{"id":113562,"date":"2019-11-13T18:30:05","date_gmt":"2019-11-13T17:30:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113562"},"modified":"2019-11-13T15:31:02","modified_gmt":"2019-11-13T14:31:02","slug":"kryediplomati-gjerman-be-ta-ndermjetesoje-dialogun-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryediplomati-gjerman-be-ta-ndermjetesoje-dialogun-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"Kryediplomati gjerman: BE ta nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb dialogun Kosov\u00eb \u2013Serbi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt ka bllokuar dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb tash e nj\u00eb vit. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka shum\u00eb paqart\u00ebsi rreth asaj se kush do t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb rinisjen e negociatave Prishtin\u00eb-Beograd. Emanuel Macron jep sinjale her\u00eb pas here se d\u00ebshiron q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb i vet\u00ebm, SHBA\u2019ja \u00ebsht\u00eb involvuar direkt n\u00eb dialog dy emisar\u00eb special, megjithat\u00eb nga Gjermania e kancelares, Angela Merkel, jan\u00eb t\u00eb vendosur q\u00eb dialogu Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga Bashkimi Evropian.<\/strong><\/p>\n<p>Deutsche Welle: Refuzimi i fillimit t\u00eb premtuar t\u00eb bisedimeve t\u00eb pranimit me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i hidhur p\u00ebr integrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. Por edhe p\u00ebr Gjermanin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb angazhuar shum\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor me an\u00eb t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, duke e mb\u00ebshtetur\u00a0fillimin e bisedimeve p\u00ebr t\u00eb dy vendet. Ju jeni duke shkuar tani n\u00eb Shkup p\u00ebr t\u2019 i shprehur solidaritetin gjerman rajonit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ofroni konkretisht atje?<\/p>\n<p>Heiko Maas: P\u00ebr Gjermanin\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb pjes\u00eb integrale e Europ\u00ebs dhe e ardhmja e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e vendeve t\u00eb BE, e mb\u00ebshtesin fillimin e bisedimeve t\u00eb pranimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, sepse kjo \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interesin ton\u00eb strategjik. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje na duhet unanimiteti brenda BE-s\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb jemi duke punuar. Gjermania \u00ebsht\u00eb duke luftuar me t\u00eb gjitha forcat, p\u00ebr t\u00eb arritur\u00a0nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb\u00a0p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb BE,\u00a0q\u00eb bisedimet e pranimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut t\u00eb fillojn\u00eb shpejt. Un\u00eb dua edhe nj\u00eb her\u00eb ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Nuk duket q\u00eb Franca, Presidenti Macron, dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb zgjerimit t\u00eb ken\u00eb nd\u00ebr mend t\u00eb ndryshojn\u00eb mendimin. Cila \u00ebsht\u00eb strategjia juaj p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00ebse BE vazhdon ta bllokoj\u00eb zgjerimin? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Gjermania?<\/p>\n<p>Heiko Maas: Forca e Bashkimit Europian ekziston n\u00eb\u00a0faktin\u00a0se n\u00eb fund ne gjithnj\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje, edhe kur temat jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Un\u00eb jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe k\u00ebsaj her\u00eb. Presidenti Macron,\u00a0ka shpjeguar se krah vazhdimit t\u00eb reformave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedonin\u00eb e Veriut,\u00a0i domosdosh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe reformimi i procesit t\u00eb zgjerimit n\u00eb BE. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne do t\u00eb zhvillojm\u00eb jav\u00ebn e ardhshme bisedime intensive n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb pa ndalur procesin e reformave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb suksese t\u00eb tjera. Sidomos tani duhet q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sukseseve t\u00eb binden edhe ata skeptik\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur. Gjermania do t\u00eb angazhohet q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt BE.