{"id":112081,"date":"2019-11-02T14:16:45","date_gmt":"2019-11-02T13:16:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112081"},"modified":"2019-11-02T14:16:45","modified_gmt":"2019-11-02T13:16:45","slug":"mediu-komitet-kombetar-integrimi-qeveri-tranzitore-kufizim-mandati-kryeministrit-president-nga-populli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mediu-komitet-kombetar-integrimi-qeveri-tranzitore-kufizim-mandati-kryeministrit-president-nga-populli\/","title":{"rendered":"Mediu: Komitet Komb\u00ebtar Integrimi, qeveri tranzitore, kufizim mandati Kryeministrit, president nga populli"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Republikane, Fatmir Mediu, ka mbajtur fjal\u00ebn e tij sot\u00a0n\u00eb\u00a0Asamblen\u00eb\u00a0e k\u00ebsaj partie, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksoi se &#8220;e\u00a0djathta shqiptare si e djatht\u00eb komb\u00ebtare, duhet t\u00eb rikthej\u00eb orientimin dhe besimin europian n\u00eb vend&#8221;. Ndaj, Mediu\u00a0dha propozimet e PR-s\u00eb se si duhet vepruar.\u00a0Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kreu republikan sugjeroi\u00a0\u00a0&#8220;kufizimin e\u00a0mandatit t\u00eb Kryeministrit dhe deputet\u00ebve;\u00a0zgjedhjen\u00a0e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs drejp\u00ebrdrejt\u00eb nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike, zgjerimin e\u00a0kompetencave t\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e Siguris\u00eb dhe Drejt\u00ebsis\u00eb. &#8221;<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE E FATMIR MEDIUT<\/strong><\/p>\n<div class=\"in-artile-read-more\">18 Tetori do t\u00eb mbetet nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb dramatike t\u00eb historis\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vendimi i K\u00ebshillit Europian p\u00ebr mos hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refuzim si m\u00eb par\u00eb, por nj\u00eb vendim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb ardhmen Europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr faktorin shqiptar n\u00eb rajon dhe interesin ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/div>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_10b0847c4b\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=369&amp;campaignid=48&amp;zoneid=232&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F291390%2Fmediu-komitet-kombetar-integrimi-qeveri-tranzitore-kufizim-mandati-kryeministrit-president-nga-populli%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=10b0847c4b\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>Tashm\u00eb ky vendim ka shqet\u00ebsuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Europ\u00ebs dhe partnerin ton\u00eb strategjik SHBA. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri qeveria, politika dhe media po e trajtojn\u00eb si nj\u00eb vendim t\u00eb radh\u00ebs, po heshtet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale:<\/p>\n<p>Pse u mor ky vendim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb??<\/p>\n<p>S\u00eb pari:\u00a0P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb, krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb bazohet n\u00eb Kushtetut\u00eb, ligj dhe respektim t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe biznesit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: Asnj\u00ebher\u00eb qeveria nuk u angazhua seriozisht n\u00eb reformat Europiane, p\u00ebrkundrazi, qeveria i trajtoi ato p\u00ebr interesa demagogjike politike, duke prishur konsensusin e domosdosh\u00ebm politik dhe duke p\u00ebrjashtuar nga ky pro\u00e7es njer\u00ebzit me p\u00ebrvoj\u00eb dhe profesionist\u00eb, n\u00eb nivel administrativ, politik dhe diplomatik.<\/p>\n<p>S\u00eb treti: Gjendja e r\u00ebnd\u00eb ekonomike, pasiguria, krimi dhe korrupsioni, stimuluan emigrim masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve, pjes\u00ebs m\u00eb aktive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, profesionist\u00ebve, intelektual\u00ebve dhe t\u00eb rinjve, duke l\u00ebn\u00eb mbrapa nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mplakur dhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda politike, ekonomike dhe sociale.