{"id":113211,"date":"2019-11-11T13:52:51","date_gmt":"2019-11-11T12:52:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113211"},"modified":"2019-11-11T13:52:51","modified_gmt":"2019-11-11T12:52:51","slug":"gjykata-kushtetuese-vasili-keta-rilindas-te-perbetuar-po-zaptojne-institucionet-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjykata-kushtetuese-vasili-keta-rilindas-te-perbetuar-po-zaptojne-institucionet-e-drejtesise\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese, Vasili: K\u00ebta rilindas t\u00eb p\u00ebrbetuar, po zaptojn\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar gjat\u00eb dit\u00eb s\u00eb sotme p\u00ebr problemin e zgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebv t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht, jam k\u00ebtu publikisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LSI-s\u00eb, por dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb mas\u00eb prisnin nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re q\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta individ\u00eb politik, k\u00ebta militant\u00eb t\u00eb kapur politik, k\u00ebta rilindas t\u00eb p\u00ebrbetuar q\u00eb kan\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb zaptuar institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re q\u00eb t\u00eb mos flen\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre, pasi koha e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe or\u00ebt e saj jan\u00eb pak\u00ebsuar, jan\u00eb minuta. Ora e drejt\u00ebsis\u00eb dhe e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Ja deklarata p\u00ebr mediat e n\u00ebnkryetarit t\u00eb LSI, Petrit Vasili<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb keni besuar tek reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, tek Kushtetuta dhe tek ligji, jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb denoncuar me fakte dhe prova binomin mafioz K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, qeveria shqiptare. Po e quaj binomi mafioz me bindje t\u00eb plot\u00eb pasi aktet e konsumuara nga t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, jan\u00eb vepra penale t\u00eb mir\u00ebfillta, ndaj t\u00eb cilave shteti i kapur ka mbyllur syt\u00eb, prokuroria e kapur ka mbyllur syt\u00eb por qytetar\u00ebt duhet t\u00eb njihen. Mazhoranca me ul\u00ebrimat pa fund ka b\u00ebr\u00eb publike q\u00eb K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, ai q\u00eb p\u00ebrcakton kandidat\u00ebt p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ka b\u00ebr\u00eb klasifikimin e kandidat\u00ebve dhe vendimin e tij e ka nxjerr\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pra vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7far\u00eb thot\u00eb ligji p\u00ebr publikimet n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare. P\u00ebr n\u00eb fletoren zyrtare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb sakt\u00eb botohen ligjet, dekretet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, aktet normative t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, aktet normative t\u00eb Ministrave, rezolutat deklaratat e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kolegjeve t\u00eb bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe akte t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. Po \u00e7far\u00eb thot\u00eb ligji lidhur me publikimet q\u00eb KED duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebshilli i em\u00ebrimeve n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>Ligji thot\u00eb shum\u00eb qart\u00eb: Lista e kandidat\u00ebve q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr tu zgjedhur, e shoq\u00ebruar me arsyetimin p\u00ebrkat\u00ebs, lista e kandidat\u00ebve q\u00eb vijojn\u00eb konkurrimin dhe renditja e tyre, publikohen n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Pra jo n\u00eb Fletoren Zyrtare. Binomi Mafioz p\u00ebr t\u00eb \u00e7oroditur opinionin publik, e ka shp\u00ebrdoruar Fletoren Zyrtare dhe e ka kthyer thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb riciklimi t\u00eb plehrave mafioze t\u00eb k\u00ebsaj dysheje KED dhe qeveri.