{"id":113841,"date":"2019-11-15T13:59:58","date_gmt":"2019-11-15T12:59:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113841"},"modified":"2019-11-15T13:59:58","modified_gmt":"2019-11-15T12:59:58","slug":"denaj-pasurite-e-konfiskuara-ti-vendosim-ne-dispozicion-per-perfitime-sociale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/denaj-pasurite-e-konfiskuara-ti-vendosim-ne-dispozicion-per-perfitime-sociale\/","title":{"rendered":"Denaj: Pasurit\u00eb e konfiskuara t\u2019i vendosim n\u00eb dispozicion p\u00ebr p\u00ebrfitime sociale"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, znj. Anila Denaj, mori pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn mbi administrimin, menaxhimin dhe p\u00ebrdorimin e pasurive t\u00eb konfiskuara dhe sekuestruara.<\/p>\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ishin dhe Ambasadori i Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, z. Luigi Soreca, Ambasadori i Italis\u00eb n\u00eb Tiran\u00ebs, z. Alberto Cutillo, Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Etilda Gjonaj, si dhe Prokurori Komb\u00ebtar i Drejtoris\u00eb Antimafia dhe Antiterroriz\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Italis\u00eb, z. Federico Cafiero De Raho.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Ministrja Denaj tha se, p\u00ebrmes masave ligjore t\u00eb nd\u00ebrmarra, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pozicionuar sot n\u00eb hart\u00ebn e vendeve t\u00eb angazhuara fort n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Parandalimit dhe Pastrimit t\u00eb Parave dhe n\u00eb Luft\u00ebn kund\u00ebr Financimit t\u00eb Terrorizmit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto masa \u00ebsht\u00eb miratimi n\u00eb parlament i ligjit \u201cP\u00ebr administrimin e pasurive t\u00eb sekuestruara e t\u00eb konfiskuara\u201d i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera, mund\u00ebsoi krijimin e mekanizmave ligjor\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive pasurit\u00eb e ngrira dhe t\u00eb konfiskuara, si dhe lejoi ushtrimin e kompetenc\u00ebs p\u00ebr shitjen e pasurive t\u00eb luajtshme t\u00eb cilat amortizohen prishen apo n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Ministres Denaj, konfiskimi dhe vendosja n\u00eb dispozicion p\u00ebr p\u00ebrfitime sociale e pasurive nga burime jo t\u00eb ligjshme mbetet nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sistemin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pasi sot vet\u00ebm rreth 40% e pasurive t\u00eb sekuestruara konfiskohen.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb proceset e gjata vendimmarr\u00ebse c\u00ebnojn\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb shpeshher\u00eb p\u00ebrdorimin, shitjen dhe maksimizimin e k\u00ebtyre pasurive. Mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ecuria e m\u00ebtejshme e Reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe angazhimi yn\u00eb p\u00ebr miratimin e legjislacionit dyt\u00ebsor p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e shitjes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive\u201d, tha znj. Denaj.<\/p>\n<p>Ministrja Denaj ftoi t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt t\u00eb angazhohen p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim institucional m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur avancimin e kuadrit ligjv\u00ebn\u00ebs dhe atij zbatues p\u00ebr Sekuestrimin, Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurive t\u00eb fituara p\u00ebrmes krimit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr Zbatimin e Plot\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Ministres Denaj:<\/strong><\/p>\n<p>E nderuar Znj. Gjonaj, Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n<p>I nderuar Z Cafiero De Raho, Prokuror Komb\u00ebtar i Drejtoris\u00eb Antimafia dhe Antiterroriz\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn e Italis\u00eb,<\/p>\n<p>I nderuar Z. Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri,<\/p>\n<p>I nderuar Z. Cutillo, Ambasador i Republik\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ndaj me ju fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb sot\u00ebm mbi administrimin, menaxhimin dhe p\u00ebrdorimin e pasurive t\u00eb konfiskuara dhe sekuestruara.