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti:\u00a0Krimi i organizuar shqiptar, sidomos ai i trafikut t\u00eb drog\u00ebs i lidhur me Amerik\u00ebn Latine, u kthye n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr Britanin\u00eb, Gjermanin\u00eb, Holand\u00ebn, Spanj\u00ebn, Italin\u00eb dhe Belgjik\u00ebn, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze diskutimi n\u00eb qeverit\u00eb dhe parlamentet e k\u00ebtyre vendeve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto arsye dhe t\u00eb tjera, b\u00ebn\u00eb q\u00eb Gjermania, mb\u00ebshtet\u00ebsja e v\u00ebrtet\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es, t\u00eb vendoste hapjen e negociatave me 9 kushte, nd\u00ebrsa Holanda dhe Danimarka t\u00eb ishin kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Vendimi i Presidentit Makron e b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb dramatike gjendjen, sepse duket qart\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e zgjerimit t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, roli i BE n\u00eb Ballkan ka r\u00ebn\u00eb, ndikimi i Europ\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr autoritarizmit, oligarkis\u00eb, sistemeve jo demokratike, do jet\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndikimi i BE si faktori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeopolitik n\u00eb Ballkan,\u00a0do jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt, duke i dh\u00ebn\u00eb terren influenc\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb, Kin\u00ebs dhe regjimeve religjoze.<\/p>\n<p>Iniciativa rajonale t\u00eb pastudiuara, t\u00eb cilat mund t\u00eb krijojn\u00eb pasoja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Europiane, Kosov\u00ebn dhe rajonin.<\/p>\n<p>Presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 menj\u00ebher\u00eb reagoi\u00a0ndaj vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Europian, duke deklaruar se fjal\u00ebt e BE ishin t\u00eb pakuptimta, meq\u00ebn\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Reagimi i Vu\u00e7i\u00e7 mbas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Europian, tregon qart\u00ebsisht orientimin e tij kund\u00ebr Kosov\u00ebs, vazhdimin e ides\u00eb s\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijeve, dhe kjo situat\u00eb b\u00ebhet m\u00eb problematike mbas vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rus Medvedev n\u00eb Serbi, dhe propozimit t\u00eb fundit Rus p\u00ebr Unionin Ballkaniko-Aziatik.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ne sillemi si njer\u00ebz t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm dhe p\u00ebr interesa individuale me vendin dhe kombin ton\u00eb, kjo nuk ndodh me Serbin\u00eb, dhe aq m\u00eb pak me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb do ket\u00eb pasoja n\u00eb dialogun Serbi-Kosov\u00eb, t\u00eb ardhmen e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Bosnje Herzegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb e\u00a0leht\u00eb t\u00eb qahemi p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Franc\u00ebn, t\u00eb shkojm\u00eb deri n\u00eb absurditet t\u00eb sulmeve karshi tyre.\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se infantile, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb kuptojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona dhe t\u00eb mos fshihemi si struci. Grupe anti-Europiane po shfaqen hapur n\u00eb Shqip\u00ebri, qorrollisje p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me preferenc\u00eb fetare, aziatike e p\u00ebrqasje e afrim me regjime autoritariste, jan\u00eb shfaqur hapur apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kamufluar.<\/p>\n<p>E djathta shqiptare si e djatht\u00eb komb\u00ebtare, duhet t\u00eb rikthej\u00eb orientimin dhe besimin Europian n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, konsensusi real politik dhe shoq\u00ebror p\u00ebr reforma dhe shtet ligjor, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb integrimit, \u00ebsht\u00eb elementi i par\u00eb i suksesit, prandaj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Republikane propozoj:<\/p>\n<p>1-\u00a0Nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Komiteti Komb\u00ebtar\u00a0p\u00ebr integrimin Europian. Ky komitet t\u00eb bashk\u00ebkryesohet nga dy ish Ministra t\u00eb Jasht\u00ebm, konkretisht z.Besnik Mustafaj dhe Zonja Arta Dade. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij t\u00eb jen\u00eb ish kryeministra, ish ministra t\u00eb Jasht\u00ebm dhe t\u00eb Integrimit, ish kryetar\u00ebt e Komisioneve t\u00eb Integrimit Europian t\u00eb Parlamentit.<\/p>\n<p>2-\u00a0Mandatimi me ligj i k\u00ebtij Komiteti,\u00a0p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e \u00e7do institucioni, q\u00eb rrjedhin nga detyrimet Europiane dhe n\u00eb ve\u00e7anti, zbatimin e 9 kushteve t\u00eb vendosur nga Bundenstagu Gjerman, me nj\u00eb plan konkret veprimi.<\/p>\n<p>3-\u00a0P\u00ebrfundimi me konsensus sa m\u00eb par\u00eb i Reform\u00ebs Zgjedhore,\u00a0duke draftuar Kodin n\u00eb bashk\u00ebpunim pozit\u00eb-opozit\u00eb, dhe me mb\u00ebshtetje t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb provuar se miratimi me konsensus i Reform\u00ebs Zgjedhore, ka rezultuar me votime m\u00eb t\u00eb mira, t\u00eb pakontestuara.