<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm ka disa pyetje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kush e d\u00ebrgoi dhe e mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb d\u00ebrgonte k\u00ebto akte p\u00ebr botim n\u00eb fletoren zyrtare? Kush mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ti botonte n\u00eb fletoren zyrtare duke dhunuar haptas ligjin? Kush urdh\u00ebroi publikisht botimin n\u00eb Fletoren Zyrtare, pasi qendra e publikimeve zyrtare \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb? Detyrimi e publikimit t\u00eb dekreteve t\u00eb Presidentit, Fletorja Zyrtare e ka me ligj dhe k\u00ebto dekrete nuk u publikuan kur ishte \u00e7\u00ebshtja e shtyrjes s\u00eb zgjedhjeve. Kush urdh\u00ebroi mospublikimin e tyre? Kush ka kuraj\u00eb t\u00eb shkel\u00eb ligjin dhe Kushtetut\u00ebn e dekreteve t\u00eb Presidentit q\u00eb jan\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr tu zbardhur dhe p\u00ebr tu publikuar n\u00eb fletoren zyrtare nuk e kryen, nd\u00ebrsa vendimet t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb em\u00ebrimeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb publikohen atje, por n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i boton. A e keni shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, ka detyrim t\u00eb botoj\u00eb dhe t\u00eb publikoj\u00eb p\u00ebrmbledhjen e t\u00eb gjith\u00eb procesverbaleve zyrtare t\u00eb mbledhjeve dhe mbi 99.9% t\u00eb k\u00ebtyre procesverbaleve nuk jan\u00eb publikuar edhe sot e k\u00ebsaj dite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb detyrimi \u00ebsht\u00eb me ligj dhe n\u00eb nenin 226 thot\u00eb Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb siguron q\u00eb mbledhja t\u00eb regjistrohet n\u00eb sistemin audio dhe nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e procesverbalit t\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit mbahet dhe b\u00ebhet publik n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, as kjo nuk ndodh.<\/p>\n<p>Nuk ndodh t\u00eb nderuar qytetar\u00eb sepse nuk po nd\u00ebrtohet nj\u00eb drejt\u00ebsi e re, po nd\u00ebrtohet nj\u00eb drejt\u00ebsi mafioze e kapur, e cila po p\u00ebrpiqe t\u00eb eci p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, e cila \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por ka synim vet\u00ebm krijimin e gjykatave q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb Rilindjes, q\u00eb sigurojn\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e saj, sigurojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrvet\u00ebsimit dhe rr\u00ebmbimit t\u00eb pushteti politik dhe vendosjes n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij pushteti.<\/p>\n<p>K\u00ebto akte flagrante jan\u00eb t\u00eb qarta dhe publike dhe un\u00eb do ti b\u00ebja thirrje edhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe q\u00eb e mb\u00ebshtesin sot e k\u00ebsaj dite, t\u00eb hapin syt\u00eb dhe t\u00eb shqet\u00ebsohen sa ne p\u00ebr k\u00ebto shkelje flagrante dhe monstruoze, pasi k\u00ebto shkat\u00ebrrojn\u00eb dhe rr\u00ebnojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe nuk ngren\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re, at\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u miratua n\u00eb 22 Korrik me 140 vota.<\/p>\n<p>Sigurisht, jam k\u00ebtu publikisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LSI-s\u00eb, por dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb mas\u00eb prisnin nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re q\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta individ\u00eb politik, k\u00ebta militant\u00eb t\u00eb kapur politik, k\u00ebta rilindas t\u00eb p\u00ebrbetuar q\u00eb kan\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb zaptuar institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re q\u00eb t\u00eb mos flen\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre, pasi koha e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe or\u00ebt e saj jan\u00eb pak\u00ebsuar, jan\u00eb minuta. Ora e drejt\u00ebsis\u00eb dhe e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Faktet jan\u00eb kaq evidente, kaq flagrante sa do t\u00eb ishin nj\u00eb pun\u00eb e thjesht\u00eb dhe p\u00ebr prokurorin m\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebshkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore k\u00ebta mafioz\u00eb q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb drejt\u00ebsie monstruoze, rilindase, e cila rr\u00ebnon fatet e njer\u00ebzve, por dhe ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar gjat\u00eb dit\u00eb s\u00eb sotme p\u00ebr problemin e zgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebv t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. \u201cSigurisht, jam k\u00ebtu publikisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LSI-s\u00eb, por dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb mas\u00eb prisnin nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re q\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta individ\u00eb politik, k\u00ebta militant\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":70175,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113211","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113211"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113211\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}