<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjitha strukturave politikb\u00ebr\u00ebse dhe ligjzbatuese. Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, n\u00eb rolin e saj si politikb\u00ebr\u00ebse dhe p\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e procesit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb administrimit t\u00eb pasurive me themele ligjore t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara p\u00ebrmes ligjit t\u00eb ri t\u00eb miratuar k\u00ebt\u00eb Qershor n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja n\u00eb fush\u00ebn e veprimit t\u00eb AAPSK-s\u00eb e procesit t\u00eb sekuestrimit dhe konfiskimit t\u00eb pasurive n\u00eb procesin penal ashtu edhe n\u00eb at\u00eb parandalues, ka synuar administrimin e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha pasurive me prejardhje t\u00eb paligjshme n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb zyre t\u00eb vetme komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb realizuar detyrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ka q\u00ebn\u00eb imperative edhe n\u00eb raport me plot\u00ebsimin e detyrimeve tona n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Moneyval, si nj\u00eb proces i cili na afron me praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, kjo e pozicionon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e vendeve t\u00eb angazhuara fort n\u00eb Luft\u00ebn kund\u00ebr Parandalimit dhe Pastrimit t\u00eb Parave dhe n\u00eb Luft\u00ebn kund\u00ebr Financimit t\u00eb Terrorizmit.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb ndaj n\u00eb vijim, disa t\u00eb dh\u00ebna mbi ecurin\u00eb e AAPSK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb aktivitetit t\u00eb saj:<\/p>\n<p>N\u00eb momentin aktual pran\u00eb AAPSK-s\u00eb administrohen rreth\u00a0:<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1573822763733\"><\/div>\n<ul>\n<li>227 pasuri nga t\u00eb cilat 167 pasuri t\u00eb sekuestruara me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt 2,546,054,257 lek\u00eb,<\/li>\n<li>57 pasuri t\u00eb konfiskuara me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt 468,214,083 lek\u00eb dhe 3 pasuri te revokuara por t\u00eb pa kthyera.<\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2011 \u2013 9 mujor 2019 AAPSK-ja, ka pasur n\u00eb administrim:<\/p>\n<ul>\n<li>594 pasuri t\u00eb sekuestruara me nj\u00eb vler\u00eb rreth 4,385,159,241 lek\u00eb dhe<\/li>\n<li>326 pasuri t\u00eb konfiskuara me vler\u00eb rreth 2,850,504,405 lek\u00eb (Antimafia dhe Terrorizem).<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ligji i miratuar n\u00eb Parlament \u201cP\u00ebr administrimin e pasurive t\u00eb sekuestruara e t\u00eb konfiskuara\u201d mund\u00ebsoi nd\u00ebr t\u00eb tjera krijimin e mekanizmave ligjore p\u00ebr t\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive pasurit\u00eb e ngrira dhe t\u00eb konfiskuara dhe lejoi ushtrimin e kompetenc\u00ebs p\u00ebr shitjen a pasurive t\u00eb luajtshme t\u00eb cilat amortizohen prishen apo n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar konfiskimi dhe s\u00eb bashku edhe me sasit\u00eb monetare t\u00eb konfiskuara, fondet alokohen p\u00ebrmes buxhetit t\u00eb shtetit edhe n\u00eb nj\u00eb fond t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i k\u00ebtij fondi synon p\u00ebrmir\u00ebsimin e hetimeve paraprake penale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe zhvillimin e programeve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve e t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb; dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs viktimave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb dhun\u00ebs, si dhe nxitjen e programeve sociale p\u00ebr k\u00ebto kategori; kompensimin e viktimave te trafikimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr b\u00ebhen t\u00eb mundura p\u00ebrmes alokimeve t\u00eb buxhetit p\u00ebr institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, institucionet qendrore q\u00eb mbulojn\u00eb rendin publik dhe \u00e7\u00ebshtjet sociale, nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore, apo OJF q\u00eb ndihmojn\u00eb