{"id":112610,"date":"2019-11-06T16:42:16","date_gmt":"2019-11-06T15:42:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112610"},"modified":"2019-11-06T16:42:16","modified_gmt":"2019-11-06T15:42:16","slug":"bulevardi-nuk-eshte-dhene-me-ppp-eshte-i-shqiptareve-paskal-milo-martiret-e-komunizmit-po-perdoren-kunder-deshmoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bulevardi-nuk-eshte-dhene-me-ppp-eshte-i-shqiptareve-paskal-milo-martiret-e-komunizmit-po-perdoren-kunder-deshmoreve\/","title":{"rendered":"\u201cBulevardi nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me PPP, \u00ebsht\u00eb i shqiptar\u00ebve\u201d, Paskal Milo: Martir\u00ebt e komunizmit po p\u00ebrdoren kund\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Historiani i njohur, Paskal Milo, ka komentuar \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekspozimin e fotove t\u00eb heronjve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb bulevardin qendror t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn\u00a0<strong>\u201cPanorama\u201d,<\/strong>\u00a0Paskal Milo shprehet se nderimi i heronjve t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste n\u00eb 75-Vjetorin e \u00c7lirimit t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e duhur. Sipas Milos, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndarje e qart\u00eb mes atyre q\u00eb luftuan dhe dhan\u00eb jet\u00ebn dhe asaj q\u00eb ndodhi pas Luft\u00ebs. Ai thot\u00eb se Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb suksesi m\u00eb i madh i nj\u00eb ushtrie shqiptare n\u00eb histori, pasi n\u00eb fundin e saj u shpall\u00ebm fitues.<\/p>\n<p>Milo e konsideron si nj\u00eb \u201clajthitje e historian\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb\u201d vendosjen e fotove t\u00eb disa figurave q\u00eb kan\u00eb prodhuar debat dhe q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs. Ai thot\u00eb se nuk ka vend p\u00ebr ndarje edhe n\u00eb diskutimin se k\u00ebto foto vendosen n\u00eb vendin ku para disa vitesh u nderuan martir\u00ebt e komunizmit, duke theksuar se d\u00ebshmor\u00ebt e vendit sjellin m\u00eb shum\u00eb bashkim te shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Qeveria dhe Kuvendi kan\u00eb vendosur q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festimeve p\u00ebr 75-Vjetorin e \u00c7lirimit t\u00eb vendit, t\u00eb vendosen n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d fotot e disa prej heronjve t\u00eb popullit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim?<\/strong><\/p>\n<p>Akti i vendosjes s\u00eb fotografive t\u00eb heronjve t\u00eb popullit dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut kund\u00ebr pushtuesve nazifashist\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i drejt\u00eb, legjitim dhe i merituar. P\u00ebrse? E para, se ata dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb, gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb njer\u00ebzore, e dhan\u00eb si atdhetar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm dhe idealist\u00eb, e dhan\u00eb pa u menduar dy her\u00eb q\u00eb t\u00eb rrinin kafeneve e n\u00eb sallonet mondane t\u00eb aristokracis\u00eb pushtuese fashiste e n\u00eb dopolavorot e tyre, s\u00eb bashku me kolaboracionist\u00ebt zvarranik\u00eb e servil\u00eb ndaj pushtuesit t\u00eb radh\u00ebs. E dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb lulen e mosh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb vendosur veten p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb altarin e liris\u00eb e n\u00eb panteonin e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit. E dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr ta rreshtuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara Antifashiste, n\u00eb an\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn e antifashizmit e t\u00eb moralit t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb an\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u rreshtua populli amerikan i Franklin Ruzveltit, britanik\u00ebt e Uinston Curcillit, rus\u00ebt luft\u00ebtar\u00eb antinazist\u00eb, francez\u00ebt e liris\u00eb e t\u00eb De Golit. Ata e dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rreshtuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb an\u00ebn e fitimtar\u00ebve dhe q\u00eb ajo t\u00eb shkonte me kok\u00ebn lart e plot dinjitet n\u00eb gjyqin e madh t\u00eb historis\u00eb, q\u00eb u zhvillua n\u00eb Paris n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1946. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, bulevardi q\u00eb mban edhe emrin e tyre p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend pelegrinazhi n\u00eb nd\u00ebr dhe n\u00eb kujtim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre heronjve, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb borxh t\u00eb madh ndaj tyre. Dhe ata nuk k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00eb nga mbret\u00ebria e tyre e heshtur, ve\u00e7 p\u00ebrulje e respekt e nj\u00eb tuf\u00eb me lule. Nga ana tjet\u00ebr, e quaj jo t\u00eb plot\u00eb nderimin q\u00eb iu b\u00ebhet atyre dhe gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb. Lufta Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare kund\u00ebr nazifashizmit ishte dhe mbetet lufta m\u00eb e organizuar, m\u00eb e madhe p\u00ebr nga numri dhe m\u00eb e strukturuar nga ana programore. Ajo e realizoi objektivin e vet themelor, \u00e7lirimin e atdheut me forcat e veta, n\u00eb dallim nga t\u00eb gjitha luft\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb zhvilluar shqiptar\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e tyre, q\u00eb megjith\u00eb fitoret dhe rezistenc\u00ebn epike, kan\u00eb p\u00ebrfunduar me humbjen e liris\u00eb.