{"id":113293,"date":"2019-11-11T20:50:11","date_gmt":"2019-11-11T19:50:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113293"},"modified":"2019-11-11T15:00:53","modified_gmt":"2019-11-11T14:00:53","slug":"armatimet-e-malit-te-zi-dy-kontrata-per-blerjen-e-armeve-e-fundit-36-milione-dollare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/armatimet-e-malit-te-zi-dy-kontrata-per-blerjen-e-armeve-e-fundit-36-milione-dollare\/","title":{"rendered":"Armatimet e Malit t\u00eb Zi, dy kontrata p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve, e fundit 36 milion\u00eb dollar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb duke rritur gradualisht buxhetin e tij p\u00ebr nevojat ushtarake dhe po d\u00ebrgon ushtar\u00eb n\u00eb misionet jasht\u00eb vendit. Prej futjes n\u00eb NATO, Mali i Zi ka n\u00ebnshkruar dy kontrata t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><\/div>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm amerikan Mike Pompeo n\u00eb Podgoric\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Malin e Zi p\u00ebr blerjen e 67 automjeteve t\u00eb blinduara amerikane, n\u00eb vler\u00eb prej rreth 36 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Kjo \u00ebsht\u00eb blerja e par\u00eb e automjeteve t\u00eb k\u00ebtilla p\u00ebr nevojat e Ushtris\u00eb malazeze n\u00eb 40 vitet e fundit. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr automjetet e njohura si \u201chamer\u201d, t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb njohur amerikane \u201cOshkosh\u201d. Kontigjenti i par\u00eb vjen vitin e ardhsh\u00ebm dhe Mali i Zi do t\u00eb jet\u00eb vendi i par\u00eb evropian, i cili do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion automjete t\u00eb k\u00ebtilla. Automjetet jan\u00eb bler\u00eb me kredi.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto automjete paraqesin nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb madh n\u00eb modernizimin e Ushtris\u00eb malazeze. Forcat tona k\u00ebmb\u00ebsore do t\u00eb arrijn\u00eb me k\u00ebto automjete nivelin e domosdosh\u00ebm p\u00ebrgatitor p\u00ebr st\u00ebrvitje, l\u00ebvizje, mbrojtje\u2026 K\u00ebto p\u00ebrgatitje jan\u00eb n\u00eb harmoni me p\u00ebrgatitjen e forcave tjera t\u00eb NATO-s\u201d, thon\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb porosia e dyt\u00eb e madhe e Malit t\u00eb Zi prej futjes s\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb NATO. Mali i Zi ka bler\u00eb vitin e kaluar nga Kanadaja tre helikopter\u00eb, n\u00eb vler\u00eb prej 30 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Blerje t\u00eb tilla m\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paparamendueshme p\u00ebr Malin e Zi. N\u00eb opinion \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb, se Ushtaria malazeze \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl dhe pa pajisje t\u00eb mira. Autoritetet thon\u00eb, se me p\u00ebrgatitjet e fundit ushtria malazeze do t\u00eb arrij\u00eb nivelin e duhur p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e nj\u00ebsive n\u00eb terren, mb\u00ebshtetjen ajrore dhe evakuimin e domosdosh\u00ebm n\u00eb rast nevoje, por edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn e popullat\u00ebs n\u00eb raste emergjente.<\/p>\n<p><strong>Gara p\u00ebr armatim n\u00eb Ballkan<\/strong><br \/>\nPrej hyrjes s\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO ky vend ka ndar\u00eb vitin e kaluar 20 milion\u00eb euro p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes, nd\u00ebrsa vitin q\u00eb vjen do t\u00eb ndaj\u00eb edhe 46 milion\u00eb t\u00eb tjera. Por edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq. N\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes thon\u00eb, se dy vitet e fundit kan\u00eb marr\u00eb donacione t\u00eb shumta nga SHBA, n\u00eb fush\u00ebn e komunikimit por edhe mjek\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrsa Gjermania i ka dh\u00ebn\u00eb Malit t\u00eb Zi gjasht\u00eb automjete t\u00eb blinduara p\u00ebr patrullime, t\u00eb tipit Mercedes Benc. Donacioni m\u00eb i madh do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb von\u00eb \u2013 nj\u00eb radar i kalibrit t\u00eb madh, me t\u00eb cilin Mali i Zi mund t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vet ajrore. P\u00ebr momentin hap\u00ebsira ajrore e Malit t\u00eb Zi kontrollohet nga avion\u00ebt e vendeve an\u00ebtareve t\u00eb NATO-s: Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb. Mali i Zi pret q\u00eb ky radar t\u00eb instalohet deri n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb u shesin arm\u00eb partner\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Ballkan, por u japin edhe donacione. Portali Rrjeti p\u00ebr Sigurin\u00eb n\u00eb Ballkan ka publikuar t\u00eb dh\u00ebnat, sipas s\u00eb cilave SHBA ka ndar\u00eb ndihma p\u00ebr kat\u00ebr vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb vler\u00eb prej 110 milion\u00eb dollar\u00ebsh. Parat\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr ushtrit\u00eb e Kroacis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Parat\u00eb e ndara nga buxheti malazez jan\u00eb megjithat\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb krahasim me vendet e tjera t\u00eb rajonit. Mediat dhe analist\u00ebt thon\u00eb, se gara kryesore n\u00eb armatime po zhvillohet mes Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb, t\u00eb cilat investojn\u00eb me qindra milion\u00eb euro p\u00ebr nevojat ushtarake. Serbia ka marr\u00eb ndihma ushtarake edhe nga Rusia.