 40 mandate n\u00eb proporcional komb\u00ebtar me prag elektoral 2.5 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Organizatat k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb procesi i debatit mbi reform\u00ebn n\u00eb sistemin zgjedhor dhe legjislacionin plot\u00ebsues t\u00eb realizohet kryesisht mbi baz\u00eb ekspertize. Vendimmarrja politike t\u00eb jet\u00eb vijim i produktit t\u00eb ekspertiz\u00ebs dhe jo e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Propozimi mbyllet duke shprehur gadishm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr tiu p\u00ebrgjigjur pozitivisht \u00e7do k\u00ebrkese, tryeze apo debati publik n\u00eb lidhje me sistemin e ri zgjedhor, ligjin e ri mbi partit\u00eb politike apo ligjin p\u00ebr financimin, si dhe do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs aktive n\u00eb t\u00eb gjitha debatet e zhvilluara nga Komisioni parlamentar p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhor apo format e tjera p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb parlamentit dhe jasht\u00eb tij<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup organizatash t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile i k\u00ebrkojn\u00eb publikisht drejtuesve t\u00eb partive politike t\u00eb nisin urgjentisht nj\u00eb proces transparent, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe serioz p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar aplikimin n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare t\u00eb nj\u00eb sistemi zgjedhor t\u00eb ndryshuar, si dhe p\u00ebr reformimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb ligjit mbi partit\u00eb politike, financimin elektoral dhe administrimin e zgjedhjeve. &#8220;Ndryshimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":111326,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-111325","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111325\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}