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1573054912505\"><\/div>\n<p><strong>A ka provokim n\u00eb faktin q\u00eb po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, para disa vitesh, kur n\u00eb Shqip\u00ebri erdhi Papa Fran\u00e7esku, u ekspozuan fotot e martir\u00ebve t\u00eb komunizmit?<\/strong><\/p>\n<p>Bulevardi \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d \u00ebsht\u00eb bulevard i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim feje, bindjeje e krahine. Nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private e askujt dhe as nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me PPP, t\u00eb pakt\u00ebn deri tani. Si i till\u00eb, ai u takon edhe t\u00eb gjith\u00eb martir\u00ebve, si atyre p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut, edhe atyre q\u00eb u b\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb komunizmit. \u00cbsht\u00eb e turpshme q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime spekulative politike e morale, t\u00eb luhet me kujtimin e tyre. Kjo d\u00ebshmon se sa larg kultur\u00ebs dhe toleranc\u00ebs europiane jan\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfitime arriviste t\u00eb dit\u00ebs,\u00a0keqp\u00ebrdorin martir\u00ebt e komunizmit kund\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr disa nga heronjt\u00eb e ekspozuar n\u00eb bulevard, ka pasur akuza se nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb luftime me nazifashist\u00ebt, por n\u00eb p\u00ebrplasjet me kund\u00ebrshtaret politik\u00eb brenda vendit. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong>\u00a0<strong>(Debati \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr Nuri Lu\u00e7in, Fejzi Micollin, Xhemal Kodr\u00ebn).<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb akuzuar si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb sistemit komunist, q\u00eb luftuan kund\u00ebr atyre q\u00eb u shpall\u00ebn armiq. Jam plot\u00ebsisht dakord n\u00eb parim dhe pa iu referuar emrave konkret\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim. Nuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim ose jo. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb organizator\u00ebt dhe \u201chistorian\u00ebt\u201d kompetent\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb ajo i ka me boll\u00ebk. Vendosja e tyre duhet t\u00eb respektonte kriterin baz\u00eb metodologjik, historicizmin, pra, vendosjen e emrave t\u00eb heronjve e t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve brenda viteve q\u00eb p\u00ebrfshin Lufta n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb dihet nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me nj\u00eb arsim minimum, q\u00eb jan\u00eb vitet 1939-1944. Nuk bashkohem n\u00eb substanc\u00eb me profesionist\u00ebt e antikomunizmit n\u00eb komentet e tyre, q\u00eb mor\u00ebn shkas nga kjo \u201clajthitje\u201d e \u201chistorian\u00ebve\u201d t\u00eb qeveris\u00eb. Por nuk ka si t\u00eb jet\u00eb gabim i rastit. Gjithsesi, nuk \u00ebsht\u00eb shkas p\u00ebr t\u00eb shpallur kryq\u00ebzat\u00ebn e re antikomuniste, q\u00eb ka shp\u00ebrthyer nga ish-trash\u00ebgimtar\u00ebt biologjik\u00eb e ideologjik\u00eb t\u00eb kolaboracionizmit shqiptar dhe t\u00eb puthador\u00ebve t\u00eb fashizmit.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb veprim i till\u00eb, ku bashk\u00eb me heronj t\u00eb nderuar t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste, jan\u00eb futur edhe k\u00ebto figura t\u00eb diskutuara, mendoni se mund t\u00eb nxis\u00eb ndarje n\u00eb shoq\u00ebri edhe pas kaq vitesh?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pretendim i madh ky. Nj\u00eb ngjarje e till\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si reflektim n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb ende vijojn\u00eb kolaboracionizmin n\u00eb kushtet e paqes. Bota i ka ndar\u00eb me koh\u00eb vlerat e antifashizmit nga antivlerat e kolaboracionizmit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb Shqip\u00ebri, si p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, vlerat dhe standardet europiane n\u00eb gjykimin e k\u00ebtyre dy kategorive historike nuk respektohen, por keqinterpretohen q\u00ebllimisht. Dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nxiten p\u00ebr p\u00ebrfitime politike. Shembullin q\u00eb frym\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim agresiv t\u00eb antikomunizmit bashk\u00ebkohor shqiptar e dha vet\u00eb Kryeministri dhe Kryetari i PS-s\u00eb kur u k\u00ebrkoi veteran\u00ebve t\u00eb ulin kok\u00ebn para kujtimit e vepr\u00ebs s\u00eb Mit\u2019hat Frasherit. Tragjikja dhe komikja bashk\u00ebjetojn\u00eb shpeshher\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme. Mos kini frik\u00eb, se shoq\u00ebria shqiptare mund t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet me tej nga sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga vendosja n\u00eb bulevard e fotografive t\u00eb heronjve e d\u00ebshmor\u00ebve. Heronjt\u00eb vet\u00ebm bashkojn\u00eb, puthador\u00ebt e servil\u00ebt e pushteteve p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb.\/\u00a0Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historiani i njohur, Paskal Milo, ka komentuar \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekspozimin e fotove t\u00eb heronjve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb bulevardin qendror t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn\u00a0\u201cPanorama\u201d,\u00a0Paskal Milo shprehet se nderimi i heronjve t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste n\u00eb 75-Vjetorin e \u00c7lirimit t\u00eb vendit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":112612,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112610","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112610\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/112612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}