{"id":112493,"date":"2019-11-06T13:06:43","date_gmt":"2019-11-06T12:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112493"},"modified":"2019-11-06T13:06:43","modified_gmt":"2019-11-06T12:06:43","slug":"paanshmeri-dhe-larg-ndikimeve-politike-ekspertet-japin-propozimet-per-administrimin-zgjedhor-kqz-te-kete-pergjegjesi-te-ndara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/paanshmeri-dhe-larg-ndikimeve-politike-ekspertet-japin-propozimet-per-administrimin-zgjedhor-kqz-te-kete-pergjegjesi-te-ndara\/","title":{"rendered":"\u201cPaanshm\u00ebri dhe larg ndikimeve politike\u201d ekspertet japin propozimet p\u00ebr administrimin zgjedhor: KQZ t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ndara"},"content":{"rendered":"<p>Rekomandimet e OSBE\/ODIHR dhe administrimi i procesit zgjedhor n\u00eb vend pritet t\u00eb jen\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb do disktohen nga ekspert\u00ebt e fush\u00ebs nes\u00ebr paradite.\u00a0 Ekspert\u00ebt kan\u00eb parashtruar propozimet e tyre nd\u00ebrsa n\u00eb materialin referues t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, ata k\u00ebrkojn\u00eb prerazi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm, transparent dhe nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb demostroj\u00eb\u00a0 pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb nga ndikimet e mundshme politike q\u00eb nga nisja e fushat\u00ebs elektorale e deri n\u00eb certifikimin e procesit zgjedhor. Ky propozim i tyre ka t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn vler\u00eb pavar\u00ebsisht zgjedhjeve, qofshin k\u00ebto lokale apo t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>M\u00eb tej,\u00a0 ekspert\u00ebt thon\u00eb se\u00a0Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet t\u00eb riformatohet si institucion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ndara, n\u00eb kompetenca dhe autoritete ushtruese.<\/p>\n<h2><strong>Propozimet e ekspert\u00ebve:<\/strong><\/h2>\n<p>Amendamentet q\u00eb paraqiten p\u00ebr diskutim kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reformimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tri nivele t\u00eb administrimit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri, duke synuar t\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebrcaktimet ligjore aktuale dhe t\u2019i japin zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme nj\u00eb prej problematikave serioze t\u00eb \u00e7do zgjedhjeje n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb p\u00ebrgjithshme ose vendore. (<em>ODIHR 2019 rekomandimi 7, ODIHR 2017 \u2013 rekomandimi 9-10, ODIHR 2015 \u2013 rekomandimi 1, ODIHR 2013 \u2013 rekomandimi 12)<\/em><\/p>\n<p>Vet\u00ebm transparenca, paanshm\u00ebria, dhe pavar\u00ebsia ndaj manipulimeve politike, t\u00eb shoq\u00ebruara me profesionalizmin e duhur \u00a0mund t\u00eb sigurojn\u00eb administrimin e rregullt t\u00eb pro\u00e7esit elektoral, nga periudha para zgjedhore deri n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb rezultateve.<\/p>\n<p>Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ndara, n\u00eb kompetenca dhe autoritete ushtruese t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve p\u00ebrb\u00ebhet nga:<\/p>\n<ul>\n<li>Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve;<\/li>\n<li>Komisioni Rregullator;\u00a0<em>dhe<\/em><\/li>\n<li>Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve (<em>Komisioneri<\/em>) \u00ebsht\u00eb organ monokratik q\u00eb ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administrat\u00ebn e KQZ-s\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebson KQZ-n\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tret\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni Rregullator \u00ebsht\u00eb organi kompetent p\u00ebr miratimin e akteve me karakter normativ n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (<em>KAS<\/em>) \u00ebsht\u00eb organ kompetent p\u00ebr shqyrtimin e ankimimeve t\u00eb subjekteve zgjedhore dhe p\u00ebr vendosjen e sanksioneve p\u00ebr shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat 7-vje\u00e7ar, t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritsh\u00ebm. P\u00ebrzgjedhja e Komisionerit b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb suksesshme n\u00eb drejtim, t\u00eb ligj\u00ebshm\u00ebris\u00eb s\u00eb demonstruar ose t\u00eb provuar n\u00eb ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe t\u00eb reputacionit publik t\u00eb kandidatit.<\/p>\n<p>Komisioni Rregullator p\u00ebrb\u00ebhet nga 5 an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zgjidhen nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat 5-vje\u00e7ar. Kandidati p\u00ebr an\u00ebtar i k\u00ebtij Komisioni Rregullatorit duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet dhe kriteret p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb komisioner. Kriteri i eksperienc\u00ebs profesionale n\u00eb drejtim z\u00ebvend\u00ebsohet p\u00ebr kandidatin p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Rregullatorit me kriterin e eksperienc\u00ebs profesionale n\u00eb hartimin, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore.