{"id":114210,"date":"2019-11-17T18:00:21","date_gmt":"2019-11-17T17:00:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=114210"},"modified":"2019-11-17T14:58:02","modified_gmt":"2019-11-17T13:58:02","slug":"ish-zyrtari-i-dash-smund-te-kete-marreveshje-kosove-serbi-pa-shkembime-territoriale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ish-zyrtari-i-dash-smund-te-kete-marreveshje-kosove-serbi-pa-shkembime-territoriale\/","title":{"rendered":"Ish-zyrtari i DASH: S&#8217;mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje Kosov\u00eb-Serbi pa shk\u00ebmbime territoriale"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ish-zyrtari i Departamentit t\u00eb Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se nj\u00eb marr\u00ebveshje Kosov\u00eb-Serbi ekziston, por v\u00ebshtir\u00ebsia \u00ebsht\u00eb te zbatimi i saj. Zoti Hooper, i cili ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb negociatat diplomatike dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit, thot\u00eb se nuk mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pa shk\u00ebmbime territoriale.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Hooper, Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb rifilluar bisedimet me Serbin\u00eb, megjith\u00ebse nuk e ka formuar ende qeverin\u00eb e re. Nd\u00ebrkoh\u00eb Serbia pritet t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Sa e mundur \u00ebsht\u00eb t\u00eb rifillojn\u00eb bisedimet n\u00eb rrethana t\u00eb tilla?<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Un\u00eb kisha menduar se ka qen\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb rinisnin bisedimet p\u00ebr t\u00eb rifilluar dialogun. N\u00ebse me pyetjen n\u00ebnkuptoni sa e mundur \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb k\u00ebto bisedime, duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb Serbi, un\u00eb mendoj se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka shum\u00eb gjasa q\u00eb ata t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje. Madje besoj se praktikisht ata tashm\u00eb e kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por ne nuk dim\u00eb asnj\u00eb detaj\u2026<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Un\u00eb n\u00eb fakt mendoj se shum\u00eb nga detajet dol\u00ebn, disa prej tyre edhe t\u00eb pasakta. Dhe kosovar\u00ebt kurr\u00eb nuk pat\u00ebn shansin t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb vendosnin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Nuk ka pse t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim gjith\u00eb historin\u00eb e asaj q\u00eb ndodhi. Por un\u00eb mendoj se presidenti Tha\u00e7i kishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb dialogu t\u00eb rifillonte pa kushte. Dhe un\u00eb mendoj se ishte nj\u00eb veprim shum\u00eb i arsyesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, sepse n\u00ebse nuk l\u00ebvizin drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ekziston rreziku q\u00eb dritarja e mund\u00ebsis\u00eb t\u00eb mbyllet dhe, n\u00ebse kjo ndodh, nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Pse do t\u00eb mbyllej dritarja e mund\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Sepse duhet t\u00eb kesh dy partner\u00eb q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb. Duhet t\u00eb kesh partner\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb negociojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb premis\u00ebn e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb presin nga Serbia dhe ato q\u00eb nuk mund t\u00eb marrin prej saj. Dhe duhet t\u00eb kesh dik\u00eb n\u00eb Serbi i cili \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb me Kosov\u00ebn. Besoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb partner t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sesa n\u00eb Serbi. Por t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb bien dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cvalle\u201d. P\u00ebrndryshe nuk ka marr\u00ebveshje. Dhe \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb kur sheh nga jasht\u00eb, kur nuk je n\u00eb pushtet, kur nuk je duke negociuar, t\u00eb thuash \u201cnuk i pranoj kushtet\u201d, \u201cduhet t\u00eb ket\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb favorshme.\u201d T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb pushtet d\u00ebshirojn\u00eb gjithmon\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira. Dhe ata gjithmon\u00eb mendojn\u00eb se mund t\u00eb sigurojn\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb favorshme. Kur marrin detyr\u00ebn, ata zbulojn\u00eb se nuk mund t\u00eb sigurojn\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira. Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe mendoj n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr zotin Kurti, sepse ai shihet si dikush q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr. Ai do t\u00eb zbuloj\u00eb se n\u00eb fakt ka tashm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe se nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;i ndryshoj\u00eb k\u00ebto kushte. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb Serbia t\u00eb jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte m\u00eb e thjeshta. N\u00eb fakt serb\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb q\u00eb kosovar\u00ebt duhet t\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb. Kjo ndodh gjithmon\u00eb n\u00eb negociata.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb mbetet nj\u00eb mister n\u00ebse ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje apo jo, meqen\u00ebse detajet nuk jan\u00eb th\u00ebn\u00eb zyrtarisht. Por cili mendoni se do t\u00eb jet\u00eb roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bisedime tani q\u00eb ata kan\u00eb dy t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm: nj\u00eb p\u00ebr Ballkanin dhe nj\u00eb direkt p\u00ebr bisedimet, ambasadorin Grenell. A do t\u00eb jen\u00eb ata n\u00eb gjendje ta shpejtojn\u00eb procesin?<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se si ndihm\u00ebs sekretari i Shtetit (Philip) Reeker, ashtu edhe (Matthew) Palmer q\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin, p\u00ebr bisedimet Serbi-Kosov\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb efektsh\u00ebm n\u00eb pun\u00ebn e tyre, jan\u00eb shum\u00eb profesionist\u00eb, kan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar negociata n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Kam shum\u00eb besim tek ata.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Personi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ambasadori Grenell.