{"id":114730,"date":"2019-11-20T13:11:40","date_gmt":"2019-11-20T12:11:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=114730"},"modified":"2019-11-20T13:11:40","modified_gmt":"2019-11-20T12:11:40","slug":"arber-cekaj-ne-gjykate-pas-kontenierit-me-kokaine-fshihet-nje-grup-i-fuqishem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/arber-cekaj-ne-gjykate-pas-kontenierit-me-kokaine-fshihet-nje-grup-i-fuqishem\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebr \u00c7ekaj n\u00eb Gjykat\u00eb: Pas kontenierit me kokain\u00eb, fshihet nj\u00eb grup i fuqish\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>I arrestuar p\u00ebr kontenierin me 613 kilogram\u00eb kokain\u00eb, q\u00eb po transportohej nga kompania e tij, Arb\u00ebr \u00c7ekaj ka b\u00ebr\u00eb sot deklarime n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb deklarata e plot\u00eb e Arb\u00ebr \u00c7ekajt n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dua edhe un\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb deklarim<\/strong>!<\/p>\n<p>Un\u00eb jam Arb\u00ebr \u00c7EKAJ, kam lindur m\u00eb 05\/04\/1980, n\u00eb Tropoj\u00eb. Familja ime p\u00ebrb\u00ebhet nga 4 persona me t\u00eb cil\u00ebt banoj n\u00eb nj\u00eb apartament prej 80m2 n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs. Pas mbarimit t\u00eb gjimnazit, kemi ardhur familjarisht n\u00eb Tiran\u00eb, ku un\u00eb kam vazhduar studimet e larta. N\u00ebvitin 2004, un\u00eb, familja ime, xhaxhai i madh e disa pjestar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fisit, kemi nd\u00ebrruar mbiemrin nga &#8220;KULISI&#8221; n\u00eb &#8220;\u00c7EKAJ&#8221; p\u00ebr arsye fisnore sepse ne rrjedhim nga sht\u00ebpia e &#8220;\u00c7EK\u00cbS&#8221;. Kjo\u00ebsht\u00eb arsyeja e nd\u00ebrrimit t\u00eb mbiemrit se as un\u00eb e as ndonj\u00ebpjestar i familjes sime nuk kemi pasur probleme me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005 jam shp\u00ebrngulur n\u00eb Gjermani e kam jetuar e punuar atje deri kur vendosa t\u00eb kthehem e t\u00eb jetoj pran\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Gjermani kam punuar n\u00eb biznesin ton\u00eb familjar atje dhe kam studiuar e mbrojtur gjuh\u00ebn Gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, pran\u00eb QKR kam rregjistruar shoq\u00ebrin\u00eb &#8220;Arbri Garden&#8221; sh.p.k., me t\u2019u pun\u00ebsuar dhe si administrator veten time. Shoq\u00ebria operonte kryesisht n\u00eb Importim-Eksportimin e frutave si Banane, Ki\u00ebi, Limon, Portokaj, etj. E kam nisur k\u00ebt\u00eb biznes i vet\u00ebm me familjen time. N\u00ebfillim kemi pasur n\u00eb pron\u00ebsi vet\u00ebm nj\u00eb furgon e dy frigorifera t\u00eb marr\u00eb me qera te ish-Tregu Agro-ushqimor Durr\u00ebs. Fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb familj\u00ebs sime e timen s\u00ebbashku nga 18 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, kemi rritur gradualisht shitjet e frutave e rrjedhimisht edhe t\u00eb fitimeve dhe kjo b\u00ebri t\u00eb mundur shtimin e stafit e t\u00eb furgonave p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e frutave.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, arrit\u00ebm q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet fitimeve q\u00eb vinin duke u shtuar t\u00eb blinim tok\u00ebn n\u00eb Maminas e me ndihm\u00ebn e kredis\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe GIZ e AZHBR q\u00eb financuan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimit, nd\u00ebrtuam impiantin frigoriferik t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 5 dhoma frigoriferike p\u00ebr pjekjen e bananes dhe 2 p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb gjitha frutave.