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: \u00c7far\u00eb prisni t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\u00a0Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb? Sepse n\u00eb fund edhe \u201cpo\u201d -ja e Franc\u00ebs d\u00ebshtoi gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb proceseve\u00a0reformuese t\u00eb dy vendeve\u2026<\/p>\n<p>Heiko Maas: Un\u00eb dua t\u2019u\u00a0jap zem\u00ebr Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb, si edhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb me konseguenc\u00eb kursin reformues edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr: Reformat nuk sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr afrimin me BE, ato jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sepse jan\u00eb n\u00eb dobi\u00a0t\u00eb njer\u00ebzve. Forcimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, luftimi me vendosm\u00ebri i korrupsionit dhe kriminalitetit t\u00eb organizuar\u00a0jan\u00eb detyrat kryesore t\u00eb \u00e7do qeverie, q\u00eb do t\u00eb ardhmen e vendit t\u00eb vet. Edhe opozita mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi.\u00a0Konkurenca politike dhe idet\u00eb konkuruese, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zakonshme dhe t\u00eb domosdoshme n\u00eb\u00a0demokraci\u00a0nuk duhet ta paralizojn\u00eb zhvillimin e vendit.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Kryeministri maqedono-verior, Zoran Zaev e pati lidhur fatin politik tl tij me fillimin e bisedimeve t\u00eb\u00a0pranimit. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare. Partia m\u00eb e madhe opozitare VMRO-DPMNE, e cila refuzon hapur Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, ka marr\u00eb shum\u00eb pik\u00eb n\u00eb prognoza. Do t\u00eb thot\u00eb kjo se kjo parti do t\u00eb anulloj\u00eb marr\u00ebveshjen n\u00ebse vjen s\u00ebrish n\u00eb pushtet? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr ta penguar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>Heiko Maas: Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs quhet me t\u00eb drejt\u00eb marr\u00ebveshje historike. Maqedonia e Veriut dhe Greqia shuan me t\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb zgjati gati tre dekada. Marr\u00ebveshja hapi der\u00ebn p\u00ebr afrimin euroatlantik t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. K\u00ebshtu t\u00eb dy vendet u kthyen n\u00eb shembull p\u00ebr rajonin e m\u00eb gjer\u00eb. Ato treguan se edhe konflikte,\u00a0q\u00eb mendohet se jan\u00eb t\u00eb pazgjidhshme mund t\u00eb zgjidhen me forc\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse, guxim dhe largpam\u00ebsi dhe se kompromiset e v\u00ebshtira jan\u00eb t\u00eb mundshme. Shum\u00eb shpejt ne do t\u00eb mir\u00ebpresim Maqedonin\u00eb e Veriut si vendin e 30-t\u00eb an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. U hoq k\u00ebshtu edhe nj\u00eb penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE. Un\u00eb nuk e imagjinoj dot q\u00eb dikush mund ta shkat\u00ebrroj\u00eb k\u00ebt\u00eb shanc, sepse n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00a0Maqedonia e Veriut do t\u00eb futej k\u00ebshtu n\u00eb qorrsokak.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Aq sa e k\u00ebnaqur \u00ebsht\u00eb\u00a0Gjermania p\u00ebr procesin e reformave t\u00eb Shkupit, aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e ka q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb konsensus sa i p\u00ebrket Shqip\u00ebris\u00eb. Ka nj\u00eb vit q\u00eb Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb politik\u00ebn\u00a0e\u00a0brendshme, zgjidhja e t\u00eb cil\u00ebs nuk duket t\u00eb vij\u00eb: Opozita bojkoton parlamentin dhe k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb reja. Reformimi i ligjit t\u00eb zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet q\u00eb Gjermania i ka vendosur Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur perspektivat e pranimit n\u00eb BE\u2026 Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb nuk shihet ndonj\u00eb\u00a0l\u00ebvizje. A mos duhet korrigjuar vendimi pozitiv q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Heiko Maas: Vendimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur bisedimet e pranimit me Shqip\u00ebrin\u00eb ishte i drejt\u00eb. Ai u rekomandua edhe nga Komisioni i BE. Po ashtu \u00ebsht\u00eb formuluar qart\u00eb \u00e7ka priten\u00a0ende nga hapat reformues q\u00eb duhen hedhur.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria po tregon nj\u00eb shembull t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00ebm q\u00eb tani t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb filloj\u00eb pa u vonuar pun\u00ebn. Edhe reformimi i ligjit t\u00eb zgjedhjeve do t\u00eb diskutohet me t\u00eb gjitha forcat\u00a0politike\u00a0dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. Ne jemi t\u00eb sigurt, se p\u00ebr reformat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rekomandimet e OSBE\/ODIHR mund arrihet marr\u00ebveshje pa humbur koh\u00eb. Parlamenti \u00ebsht\u00eb vendi ku zhvillohen konfrontimet politike. Tani duhen propozime konstruktive dhe bashk\u00ebpunime serioze n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Deutsche Welle. A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut t\u00eb trajtohen t\u00eb ndara?