<\/p>\n<p>Interesante \u00ebsht\u00eb q\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 ka p\u00ebrmendur s\u00eb fundi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kontekstin e armatimeve edhe Malin e Zi: \u201cPo armatosen Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet tjera t\u00eb rajonit. Po shohim se po armatosen edhe shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb si dhe Mali i Zi \u2013 t\u00eb gjitha po i v\u00ebzhgojm\u00eb\u201d, theksoi Vu\u00e7i\u00e7. Autoritetet malazeze nuk duan ta komentojn\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it, por sugjerojn\u00eb se \u201ct\u00eb gjith\u00eb po i shikojn\u00eb me v\u00ebmendje trendet aktuale bot\u00ebrore, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr armatime dhe pajisje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cModernizimi i Ushtris\u00eb malazeze nuk po b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb NATO-s, por edhe p\u00ebr mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare. Vendimi p\u00ebr armatimin merret pas analizave t\u00eb holl\u00ebsishme\u201d, thuhet n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes.<\/p>\n<p><strong>Buxheti ushtarak po rritet<\/strong><br \/>\nPrej futjes n\u00eb NATO, buxheti i Malit t\u00eb Zi p\u00ebr nevojat ushtarake \u00ebsht\u00eb rritur. P\u00ebr vitin 2018 jan\u00eb ndar\u00eb 54 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb ndahen 61,6 milion\u00eb. Pritet q\u00eb buxheti n\u00eb vitet n\u00eb vijim t\u00eb shtohet. \u201cMali i Zi do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb vitin 2024 t\u00eb ndaj\u00eb nivelin e k\u00ebrkuar prej 2% t\u00eb produktit bruto p\u00ebr nevojat ushtarake\u201d, thon\u00eb autoritetet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs malazeze pohonte para futjes n\u00eb NATO se Mali i Zi do t\u00eb ket\u00eb probleme t\u00eb m\u00ebdha me financimin e k\u00ebrkuar. Ata mendojn\u00eb se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb parat\u00eb e shpenzuara p\u00ebr nevojat ushtarake t\u00eb jepen p\u00ebr arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe nevoja t\u00eb tjera. Por autoritetet thon\u00eb, se Mali i Zi do t\u00eb detyrohej t\u00eb ndaj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb para, sikur t\u00eb mos ishte pjes\u00eb e NATO-s. Numri i ushtar\u00ebve malazez\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rritur prej futjes n\u00eb NATO. Tani \u00ebsht\u00eb futur mund\u00ebsia e sh\u00ebrbimit vullnetar t\u00eb ustris\u00eb. Ushtria malazeze ka momentalisht 2.368 ushtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Misionet jasht\u00eb vendit<\/strong><br \/>\nUshtar\u00ebt malazez\u00eb kan\u00eb shkuar vitet e fundit edhe n\u00eb shum\u00eb misione jasht\u00eb vendit \u2013 m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Afganistan. Serbia ka protestuar ashp\u00ebr pas vendimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb oficer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb KFOR-it. Vitin e ardhsh\u00ebm Mali i Zi do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb dy ushtar\u00eb n\u00eb Irak, por m\u00eb s\u00eb shumti v\u00ebmendje ka zgjuar vendimi i autoriteteve malazeze p\u00ebr d\u00ebrgimin e misionit ushtarak n\u00eb Letoni, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb NATO-s p\u00ebr mbrojtje nga Rusia. Autoritetet malazeze thon\u00eb se ky vend \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl, por i vendosur q\u00eb t\u00eb jap\u00eb kontributin e tij p\u00ebr mbrojtjen kolektive.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb duke rritur gradualisht buxhetin e tij p\u00ebr nevojat ushtarake dhe po d\u00ebrgon ushtar\u00eb n\u00eb misionet jasht\u00eb vendit. Prej futjes n\u00eb NATO, Mali i Zi ka n\u00ebnshkruar dy kontrata t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm amerikan Mike Pompeo n\u00eb Podgoric\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":113294,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113293","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113293"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113293\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}