<\/p>\n<p>E mbaj mend si sot, kur fillimisht e nisa duke importuar 1080 arka n\u00eb jav\u00eb. Fal\u00eb korrekt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrpikshm\u00ebris\u00eb me klient\u00ebt, pun\u00ebs pa orar t\u00eb caktuar por n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb klient\u00ebve si dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb frutave, u b\u00eb e mundur rritja graduale e shitjeve, e cila vit pas viti ka ardhur duke u rritur. Deri n\u00eb vitin 2018, vitin n\u00eb t\u00eb cilin ka ndodhur ngjarja, importoja 3240 arka n\u00eb jav\u00eb. Kjo tregon qartazi se objekti i biznesit tim ka q\u00ebn\u00eb vet\u00ebm Import-Eksport e jo gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shkurtimisht po mundohem t&#8217;ju shpjegoj pro\u00e7esin e plot\u00eb nga blerja jeshile n\u00eb vendin e origjini\u00ebs e deri n\u00eb shitjen e bananeve. Me firmat eksportuese lidhet nj\u00eb kontrat\u00eb 1-vje\u00e7are e cila p\u00ebrmban sasin\u00eb, \u00e7mimin, cil\u00ebsin\u00eb dhe pesh\u00ebn. Koh\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs matet n\u00eb jav\u00eb, pra nga java 01 deri n\u00eb jav\u00ebn e 52-t\u00eb t\u00eb vitit. N\u00eb rastet kur k\u00ebrkesa e tregut \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, porosia b\u00ebhet edhe n\u00eb baz\u00ebt\u00eb \u00e7mimit t\u00eb burs\u00ebs, \u00e7mim i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Pasi lidhet kontrata me eksportuesin, ne edhe eksportuesi kontaktojm\u00eb me kompanit\u00eb e ndryshme detare q\u00eb ofrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim nga porti i caktuar tek eksportuesi. Vler\u00ebsojm\u00eb ofertat e m\u00eb pas vendosim se me cil\u00ebn prej kompanive do t\u00eb lidhim kontrat\u00ebn p\u00ebr transportin detar e tok\u00ebsor, sepse p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe koh\u00ebzgjatjae tranzitit, por edhe a ka hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb anije p\u00ebr t\u00eb gjitha jav\u00ebt e vitit, ngaq\u00eb kontrata e furnizimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do jav\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto detaje, eksportuesi na d\u00ebrgon me an\u00ebn e e-mailit fatur\u00ebn p\u00ebr jav\u00ebn 01 me \u00e7mimin dhe arkat q\u00eb kemi r\u00ebn\u00eb dakort. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment paguhet 50% e fatur\u00ebs paradh\u00ebnie p\u00ebr jav\u00ebn 01 (sipas klauzol\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton pagesat n\u00eb fatur\u00eb) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet d\u00ebrgesa e frutave. Nj\u00eb jav\u00eb pasi jan\u00eb nisur frutat e jav\u00ebs 01, eksportuesi na d\u00ebrgon me e-mail Bill of Ladding dhe \u00e7ertifikata origjine e fitosanitare t\u00eb jav\u00ebs 01 dhe fatur\u00ebn p\u00ebr jav\u00ebn 02. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb pages\u00ebn 50% final p\u00ebr jav\u00ebn 01 dhe 50% paradh\u00ebnie p\u00ebr jav\u00ebn 02 e k\u00ebshtu me rradh\u00eb ndodh p\u00ebr t\u00eb gjitha jav\u00ebt n\u00eb vazhdim. Dua t\u00eb theksoj se, nga nisja e frutave deri n\u00eb mb\u00ebrritjen kalojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4 jav\u00eb, d.m.th. deri sa t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb frutat e jav\u00ebs 01 n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, jan\u00eb nisur e jan\u00eb n\u00eb det edhe java 02, 03, 04. Kur t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb java 04, jan\u00eb nisur e jan\u00eb n\u00eb det jav\u00ebt 04, 06, 07. Mbasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa e plot\u00eb p\u00ebr jav\u00ebn 01, eksportuesi na nis me post\u00eb dokumentet origjinale Bill of Lading, \u00e7ertifikata fito sanitare e origjine.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrrin java 01 n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, kompania e transportit detar na d\u00ebrgon me an\u00eb t\u00eb e-mailit njoftim-mb\u00ebrritjen dhe faturat p\u00ebr transportin detar e tok\u00ebsor deri n\u00eb pron\u00ebn time. Pasi paguajm\u00eb faturat e transportit detar e tok\u00ebsor n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs dhe ju d\u00ebrgojm\u00eb s\u00ebift code kompanis\u00eb s\u00eb transportit detar, agjent\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb transportit detar k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri kontaktojn\u00eb me agjent\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb transportit detar n\u00eb vendin ku jan\u00eb nisur frutat, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb urdh\u00ebr-lirimin e frutave, nga eksportuesi i frutave. Pasi paguajm\u00eb dogan\u00ebn, AKU, skanimin e agjentin doganor, (k\u00ebto paguhen p\u00ebr \u00e7do ngarkes\u00eb), agjenti doganor n\u00eb port, mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me pro\u00e7edurat e zhdoganimit. Pasi kan\u00eb mbaruar t\u00eb gjitha pro\u00e7edurat e zhdoganimit, kompania e transportit detar na sjell frutat. Pasi vjen kamioni i kompanis\u00eb detare, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb ngarkuar kontenieri i kompanis\u00eb detare q\u00eb transporton frutat, pun\u00ebtor\u00ebt shkarkojn\u00eb frutat dhe kamioni bashk\u00eb me kontenierin pa fruta, largohet nga prona ime. Shkarkimi i frutave zgjat 30-50 minuta maksimumi. Bananet pasi futen n\u00eb dhomat e pjekjeve, piqen n\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es q\u00eb zgjat 5 dit\u00eb e m\u00eb pas fillon shitja e tyre n\u00eb treg.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb kam porositur 2160 arka banane p\u00ebr jav\u00ebn 02. Eksportuesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Bar\u00e7ota m\u00eb ka d\u00ebrguar fatur\u00ebn p\u00ebr 2160 arka p\u00ebr jav\u00ebn 02. Kam b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn 50% final p\u00ebr jav\u00ebn 01 dhe 50% paradh\u00ebnie p\u00ebr jav\u00ebn 02. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jan\u00eb nisur frutat e jav\u00ebs 02. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas (03) Bar\u00e7ota m\u00eb ka d\u00ebrguar me e-mail Bill of Ladding dhe \u00e7ertifikatat e origjin\u00ebs dhe fitosanitare p\u00ebr jav\u00ebn e 02. Pasi kemi b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr jav\u00ebn 02 e paradh\u00ebnie p\u00ebr jav\u00ebn 03, Bar\u00e7ota m\u00eb ka nisur me post\u00eb dokumentet origjinale, Bill of Ladding e \u00e7ertifikatat origjine e fitosanitare. Dua t\u00eb theksoj se,\u00e7do ngarkes\u00eb q\u00eb niset nga eksportuesi Bar\u00e7ota, kontrollohet nga autoritetet portuale atje n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ofruar, Bar\u00e7ota paguan 0.15 cent p\u00ebr \u00e7do ark\u00eb. Si\u00e7 m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Bar\u00e7ota ky \u00e7mim e kjo procedure \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjitha firmat eksportuese t\u00eb frutave atje pa dallim se n\u00eb cilin vend eksportohen. Me pak\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta pro\u00e7edur\u00eb q\u00eb ndiqet edhe n\u00eb portin e Durr\u00ebsit si n\u00eb hyrje edhe n\u00eb dalje. Jam njoftuar me e-mail nga kompania e transportit detar e tok\u00ebsor CMA-CGM, se ngarkesa e jav\u00ebs 02 ishte ndaluar p\u00ebr inspektim total, t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Livorno t\u00eb Italis\u00eb. Mbasi jan\u00eb inspektuar, CMA-CGM m\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar me e-mail nj\u00eb fatur\u00eb p\u00ebr inspektim rreth 7500 euro.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb kam kontaktuar me Ermir MALIQATIN e CMA-CGM p\u00ebr t\u00eb pyetur se \u00e7far\u00eb\u00ebsht\u00eb kjo tarif\u00eb e \u00e7mendur. M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb do kontrolloj me agjent\u00ebt e CMA-CGM n\u00eb Itali, m\u00eb tregoi se porti i Livornos i ka tarifat super t\u00eb \u00e7mendura dhe m\u00eb thot\u00eb q\u00eb do negocioj por, nuk e vendos un\u00eb. Un\u00eb i inatosur i thash\u00eb q\u00eb do abandonoja frutat e nuk do ti marr fare. Ai m\u00eb tha se n\u00ebse nuk i merr frutat, CMA-CGM-ja do t\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb Black List, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb nuk mund t\u00eb ngarkoja m\u00eb me CMA-CGM e nuk do t\u00eb mund t&#8217;i merrja as frutat e 4 jav\u00ebve n\u00eb vazhdim, q\u00eb tashm\u00eb ishin n\u00eb det. I bie q\u00eb t\u00eb humbisja rreth 80 mij\u00eb USD. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendosa t\u00eb negocioj me CMA-CGM, n\u00eb Shqip\u00ebri. Pasi i ezaurova t\u00eb gjtha mund\u00ebsit\u00eb k\u00ebtu e nuk pata sukses, komunikova me e-mail me CMA-CGM n\u00eb Marsej\u00eb, po ashtu edhe nis\u00ebsi i frutave Bar\u00e7ota komunikoi nga ana e vet m\u00eb CMA-CGM-n\u00eb dhe caktuam nj\u00eb takim n\u00eb panairin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb frutave n\u00eb Berlin. N\u00eb panair un\u00eb marr pjes\u00eb rregullisht q\u00eb kur kam nisur biznesin e frutave, por nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb.<\/p>\n<p>Pas negociatave me CMA-CGM-n\u00eb n\u00eb Berlin, ram\u00eb dakort q\u00eb t\u00eb paguaja 4100 euro p\u00ebr inspektimin dhe ata m\u00eb premtuan se do m\u00eb b\u00ebnin ulje prej 100 USD p\u00ebr ngarkes\u00eb p\u00ebr vitin n\u00eb vazhdim. Edhe pse tarifa 4100 euro ishte jo normale mua m\u00eb dilte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb paguaja k\u00ebt\u00eb tarif\u00eb edhe pse jo e drejt\u00eb, sepse n\u00eb rast t\u00eb mospages\u00ebs futesha n\u00eb list\u00ebn e zeza dhe humbisja si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb 80 mij\u00eb USD plus q\u00eb do humbisja t\u00eb gjith\u00eb klient\u00ebt, sepse nuk do kisha fruta p\u00ebr t\u00eb shitur. Pra edhe pse pagova 4100 EURO n\u00eb fakt shp\u00ebtova 76 mij\u00eb USD nga humbja e sigurt e gjithashtu edhe kientel\u00ebn. Transporti vonon 4 jav\u00eb dhe un\u00eb nuk kisha as ku t\u00eb merrja fruta p\u00ebr ti z\u00ebvend\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N.q.s. un\u00eb do t\u00eb kisha dijeni p\u00ebr drog\u00ebn e gjetur n\u00eb kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb, mbasi mora vesh p\u00ebr inspektimin n\u00eb Itali q\u00eb ishte konttroll fizik e skanim, e t\u00eb dy ngarkesave e gjithkush e di q\u00eb skaneri tregon \u00e7do gj\u00eb, por do ta kisha kuptuar q\u00eb droga u gjet n\u00eb Itali dhe kisha t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb merrja vet\u00ebm frutat q\u00eb n\u00eb Itali me pretekstin q\u00eb nuk do t\u00eb paguaja faturat e t\u00eb lija kontenierin n\u00eb port. Akoma m\u00eb thjesht do abandonoja frutat q\u00eb n\u00eb Itali me pretekstin q\u00eb nuk do t\u00eb paguaja fatur\u00ebn e \u00e7mendur t\u00eb inspektimit. N\u00ebse do t\u00eb merresha me drog\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb interesonte 80 mij\u00eb USD p\u00ebrpara liris\u00eb. Pra duke e ditur se frutat kontrollohen \u00e7do rradh\u00eb n\u00eb nisje, duke ditur q\u00eb firma Bar\u00e7ota \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioze, duke mos patur asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb problem nga Kolumbia duke ditur se un\u00eb nuk merrem me grafik drog\u00eb, nuk kisha pse t\u00eb kisha frik\u00eb apo dyshime p\u00ebr asgje sepse kjo ngarkes\u00eb ishte si \u00e7do ngarkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr mua. Ndryshimi i vet\u00ebm ishte tarifa e \u00e7mendur e inspektimit. Dua t\u00eb theksoj se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si gjithmon\u00eb un\u00eb kam porositur banane e m\u00eb kan\u00eb ardhur banane. Kontenier\u00ebt nuk jan\u00eb pron\u00eb e imja, n\u00eb kushte normale e n\u00eb vende normale nuk ka pse t\u00eb m\u00eb interesoj\u00eb fare se \u00e7far\u00eb gjendet apo \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me pron\u00ebn e huaj, kontenier\u00ebt. Pra porosita banane, erdh\u00ebn banane, nuk kishte asnj\u00eb gram\u00eb drog\u00eb n\u00eb banane se kilogram jo e jo, e un\u00eb prap jam n\u00eb burg. Megjithat\u00eb po vazhdoj me tregimin e ngjarjes. Pasi ram\u00eb dakort p\u00ebr t\u00eb paguar 4100 EURO, u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri e vazhdova rrjedh\u00ebn normale t\u00eb pun\u00ebs e s\u00eb jet\u00ebs sime. Pra erdha n\u00eb Shqip\u00ebri. E kam pasur t\u00eb planifikuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb disa mobilje n\u00eb Gjermani p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb me qera q\u00eb kemi atje. Prandaj me 25\/02\/2018, bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten time kam udh\u00ebtuar drejt Kosov\u00ebs e m\u00eb pas drejt Gjermanis\u00eb. Arsyeja e udh\u00ebtimit p\u00ebr Gjermani mund t\u00eb faktohet edhe nga tabulatet telefonike. Dua t\u00eb sqaroj se 90% t\u00eb rasteve udh\u00ebtimet me avion i b\u00ebja nga aeroporti i Kosov\u00ebs, p\u00ebr arsye sepse atje \u00e7mimi i biletave \u00ebsht\u00eb dyfish m\u00eb i lir\u00eb se nga Tirana. Bilet\u00ebn e kam pasur vet\u00ebm vajtje pasi dhe kthehesha me nj\u00eb furgon q\u00eb do e blija atje, si shum\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera. Pasi u njoftova p\u00ebr ngjarjen, shum\u00eb t\u00eb bujshme, me qindra polic q\u00eb zbarkuan pran\u00eb pron\u00ebs sime, menjeher\u00eb kam prer\u00eb