<\/p>\n<p>4-\u00a0Marr\u00ebveshje p\u00ebr ndryshim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe vendosje t\u00eb nj\u00eb dispozite tranzitore deri n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie tranzitore 100 dit\u00eb\u00a0para zgjedhjeve, sipas modelit Maqedonas, jo si nd\u00ebshkim politik, por si nj\u00eb marr\u00ebveshje positive, p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, dhe p\u00ebr t\u00eb kthyer qytetar\u00ebt n\u00eb kutit\u00eb e votimit, p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb lir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>5- Nd\u00ebrtimin e nj\u00eb grupi pune me ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kthyer vendin n\u00eb binar\u00ebt kushtetues, t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, bazuar n\u00eb parimin Check and Balance t\u00eb nj\u00eb Republike Parlamentare.<\/p>\n<p><strong>Mendojm\u00eb se duhet t\u00eb konsiderohen:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kufizimi i mandatit t\u00eb Kryeministrit dhe deputet\u00ebve.\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs drejp\u00ebrdrejt\u00eb nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave t\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e Siguris\u00eb dhe Drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhom\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve. Senati t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb detyrave dhe kompetencave t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb kompetencave t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t`i kalojn\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>6-\u00a0Rishikimi i Reform\u00ebs Administrative, p\u00ebr t`a \u00e7uar pushtetin lokal af\u00ebr dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve dhe jo vet\u00ebm n\u00eb qendrat e m\u00ebdha urbane, me q\u00ebllim kontrollin politik t\u00eb territorit.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shohim p\u00ebrb\u00ebrjen e k\u00ebshillave bashkiak\u00eb, mbi 95% e tyre jan\u00eb nga qendrat urbane, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsur pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb stabilitetit politik, i cili \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb kontroll politik ekonomik e shoq\u00ebror nga grupe korruptivee kriminale, kemi shkat\u00ebrruar n\u00eb themel demokracin\u00eb, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, t\u00eb ardhmen ton\u00eb Europiane, kemi vendosur Partit\u00eb mbi shtetin, parlamentin, mbi ligjin dhe Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>NE jemi republik\u00eb parlamentare\u00a0dhe \u00e7do gj\u00eb fillon nga qytetar\u00ebt, p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre, me qytetar\u00ebt p\u00ebr qeverisjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, Reforma Zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demosdoshm\u00ebri dhe p\u00ebrpar\u00ebsi, sidomos p\u00ebr opozit\u00ebn, q\u00eb lufton p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kthimi i Parlamentit n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qytetareve dhe jo kryetar\u00ebve t\u00eb partive, dhe garantimi i zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb kthimin e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00cbSHTJE PRIORITARE T\u00cb REFORM\u00cbS ZGJEDHORE:<\/strong><\/p>\n<p>Rekomandimet prioritare t\u00eb Raporteve t\u00eb OSBE-ODIHR, q\u00eb mbulojne \u00e7\u00ebshtje themelore p\u00ebr standartet e zgjedhjeve:<\/p>\n<p>Shitblerja e vot\u00ebs;<br \/>\nMosnd\u00ebshkimi i krimeve zgjedhore;<\/p>\n<p>Presioni mbi zgjedh\u00ebsit;<br \/>\nPresioni mbi administrat\u00ebn;<br \/>\nAbuzimi me burimet shtet\u00ebrore;<br \/>\nLiria e vot\u00ebs;<br \/>\nSekreti i vot\u00ebs;<\/p>\n<p>\u2013 Por a jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto? Absolutisht jo. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda zgjedhore si:<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje (dal\u00eb jo vet\u00ebm nga p\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb t\u00eb publikuara n\u00eb BILD p\u00ebr zgjedhjet e 2017, por konstatuar si fenomen edhe nga Opinioni i Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr iniciativ\u00ebn mbi nevoj\u00ebn e vettingut n\u00eb politik\u00eb).<\/p>\n<p>Sjellja politike e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb zgjedhje (dal\u00eb edhe nga p\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb t\u00eb publikuara nga BILD, ku drejtuesit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit vepronin si struktura elektorale t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet).<\/p>\n<p>Ngadal\u00ebsimi i veprimit t\u00eb Dekriminalizimit\u200e.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsia e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Mosekzistenca e gjykatave me rol n\u00eb zgjedhje \u200e(Gjykata<\/p>\n<p>Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor).<\/p>\n<p>Listat e zgjedh\u00ebsve si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb zbatimit t\u00eb sistemit t\u00eb adresave\u200e dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb sistemit t\u00eb gjendjes civile.<\/p>\n<p>Rinovimi i kartave t\u00eb identitetit.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, Reforma Zgjedhore duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim kushtetues, garantimi i zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, si baza e shoq\u00ebris\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Paralament kushtetues\u00a0si p\u00ebrfaq\u00ebsues i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo i devijimit n\u00eb interesa partiake.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Republikane, prej koh\u00ebsh kam k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkoj edhe sot, q\u00eb opozita t\u00eb gjykoj\u00eb dhe t\u00eb bashkohet n\u00eb iden\u00eb e sitemit zgjedhor: Propocional Komb\u00ebtar me lista t\u00eb hapura (votim preferencial).<\/p>\n<p>?N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtij propozimi, q\u00ebndron Sistemi Propocional Komb\u00ebtar me lista t\u00eb hapura, sipas s\u00eb cil\u00ebs votuesi p\u00ebrzgjedh partin\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron dhe brenda k\u00ebsaj partie 10% t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb list\u00ebs s\u00eb asaj partie. N\u00eb fund deputet\u00eb p\u00ebrzgjidhen ata kandidat\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota n\u00eb rang komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po ashtu mbetjet e votave i shkojn\u00eb list\u00ebs s\u00eb partis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, votat t\u00eb cilat nuk plot\u00ebsojn\u00eb numrin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr deputet, i shkojn\u00eb Partis\u00eb me presjen m\u00eb t\u00eb madhe dhjetore.<\/p>\n<p>Ky sistem:<\/p>\n<p>Do i jepte t\u00eb drejt\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zgjedhin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb Parlament me deputetin e tyre<br \/>\nDo minimizonte konfliktin politik<br \/>\nDo t\u00eb rris\u00eb kualitetin intelektual dhe politik t\u00eb Parlamentit<br \/>\nDo t\u00eb stimulonte karrier\u00ebn politike, bazuar mbi aft\u00ebsin\u00eb dhe integritetin politik t\u00eb deput\u00ebve<br \/>\nDo krijonte hapsira p\u00ebr konkurim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb rinj, pa kaluar n\u00eb dyert dhe pazarin partiak<br \/>\nDo krijonte debat politik n\u00eb gjith\u00eb territorin, jo thjesht t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb Partive, por gjith\u00eb trup\u00ebs elektorale:<br \/>\nDo t\u00eb ndikonte n\u00eb pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb votime<br \/>\nDo t\u00eb forconte Parlamentin dhe Republik\u00ebn Parlamentare, duke mos lejuar q\u00eb Parlamenti t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtojc\u00eb e pavler\u00eb e qeveris\u00eb, apo nj\u00eb teat\u00ebr qesharak, ku n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben interesat e vendit.<br \/>\nDo shmangte influenc\u00ebn e krimit dhe parave t\u00eb krimit, si dhe dominimin klanor.<\/p>\n<p>K\u00ebto propozime ne i kemi parashtruar me shkrim p\u00ebrball\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Po me shkrim kemi paraqitur nj\u00eb platform p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e opozit\u00ebs, e cila duhet t\u00eb ket\u00eb si platform\u00eb t\u00eb vet\u00ebn afatshkurt\u00ebr 9 kushtet e Bundenstagut Gjerman, ato reflektojn\u00eb jo vet\u00ebm shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs, por t\u00eb shqiptar\u00ebve, partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe zgjidhja e drejt\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb drejt ndryshimit dhe qasjes aktive me Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo platform\u00eb e pranuar nga opozita dhe q\u00eb duhet t\u00eb implementohet, synon:<\/p>\n<p>1. Institucionalizimi i vendimarrjes s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb koalicionit opozitar, drejtuar nga kryetari i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>? \u00a0Takim minimumi 1 her\u00eb n\u00eb 2 jav\u00eb i kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>? \u00a0Takimet t\u00eb jen\u00eb tematike dhe me subjekt t\u00eb caktuar\u00a0\u00e7\u00ebshtjesh dhe t\u00eb shoq\u00ebruara me vendimarrje t\u00eb shkruar, si\u00a0 dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do e ndjekin p\u00ebr zbatim.<\/p>\n<p>? \u00a0Mbledhja \u00ebsht\u00eb e detyrueshme t\u00eb mblidhet me k\u00ebrkes\u00ebn\u00a0e \u00e7donj\u00ebrit nga kryetar\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Tryeza ekzekutive n\u00eb nivel Sekretari t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ose n\/kryetar\u00ebsh, drejtuar nga PD.