{"id":112831,"date":"2019-11-08T14:16:04","date_gmt":"2019-11-08T13:16:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=112831"},"modified":"2019-11-08T14:16:04","modified_gmt":"2019-11-08T13:16:04","slug":"raporti-i-bb-vasili-korrupsioni-ne-shqiperi-3-here-me-i-larte-se-vendet-e-rajonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/raporti-i-bb-vasili-korrupsioni-ne-shqiperi-3-here-me-i-larte-se-vendet-e-rajonit\/","title":{"rendered":"Raporti i BB, Vasili: Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri, 3 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se vendet e rajonit"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Nekryetari i LSI Petrit Vasili ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi ku ka denoncuar gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet venedi.<\/p>\n<p>Ai ka vler\u00ebsuar duke ju referuar nj\u00eb raporti t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore se Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se vendet e rajonit<\/p>\n<p>Ja deklarata e plot\u00eb p\u00ebr mediat e N\u00ebnkryetarit t\u00eb LSI-s\u00eb:<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare!<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm para pak \u00e7astesh, Ministrja e Financave dhe e gjith\u00eb tufa e rilindasve t\u00eb mbledhur s\u00eb bashku prezantuan projekt buxhetin e vitit 2020. Dhe vet\u00ebm para pak \u00e7astesh d\u00ebgjuam q\u00eb rritja ekonomike do t\u00eb ishte sipas tyre n\u00eb vitin 2020, 4,1% . Nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb hedhur posht\u00eb Banka Bot\u00ebrore, s\u00eb fundmi Banka Europiane p\u00ebr rind\u00ebrtimin e zhvillim duke demonstruar qart\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7do shif\u00ebr q\u00eb flasin, k\u00ebta vet\u00ebm g\u00ebnjejn\u00eb dhe mashtrojn\u00eb. Dhe pse \u00ebsht\u00eb e pamundur nj\u00eb shif\u00ebr e till\u00eb, dhe pse \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr e madhe?\u00a0 Sepse ka nj\u00eb armik t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb r\u00ebndon mbi buxhetin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb familjeve t\u00eb tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb korrupsioni. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb nga ata kushtet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb Gjermania na ka vendosur dhe ku i k\u00ebrkon qeveris\u00eb Shqiptare nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe me rezultate t\u00eb qarta p\u00ebr korrupsionin.<\/p>\n<p>Po pse \u00ebsht\u00eb ky shqet\u00ebsim kaq i madh gjerman? Dhe pse rritja ekonomike shqiptare do t\u00eb p\u00ebrgjysmohet dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb absolutisht ajo q\u00eb qeveria vazhdon t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb me insistim? P\u00ebr nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, sepse shifrat jan\u00eb kok\u00ebfort\u00eb. Banka Bot\u00ebrore n\u00eb survejimin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb saj, n\u00eb v\u00ebzhgimin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb saj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, rezultatet q\u00eb ka nxjerr\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb qarta. Bizneset shqiptare n\u00eb mas\u00ebn 36% ankohen se \u00ebsht\u00eb administrata publike, tatimore e qeveris\u00eb q\u00eb ju merr shpirtin dhe se ju k\u00ebrkon zarfet me ryshfet, pik\u00ebrisht kjo administrat\u00eb e shtetit q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra jan\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta korrupsioni se mesatarja e rajonit ton\u00eb. Pra 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme me ne, jan\u00eb 2 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, nj\u00eb korrupsion m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja bot\u00ebrore. Dhe meqen\u00ebse i referohemi nj\u00eb qeverisjeje konkrete si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rilindja apo ringjallja e t\u00ebrbimshme e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb 6 vitet e fundit korrupsioni \u00ebsht\u00eb dyfishuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ju t\u00eb nderuar qytetar\u00eb keni par\u00eb dhe keni ndjekur dhe ndiqni vazhdimisht t\u00eb t\u00ebra shfaqjet tragjikomike t\u00eb kryeministrit, i cili flet p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen me qytetar\u00ebt, p\u00ebr portalin q\u00eb i zgjidh t\u00eb gjitha problemet. Dhe sot duhet t\u00eb kuptoni q\u00eb portali p\u00ebr q\u00ebndrimin e pushtetit n\u00eb duart e kryeministrit dhe gjoja q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i zgjidh k\u00ebto probleme, nuk \u00ebsht\u00eb as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak alibia e nj\u00eb korrupsioni t\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb qeliz\u00eb, q\u00eb vet\u00ebm shum\u00ebfishohet dhe rritet, q\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta do t\u00eb thot\u00eb grabitja e qindra milion\u00eb eurove nga xhepat e qytetar\u00ebve dhe rr\u00ebmbimin e futjen n\u00eb xhepat e qeveris\u00eb dhe oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00ebherazi t\u00eb gjith\u00eb bizneset shqiptare 44% e tyre pohojn\u00eb se ky korrupsion \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb penges\u00ebn kryesore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre. Nj\u00eb shif\u00ebr tjet\u00ebr shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb dhe ju e kuptoni fare mir\u00eb, ju qytetar\u00eb q\u00eb merreni me biznes, po dhe ju qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb frekuentoni bizneset e shqiptar\u00ebve dhe shifra \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht se rreth 92% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet dhe duhet t\u00eb paraqiten n\u00eb zyrat e shtetit.