{"id":114630,"date":"2019-11-19T18:30:42","date_gmt":"2019-11-19T17:30:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=114630"},"modified":"2019-11-19T14:36:38","modified_gmt":"2019-11-19T13:36:38","slug":"numri-dy-i-nato-s-raportet-kosove-serbi-nder-sfidat-me-thelbesore-per-rajonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/numri-dy-i-nato-s-raportet-kosove-serbi-nder-sfidat-me-thelbesore-per-rajonin\/","title":{"rendered":"Numri dy i NATO-s: Raportet Kosov\u00eb-Serbi, nd\u00ebr sfidat m\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr rajonin"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebsi i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike dhe t\u00eb siguris\u00eb, James Appathurai, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, se raporti midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, mbase paraqet sfid\u00ebn m\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ai konfirmon se NATO-ja do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, p\u00ebrderisa thekson angazhimin e saj p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me masat e paralajm\u00ebruara nga sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e ardhsh\u00ebm me Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pasi institiconet e Kosov\u00ebs miratuan ligjet p\u00ebr transformimin e saj n\u00eb ushtri, Appathurai thot\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje ende po diskutohet brenda NATO-s, mir\u00ebpo shpreh sigurin\u00eb se pasoja do t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtari i lart\u00eb i NATO-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb flet edhe p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb NATO p\u00ebrderisa p\u00ebr Serbin\u00eb thot\u00eb se paanshm\u00ebria politike ose mosp\u00ebrfshirja e saj ushtarake nuk e pengon Aleanc\u00ebn q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Appathurai, shum\u00eb shpejt b\u00ebhet nj\u00eb vit q\u00eb kur NATO-ja i ka ftuar autoritetet e Bosnje e Hercegovin\u00ebs t\u00eb paraqesin Programin Vjetor Komb\u00ebtar (ANP). Asgj\u00eb nuk ka l\u00ebvizur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. A ekziston ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebrmes t\u00eb cilit mund t\u00eb obligonit autoritetet n\u00eb Sarajev\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>James Appathurai: Natyrisht se nuk ka. Ne u kemi ofruar atyre nj\u00eb ftes\u00eb, q\u00eb t\u00eb themi se jemi t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb pranuar Programin Vjetor Komb\u00ebtar dhe jemi ende t\u00eb hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, ne duam q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb planin sepse kjo na jep mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur reformat n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb. Mendoj se t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb gjitha segmentet e qeveris\u00eb, por edhe qytetar\u00ebt duan q\u00eb reformat t\u00eb zbatohen dhe kjo na mund\u00ebson q\u00eb t\u2019i ndihmojm\u00eb ata. Natyrisht se aty ka jehon\u00eb politike, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet praktik p\u00ebr ne. Pra, ne jemi shum\u00eb t\u00eb hapur q\u00eb autoritetet e atjeshme t\u00eb na d\u00ebrgojn\u00eb planin, por sigurisht ne nuk i detyrojm\u00eb ata, ne nuk imponojm\u00eb asgj\u00eb. Kjo varet nga institucionet dhe qytetar\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e NATO-s \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. Si e shihni rolin e NATO-s n\u00eb t\u00eb ardhmen politike t\u00eb vendit?<\/p>\n<p>James Appathurai: \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sqarohet se NATO-ja kurr\u00eb nuk e ka vendosur si kusht q\u00eb formimi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme i nd\u00ebrlidhur me ANP-n\u00eb. Ne nuk kemi nevoj\u00eb q\u00eb qeveria ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrcakton n\u00ebse arrijn\u00eb ose jo ta formojn\u00eb at\u00eb. Sa na p\u00ebrket neve, sigurisht se ajo na duhet nga qeveria dhe jo nga nj\u00eb pjes\u00eb e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Por, ky \u00ebsht\u00eb diskutim i brendsh\u00ebm n\u00eb Bosnje p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. Ne nuk i kemi nd\u00ebrlidhur k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A ka ndonj\u00eb afat kohor p\u00ebr paraqitjen e Programit Vjetor? Thirrja e juaj e vitit 2018, a po q\u00ebndron pezull derisa ata t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebrpara apo ekziston nj\u00eb kufi kur do t\u00eb thuhet \u201cmjaft m\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>James Appathurai: Nuk ka afat kohor. Ne mund t\u00eb vazhdojm\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit ekzistues dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Ne kemi nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Bosnje q\u00eb ndihmon dhe mb\u00ebshtet reform\u00ebn n\u00eb mbrojtje. Reforma n\u00eb mbrojtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e procesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb vend, sepse mbrojtja duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs. Ne mb\u00ebshtesim dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim zhvillimin e Forcave t\u00eb Armatosura, Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, ne kemi nj\u00eb program p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb. ANP-ja do ta ngriste k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne jemi t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb, por nuk ka ndonj\u00eb afat kohor dhe ne nuk u imponojm\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A \u00ebsht\u00eb Bosnja nj\u00eb bomb\u00eb e kurdisur?