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mblidhet 1 her\u00eb n\u00eb jave, dhe \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsues ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb takim me detyrimin p\u00ebr t\u00eb prezantuar me shkrim propozimin apo q\u00ebndrimin tek p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>? P\u00ebrgatisin axhend\u00ebn e veprimit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>? M\u00ebnyra e organizimit t\u00eb takimeve, fol\u00ebsit, kur dhe ku do t\u00eb zhvillohen aktivitetet, mitingjet, takimet n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Takimet me grupet e interesit.<\/p>\n<p>? P\u00ebrcaktimi dhe organizimi i grupeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr platform\u00ebn dhe reformat q\u00eb kalon vendi, me interes komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>? Reforma Zgjedhore dhe Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>? Q\u00ebndrim i unifikuar i opozit\u00ebs, p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore dhe Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>? Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb dialogu q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjashtonte mund\u00ebsin\u00eb e veprimit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Parlament, me faktor\u00eb politik jo real\u00eb parlamentar\u00eb.<\/p>\n<p>? N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, t\u00eb gjitha partit\u00eb e koalicionit, t\u00eb paraqesin opsionet p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, deri n\u00eb p\u00ebrcaktimin e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Propozimet t\u00eb paraqiten me shkrim brenda 10 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>? Reforma Administrative<\/p>\n<p>? Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve n\u00eb nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet sinergji n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>Grupi i pun\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare:<\/p>\n<p>? P\u00ebrgatitja e takimeve me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb, Bruksel, Vjen\u00eb, Berlin, DC, Lond\u00ebr etj., t\u00eb zhvillohen si opozit\u00eb. Kjo form\u00eb duhet t`i imponohet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>? P\u00ebrgatitja e nj\u00eb materiali ku t\u00eb p\u00ebrfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan p\u00ebr krimin dhe trafiqet, raporte t\u00eb tjera, si dhe q\u00ebndrime t\u00eb mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Bild VOA etj, shoq\u00ebruar me non-paper nga ana jon\u00eb, ku sugjerohen zgjidhje dhe q\u00ebndrime t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>? Fakte se si Rama ka shkat\u00ebrruar pro\u00e7esin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE, shkat\u00ebrrimin e sistemit kushtetues, zgjedhjet e lira, si dhe rrezikun e d\u00ebshtimit t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb OSBE.<\/p>\n<p>? Dialogu pozit\u00eb-opozit\u00eb me prezenc\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme, si rruga p\u00ebr daljen nga kriza, sipas kushteve Gjermane.<\/p>\n<p>? Negocimi me trupin diplomatik n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr zgjidhjet q\u00eb ofrojm\u00eb, duke parashtruar me shkrim q\u00ebndrimet tona, p\u00ebr t\u00eb evituar keqinterpretimet.<\/p>\n<p>? Identifikimi i t\u00eb gjitha marr\u00ebdh\u00ebnieve politike dhe personale nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrcaktimi i koordinator\u00ebve n\u00eb \u00e7do shtet.<\/p>\n<p>? P\u00ebrcaktimi i deputet\u00ebve mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb EPP, ACRE apo IS, si dhe n\u00eb parlamentet shtet\u00ebrore. P\u00ebrgatitja e deklaratave p\u00ebr mb\u00ebshtetje politike prej tyre, p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>? Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialist\u00ebt n\u00eb PE, si opozit\u00eb. Q\u00ebndrime deklarative t\u00eb EPP dhe ACRE, p\u00ebr nevoj\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme.<\/p>\n<p>? Takime t\u00eb k\u00ebrkuara nga Ne, me deputet\u00eb EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik.<\/p>\n<p>? Takim me Drejtorin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OSBE.<\/p>\n<p>? P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb organizuar seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.<\/p>\n<p>? Q\u00ebndrim i qart\u00eb p\u00ebr influencat Ruse dhe Kineze n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe pozicionin ton\u00eb si vend an\u00ebtar i NATOs.<\/p>\n<p>Grupi i Rinis\u00eb:<\/p>\n<p>? Forumet e Rinis\u00eb, t\u00eb institucionalizojn\u00eb koalicionin e tyre dhe, t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitete t\u00eb pavarura nga partit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, por si koalicion rinor.<\/p>\n<p>? Aktivitete kreative, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shembulli i turningpointusa.