{"id":114852,"date":"2019-11-20T21:50:02","date_gmt":"2019-11-20T20:50:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=114852"},"modified":"2019-11-20T15:02:57","modified_gmt":"2019-11-20T14:02:57","slug":"nje-vit-nga-taksa-100-ndaj-produkteve-serbe-cfare-po-ndodh-ne-serbi-e-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-vit-nga-taksa-100-ndaj-produkteve-serbe-cfare-po-ndodh-ne-serbi-e-kosove\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit nga taksa 100% ndaj produkteve serbe, \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Serbi e Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm gjasht\u00eb milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina q\u00eb jan\u00eb importuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit, q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi taks\u00ebn 100 p\u00ebr qind p\u00ebr importet nga k\u00ebto dy shtete. Produktet e tyre, n\u00eb tregun e Kosov\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar shum\u00eb shpejt me importet nga shtetet tjera t\u00eb rajonit dhe Bashkimit Evropian, thon\u00eb autoritetet kompetente n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve t\u00eb bizneseve n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, paraqesin humbjet q\u00eb nga zbatimi i taks\u00ebs. Ata thon\u00eb se eksporti drejt Kosov\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm dhe se shum\u00eb prodhues atje, tashm\u00eb e kan\u00eb humbur tregun e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Bahri Berisha, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se importi i produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr 99 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nj\u00eb import t\u00eb vog\u00ebl. P\u00ebr nj\u00eb vit nga zbatimi i taks\u00ebs, jan\u00eb 6-7 milion\u00eb euro import nga k\u00ebto dy vende. Jan\u00eb produkte q\u00eb i sjellin n\u00eb sasi t\u00eb vogla. Rreth 440 milion\u00eb euro kemi pasur import, pra krahasimi b\u00ebhet kur nuk kan\u00eb qen\u00eb masat mbrojt\u00ebse n\u00eb fuqi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kemi rreth 440 milion\u00eb euro m\u00eb pak import nga Serbia dhe rreth 80 milion\u00eb euro import m\u00eb pak nga Bosnj\u00eb e Hercegovina. N\u00eb p\u00ebrqindje, \u00ebsht\u00eb rreth 99 p\u00ebr qind, pra aq sa ka r\u00ebn\u00eb vlera e importit nga k\u00ebto dy vende\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Shumica e produkteve nga k\u00ebto dy shteteve, q\u00eb dikur ishin t\u00eb pranishme, sot mungojn\u00eb n\u00eb vitrinat e dyqaneve n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs. Por, p\u00ebr konsumator\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur ndonj\u00eb problem p\u00ebr shkak se ato, shum\u00eb shpejt\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me produkte nga shtetet tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb evidente q\u00eb prodhimet apo mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00ebp\u00ebr dyqanet n\u00eb komunat e banuara m\u00eb shumic\u00eb serbe. K\u00ebt\u00eb nuk e mohon as drejtori i Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Bahri Berisha. Por, sipas tij, \u201cproduktet nga Serbia n\u00eb k\u00ebto komuna mund t\u00eb gjenden n\u00eb sasi t\u00eb vogla, t\u00eb cilat nuk ndikojn\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb ligjore t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Para vendosjes s\u00eb taks\u00ebs doganore, Serbia ishte eksportuesja m\u00eb e madhe e produkteve n\u00eb Kosov\u00eb. Ky shtet, para 21 n\u00ebntorit, t\u00eb vitit 2018, gjat\u00eb nj\u00eb dite ka eksportuar n\u00eb Kosov\u00eb mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth 1.2 milion euro apo m\u00eb shum\u00eb se 360 milion\u00eb euro brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Qeveria n\u00eb largim e Kosov\u00ebs vendosi taks\u00ebn prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr prodhimet me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina, kurse m\u00eb 21 n\u00ebntor kjo taks\u00eb u ashp\u00ebrsua m\u00eb 100 p\u00ebr qind p\u00ebr t\u00eb gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga k\u00ebto dy shtete.