bilet\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur m\u00eb pas n\u00eb Shqip\u00ebri. Pasi mb\u00ebrrita n\u00eb Kosov\u00eb me dat\u00eb 28\/02\/2018 n\u00eb or\u00eb n 12:00, do nisesha menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebri. N\u00eb komunikimin q\u00eb pata me familjar\u00ebt e mi m\u00eb k\u00ebshilluan q\u00eb t\u00eb prisja pak koh\u00eb para se t\u00eb vija sepse situata isht\u00eb shum\u00eb kaotike e mendonin se m\u00eb rrezikohej jeta. Q\u00ebndrova edhe pak n\u00eb Kosov\u00eb e nga atje kam kontaktuar me telefon me televizionin Ne\u00ebs 24, p\u00ebr t\u00eb sqaruar pozicionin tim dhe deklarova q\u00eb do t\u00eb kthehem n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas k\u00ebsaj un\u00eb pash\u00eb se situata p\u00ebrs\u00ebri nuk ndryshoi e vendosa q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb drejtim t\u00eb Gjermanis\u00eb q\u00eb t\u00eb pajtoja nj\u00eb avokat i cili do t\u00eb m\u00eb k\u00ebshillonte e mbronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00ebse do dija gj\u00eb p\u00ebr drog\u00ebn e gjetur n\u00eb kontenierin e CMA-CGM q\u00eb n\u00eb momentin kur ngarkesa e jav\u00ebs 02 kur u mbajt p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 5 dit\u00eb p\u00ebr inspektim, kisha ikur menj\u00ebher\u00eb n\u00eb \u00e7do kontinent, biles edhe n\u00eb vende ku nuk ka marr\u00ebveshje ekstradimi me Europ\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse isha e vazhdoj t\u00eb jem pafaj.<\/p>\n<p>Nuk u arratisa asnj\u00ebher\u00eb, as nuk iu shmanga hetimit por vet\u00ebm po prisja momentin m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr jet\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb ardhur e p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb. M\u00eb dat\u00eb 04 Maj 2018 u arrestova nga policia Gjermane me q\u00ebllim ekstradimin n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr 16 muaj me rradh\u00eb, un\u00eb n\u00eb p\u00ebrmjet avokat\u00ebve kund\u00ebrshtova ekstradimin p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do e fitoja gjyqin, n\u00ebse nuk do t\u00eb vinin garanci t\u00eb rreme nga institucionet Shqiptare p\u00ebr pro\u00e7esin tim gjyq\u00ebsor gjoja t\u00eb pandikuar nga politika e mediat. Erdh\u00ebn prokuror\u00ebt Shqiptar n\u00eb Gjermani dhe un\u00eb nuk dhash\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb sepse nuk kisha e nuk kam fare respekt e besim tekky institucion. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb burg n\u00eb Gjermani padrejt\u00ebsisht, Prokuroria Shqiptare n\u00eb bashk\u00ebpunim me mediat pran\u00eb saj ka b\u00ebr\u00eb qindra sajesa q\u00eb un\u00eb gjoja kam folur p\u00ebr grupe apo persona kriminal, duke rrezikuar jet\u00ebn e familjar\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb cil\u00ebt jetonin e jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00ebllimi dashakeq i prokuroris\u00eb ishte e vazhdon t\u00eb jet\u00eb mbulimi i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e goditja ndaj meje e familjes sime.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 16 muaj, paraburgim n\u00eb Gjermani, hetuesit gjerman\u00eb b\u00ebn\u00eb hetime p\u00ebr llogari t\u00eb Gjermanis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb e nuk u rezultoi asnj\u00eb fakt, prov\u00eb apo indicie q\u00eb m\u00eb implikon n\u00eb trafiqet e drog\u00ebs. Pra, bie posht\u00eb edhe hipoteza e hedhur nga Prokuroria Shqiptare q\u00eb un\u00eb kam pasur ndonj\u00ebher\u00eb probleme me ligjin n\u00eb Europ\u00eb. Kam dy muaj q\u00eb jam ekstraduar nga Gjermania e po pres t\u00eb marr drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb institucionet Shqiptare m\u00eb kan\u00eb garantuar mua e gjerman\u00ebve, edhe pse vendimet e prokuroris\u00eb dhe gjykatave deri tani kan\u00eb d\u00ebshmuar komplet t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ju parashtroj disa fakte t\u00eb patjet\u00ebrsueshme, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente dihen nga t\u00eb gjith\u00eb, pse un\u00eb nuk kam besim tek kjo prokurori e q\u00eb faktojn\u00eb nj\u00eb komplot t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj meje nga policia e prokuroria p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sho\u00eb mediatik q\u00eb gjoja po punon fort por faktikisht me k\u00ebt\u00eb komplot ka fshehur trafikant\u00ebt e v\u00ebrtet:<\/p>\n<p>1.