<\/p>\n<p>Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve p\u00ebrb\u00ebhet nga 3 an\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zgjidhen nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat 9-vje\u00e7ar. P\u00ebrzgjedhja e an\u00ebtarit t\u00eb KAS-it b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb suksesshme, t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb demonstruar ose t\u00eb provuar n\u00eb ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe t\u00eb reputacionit publik t\u00eb kandidatit.<\/p>\n<p>Komisioneri, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Rregullator dhe an\u00ebtar\u00ebt e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me jo m\u00eb pak se tre t\u00eb pestat e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit. N\u00eb rast se Kuvendi nuk arrin t\u00eb zgjedh\u00eb Komisionerin, apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb Komisionit Rregullator ose t\u00eb KAS-it, me shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb 3\/5 t\u00eb votave, at\u00ebher\u00eb administrata e Kuvendit hedh short midis t\u00eb gjitha kandidaturave t\u00eb paraqitura p\u00ebr votim Kuvendit p\u00ebr vendin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dy nivelet e tjera t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore amendamentet p\u00ebrcaktojn\u00eb se an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb zyrtar zgjedhor KQZ-ja zhvillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt programe trainimi p\u00ebr shtetasit me t\u00eb drejt\u00eb vote p\u00ebr kualifikimin e tyre n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs si zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetasit me t\u00eb drejt\u00eb vote pranohen n\u00eb programet e trainimit kur g\u00ebzojn\u00eb statusin e n\u00ebpun\u00ebsit civil, ose plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1573041976240\"><\/div>\n<p>\u2013 te\u0308 zote\u0308rojne\u0308 gjuhe\u0308n shqipe, te\u0308 shkruar dhe te\u0308 folur;<\/p>\n<p>\u2013 te\u0308 jene\u0308 ne\u0308 kushte she\u0308ndete\u0308sore qe\u0308 i lejojne\u0308 te\u0308 kryejne\u0308 detyre\u0308n;<\/p>\n<p>\u2013 te\u0308 mos jene\u0308 t\u00eb de\u0308nuar me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308 pe\u0308r kryerjen e nje\u0308 krimi apo pe\u0308r kryerjen e nje\u0308 kunde\u0308rvajtjeje penale me dashje;<\/p>\n<p>\u2013 \u00a0ndaj tyre te\u0308 mos jete\u0308 marre\u0308 masa disiplinore e largimit nga she\u0308rbimi civil, qe\u0308 nuk e\u0308shte\u0308 shuar sipas ligjit p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin civil;<\/p>\n<p>\u2013 te\u0308 ken\u00eb mbaruar arsimin e lart\u00eb, ose t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vitin e fundit t\u00eb studimeve t\u00eb ciklit t\u00eb par\u00eb \u201cbachelor\u201d.<\/p>\n<p>Programet e trainimit si zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit civil\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e kurrikul\u00ebs s\u00eb Shkoll\u00ebs Shqiptare t\u00eb Administrat\u00ebs Publike (ASPA), jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha nivelet e n\u00ebpun\u00ebsve, organizohen n\u00eb bashk\u00ebpunim me KQZ-n\u00eb dhe drejtohen nga struktura e KQZ-s\u00eb e ngarkuar me trainimin e zyrtar\u00ebve zgjedhor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb shtetasit me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebrbimit civil, pranimi n\u00eb programet e trainimit b\u00ebhet pas aplikimit individual nga shtetasit q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet ligjore p\u00ebr pranim. P\u00ebr k\u00ebta shtetas programet e trainimit organizohen nga KQZ-ja dhe zhvillohen nga struktura e saj e ngarkuar me trainimin e zyrtar\u00ebve zgjedhor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit, kur p\u00ebrfundojn\u00eb me sukses trainimin si zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb, pajisen nga KQZ-ja me d\u00ebshmin\u00eb e zyrtarit zgjedhor. \u00a0Zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb, pavar\u00ebsisht se vijn\u00eb nga radh\u00ebt e n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb ose jasht\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore i n\u00ebnshtrohen vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb zgjedhje, sipas kushteve dhe procedurave q\u00eb parashikon Kodi Zgjedhor, s\u00eb bashku me sanksionet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb rast shkeljeje.<\/p>\n<p>Caktimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Administrimit Zgjedhor (<em>ish KZAZ<\/em>) \u2013 shkurtimisht NJAZ-i- b\u00ebhet me short nga personat q\u00eb jan\u00eb certifikuar si zyrtar\u00eb zgjedhore. Nj\u00ebsia e Administrimit Zgjedhor ngrihet 90 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe pe\u0308rbe\u0308het nga 4 ane\u0308tare\u0308 dhe 2 sekretar\u00eb. Zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb t\u00eb NJAZ-it jan\u00eb individ\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb ushtrimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen nga KQZ-ja, me barazi gjinore, me short, midis personave t\u00eb trainuar si zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb. Kryetari dhe z\u00ebvend\u00ebskryetari i NJAZ-it caktohen nga KQZ-ja n\u00eb aktin e em\u00ebrimit, mbi baz\u00ebn e kriterit profesional, eksperienc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme zgjedhore dhe eksperienc\u00ebs drejtuese administrative. Sekretari i NJAZ-it \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb me profesionin e juristit. N\u00eb dit\u00ebn e votimit NJAZ-i vepron i ndar\u00eb n\u00eb dy grupe t\u00eb balancuara (<em>dy an\u00ebtar \u2013 nj\u00eb sekretar<\/em>), t\u00eb cil\u00ebt qendrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb njeri pas tjetrit dhe nd\u00ebrrohen me njeri tjetrin \u00e7do 8 or\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe nxjerrjen e rezultatit n\u00eb nivel NJAZ-i.