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 21 n\u00ebntori i vitit t\u00eb kaluar, vlera e produkteve t\u00eb importuara nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb 4 milion\u00eb euro, kurse nga Bosnj\u00eb e Hercegovina, 2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, eksporti i produkteve \u201cMade in Kosova\u201d gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb Serbi ka qen\u00eb 13 milion\u00eb euro, kurse n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb 5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Humbjet e prodhueseve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs<\/strong><br \/>\nP\u00ebrderisa n\u00eb Kosov\u00eb nuk v\u00ebrehet ndonj\u00eb munges\u00eb e produkteve dhe as ndonj\u00eb ndikim n\u00eb t\u00eb hyrat doganore, humbjet e prodhueseve nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina arrijn\u00eb n\u00eb qindra miliona euro, q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi taks\u00eb 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Shoqata e industris\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb prodhimeve t\u00eb argjil\u00ebs n\u00eb Serbi, q\u00eb brenda saj num\u00ebron dhjet\u00eb kompani prodhuese, q\u00eb nga muaji n\u00ebntor i vitit t\u00eb kaluar, eksportin p\u00ebr Kosov\u00eb e kan\u00eb ndaluar t\u00ebr\u00ebsisht. Slavica Zhivkoviq nga kjo Shoqat\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se humbjet e k\u00ebtyre prodhueseve n\u00eb baza mujore q\u00eb nga zbatimi i taks\u00ebs, jan\u00eb 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cNeve, q\u00eb at\u00ebher\u00eb, na \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht eksporti. Do t\u00eb thot\u00eb, eksporti n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga 21 n\u00ebntori \u00ebsht\u00eb zero, sepse ne n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mundemi m\u00eb t\u00eb eksportojm\u00eb mallrat atje. Tashm\u00eb atje (n\u00eb Kosov\u00eb) kan\u00eb hyr\u00eb shit\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, prodhues t\u00eb tjer\u00eb. Madje edhe kur t\u00eb hiqet taksa, vler\u00ebsimet jan\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb q\u00eb ta kthejm\u00eb at\u00eb treg. Por, po shpresojm\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn, n\u00eb disa kontakte q\u00eb i kemi me njer\u00ebzit atje\u201d, tha Zhivkoviq.<\/p>\n<p>Edhe Ministri i Tregtis\u00eb, Turizmit dhe Telekomunikacionit t\u00eb Serbis\u00eb, Rasim Lajiq m\u00eb her\u00ebt ka th\u00ebn\u00eb se humbja e tregut n\u00eb Kosov\u00eb, ka shkaktuar d\u00ebme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, sepse sipas tij, edhe n\u00ebse taksa t\u00eb hiqet, kthimi i bizneseve serbe n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs nuk do jet\u00eb i leht\u00eb sepse mallrat e nj\u00ebjta, jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar tashm\u00eb me mallra nga shtetet tjera.<\/p>\n<p>Humbjet nga efektet e k\u00ebsaj takse po i num\u00ebrojn\u00eb edhe prodhues t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs. Eksporti nga Bosnje e Hercegovina p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2019 kap vler\u00ebn prej 11 milion\u00eb marka t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs apo n\u00ebse konvertohet n\u00eb euro 5,6 milion\u00eb euro, q\u00eb paraqet nj\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr 90.4 p\u00ebr qind n\u00ebse krahasohet me vitin paraprak, thot\u00eb Nemanja Vasiq, z\u00ebvend\u00ebskryetar i Od\u00ebs se Tregtis\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse krahasohet me periudh\u00ebn para vendosjes s\u00eb taks\u00ebs, \u00ebsht\u00eb 100 milion\u00eb marka t\u00eb Bosnj\u00ebs Hercegovin\u00ebs apo mbi 51 milion\u00eb euro m\u00eb pak. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr d\u00ebme direkte dhe indirekte. N\u00ebse shikojm\u00eb vet\u00ebm eksportin, humbja e bler\u00ebsve, humbja e tregut, humbja e kontratave\u2026, etj. jan\u00eb d\u00ebme p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka asnj\u00eb nj\u00ebsi mat\u00ebse\u201d, tha Vasiq.