<\/p>\n<p>? Aktivitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare me t\u00eb rinj nga PPE, ACRE etj., n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>? Krijimi i nj\u00eb database dhe net\u00ebork me student\u00eb q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t`i b\u00ebr\u00eb aktiv\u00eb, p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vend, dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb platforme, forumi diskutimi, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb(Andi Mustafaj etj.).<\/p>\n<p>Media:<\/p>\n<p>Angazhimi i nj\u00eb grupi mediatik me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha partit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsave t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Koordinimi i q\u00ebndrimeve mediatike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale p\u00ebr opozit\u00ebn, me nj\u00eb mesazh politik dhe elektoral, t\u00eb miratuar nga kryetar\u00ebt.<\/p>\n<p>6. Krijimi i Senatit t\u00eb Opozit\u00ebs: Fytyra e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Shtet dhe jo pushtet;<\/p>\n<p>Qeveria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i vetmi q\u00ebllim i opozit\u00ebs. Ajo duhet t`i ofroj\u00eb shqiptar\u00ebve shtetin e tyre, prandaj duhet kap\u00ebrcyer percepsioni se qeveria e nes\u00ebrme \u00ebsht\u00eb ajo e drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia politike e ndjekur nga Berisha n\u00eb vitet 2000-2005 n\u00eb opozit\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori suksesi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e koalicionit, marr\u00ebdh\u00ebnieve me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, bashkimin e t\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe finalizimi me KOP, duke ofruar n\u00eb gar\u00ebn elektorale, politikb\u00ebrje dhe qeveri, figura t\u00eb reja.<\/p>\n<p>? Figura politike dhe qeveris\u00ebse t\u00eb opozit\u00ebs, si dhe figura inteletuale t\u00eb artit, mjek\u00ebsis\u00eb, Universiteteve, kultur\u00ebs, me figuara t\u00eb shquara, q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>? Ofrimi i Intektual\u00ebve me em\u00ebr, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebqeverisjes.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i ish deputet\u00ebve, Ish ministrave, n\u00eb t\u00eb gjitha legjislaturat dhe kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>? Grup q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb gjith\u00eb praktikat ligjore, q\u00eb dalin nga grupet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>? Analizojn\u00eb pun\u00ebn e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>? Organizojn\u00eb dhe drejtojn\u00eb takimet, town-hall, n\u00ebp\u00ebr rrethe, si dhe n\u00eb TV lokale.<\/p>\n<p>? Bashk\u00ebpunojn\u00eb me strukturat, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar trup\u00ebn konkuruese, p\u00ebr pushtetin lokal dhe q\u00ebndror.<\/p>\n<p>Si konkluzion,<\/p>\n<p>Mendoj se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar mb\u00ebshtetjen nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb inicimi nga Ne, i dialogut opozit\u00eb \u2013 pozit\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkesat tona n\u00eb kushtet q\u00eb vendos Gjermania p\u00ebr hapjen e negociatave.<\/p>\n<p>Diskutimi me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, jo vet\u00ebm i problemeve, por duke ofruar zgjidhje q\u00eb tejkalojn\u00eb interesin ton\u00eb imediat politik, dhe duke vendosur n\u00eb fokus integrimin Europian dhe sistemin demokratik, duke treguar q\u00eb jemi partner\u00eb real.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb pak se Maqedonasit, prandaj zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme sa m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb rruga e kap\u00ebrcimit t\u00eb kriz\u00ebs\u00a0 s\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Republikane, Fatmir Mediu, ka mbajtur fjal\u00ebn e tij sot\u00a0n\u00eb\u00a0Asamblen\u00eb\u00a0e k\u00ebsaj partie, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksoi se &#8220;e\u00a0djathta shqiptare si e djatht\u00eb komb\u00ebtare, duhet t\u00eb rikthej\u00eb orientimin dhe besimin europian n\u00eb vend&#8221;. Ndaj, Mediu\u00a0dha propozimet e PR-s\u00eb se si duhet vepruar.\u00a0Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kreu republikan sugjeroi\u00a0\u00a0&#8220;kufizimin e\u00a0mandatit t\u00eb Kryeministrit dhe deputet\u00ebve;\u00a0zgjedhjen\u00a0e Presidentit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":89932,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112081","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112081","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112081"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112081\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}