{"id":114950,"date":"2019-11-21T14:30:20","date_gmt":"2019-11-21T13:30:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=114950"},"modified":"2019-11-21T14:30:20","modified_gmt":"2019-11-21T13:30:20","slug":"basha-kriza-po-thellohet-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-lira-mirenjohje-ppe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-kriza-po-thellohet-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-lira-mirenjohje-ppe\/","title":{"rendered":"Basha: Kriza po thellohet, zgjidhja jan\u00eb zgjedhjet e lira! Mir\u00ebnjohje PPE"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, n\u00eb ndjekje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb forta politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ka n\u00ebnvizuar sot se \u201cKriza sa vjen e thellohet dhe zgjidhja e vetme jan\u00eb zgjedhjet e lira\u201d. N\u00eb\u00a0Kroaci, ku Basha po merr pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Partive Popullore Evropiane q\u00eb zhvillohet n\u00eb Zagreb, ai ka\u00a0marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e PPE-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet\u00a0q\u00eb po b\u00ebn Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur\u00a0shqet\u00ebsimet dhe p\u00ebr aspirat\u00ebn europiane t\u00eb popullit shqiptar. N\u00eb\u00a0vijim, Basha ka publikuar Rezolut\u00ebn e Kongresit t\u00eb Partis\u00eb Popullore Evropiane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mpreht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i plot\u00eb i kreut t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Fb:<\/strong><\/p>\n<div class=\"in-artile-read-more\"><\/div>\n<p>Lulzim Basha: &#8220;Mir\u00ebnjohje Partis\u00eb Popullore Europiane p\u00ebr v\u00ebmendjen e ve\u00e7ant\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkrahjen p\u00ebr integrimin e vendit n\u00eb BE dhe mesazhin se rruga e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Europ\u00ebs kalon nga zgjidhja e kriz\u00ebs me zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. PD dhe Opozita e Bashkuar \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur dhe e vendosur t\u00eb permbushim \u00e7do detyrim tonin duke nisur me propozimet p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore dhe miratimin e tyre, p\u00ebr ti hapur rrug\u00ebn zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_84316542a5\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb Rezoluta e Kongresit t\u00eb Partis\u00eb Popullore Europiane:<\/strong><\/p>\n<p>\u2022 Duke mbajtur parasysh p\u00ebrfundimet e K\u00ebshillit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE\/ODIHR t\u00eb 5 Shtator 2019;<br \/>\n\u2022 Duke njohur p\u00ebrkushtimin e fort\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (PDSH) p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb;<br \/>\n\u2022 Duke mb\u00ebshtetur angazhimin e BE p\u00ebr procesin e zgjerimit, mbi baz\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb kritereve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit nga vendet aplikuese;<br \/>\n\u2022 Duke n\u00ebnvizuar rolin mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb luan procesi i integrimit p\u00ebr reformat, dhe duke mir\u00ebpritur p\u00ebrkrahjen q\u00eb ky proces ka nga qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb;<\/p>\n<p><strong>Partia Popullore Europiane:<\/strong><\/p>\n<p>1. Duke vler\u00ebsuar se Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike, nxit partin\u00eb n\u00eb pushtet dhe opozit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb nd\u00ebrmarrin t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb tejkaluar menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike p\u00ebrmes dialogut.<\/p>\n<p>2. Risjell n\u00eb v\u00ebmendje se adoptimi konsensual nga partit\u00eb politike, i nj\u00eb reforme elektorale n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR q\u00eb shtron rrug\u00ebn drejt zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb kusht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>3. Duke rikujtuar theksin e p\u00ebrs\u00ebritur nga ana e OSBE\/ODIHR, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka vullneti politik p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, b\u00ebn thirrje p\u00ebr zbatimin e reform\u00ebs elektorale, n\u00eb dobi t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve demokratike qendrore dhe lokale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>4. Shpreh nevoj\u00ebn urgjente q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb siguroj\u00eb funksionimin e duhur t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb duke i plot\u00ebsuar vendet e tyre me gjyqtar\u00eb; pret nj\u00eb vendim t\u00eb shpejt\u00eb dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore t\u00eb 30 qershorit 2019.<\/p>\n<p>5. Thekson se blerja e votave dhe p\u00ebrfshirja e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr standartet europiane, dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr rezultate t\u00eb prekshme dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve, p\u00ebrfshir\u00eb dhe politikan\u00ebt, zyrtar\u00ebt e shtetit dhe grupet kriminale q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb blerjen e vot\u00ebs dhe krime t\u00eb tjera elektorale gjat\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>6. Shpreh shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr fenomenin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb personave me rekorde kriminale q\u00eb kandidohen p\u00ebr poste n\u00eb institucione apo em\u00ebrohen si funksionar\u00eb publik\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb \u201cLigjit t\u00eb Dekriminalizimit\u201d dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr zbatim pa ekuivoke t\u00eb ligjit, dhe largimin nga detyra t\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb shkelur at\u00eb.<\/p>\n<p>7. Nxit Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb Struktur\u00ebn e specializuar p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; b\u00ebn thirrje p\u00ebr nisjen e procedimeve penale kund\u00ebr gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb jan\u00eb akuzuar p\u00ebr vepra t\u00eb nd\u00ebshkueshme nga procesi i vettingut.<\/p>\n<p>8. Thekson domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr rezultate bind\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kultivitimit masiv dhe trafikimit t\u00eb kanabisit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave; shpreh nevoj\u00ebn urgjente q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kryej\u00eb hetime aktive, ndjekje penale dhe d\u00ebnime p\u00ebr korrupsion dhe krim t\u00eb organizuar duke nisur dhe p\u00ebrfunduar procedime kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebve p\u00ebrfshir\u00eb dhe politikan\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>9. B\u00ebn thirrje p\u00ebr progres t\u00eb preksh\u00ebm n\u00eb reform\u00ebn e administrat\u00ebs publike, si nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet ky\u00e7e p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj p\u00ebr integrimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>10. Mb\u00ebshtet Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet legjitime dhe aspirat\u00ebn Europiane t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha, n\u00eb ndjekje t\u00eb zhvillimeve t\u00eb forta politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ka n\u00ebnvizuar sot se \u201cKriza sa vjen e thellohet dhe zgjidhja e vetme jan\u00eb zgjedhjet e lira\u201d. N\u00eb\u00a0Kroaci, ku Basha po merr pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Partive Popullore Evropiane q\u00eb zhvillohet n\u00eb Zagreb, ai ka\u00a0marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e PPE-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet\u00a0q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":114905,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-114950","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114905"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}