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pasi autoritetet Italiane gjet\u00ebn drog\u00ebn, instaluan kamera n\u00eb kontenier vendos\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin dor\u00ebzim t\u00eb kontrolluar e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vun\u00eb n\u00eb dijeni policin\u00eb e prokurorin\u00eb Shqiptare.<\/p>\n<p>2.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Policia e Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dekonspiruan operacionin e vun\u00eb n\u00eb dijeni trafikant\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>3.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb dor\u00ebzimin e kontrolluar normal, pa dekonspirime, \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb ishte mbajtur e fsheht\u00eb dhe nuk do t\u00eb ishte kontrolluar ngarkesanj\u00eb her\u00eb n\u00eb portin e Durr\u00ebsit e as nuk do t\u00eb ishin thirrur punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb time p\u00ebr t\u00eb shkarkuar frutat n\u00eb port, por kjo u duhej p\u00ebr t\u00eb krijuar alibin\u00eb sepse trafikant\u00ebt e lajm\u00ebruar, nuk do ta merrnin m\u00eb kurr\u00eb drog\u00ebn e fshehur n\u00eb kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb.<\/p>\n<p>4.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kontenieri i CMA-CGM-s\u00eb q\u00eb kishte frutat e mia t\u00eb ngarkuar, po ashtu edhe pun\u00ebtor\u00ebt e mi u mbajt\u00ebn nga ora 14:00 n\u00eb drek\u00eb deri n\u00eb or\u00eb n 23:45 t\u00eb dark\u00ebs n\u00eb port. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb policia e prokuroria p\u00ebr t\u00eb gjetur justifikimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb operacionin n\u00eb mes, n\u00eb pron\u00ebn time, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte or\u00eb e von\u00eb e nat\u00eb se ishte err\u00ebsir\u00eb edhe pse prona ime \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb 4 an\u00ebt e ndri\u00e7uar nga dritat dhe e survejuar nga kamerat n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb saj, jasht\u00eb e brenda magazin\u00ebs e zyrave.<\/p>\n<p>5.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Sapo kamioni me kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb ngarkuar, q\u00eb kishte frutat e mia brenda, hyri n\u00eb pron\u00ebn time, akoma pa u shkarkuar, e gjitha policia e shtetit e prokuroria kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb duke d\u00ebrprer\u00eb dor\u00ebzimin gjoja t\u00eb kontrolluar q\u00eb nuk b\u00ebhej te ne dhe kan\u00eb ndaluar t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit. Ky ishte nj\u00eb tjet\u00ebr veprim nga policia e prokuroria, p\u00ebr t\u00eb gjetur justifikime p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e aksionit, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e dinim sasin\u00eb e drog\u00eb se mund t\u00eb zhdukej droga. Kjo bie posht\u00eb, sepse policia e prokuroria ishin n\u00eb dijeni t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb drog\u00ebs, vendit ku fshihej droga edhe nga autoritetet Italiane por edhe nga skaneri i portit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>6.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pasi punonj\u00ebsit e mi shkarkuan arkat me banane, n\u00eb prani t\u00eb policis\u00eb e prokuroris\u00eb, k\u00ebta t\u00eb fundit nuk duhet ta kishin kontenierin n\u00eb pron\u00ebn time, por duhet ta linin t\u00eb largohej sepse as kamioni as kontenieri as droga nuk jan\u00eb t\u00eb mit\u00eb. Por prokuroria vendosi hapjen me dhun\u00eb t\u00eb kontenierit t\u00eb CMA-CGM-s\u00eb n\u00eb pron\u00ebn time me ndihm\u00ebn e zjarrfiksve. Kjo gj\u00eb u b\u00eb q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb thoshin q\u00eb drog\u00ebn e kam porositur un\u00eb e t\u00eb ma linin mua n\u00eb der\u00eb e p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer edhe Italian\u00ebt q\u00eb gjoja i kap\u00ebm &#8220;trafikant\u00ebt&#8221;. E theksoj p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb, e kan\u00eb hapur zjarrfik\u00ebsit me mjete t\u00eb sofistikuara pas 5 or\u00ebsh e jo punonj\u00ebsit e &#8220;Arbri Garden&#8221;.