<\/p>\n<p>James Appathurai: M\u00eb lejoni ta them k\u00ebt\u00eb, ne bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me Bosnj\u00ebn. Shqet\u00ebsimi yn\u00eb m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb formimi i qeveris\u00eb sepse formimi i qeveris\u00eb do t\u00eb na lejoj\u00eb t\u00eb zbatojm\u00eb reformat q\u00eb ne besojm\u00eb se jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin dhe t\u00eb cilat ne i mb\u00ebshtesim. Dhe, sigurisht, ne jemi t\u00eb hapur dhe do t\u00eb d\u00ebshironim ta shohim ANP-n\u00eb sepse mund t\u00eb zbatojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb reforma. Te \u00e7\u00ebshtja e siguris\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dihet se pothuajse \u00e7do vend n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrballet me \u00e7\u00ebshtjen e radikalizmit, \u00e7\u00ebshtjen e kthimit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj nga Siria. Un\u00eb dhe ti tani po flasim n\u00eb Belgjik\u00eb. Me sa di un\u00eb, Belgjika ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr kok\u00eb banori, q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Siri p\u00ebr t\u00eb luftuar me Shtetin Islamik. K\u00ebto i thash, jo p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Bosnja nuk ka problem \u2013 ka nj\u00eb problem \u2013 t\u00eb gjith\u00eb ne kemi sfida n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ose m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. T\u00eb kthehem aty ku e fillova. Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb efektive p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me radikalizmin dhe kthimin e luft\u00ebtar\u00ebve nga frontet e huaja \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh institucione efektive t\u00eb siguris\u00eb, kontrolle kufitare dhe programe p\u00ebr p\u00ebrballje me radikalizmin, t\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebrkojn\u00eb reforma. Formimi i qeveris\u00eb, vendosja e nj\u00eb programi efektiv t\u00eb cilin NATO-ja dhe BE-ja mund t\u00eb mb\u00ebshtesin n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb problem, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem si n\u00eb Bosnje ashtu dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: NATO-ja ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb faktor stabiliteti n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Gjysma e vendeve tashm\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare derisa gjysma tjet\u00ebr po pret t\u2019i bashkohet NATO-s. E kemi \u00e7\u00ebshtjen e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Cili \u00ebsht\u00eb afati kohor, a do ta respektoni at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, apo do ta shpejtoni procesin, p\u00ebr t\u00eb riparuar, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre d\u00ebmin q\u00eb e shkaktoi BE-ja kur mbylli dyert p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend?<\/p>\n<p>James Appathurai: Keni plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb. NATO-ja ka qen\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kemi pasur dhe ende kemi operacione ushtarake aty, kemi nj\u00eb program reformash me \u00e7do vend joan\u00ebtar\u00eb, kemi tre zyra n\u00eb rajon q\u00eb mb\u00ebshtesin reformat. K\u00ebshtu, qytetar\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb rajonit mund t\u00eb jen\u00eb absolutisht t\u00eb sigurt se NATO-ja ishte e p\u00ebrkushtuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe se do t\u00eb mbetet e till\u00eb. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u2018dyer t\u00eb hapura\u2019, si\u00e7 e quajm\u00eb ne pranimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, ne jemi sakt\u00ebsisht sipas planit. Tashm\u00eb ne kemi pranuar Malin e Zi dhe jemi n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb procedurat te t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e NATO-s p\u00ebr pranimin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Por, as nuk vihet n\u00eb pyetje n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb. Faktori i vet\u00ebm r\u00ebndues i k\u00ebsaj jan\u00eb vonesat n\u00eb formimin e qeveris\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb. Si\u00e7 e dini ata kan\u00eb pasur disa zgjedhje dhe ata i kan\u00eb disa mekanizma q\u00eb qeveria t\u00eb formohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhin hapat e ardhsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt edhe do t\u00eb ndodhin. Ne presim q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pranver\u00ebs Maqedonia e Veriut t\u2019i bashkohet Aleanc\u00ebs. Pra, po i respektojm\u00eb oraret dhe k\u00ebshtu do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe shpresoj q\u00eb n\u00eb Samitin e lider\u00ebve, i cili do t\u00eb mbahet n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit, do t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb n\u00eb pragun e der\u00ebs dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb bashkohet me ne.