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia e Adminsitrimit t\u00eb Votimit (<em>ish KQV<\/em>) \u2013 shkurtimisht NJAV-i \u2013 \u00ebsht\u00eb struktura e administrat\u00ebs zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave t\u00eb votimit n\u00eb qendr\u00ebn e votimit. NJAV-i formohet, me p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb garantuar gjinor, nga tri zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb: zyrtari mbik\u00ebqyr\u00ebs, zyrtari i qart\u00ebsimit t\u00eb votuesve, zyrtari i procedurave t\u00eb votimit.\u00a0 NJAV-i ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb kryej\u00eb identifikimin e votuesve p\u00ebrpara votimit, t\u00eb udh\u00ebzoj\u00eb dhe drejtoj\u00eb votuesit p\u00ebr ushtrimin individualisht, n\u00eb liri dhe fsheht\u00ebsi t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, t\u00eb kujdeset p\u00ebr zhvillimin dhe mbylljen e rregullt t\u00eb procesit, si dhe t\u00eb ruaj\u00eb dhe administroj\u00eb n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet materialin zgjedhor. Edhe zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb t\u00eb NJAV-it jan\u00eb individ\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb ushtrimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen nga KQZ-ja, me short, midis personave t\u00eb trainuar si zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia e Administrimit t\u00eb Num\u00ebrimit (<em>ish Grupet e Num\u00ebrimit t\u00eb Votave<\/em>) \u2013 shkurtimisht NJAN-i- \u00ebsht\u00eb struktura e administrat\u00ebs zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave p\u00ebr num\u00ebrimin e votave. NJAN-i formohet, me p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb garantuar gjinor, nga dy zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb. Zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb t\u00eb NJAN-it jan\u00eb individ\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb ushtrimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt em\u00ebrohen nga KQZ-ja, me short, midis personave t\u00eb trainuar si zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb n\u00eb sistemin e trainimit t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>NJAN-i b\u00ebn vler\u00ebsimin e votave, numerimin e tyre p\u00ebr \u00e7do subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit t\u00eb qendrave t\u00eb votimit. Kompetenca p\u00ebr vler\u00ebsimin e votave, numerimin e tyre p\u00ebr \u00e7do subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit t\u00eb qendrave te votimit \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e NJAN-it. Vendimmarrja e NJAN-it n\u00eb ushtrim t\u00eb k\u00ebsaj kompetence mund t\u00eb ndryshohet vet\u00ebm sipas procedur\u00ebs ankimore t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>Amendamnetet e prezantuara p\u00ebr c\u00ebshtjen e administrat\u00ebs dhe administrimit zgjedhor\u00a0 paraqiten nj\u00ebher\u00ebsh me modifikime n\u00eb kuadrin ligjor \u201cP\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin civil\u201d, lidhur me rekrutimin, karrier\u00ebn dhe disiplin\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb lidhur performanc\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zgjedhjeve me rekrutimin dhe karrier\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbimin civil.<\/p>\n<p>K\u00ebto amendamente synojn\u00eb q\u00eb partit\u00eb politike ta ruajn\u00eb besimin ndaj menaxhimit t\u00eb zgjedhjeve, jo m\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes n\u00eb administrim, por n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb mund\u00ebsive dhe hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr v\u00ebzhgim, forcimit t\u00eb t\u00eb drejtave garancive proceduriale p\u00ebr subjektet zgjedhore, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr kontroll\u00a0<em>a posteriori<\/em>\u00a0t\u00eb dokumentacionit t\u00eb votimit. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm edhe ndryshimi i kapitujve vijues t\u00eb Kodit Zgjedhor n\u00eb fuqi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rekomandimet e OSBE\/ODIHR dhe administrimi i procesit zgjedhor n\u00eb vend pritet t\u00eb jen\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb do disktohen nga ekspert\u00ebt e fush\u00ebs nes\u00ebr paradite.\u00a0 Ekspert\u00ebt kan\u00eb parashtruar propozimet e tyre nd\u00ebrsa n\u00eb materialin referues t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat, ata k\u00ebrkojn\u00eb prerazi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm, transparent dhe nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":112495,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112493","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112493"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112493\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}