dhe leht\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb proces rehabilitimi p\u00ebr njer\u00ebzit e prekur apo rrezikuar nga krimi dhe n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb rekomandimin e Komitetit Nd\u00ebrinstitucional t\u00eb Ekspert\u00ebve p\u00ebr Masat Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar, Qeveria Shqiptare ka krijuar 3 fonde t\u00eb ve\u00e7anta prej vitit 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb rolin e Ministres s\u00eb Financave pohoj me k\u00ebnaq\u00ebsi se ky fond \u00ebsht\u00eb dyfishuar prej vitit 2013, duke shkuar nga 42 milion lek\u00eb n\u00eb 2013, n\u00eb 93 milion lek\u00eb n\u00eb 2019.<\/p>\n<ul>\n<li>Jan\u00eb financuar 12 projekte p\u00ebr Institucionet ligjzbatuese Policin\u00eb, Prokurorin\u00eb, Qendr\u00ebn prit\u00ebse t\u00eb viktimave t\u00eb trafikimit dhe OJF, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr synim rritjen e kapaciteteve, p\u00ebrmir\u00ebsim hetimi dhe trajtimin dhe integrimin e viktimave t\u00eb krimit.<\/li>\n<li>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh i kan\u00eb kaluar n\u00eb p\u00ebrdorim Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Qendr\u00ebs s\u00eb Pritjes s\u00eb Viktimave t\u00eb Trafikimit.<\/li>\n<li>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pronash i jan\u00eb kthyer komunitetit p\u00ebr p\u00ebrdorim p\u00ebr shkolla, aktivitetete turistike etj., duke mund\u00ebsuar jo vet\u00ebm p\u00ebrdorim efektiv t\u00eb k\u00ebtyre pasurive por edhe shdn\u00ebrrimin n\u00eb bzinese sociale, bazuar edhe n\u00eb eksperienc\u00ebn e sjell\u00eb nga Italia.<\/li>\n<li>N\u00eb bashk\u00ebpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian p\u00ebrmes projektit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb sjellim pun\u00ebsim, integrim dhe zhvillim t\u00eb kurseve profesionale p\u00ebrmes shnd\u00ebrrimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr sfidat q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb paralel me k\u00ebto suksese do t\u00eb diskutoni n\u00eb vijim edhe gjat\u00eb paneleve edhe me vet\u00eb Institucionin e AAPSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur se konfiskimi dhe vendosja n\u00eb dispozicion p\u00ebr p\u00ebrfitime sociale e pasurive nga burime jo t\u00eb ligjshme mbetet nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sistemin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ende sot vet\u00ebm rreth 40% e pasurive t\u00eb sekuestruara konfiskohen.<\/p>\n<p>Vet\u00eb proceset e gjata vendimmarr\u00ebse c\u00ebnojn\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb shpeshher\u00eb p\u00ebrdorimin, shitjen dhe maksimizimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Ecuria e m\u00ebtejshme e Reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe angazhimi yn\u00eb p\u00ebr miratimin e legjislacionit dyt\u00ebsor p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e shitjes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb ftesa ime n\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj fjale p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse: nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim institucional m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur avancimin e kuadrit ligjv\u00ebn\u00ebs dhe atij zbatues, p\u00ebr Sekuestrimin, Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurive t\u00eb fituara p\u00ebrmes krimit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr Zbatimin e Plot\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, znj. Anila Denaj, mori pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn mbi administrimin, menaxhimin dhe p\u00ebrdorimin e pasurive t\u00eb konfiskuara dhe sekuestruara. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ishin dhe Ambasadori i Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, z. Luigi Soreca, Ambasadori i Italis\u00eb n\u00eb Tiran\u00ebs, z. Alberto Cutillo, Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, znj. Etilda Gjonaj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":113843,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113841","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113841\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}