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb pranver\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vit q\u00eb kur NATO-ja, m\u00eb sakt\u00ebsisht, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s paralajm\u00ebroi ashp\u00ebr autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr vendimin e tyre p\u00ebr formimin e Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb transformuar Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb takim ministror u mbajt k\u00ebtu n\u00eb selin\u00eb e NATO-s ku ju njoftuat q\u00eb do t\u00eb dilnit me disa vendime m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb vitit. Por, n\u00eb fakt asgj\u00eb nuk ndodhi?<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1574170575203\"><\/div>\n<p>James Appathurai: Ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb se, nga nj\u00ebra an\u00eb, misioni i KFOR-it mbetet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb.Radio Evropa e Lir\u00eb: Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pyetje asnj\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>James Appathurai: Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pyetje, por disa kan\u00eb pyetur n\u00ebse n\u00ebnkuptohet edhe roli i KFOR-it. Por, ne nuk e menduam k\u00ebt\u00eb. Pra, njer\u00ebzit mund t\u00eb sigurohen q\u00eb operacioni ushtarak do t\u00eb mbetet dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb siguri dhe nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb se \u00e7far\u00eb lloj ndihme p\u00ebr reform\u00eb do t\u2019i ofroj\u00eb NATO-ja Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ose potencialisht nj\u00eb Ushtrie t\u00eb ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs, tani jemi duke e shqyrtuar nga brenda se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton ajo. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat praktik, por edhe politik mbi ndikimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saja me fqinj\u00ebt. Por, gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb fsheht\u00ebsi q\u00eb ne n\u00eb Aleanc\u00eb kemi edhe problemin e shteteve q\u00eb e njohin dhe nuk e njohin Kosov\u00ebn. P\u00ebr ta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nd\u00ebrlikuar. Ne duhet ta diskutojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb dhe un\u00eb jam pothuajse i sigurt se do t\u00eb ket\u00eb disa pasoja, por ende nuk kemi arritur deri aty.Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, k\u00ebto pasoja kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo Kosov\u00ebn. Sepse n\u00eb disa paraqitje t\u00eb m\u00ebparshme, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u \u00ebsht\u00eb referuar marr\u00ebdh\u00ebnieve midis NATO-s dhe Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>James Appathurai: Nga m\u00ebnyra sesi i shikoj gj\u00ebrat, pasojat e v\u00ebrteta kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mb\u00ebshtetjen e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ose Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Sigurisht, ka edhe \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike q\u00eb lidhen me mb\u00ebshtetjen ton\u00eb, p\u00ebr shembull mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr dialogun midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Por, NATO-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt, por edhe p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira midis Kosov\u00ebs dhe fqinj\u00ebve t\u00eb saj. Ne gjithashtu kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me Serbin\u00eb. Nuk kan\u00eb mbetur shum\u00eb sfida thelb\u00ebsore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, por nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit dhe zgjidhje e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Prandaj, ne duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, kjo ndoshta nuk ndikon n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e NATO-s me Serbin\u00eb, duke pasur parasysh se \u00ebsht\u00eb i vetmi vend q\u00eb nuk e d\u00ebshiron an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb NATO. A shpresoni se n\u00eb nj\u00eb moment ky neutralitet do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe se Serbia do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga vendet e rajonit q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s?