{"id":112383,"date":"2019-11-05T18:40:56","date_gmt":"2019-11-05T17:40:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112383"},"modified":"2019-11-05T15:47:36","modified_gmt":"2019-11-05T14:47:36","slug":"perplasjet-lvv-ldk-shperfaqin-vullnetin-dhe-drojen-per-bashkeqeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/perplasjet-lvv-ldk-shperfaqin-vullnetin-dhe-drojen-per-bashkeqeverisje\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasjet LVV-LDK shp\u00ebrfaqin vullnetin dhe droj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet p\u00ebrmes deklaratave, kryesisht p\u00ebrmes rrjeteve sociale, t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, shp\u00ebrfaqin vullnetin, por edhe droj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy partive p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb vendit, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebto parti, t\u00eb cilat, n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit kan\u00eb marr\u00eb shumic\u00ebn e votave t\u00eb qytetar\u00ebve \u2013L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e para dhe pas saj Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs \u2013ndon\u00ebse thon\u00eb s\u00eb jan\u00eb duke punuar p\u00ebr p\u00ebrafrimin e q\u00ebndrimeve mbi parimet e qeverisjes s\u00eb ardhshme, zyrtar\u00ebt e k\u00ebtyre partive n\u00eb disa raste kan\u00eb shk\u00ebmbyer polemika.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb rrjetin social Facebook, ka th\u00ebn\u00eb se \u201casnj\u00eb parti s\u2019mund ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e vetme\u201d dhe se \u201cajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb se emri i kryeministrit kalon n\u00ebp\u00ebr zyre t\u00eb LDK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebsaj deklarate, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ka reaguar, po ashtu, p\u00ebrmes rrjetit social Facebook, Albulena Haxhiu, n\u00ebnkryetare e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cemri i kryeministrit \u00ebsht\u00eb vendosur m\u00eb 6 tetor\u201d, duke aluduar n\u00eb liderin e partis\u00eb s\u00eb saj, Albin Kurtin.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, Artan Muhaxhiri, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, q\u00eb polemika t\u00eb ngjashme nd\u00ebrmjet eksponent\u00ebt e t\u00eb dy partit\u00eb jan\u00eb par\u00eb edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Por, sipas tij, pesha politike, e cila ka r\u00ebn\u00eb mbi k\u00ebto dy parti p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb qeveri, duket se nuk \u00ebsht\u00eb duke u kuptuar mir\u00eb nga eksponent\u00eb t\u00eb caktuar nga t\u00eb dy partit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend se ta orientojn\u00eb energjin\u00eb e tyre bashk\u00ebpunuese drejt gjetjes s\u00eb zgjidhjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i dallojn\u00eb, ata jan\u00eb duke humbur koh\u00eb dhe jan\u00eb duke e cenuar k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb mir\u00eb, e cila u krijua pas 6 tetorit, me deklarata krejt\u00ebsisht t\u00eb kota dhe t\u00eb cilat vet\u00ebm sa e d\u00ebmtojn\u00eb procesin e bashk\u00ebpunimit. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, domosdo duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb se\u00a0duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromise\u00a0t\u00eb konsiderueshme n\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb qeverisin bashk\u00eb\u201d, tha Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi tjet\u00ebr i zhvillimeve politike, Armend Muja, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, shpreh mendimin se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs kan\u00eb fituar votat me premtimin se do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Por, si\u00e7 thot\u00eb ai, karshi forcimit t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, ekzistojn\u00eb disa pengesa.<\/p>\n<p>Sipas tij, te LDK-ja ekziston droja se ajo mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me influenc\u00eb t\u00eb zbehur n\u00eb nj\u00eb koalicion me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, droja se n\u00eb qeverisjen e p\u00ebrbashk\u00ebt me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje do t\u00eb humbin disa krah\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, si dhe droja se n\u00eb qeverisjen e p\u00ebrbashk\u00ebt me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, kjo e fundit mund t\u00eb monopolizoj\u00eb pushtetin. Gjithashtu, sipas tij, problem shtes\u00eb nd\u00ebrmjet dy partive do t\u00eb jet\u00eb edhe ndarja e posteve. Megjithat\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Muja, problemi kryesor nd\u00ebrmjet dy partive, do t\u00eb jet\u00eb posti i presidentit t\u00eb vendit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual, Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cLDK-ja insiston q\u00eb t\u00eb ket\u00eb