<\/p>\n<p>7.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Policia e prokurorria shoq\u00ebruan t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e mi, edhe ata q\u00eb nuk ndodheshin aty kur m\u00ebsyni policia, p\u00ebr t\u00eb justifikuar veten e tyre se e dinin dhe e din\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria &#8220;Arbri Garden&#8221; e punonj\u00ebsit e saj nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me drog\u00ebn e gjetur n\u00eb kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb dat\u00eb 28\/02\/2018, ata vendos\u00ebn t\u00eb quajn\u00eb t\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga punonj\u00ebsit e mi, Donaldon, i cili kur m\u00ebsyni policia ishte n\u00eb zyr\u00eb e nuk kishte asnj\u00eb lidhje me flagranc\u00ebn. N\u00eb fakt n\u00eb flagranc\u00eb ishin zjarrfik\u00ebsit dhe prokurori. Arrestimi gjoja n\u00eb flagranc\u00eb ju duhej:<\/p>\n<p>I.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 sepse duhej se s\u2019b\u00ebn nj\u00eb punonj\u00ebs i shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Arbri Garden&#8221; t\u00eb arrestuar se kontenierin e hap\u00ebn n\u00eb pron\u00ebn time;<\/p>\n<p>II.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb grup imagjinar prej tre vetash p\u00ebr t\u00eb ngritur akuz\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, gj\u00eb q\u00eb mund\u00ebson ndjekjen deri n\u00eb fund t\u00eb pro\u00e7edimit penal t\u00eb nisur nga kjo prokurori e ky prokuror dhe t\u00eb vazhdonin k\u00ebt\u00eb komplot ndaj meje deri n\u00eb fund;<\/p>\n<p>III.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer edhe italian\u00ebt q\u00eb kap\u00ebm &#8220;trafikant\u00ebt&#8221; e operacioni nuk d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>8.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb sekuestrimin e llogarive bankare t\u00eb kompanis\u00eb dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb si prov\u00eb duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ardhura nga aktiviteti kriminal. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb lek\u00ebt e bllokuara jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb justifikuara me fatura e burojn\u00eb nga biznesi i ligjsh\u00ebm i frutave. Dua t\u00eb kujtoj k\u00ebtu se shoq\u00ebria ime ka nj\u00eb xhiro vjetore prej miliona EURO dhe nga kontrolli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm 5-vje\u00e7ar i Tatimeve nuk ka rezultuar asnje e ardhur e paligjshme.<\/p>\n<p>9.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Vendimet e Gjykat\u00eb qysh nga vler\u00ebsimi si i ligjsh\u00ebm i arrestit n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb Donaldos, nga vler\u00ebsimi si i ligjsh\u00ebm i mas\u00ebs\u00ebs s\u00eb arrestit p\u00ebr mua, nga vler\u00ebsimi si i ligjsh\u00ebm i sekuestrimit t\u00eb llogarive bankare e makin\u00ebs e deri te kalimi i \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim pa pasur asnj\u00eb prov\u00eb tregon se gjykatat kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn presion shum\u00eb t\u00eb madh nga prokuroria, politika e media p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha vendimet n\u00eb favor t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>10.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Tjet\u00ebr fakt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb v\u00ebrteton komplotin ndaj meje \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky prokuror e kjo prokurori punon me 2 standarte. Kan\u00eb ndodhur shum\u00eb raste, para e pas ngjarjes s\u00eb inskenuar ndaj meje, t\u00eb trafikimit t\u00eb drog\u00ebs me kontenier dhe po kjo prokurori e ky prokuror nuk kan\u00eb ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pro\u00e7edur\u00eb e standart si n\u00eb rastin tim t\u00eb inskenuar. Edhe n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb po i nj\u00ebjti biznes frutash, pra banane. N\u00eb rastet e shumta t\u00eb kompanive t\u00eb tjera e n\u00eb jav\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, pra n\u00eb vazhdim\u00ebsi e jo nj\u00eb rast sporadik. Kjo prokurori e ky prokuror nuk hap\u00ebn me dhun\u00eb kontenier\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb transportimit n\u00eb pronat e tyre e as nuk pro\u00e7eduan penalisht, se t\u00eb arrestoheshin jo e jo, asnj\u00ebrin prej tyre. Edhe un\u00eb si ata jam pronar i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb ligjshme q\u00eb tregton banane. Ku q\u00ebndron ndryshimi im me ata? Nuk ju p\u00eblqen emri im, mbiemri im apo vendlindja ime? Nga kjo del qart\u00eb lufta ndaj meje nga ky prokuror.