{"id":112062,"date":"2019-11-02T12:19:26","date_gmt":"2019-11-02T11:19:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112062"},"modified":"2019-11-02T12:19:26","modified_gmt":"2019-11-02T11:19:26","slug":"meta-rezoluta-e-bundestagut-e-vetmja-zgjidhje-per-krizen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-rezoluta-e-bundestagut-e-vetmja-zgjidhje-per-krizen\/","title":{"rendered":"Meta: Rezoluta e Bundestagut, e vetmja zgjidhje p\u00ebr kriz\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn Mapo, Presidenti Ilir Meta u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve q\u00eb lidhen me betej\u00ebn e tij gati 1-vje\u00e7are me qeverin\u00eb, q\u00eb prej mosdekretimit t\u00eb ministrave, e deri te shtyrja e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve apo p\u00ebrplasjet e vazhdueshme e gati t\u00eb p\u00ebrditshme gjat\u00eb nj\u00eb sezoni mjaft t\u00eb ndezur politik. Tensionet e krijuara me Ram\u00ebn dhe si mendon ai se dilet nga kriza. Kreu i shtetit flet p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij dhe i p\u00ebrgjigjet pyetjes, n\u00ebse i trembet drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. Ilir Meta tregon po ashtu, n\u00ebse 30 vite angazhim n\u00ebpolitik\u00eb, jan\u00ebt\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u larguar apo jo. Presidenti deklaron se nuk ka qen\u00eb ai burimi i konfliktit me qeverin\u00eb, por p\u00ebrpjekja e Ram\u00ebsp\u00ebrt\u00eb uzurpuar \u00e7do pushtet dhe institucion.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Zoti President, po shkojm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb viti ku ju keni qen\u00eb padiskutim protagonist. Duke nisur nga kthimi i disa dekreteve, si ai p\u00ebr em\u00ebrimin e ministrave dhe te shpallja e nj\u00eb date tjet\u00ebr p\u00ebr zgjedhjet. E gjitha kjo ju ka mbajtur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb vazhdueshme me qeverin\u00eb. Ju i keni motivuar q\u00ebndrimet tuaja si t\u00eb bazuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, por nuk mund ta mohoni q\u00eb keni mbajtur po ashtu q\u00ebndrime t\u00eb forta me ngarkes\u00eb politike\u2026<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META<\/strong>: Sjelljet e mia kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb bazuara n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia kushtetuese si President i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7do akt\u00a0 dhe \u00e7do dekret ka qen\u00eb i mb\u00ebshtetur qart\u00ebsisht n\u00eb parimet kushtetuese dhe ligjore, argumentet kan\u00eb qen\u00eb shteruese, dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ligjet n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe interesin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb konfirmuar nga Presidenti i Republik\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe me k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00c7do ligj q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik, interesin komb\u00ebtar dhe Kushtetut\u00ebn, \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente.<\/p>\n<p>U mbetet qytetar\u00ebve t\u00eb shikojn\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb q\u00ebndrimet kushtetuese t\u00eb Presidentit n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit dhe interesit t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Sa mendoni se kan\u00eb ndikuar vendimet tuaja, q\u00ebndrimet q\u00eb keni mbajtur, aktet, n\u00eb shtensionimin e situat\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb evidente q\u00eb ju keni krijuar po ashtu nj\u00eb lloj tensioni n\u00eb p\u00ebrplasjet me qeverin\u00eb e shumic\u00ebn..<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:<\/strong>\u00a0T\u00eb gjitha mesazhet e Presidentit, q\u00eb nga dita e par\u00eb e b\u00ebrjes s\u00eb betimit me dor\u00eb mbi Kushtetut\u00eb, e deri m\u00eb tani, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb stabilitetit t\u00eb vendit, p\u00ebrmbushjes s\u00eb reformave ky\u00e7e, p\u00ebrparimit n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Europian, si edhe t\u00eb dekurajimit t\u00eb konflikteve artificiale dhe absurde mes pal\u00ebve, si nj\u00eb sport kolektiv politik i politik\u00ebs shqiptare ku askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet q\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha mesazhet e dh\u00ebna nga Presidenti dhe aktet e nd\u00ebrmarra prej Tij, kan\u00eb synuar stabilizimin e jet\u00ebs politike n\u00eb vend dhe p\u00ebrmbushjen e reformave p\u00ebr integrimin europian t\u00eb vendit, q\u00eb duhet t\u00eb ishin realizuar prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00ebse