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebto biznese nuk jan\u00eb sip\u00ebrmarrje e lir\u00eb private, por jan\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje q\u00eb kan\u00eb n\u00eb qaf\u00eb thumbr\u00ebn e shtetit, i cili n\u00eb vend q\u00eb ti ndihmoj\u00eb, t\u2019iu krijoj\u00eb leht\u00ebsira, ti krijoj\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ata t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb, sepse duke lul\u00ebzuar ata kan\u00eb nj\u00eb jet\u00eb ekonomike m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb pun\u00ebsim absolutisht m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sepse k\u00ebto biznese pun\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebz. Kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ndershme tregu dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7mimet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebrkundrazi, 93% e atyre mbahen si ushtar\u00eb p\u00ebr apel q\u00eb ti raportojn\u00eb administrat\u00ebs tatimore, e cila ua \u00e7on n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vertikale shefave lart, kthehen n\u00eb pasanik t\u00eb pafund e q\u00eb pasurojn\u00eb nja 10-12 oligark\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shushunjat gjigande q\u00eb thithin gjakun e shqiptar\u00ebve. Bizneset gjithashtu, af\u00ebr 50% e tyre, thon\u00eb se taksat jan\u00eb problemi kryesor i tyre q\u00eb ata t\u00eb mbijetojn\u00eb e t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb, p\u00ebr mos u mbyllur me mij\u00ebra. Dhe ju e kuptoni q\u00eb mbyllja e bizneseve do t\u00eb thot\u00eb mij\u00ebra t\u00eb papun\u00eb t\u00eb cil\u00ebt braktisin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe i b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sh\u00ebrbim strategjis\u00eb s\u00eb zez\u00eb, fam\u00ebkeqe, t\u00eb shpopullimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb shkretimit t\u00eb saj demografik. Bizneset, gati 30% e tyre e identifikojn\u00eb pik\u00ebrisht administrat\u00ebn tatimore si nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. Qoft\u00eb shifra q\u00eb 50% e kompanive ankohet p\u00ebr taksat dhe qoft\u00eb shifra q\u00eb 30 % e tyre e shohim administrat\u00ebn si problemin e tyre, \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb me e lart\u00eb se viti 2018.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare, ju keni par\u00eb me dhjet\u00ebra e\u00a0 me qindra drejtor\u00eb\u00a0 t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me krimin. I shikoni p\u00ebrdit\u00eb t\u00eb cil\u00ebt arrestohen sigurisht sa p\u00ebr sy e faqe sepse lirohen s\u00ebrish dhe k\u00ebtu shikon t\u00eb par\u00ebt e qeveris\u00eb q\u00eb qajn\u00eb e lajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebta zyrtar\u00eb hajdut\u00eb. U b\u00ebjn\u00eb presion gjykatave q\u00eb t\u2019i nxjerrin sa m\u00eb par\u00eb k\u00ebta hajdut\u00eb, sepse mbrojn\u00eb hajdut\u00ebrit\u00eb e tyre. Dhe ju e kuptoni q\u00eb me k\u00ebta qindra drejtues t\u00eb shtetit t\u00eb rilindjes, hajdut\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb, sigurisht q\u00eb korrupsioni do t\u00eb vej\u00eb thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb qindra milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zakonshme, apo nj\u00eb fund a bisht rruge. T\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim, t\u00eb paguajn\u00eb ryshfet p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim edhe nga m\u00eb t\u00eb zakonshmit q\u00eb marrin, sepse ky \u00ebsht\u00eb shteti i rilindjes.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare, duhet t\u00eb jemi sot m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se kurr\u00eb, pasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb gremin\u00ebn e kolapsit ekonomik. Nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar asnj\u00eb veprim i k\u00ebsaj qeverie. Duhet par\u00eb me v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe sesi k\u00ebta po rr\u00ebnojn\u00eb shtetin. Dhe duhet refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike, prer\u00eb dhe me p\u00ebrbuzje \u00e7do shif\u00ebr dhe mashtrim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb bashk\u00ebbisedoj me ju, pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, tufa e rilind\u00ebsve kusar\u00eb po l\u00ebshojn\u00eb n\u00eb publik mashtrimet dhe g\u00ebnjeshtrat e radh\u00ebs p\u00ebr rritje ekonomike imagjinare, p\u00ebr mir\u00ebqenie imagjinare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mjerimi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e madhe, shpopullimi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e madhe, shkat\u00ebrrimi ekonomik \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e madhe, shkat\u00ebrrimi shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e madhe dhe n\u00eb themel e familjes shqiptare p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ndaj nuk duhet t\u2019i harrojm\u00eb k\u00ebto dhe t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, duhet t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb bllok komb\u00ebtar q\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi t\u00eb cil\u00ebn e kemi shum\u00eb t\u00eb dashur. Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flevizjasocialisteperintegrim%2Fvideos%2F464291540865453%2F&amp;show_text=0&amp;width=560\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n<p>\u00a9 SYRI.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nekryetari i LSI Petrit Vasili ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi ku ka denoncuar gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet venedi. Ai ka vler\u00ebsuar duke ju referuar nj\u00eb raporti t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore se Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se vendet e rajonit Ja deklarata e plot\u00eb p\u00ebr mediat e N\u00ebnkryetarit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":64827,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-112831","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=112831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/112831\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=112831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=112831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=112831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}