tash nj\u00eb sqarim se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb me presidentin, kurse nga Vet\u00ebvendosje kemi par\u00eb deklarata q\u00eb thon\u00eb se diskutimet p\u00ebr presidentin duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb prill t\u00eb vitit 2021, at\u00ebher\u00eb kur edhe i del mandati presidentit Tha\u00e7i dhe q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e hapur mund\u00ebsia edhe p\u00ebr kandidat\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile. Un\u00eb mendoj q\u00eb t\u00eb gjitha diskutimet q\u00eb kan\u00eb shkuar deri m\u00eb tash, kan\u00eb shkuar sipas qasjes \u2018ejani t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb pajtohemi\u2019 dhe un\u00eb besoj q\u00eb ato kan\u00eb shkuar mir\u00eb. Mir\u00ebpo, gj\u00ebrat e nd\u00ebrlikuara i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr fund dhe un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb dy jav\u00ebt n\u00eb vazhdim, do t\u00eb ket\u00eb diskutime goxha t\u00eb v\u00ebshtira nd\u00ebrmjet dy partive\u201d, theksoi Muja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb dy njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mospajtime t\u00eb thella dhe p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb formojn\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Muhaxhiri thot\u00eb se t\u00eb dy partit\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u2019i shmangen presionit t\u00eb votuesve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb formuar s\u00eb bashku qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, k\u00ebtyre dy partive u \u00ebsht\u00eb imponuar krijimi i qeveris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta mish\u00ebrojn\u00eb ndryshimin konceptor, i cili ndodhi m\u00eb 6 tetor. N\u00eb fakt, gjithmon\u00eb ekziston mund\u00ebsia e moskrijimit t\u00eb qeveris\u00eb, por un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb momentin aktual, kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb, sepse do t\u00eb ishte vrastare n\u00eb aspektin politik, qoft\u00eb p\u00ebr Vet\u00ebvendosjen, qoft\u00eb p\u00ebr LDK-n\u00eb\u201d, u shpreh Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Muja vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb me p\u00ebrfitim p\u00ebr t\u00eb dy partit\u00eb q\u00eb t\u00eb formojn\u00eb koalicionin qeveris\u00eb dhe po ashtu, mandatin e kan\u00eb fituar duke premtuar se do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, sipas tij, n\u00eb Kosov\u00eb, tashm\u00eb ka ndryshuar fryma politike dhe ajo e k\u00ebrkon nj\u00eb koalicion t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha rrethanat, p\u00ebrfshir\u00eb edhe faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, do t\u00eb kusht\u00ebzohen q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e formimit t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb re nd\u00ebrmjet Vet\u00ebvendosjes dhe LDK-s\u00eb, e sidomos kur kihet parasysh q\u00eb po vjen janari dhe k\u00ebrkohet miratimi i Ligjit t\u00eb buxhetit. Pastaj, pritet edhe fillimi i dialogut me Serbin\u00eb, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mendoj q\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb koalicioni nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy partive. Por, megjithat\u00eb, nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto dy parti do t\u00eb ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ndarjen e posteve dhe do t\u00eb lypset nd\u00ebrhyrja e pal\u00ebve t\u00eb treta ose nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nj\u00eb marr\u00ebveshje\u201d, theksoi Muja.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, grupet punuese t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb pest\u00eb p\u00ebr t\u00eb harmonizuar q\u00ebndrimet mbi parimet e qeverisjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen. Zyrtar\u00ebt e k\u00ebtyre partive, kan\u00eb theksuar se polemikat nd\u00ebrmjet oponent\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy partive, nuk kan\u00eb ndikuar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre grupeve. Gjithashtu, ata kan\u00eb paralajm\u00ebruar se brenda dhjet\u00eb dit\u00ebsh do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb negociatat p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet p\u00ebrmes deklaratave, kryesisht p\u00ebrmes rrjeteve sociale, t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, shp\u00ebrfaqin vullnetin, por edhe droj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy partive p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb vendit, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike. T\u00eb dy k\u00ebto parti, t\u00eb cilat, n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":112384,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112383","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112383\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}