sipas jush ka patur tension n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien midis Presidentit dhe qeveris\u00eb apo shumic\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb ky tension asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka patur burimin te Presidenca, por n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e paepur t\u00eb kryeministrit p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb \u00e7do institucion demokratik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb detyra e Presidentit t\u00eb krijoj\u00eb tensione, as me qeverin\u00eb, as me opozit\u00ebn dhe as me nj\u00eb faktor tjet\u00ebr, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kryedetyra e Presidentit t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb me p\u00ebrpik\u00ebri betimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kushtetut\u00ebn dhe interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e Presidentit kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar cenimin e Kushtetut\u00ebs dhe interesave t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Presidenti gjithmon\u00eb ka ushtruar kompetencat e tij kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Si e parashikoni ju, cili \u00ebsht\u00eb vendimi q\u00eb do marr\u00eb mazhoranca n\u00eb fund t\u00eb hetimit parlamentar q\u00eb po b\u00ebn ndaj jush. A jeni i p\u00ebrgatitur p\u00ebr skenarin e shkarkimit nga detyra?<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:<\/strong>\u00a0Kam qen\u00eb dhe jam i qart\u00eb se do i p\u00ebrmbahem betimit tim kushtetues, do p\u00ebrmbush me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb e transparente detyr\u00ebn time, dhe do mbroj parimet kushtetuese dhe demokratike t\u00eb vendit deri m\u00eb 24 korrik 2022.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, loja q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb me simbolikat n\u00eb rrjetin social \u201cFacebook\u201d. Ju keni postuar shpesh gj\u00ebra q\u00eb duket se ju kan\u00eb shijuar. Kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy edhe publikime q\u00eb nuk i shkojn\u00eb shum\u00eb nj\u00eb shtetari. Si p\u00ebr shembull foto gjysm\u00eb i zhveshur nga plazhet me aktor\u00eb t\u00eb humorit, apo, peshkimi n\u00eb nj\u00eb orar zyrtar n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb premte, pra dit\u00eb pune..<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:<\/strong>\u00a0Asnj\u00ebher\u00eb mos prisni nga un\u00eb q\u00eb n\u00eb sezonin e plazhit t\u00eb sh\u00ebtis buz\u00eb detit me kostum e kollare, p\u00ebr t\u2019u dukur si shtetar.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb jam i thjesht\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sjelljen prej shtetari e tregoj p\u00ebrmes detyr\u00ebs q\u00eb kryej.<\/p>\n<p>K\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr mua q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohem me aktor\u00eb humori dhe artist\u00eb, gazetar\u00eb dhe sportist\u00eb, por dhe njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb kudo n\u00eb bregdet dhe sidomos n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kam qen\u00eb modest n\u00eb postimet e mia pasi po t\u00eb shikoni postimet e shum\u00eb figurave t\u00eb tjera dhe President\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, do ju binte t\u00eb fik\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0A keni ju k\u00ebshilltar\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb e kan\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn t\u2019iu kund\u00ebrshtojn\u00eb, t\u2019u thon\u00eb disa mendime disa t\u00eb v\u00ebrteta, si p\u00ebr shembull, q\u00eb nuk b\u00ebn shum\u00eb sens publikimi i k\u00ebtyre fotove, ose ajo kur mbani n\u00eb duar nj\u00eb mace..<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:\u00a0<\/strong>Kam k\u00ebshilltar\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb cil\u00ebve u marr mendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme n\u00eb raport me pun\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, por pa u lejuar t\u00eb m\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb raportet e mia me macen time t\u00eb dashur Sasha apo n\u00eb \u201cdashurin\u00eb\u201d time m\u00eb t\u00eb fundit Celtic FC.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Kur jeni larguar nga LSI, jeni shprehur se, i keni k\u00ebrkuar Luan Ram\u00ebs t\u2019ua ruaj\u00eb mir\u00eb teser\u00ebn e partis\u00eb. Kur mendoni se do ta rimerrni prap\u00eb?