<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Ambasadori Grenell shton nj\u00eb element. Nuk jam i sigurt. Ai mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb efektiv. Un\u00eb nuk e kam takuar ndonj\u00ebher\u00eb, nuk e njoh, di vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ambasador n\u00eb Gjermani. Por t\u00eb kesh nj\u00eb ambasador amerikan n\u00eb nj\u00eb vend evropian, t\u00eb cilit i jepet edhe nj\u00eb rol i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, kjo krijon dyshimin se k\u00ebtu ka interesa politike, jo vet\u00ebm interesa t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme apo t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, por edhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>T\u00eb brendshme e keni fjal\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Po, ngjall dyshime p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndonj\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse Serbia ose Kosova ishin t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb zgjedhjet amerikane, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i sabotuar ose ndikimin n\u00eb rezultatin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast thjesht m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb e panevojshme. Shpresoj q\u00eb arsyeja t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb sepse Uashingtoni d\u00ebshironte t\u00eb rriste shanset q\u00eb Gjermania t\u00eb jet\u00eb m\u00eb akomoduese, m\u00eb elastike dhe m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, sepse her\u00ebn e fundit ata e hodh\u00ebn posht\u00eb marr\u00ebveshjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Sipas mendimit tuaj, \u00e7\u2019form\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kompromis, nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me Albin Kurtin n\u00eb pushtet dhe a ekziston ende ideja e shk\u00ebmbimit t\u00eb territorit?<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse pa nj\u00eb element territorial. Nuk e di se cila do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebpamja e Albin Kurtit. Pik\u00ebpamja si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb partie opozitare \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, e kuptoj pik\u00ebpamjen e tij n\u00eb at\u00eb rol. Cili do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi i tij n\u00eb postin e kryeministrit, k\u00ebt\u00eb nuk e di dhe nuk dua t\u00eb spekuloj. Por mendoj se ai do t\u00eb gjendet p\u00ebrball\u00eb realitetit dhe p\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb realitet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pranuar. Realiteti \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebveshja tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb negociuar. Marr\u00ebveshja ekziston. N\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord\u2026<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0P\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh?<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0P\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim territoresh por jo vet\u00ebm shk\u00ebmbim territoresh por duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb OKB. Realiteti \u00ebsht\u00eb se kjo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe nuk e di se si Albin Kurti do t\u00eb reagoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb si kryeminist\u00ebr. E p\u00ebrs\u00ebris se nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pa nj\u00eb element territorial.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse Shtetet e Bashkuara nuk po b\u00ebjn\u00eb presion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, zoti Palmer nuk a ka p\u00ebrmendur. Ai ka th\u00ebn\u00eb u takon pal\u00ebve\u2026<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po thon\u00eb tani dhe ajo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb zgjidhur mes pal\u00ebve, mes zotit Vu\u00e7i\u00e7 dhe zotit Tha\u00e7i. Mund t\u00eb ket\u00eb disa gj\u00ebra t\u00eb vogla p\u00ebr t\u2019u zgjidhur por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Njer\u00ebzit q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb me negociata nuk kuptojn\u00eb di\u00e7ka: kritik\u00ebt e marr\u00ebveshjes n\u00eb Kosov\u00eb dhe kritik\u00ebt e marr\u00ebveshjes n\u00eb Serbi, mbajt\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim: Duhet t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndryshim territori. Kufijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar. N\u00ebse t\u00eb marr\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb baza mbi t\u00eb cil\u00ebn hyn n\u00eb negociata, kjo nuk t\u00eb \u00e7on n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje. Por, nuk mund t\u00eb sigurosh zbatimin kur k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vete. Dhe \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me Serbin\u00eb. Ata duhet t\u00eb garantohen q\u00eb Kosova t\u00eb marr\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb kjo marr\u00ebveshje t\u00eb pranohet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Po, por ndjenja popullore \u00ebsht\u00eb mjaft e fort\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb p\u00ebrfshin shk\u00ebmbimin e territoreve.<\/p>\n<p><strong>James Hooper:<\/strong>\u00a0Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i mir\u00ebfillt\u00eb. Dhe kjo ndoshta \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb nga arsyet q\u00eb amerikan\u00ebt nuk kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb sepse jan\u00eb duke pritur p\u00ebr faz\u00ebn e zbatimit. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb shohim n\u00eb Kosov\u00eb dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe ishte nj\u00eb problem i madh n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb se marr\u00ebveshja nuk u b\u00eb publike kurr\u00eb plot\u00ebsisht dhe njer\u00ebzit kurr\u00eb nuk pat\u00ebn asnj\u00eb shans ta votojn\u00eb at\u00eb. Qeveria nuk pati me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb shans ta mbronte at\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb sulmosh nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb panjohur, kushtet e s\u00eb cil\u00ebs nuk i njeh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ish-zyrtari i Departamentit t\u00eb Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se nj\u00eb marr\u00ebveshje Kosov\u00eb-Serbi ekziston, por v\u00ebshtir\u00ebsia \u00ebsht\u00eb te zbatimi i saj. Zoti Hooper, i cili ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb negociatat diplomatike dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit, thot\u00eb se nuk mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse mes Kosov\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":114214,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-114210","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114210"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114210\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}