<\/p>\n<p>Heiko Maas: N\u00eb procesin e pranimit \u00e7do vend gjykohet sipas pun\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Duke pasur parasysh hapat e sukseshsh\u00ebm refomues,\u00a0Komisioni Europian vendosi q\u00eb n\u00eb vitin 2018 se Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut\u00a0kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr fillimin e bisedimeve. K\u00ebshtu q\u00eb Komisioni dha rekomandimin q\u00eb t\u00eb fillonin bisedimet e pranimit me t\u00eb dy vendet. N\u00eb maj t\u00eb 2019, Komisioni p\u00ebrs\u00ebriti vler\u00ebsimet dhe rekomandimet. Qeveria gjrmane i d\u00ebrgoi vler\u00ebsimet e veta Komisionit Europian dhe k\u00ebrkoi n\u00eb K\u00ebshill fillimin e bisedimeve t\u00eb pranimit me t\u00eb dy vendet. Ky vazhdon t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Mbas takimit t\u00eb fundit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE shum\u00eb vet\u00eb thon\u00eb se BE nuk\u00a0i mbajti premtimet dhe se zgjerimi i BE nuk ka mb\u00ebshtetje. K\u00ebshtu q\u00eb ka filluar t\u00eb flitet p\u00ebr koncepte t\u00eb reja p\u00ebr rajonin si mini-Shengen, modeli norvegjez, etj. Si i vler\u00ebsoni k\u00ebto alternativa t\u00eb tjera kundrejt integrimit n\u00eb BE?<\/p>\n<p>Heiko Maas: Ne nuk shohim t\u00eb ket\u00eb alternativa t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 procesit t\u00eb pranimit n\u00eb BE, n\u00ebse duam q\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb interesin p\u00ebr reforma serioze dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, si p\u00ebr shembull n\u00eb fush\u00ebn e shtetit ligjor. A mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet\u00a0procesi ekzistues? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i bashk\u00ebpunimit rajonal plot\u00ebson procesin e pranimit n\u00eb BE. Forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb\u00a0dhe bashk\u00ebpunimi ekonomik jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb secilit prej gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Ato e b\u00ebjn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb interesant. Me procesin e Berlinit ne mb\u00ebshtesim\u00a0prej vitesh k\u00ebto p\u00ebrpjekje dhe kemi arritur shum\u00eb, si p\u00ebr shembull kemi krijuar organizat\u00ebn rajonale t\u00eb t\u00eb rinjve RYCO, dhe praktikisht,\u00a0kemi ulur tarifat p\u00ebr roaming.<\/p>\n<p>Deutsche Welle: Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb BE \u00ebsht\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe e paralizuar kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, duke humbur k\u00ebshtu\u00a0besueshm\u00ebrin\u00eb dhe forc\u00ebn rrezatuese, SHBA \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb aktive. Ideja e k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb tavolin\u00eb. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb Gjermania dhe Europa kund\u00ebr k\u00ebsaj, dhe si e vler\u00ebsoni ju angazhimin rus n\u00eb rajon?<\/p>\n<p>Heiko Maas: Bashkimi Europian mb\u00ebshtet perspektiv\u00ebn e nj\u00eb jete n\u00eb liri, siguri dhe mir\u00ebq\u00ebnie relative. Askush nuk ofron ndonj\u00eb model tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb konkuroj\u00eb k\u00ebt\u00eb model. Krah k\u00ebsaj,\u00a0BE \u00ebsht\u00eb donatori m\u00eb i madh n\u00eb rajon me miliardat e ndihm\u00ebs q\u00eb jep dhe infstrumentat e shumt\u00eb k\u00ebshillues. P\u00ebrve\u00e7\u00a0nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilion\u00ebshe edhe n\u00eb bashk\u00ebpunimin bilateral.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ides\u00eb s\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve ose ndryshimit t\u00eb kufijve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ne nuk mendojm\u00eb se kjo kontribuon p\u00ebr stabilitetin n\u00eb rajon. Ajo q\u00eb mb\u00ebshtesim ne \u00ebsht\u00eb rifiilimi i shpejt\u00eb i dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE, duke pasur si synim nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb gjithanshme q\u00eb t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb dy vendeve afrimin me BE.<\/p>\n<p>Ne d\u00ebshirojm\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim konstruktiv me Rusin\u00eb, edhe n\u00ebse kemi ndryshime pik\u00ebpamjesh. Ne e kuptojm\u00eb po ashtu se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ruhen marr\u00ebdh\u00ebniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me antar\u00ebsimin n\u00eb BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt ka bllokuar dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb tash e nj\u00eb vit. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka shum\u00eb paqart\u00ebsi rreth asaj se kush do t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb rinisjen e negociatave Prishtin\u00eb-Beograd. Emanuel Macron jep sinjale her\u00eb pas here se d\u00ebshiron q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb i vet\u00ebm, SHBA\u2019ja \u00ebsht\u00eb involvuar direkt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":113563,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113562","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113562\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}