{"id":113853,"date":"2019-11-15T14:57:42","date_gmt":"2019-11-15T13:57:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=113853"},"modified":"2019-11-15T14:57:42","modified_gmt":"2019-11-15T13:57:42","slug":"paloka-rama-eshte-i-korruptuar-dhe-i-lidhur-me-krimin-i-intereson-nje-drejtesi-e-kapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/paloka-rama-eshte-i-korruptuar-dhe-i-lidhur-me-krimin-i-intereson-nje-drejtesi-e-kapur\/","title":{"rendered":"Paloka: Rama \u00ebsht\u00eb i korruptuar dhe i lidhur me krimin, i intereson nj\u00eb drejt\u00ebsi e kapur"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike Edi Paloka ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Sipas Palok\u00ebs, Rama iu kthyes sot \u2018avazit t\u00eb vjet\u00ebr sipas t\u00eb cilit, gjith\u00eb shkeljet ligjore e kushtetuese q\u00eb ai nd\u00ebrmerr i b\u00ebn me marr\u00ebveshje me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb denoncojn\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb shkeljet e tij, jan\u00eb kund\u00ebr BE apo SHBA.<\/p>\n<p><strong>Ja postimi i plot\u00eb i Palok\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Rama ju kthye dhe sot \u201cavazit\u201d t\u00eb vjet\u00ebr sipas t\u00eb cilit gjith\u00eb shkeljet ligjore e kushtetuese q\u00eb ai nd\u00ebrmerr i b\u00ebn me marr\u00ebveshje me nd\u00ebrkombetar\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb denoncojn\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb shkeljet e tij , jan\u00eb kund\u00ebr BE apo SHBA\u2026!!!<\/p>\n<p>Mos harrojm\u00eb se k\u00ebt\u00eb \u201ctaktike\u201d Rama e ndoqi her\u00eb n\u00eb menyre abuzive e her\u00eb me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur p\u00ebrpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata t\u00eb disa diplomat\u00ebve megjithese kanabisi kishte pushtuar \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare\u2026<\/p>\n<p>Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise\u2026<\/p>\n<p>Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.<\/p>\n<p>Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.<\/p>\n<p>Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !<\/p>\n<p>Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.<\/p>\n<p>Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?<\/p>\n<p>Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!<\/p>\n<p>Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?<\/p>\n<p>Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?<\/p>\n<p>Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike Edi Paloka ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot n\u00eb parlament. Sipas Palok\u00ebs, Rama iu kthyes sot \u2018avazit t\u00eb vjet\u00ebr sipas t\u00eb cilit, gjith\u00eb shkeljet ligjore e kushtetuese q\u00eb ai nd\u00ebrmerr i b\u00ebn me marr\u00ebveshje me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb denoncojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":65761,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-113853","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}