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1574258541812\"><\/div>\n<p><strong>Taksa shtoi kapacitet prodhuese n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve dhe afarist\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb thon\u00eb se taksa ka pasur efekte si pozitive ashtu edhe negative. Olivera Ceni-Bardiqi, nga Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs, thot\u00eb se nga vendosja e taks\u00ebs prodhuesit kosovar\u00eb kan\u00eb rritur kapacitet prodhuese, p\u00ebrderisa sektori i tregtis\u00eb \u00ebsht\u00eb detyruar t\u2019i rris \u00e7mimet e artikujve.<\/p>\n<p>\u201cSektori prodhues ka deklaruar se ka pasur ndikim pozitiv pas vendosjes s\u00eb taks\u00ebs. Pasi sipas tyre, jan\u00eb rritur shitjet e gjithashtu edhe kapaciteti prodhues i kompanive vendore. Nga ana tjet\u00ebr, sektori i tregtis\u00eb ka deklaruar se taksa pa pasur efekt negativ, si rezultat i pa parashikueshmeris\u00eb dhe e cila pastaj ka ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostos s\u00eb transportit\u201d, tha Cena-Bardiqi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kompanit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ka rritur kapacitetin prodhues pas vendosjes se taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompania \u201cPestova\u201d, e cila merret me p\u00ebrpunimin dhe prodhimin e patates. Bedri Kosumi, ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb gjasht\u00eb muajit e par\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb taks\u00ebs, kapacitetet prodhuese t\u00eb k\u00ebsaj kompanie jan\u00eb rritur p\u00ebr 30 p\u00ebr qind. P\u00ebrve\u00e7 kapaciteteve ai ka rritur edhe numrin e pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht kemi 252 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb rregullt derisa n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kan\u00eb qen\u00eb rreth 200 pun\u00ebtor\u00eb\u201d, ka deklaruar Kosumi.<\/p>\n<p><strong>Efektet politike<\/strong><br \/>\nKrahas efekteve ekonomike, taksa ka bartur edhe efekte politike. Vendosja e taks\u00ebs nga Qeveria n\u00eb largim e Kosov\u00ebs, ishte si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj politikave Serbis\u00eb dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs kund\u00ebr shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb mekanizma e organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por, Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb k\u00ebrkuar pezullimin apo anulimin e k\u00ebsaj takse, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e marr\u00ebveshjes s\u00eb CEFTA-s p\u00ebr lirin\u00eb e qarkullimit t\u00eb mallrave. Vendosjen e taks\u00ebs, Beogradi e ka cil\u00ebsuar si penges\u00eb edhe p\u00ebr vazhdimin e dialogut nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, t\u00eb leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00eb nga vendosja e k\u00ebsaj mase, dialogu nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit ka mbetur i nd\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Qeveria n\u00eb largim e Kosov\u00ebs, kishte deklaruar n\u00eb vazhdim\u00ebsi se taksa 100 p\u00ebr qind ndaj mallrave t\u00eb importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk paraqet penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e dialogut, por pengesa q\u00ebndron n\u00eb munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani, mbetet t\u00eb pritet se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb raport me taks\u00ebn do t\u00eb marr\u00eb Qeverie e re e Kosov\u00ebs. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat pritet t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb e re, kan\u00eb paralajm\u00ebruar si mund\u00ebsi z\u00ebvend\u00ebsimin e taks\u00ebs me vendosjen e mas\u00ebs s\u00eb reciprocitet t\u00eb plot\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm gjasht\u00eb milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina q\u00eb jan\u00eb importuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit, q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi taks\u00ebn 100 p\u00ebr qind p\u00ebr importet nga k\u00ebto dy shtete. Produktet e tyre, n\u00eb tregun e Kosov\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar shum\u00eb shpejt me importet nga shtetet tjera t\u00eb rajonit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":101440,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-114852","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114852\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}