<\/p>\n<p>James Appathurai: Sinqerisht, ne nuk jemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj. Qasja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta l\u00ebm\u00eb der\u00ebn e hapur p\u00ebr vendet q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet dhe duan t\u00eb bashkohen. Serbia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb 100 p\u00ebr qind se nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim as tani, as n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Ne e respektojm\u00eb at\u00eb. Ne e respektojm\u00eb paanshm\u00ebrin\u00eb e tyre. Ne kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me Austrin\u00eb, Suedin\u00eb, Zvicr\u00ebn, Finland\u00ebn, Irland\u00ebn. Paanshm\u00ebria politike ose mosp\u00ebrfshirja ushtarake nuk \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira praktike dhe politike me vendet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Duke pasur parasysh rolin e NATO-s n\u00eb nd\u00ebrtimin e paqes jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, por edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, si ndihen zyrtar\u00ebt e Aleanc\u00ebs kur d\u00ebgjojn\u00eb se ky institucion thuhet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb \u201cvdekjes s\u00eb trurit\u201d?<\/p>\n<p>James Appathurai: Truri im dhe truri jon\u00eb jan\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe ne jemi gjall\u00eb. M\u00eb duhet t\u00eb flas n\u00eb emrin tim sepse nuk kemi asnj\u00eb pozicion zyrtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nga nj\u00ebra an\u00eb, ka tensione midis aleat\u00ebve rreth veriut t\u00eb Siris\u00eb apo mosmarr\u00ebveshje p\u00ebr mjedisin jet\u00ebsor\u2026un\u00eb e kuptoj q\u00eb ka nj\u00eb debat politik rreth k\u00ebsaj. Nga ana tjet\u00ebr, ajo q\u00eb un\u00eb mendoj se takimi i NATO-s n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit n\u00eb Lond\u00ebr do t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim madh i NATO-s. Mbrojtja kolektive \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb dhe po b\u00ebhet edhe m\u00eb e fort\u00eb. Ne kemi marr\u00ebdh\u00ebnie politike me 40 vende t\u00eb bot\u00ebs. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me sfida t\u00eb reja si universi, apo teknologjit\u00eb e reja dhe po i p\u00ebrshtatemi k\u00ebtyre llojeve t\u00eb reja t\u00eb problemeve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb vijn\u00eb nga Rusia, t\u00eb cilat ne i quajm\u00eb hibride: sulme kibernetike ose dezinformata. Ne po bashk\u00ebpunojm\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me BE-n\u00eb. N\u00eb fakt, n\u00eb fund t\u00eb fundit thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb fakti se aleanca po p\u00ebrshtatet. Kjo do t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb n\u00eb samitin e udh\u00ebheq\u00ebsve. Sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje rreth t\u00eb cilave duhet t\u00eb diskutojn\u00eb s\u00eb bashku.Radio Evropa e Lir\u00eb: Nj\u00ebri nga udh\u00ebheq\u00ebsit madje \u00ebsht\u00eb duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim nenin 5 t\u00eb NATO-s. N\u00eb Samitin e Londr\u00ebs nuk ishte planifikuar t\u00eb diskutohej p\u00ebr nenin 5 ose p\u00ebr t\u00eb ardhmen e NATO-s. A do t\u00eb shnd\u00ebrrohen papritmas k\u00ebto pyetje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimeve n\u00eb Lond\u00ebr muajin tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>James Appathurai: Un\u00eb nuk mendoj se neni 5 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim. Ajo q\u00eb tha presidenti (i Franc\u00ebs, Emmanuel) Macron kishte t\u00eb b\u00ebnte me angazhimin e SHBA-s\u00eb n\u00eb NATO. Ajo q\u00eb un\u00eb e shoh \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb mandatit t\u00eb presidentit (t\u00eb SHBA-s\u00eb, Donald) Trump, SHBA-ja ka rritur numrat e trupave t\u00eb saj n\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa presidenti (Barack) Obama; numrin e ushtrimeve ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, ka rritur sasin\u00eb e pajisjeve ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, por sjell gjithashtu n\u00eb tryez\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb Shtetet e Bashkuara. P\u00ebr shembull, diskutimi i Kin\u00ebs si nj\u00eb sfid\u00eb, por edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e re. Ajo q\u00eb un\u00eb shoh, por edhe shumica e vendeve, n\u00ebse jo t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim m\u00eb i madh i SHBA-s\u00eb ndaj NATO-s, si n\u00eb sigurin\u00eb evropiane, ashtu edhe n\u00eb aspektin ushtarak dhe politik. Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebsi i sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike dhe t\u00eb siguris\u00eb, James Appathurai, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, se raporti midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, mbase paraqet sfid\u00ebn m\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Ai konfirmon se NATO-ja do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb ndihmuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":101440,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-114630","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114630\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}