<\/p>\n<p>11.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nga k\u00ebto fakte q\u00eb u paraqita m\u00eb lart tregohet shum\u00eb qart\u00eb q\u00eb kjo prokurori e ky prokuror kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb komplot ndaj meje p\u00ebr:<\/p>\n<p>I.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 t\u00eb g\u00ebnjyer italian\u00ebt q\u00eb operacioni nuk d\u00ebshtoi;<\/p>\n<p>II.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 t\u00eb fshehur trafikant\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb;<\/p>\n<p>III.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 t\u00eb g\u00ebnjyer ambasadat e partner\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi e politika;<\/p>\n<p>IV.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb show n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kalonte vettingun.<\/p>\n<p>Gjithashtu nga k\u00ebto fakte e nga dinamika e gjith\u00eb jet\u00ebs sime, por edhe dinamika e ngjarjes s\u00eb dat\u00ebs 27\/02\/2018 tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk kam pasur nevoj\u00eb, d\u00ebshir\u00eb e as mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb organizuar as blerjen, as transportimin e as shitjen e drog\u00ebs. Si\u00e7 tregova n\u00eb fillim t\u00eb deklarat\u00ebs, k\u00ebt\u00eb biznes t\u00eb ri e kam ngritur nga zero s\u00ebbashku me familjen time. E kam ngritur pa drog\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kam arritur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkushtuar timen e t\u00eb familj\u00ebs sime. Kam investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrve\u00e7 vlerave materiale edhe 7 vite t\u00eb jet\u00ebs sime, prandaj un\u00eb kurr\u00eb nuk e vija n\u00eb rrezik k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb arritur me mundin e familjes sime e timen.<\/p>\n<p>Duke me arrestuar mua sepse u gjet drog\u00eb n\u00eb kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb, prokurori ka krijuar nj\u00eb pre\u00e7edent t\u00eb reziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kudo n\u00eb bot\u00eb. Sepse jam i pari pronar frutash n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb bot\u00eb q\u00eb arrestohem pa asnj\u00eb prov\u00eb, pa asnj\u00eb d\u00ebshmi, pa asnj\u00eb p\u00ebrgjim, pa asnj\u00eb indicie, por vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb gjetur drog\u00eb n\u00eb kontenierin e CMA-CGM-s\u00eb, q\u00eb ndodh r\u00ebndom kudo me kompanit\u00eb e transportit detar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, i k\u00ebrkoj Gjykat\u00ebs t\u00eb ndaloj\u00eb \u00e7mendurin\u00eb e k\u00ebt\u00eb pro\u00e7edur\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb prokuroris\u00eb e k\u00ebtij prokurori dhe t\u00eb mos b\u00ebhet kjo gjykat\u00eb e para n\u00eb bot\u00eb q\u00eb d\u00ebnon nj\u00eb pronar t\u00eb nj\u00eb biznesi t\u00eb ligjsh\u00ebm frutash vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb gjetur drog\u00eb n\u00eb kontenierin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare as prona e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I arrestuar p\u00ebr kontenierin me 613 kilogram\u00eb kokain\u00eb, q\u00eb po transportohej nga kompania e tij, Arb\u00ebr \u00c7ekaj ka b\u00ebr\u00eb sot deklarime n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. M\u00eb posht\u00eb deklarata e plot\u00eb e Arb\u00ebr \u00c7ekajt n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda: Dua edhe un\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb deklarim! Un\u00eb jam Arb\u00ebr \u00c7EKAJ, kam lindur m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":44639,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-114730","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114730\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}