<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:<\/strong>\u00a0M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb nj\u00eb th\u00ebnie e Felipe Gonzales: \u201cE ardhmja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ishte\u201d.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Keni pasur shpesh k\u00ebto koh\u00eb edhe kritika p\u00ebr opozit\u00ebn. A kan\u00eb qen\u00eb ato gjenuine, apo p\u00ebr t\u00eb balancuar q\u00ebndrimet tuaja. Ku mendoni se ka gabuar opozita, cilat jan\u00eb v\u00ebrejtjet tuaja..<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:\u00a0<\/strong>Q\u00ebndrimet e mia kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb cilat krijuan k\u00ebt\u00eb situat\u00eb absurde dhe kriz\u00eb artificiale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim, opozita nuk duhet t\u00eb kishte ndjekur rrug\u00ebn e largimit dhe delegjitimimit t\u00eb institucioneve, por duhet t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar kapjen dhe uzurpimin e institucioneve.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb gjithnj\u00eb i qart\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb mos kishte qasjen e delegjitimimit dhe shumica at\u00eb t\u00eb uzurpimit, qasje q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb takimi, por t\u00eb gjenin rrug\u00ebn e dialogut politik n\u00eb interes t\u00eb integrimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Rezoluta e Bundestagut \u00ebsht\u00eb pika e referimit p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb vend dhe integrimin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb platforma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr daljen e vendit nga kriza dhe arritjen e reformave p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb vendit n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Pse ka fituar terren teza se ju nuk jeni t\u00eb interesuar p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re, dhe se mund t\u00eb jeni subjekt i saj, nj\u00eb ide q\u00eb e artikulon shpesh edhe nga mazhoranca.<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META<\/strong>:\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tezat m\u00eb bajate e sponsorizuar majm\u00ebrisht nga ata q\u00eb duan q\u00ebllimisht d\u00ebshtimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe kapjen e t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb se pa p\u00ebrpjekjet e mia, Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi e 21-22 korrikut 2016, q\u00eb u miratua me 140 vota, nuk do ishte arrir\u00eb, por do t\u00eb kishte lindur e d\u00ebshtuar dhe Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb kishte marr\u00eb as rekomandimin pozitiv p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2016, p\u00ebr shkak t\u00eb konsensusit t\u00eb ndryshimeve kushtetuese.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kujt i ka interesuar asgj\u00ebsimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Frika u p\u00ebrket frikacak\u00ebve. Kjo nuk ka lidhje me Presidentin, pasi t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se ai nuk i p\u00ebrket k\u00ebsaj kategorie.<\/p>\n<p><strong>MAPO<\/strong>:\u00a0Ju jeni n\u00eb politik\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb viteve \u201890. Po b\u00ebhen tashm\u00eb 3 dekada. Dhe i keni pasur t\u00eb gjith\u00eb postet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore. E megjithat\u00eb nga energjia q\u00eb shfaqni, dhe aktiviteti i p\u00ebrditsh\u00ebm, ju krijoni iden\u00eb se nuk jeni aspak drejt mbylljes s\u00eb karrier\u00ebs, p\u00ebrkundrazi. Kur mendoni se \u00ebsht\u00eb mjaft p\u00ebr nj\u00eb politikan?<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI META:<\/strong>\u00a0Mjaft p\u00ebr nj\u00eb politikan \u00ebsht\u00eb kur ai ka frik\u00eb dhe tmerr nga vota e lir\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb tij. \/ Intervistoi Blerina Gjoka, gazeta Mapo\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn Mapo, Presidenti Ilir Meta u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve q\u00eb lidhen me betej\u00ebn e tij gati 1-vje\u00e7are me qeverin\u00eb, q\u00eb prej mosdekretimit t\u00eb ministrave, e deri te shtyrja e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve apo p\u00ebrplasjet e vazhdueshme e gati t\u00eb p\u00ebrditshme gjat\u00eb nj\u00eb sezoni mjaft t\u00eb ndezur politik. Tensionet e krijuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99906,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112062","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112062","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112062"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112062\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}