{"id":115272,"date":"2019-11-23T19:10:55","date_gmt":"2019-11-23T18:10:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=115272"},"modified":"2019-11-23T14:46:25","modified_gmt":"2019-11-23T13:46:25","slug":"lider-i-evropes-apo-mbrojtes-i-interesave-tradicionale-franceze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lider-i-evropes-apo-mbrojtes-i-interesave-tradicionale-franceze\/","title":{"rendered":"Lider i Evrop\u00ebs apo mbrojt\u00ebs i interesave tradicionale franceze?"},"content":{"rendered":"<p>Ku d\u00ebshiron ta \u00e7oj\u00eb BE dhe NATO-n me prishjen e statuskuos\u00eb aktuale Presidenti francez Macron? Veprimet e fundit t\u00eb tij jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme franceze ndaj Evrop\u00ebs, shkruan Auron Dodi.<\/p>\n<p>Gjermania iu p\u00ebrgjigj k\u00ebt\u00eb jav\u00eb zyrtarisht pik\u00ebpyetjes franceze p\u00ebr t\u00eb ardhmen e NATO-s. Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb, Heiko Maas deklaroi n\u00eb takimin e ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb NATO-s se NATO-ja duhet t\u00eb zhvillohet, n\u00eb pik\u00ebpamje konceptuale dhe politikisht, me &#8220;qeliza politike t\u00eb gjalla&#8221;. Gjermania k\u00ebrkon q\u00eb NATO-ja t\u00eb mos fiksohet vet\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e mbrojtjes, por t\u00eb theksoj\u00eb funksionin e saj politik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ministri Maas propozoi ngritjen e nj\u00eb komisioni ekspert\u00ebsh, t\u00eb kryesuar nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg: p\u00ebr t\u00eb paraqitur propozime si politike, ashtu edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje transatlantike.<\/p>\n<p>Ky propozim gjerman pranon at\u00eb q\u00eb thon\u00eb francez\u00ebt: se ka probleme n\u00eb bashk\u00ebpunimin brenda NATO-s. Shkasin p\u00ebr kritik\u00ebn e fundit me &#8220;fjal\u00eb drastike&#8221; ndaj NATO-s, Presidenti francez Macron e mori nga dy veprime t\u00eb pakoordinuara me aleanc\u00ebn t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb NATO-s: SHBA dhe Turqis\u00eb. Presidenti Trump i t\u00ebrhoqi trupat nga Siria dhe Presidenti turk Erdogan marshoi n\u00eb Siri pa u konsultuar me Aleanc\u00ebn. NATO-ja \u00ebsht\u00eb e vdekur klinikisht dhe nuk dihet n\u00ebse funksionon klauzola e mbrojtjes reciproke ndaj nj\u00eb shteti an\u00ebtar, deklaroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr Presidenti Macron n\u00eb intervist\u00ebn, tashm\u00eb t\u00eb famshme, me gazet\u00ebn britanike &#8220;Economist&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Reformim, por jo pik\u00ebpyetje NATO-s<\/strong><\/p>\n<p>Funksionin e prishjes s\u00eb statuskuos\u00eb, apo &#8220;disruptiv&#8221; si\u00e7 cil\u00ebsohet n\u00eb Evrop\u00eb stili i ri i Macronit, intervista me britanik\u00ebt e arriti. Gjermania p\u00ebrpiqet tani me propozimin e saj ta fus\u00eb debatin n\u00eb linja konstruktive, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb besimi ndaj NATO-s t\u00eb mos tronditet n\u00eb themel. Gjermania k\u00ebrkon reformim t\u00eb NATO-s, nuk pranon ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim at\u00eb.\u00a0NATO-s si aleanc\u00eb ushtarake nuk i vihet pik\u00ebpyetje, edhe n\u00ebse Macroni ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb 95% t\u00eb atyre q\u00eb thot\u00eb, deklaroi edhe ministri i Jasht\u00ebm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Ne shtrojm\u00eb pyetjen a\u00a0mund t\u00eb mb\u00ebshtetemi v\u00ebrtet te\u00a0nj\u00eb aleate si Franca, q\u00eb gjithsesi investon pak p\u00ebr Aleanc\u00ebn,\u00a0ishte reagimi\u00a0i\u00a0zem\u00ebruar q\u00eb erdhi nga Varshava. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj, sekretarja franceze e shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn, Am\u00e9lie de Montchalin argumenton se Macroni i shtroi q\u00ebllimisht tani pyetjet e tij: n\u00eb prag t\u00eb kremtimit pas dy jav\u00ebsh t\u00eb 70 vjetorit t\u00eb Aleanc\u00ebs dhe para fillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb ri Evropian.<\/p>\n<p>Aft\u00ebsia e Macronit p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebn\u00eb gj\u00ebrave emrin q\u00eb kan\u00eb dhe guximi i tij ka simpatizant\u00eb edhe n\u00eb Gjermani. Por ajo q\u00eb \u00e7udit me veprimet e Macronit k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb se mjaft vet\u00ebve ai u kujton rolin q\u00eb luanin n\u00eb BE deri tani britanik\u00ebt e parehatsh\u00ebm: ata kund\u00ebrshtonin (shpesh me sukses) p\u00ebrpjekjet p\u00ebr politika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta evropiane, p.sh. n\u00eb mbrojtje, t\u00eb cilat do t\u00eb lejonin thellimin e unifikimit n\u00eb BE. Kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur deklaratat e Macronit jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta me veprimet e tij bllokuese k\u00ebt\u00eb vit: ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr thellimin e BE, n\u00eb mbrojtje, n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe me bashkimin bankar.<\/p>\n<p>Veprimet e Macronit jan\u00eb kontradiktore. Ai flet p\u00ebr forcimin e BE, por veprimet e tij dob\u00ebsojn\u00eb pozicionin evropian duke bllokuar hapjen e negociatave me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Macroni k\u00ebrkon nj\u00eb ushtri t\u00eb fort\u00eb evropiane, por ushtarakisht nuk e forcon kontributin evropian n\u00eb NATO: Franca nuk pranon p.sh. t\u00eb drejtoj\u00eb batalione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb NATO-s n\u00eb Estoni. Ai k\u00ebrkon autonomi ushtarake nga SHBA. Por pa SHBA, ushtrit\u00eb e dob\u00ebsuara evropiane nuk e mbrojn\u00eb dot kontinentin. A \u00ebsht\u00eb Franca n\u00eb fakt m\u00eb e interesuar q\u00eb t\u00eb marr\u00eb rolin e superfuqis\u00eb ushtarake n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb dob\u00ebsuar? A po sheh fuqi t\u00eb tjera, si p.sh. Rusin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rol? Cilat jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb synimet e Macronit?<\/p>\n<p><strong>Kufizimi i fuqis\u00eb politike t\u00eb Gjermanis\u00eb &#8211; motiv frym\u00ebzues p\u00ebr Macronin?<\/strong><\/p>\n<p>Te shum\u00eb v\u00ebzhgues po forcohet p\u00ebrshtypja se motiv frym\u00ebzues p\u00ebr Macronin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb kufizuar fuqin\u00eb politike t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Kjo ka qen\u00eb tradit\u00eb e politik\u00ebs franceze, ve\u00e7an\u00ebrisht deri n\u00eb ribashkimin e Gjermanis\u00eb. Veprimi i fundit bllokues i Presidentit francez, vetoja p\u00ebr fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb BE me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut shihet si nj\u00eb hap tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. &#8220;N\u00ebqoft\u00ebse se Gjermania do t\u00eb zgjeroj\u00eb sfer\u00ebn e saj t\u00eb influenc\u00ebs, nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb falas&#8221;, i tha nj\u00eb politolog francez s\u00eb p\u00ebrditshmes Le Monde. Ai nuk p\u00ebrmendi p\u00ebrpjekjen e Franc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rigjall\u00ebruar marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb u duk n\u00eb vizit\u00ebn n\u00eb korrik n\u00eb Beograd t\u00eb Presidentit Macron. Dhe bllokimin nga Franca t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave t\u00eb BE me Kosov\u00ebn.\u00a0A do t&#8217;u kushtohet Franca n\u00eb t\u00eb ardhmen kryesisht lidhjeve t\u00eb saj tradicionale? Fakt \u00ebsht\u00eb se Franca nuk sheh p\u00ebrfitim nga zgjerimi i BE n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs lindore dhe jugore. Ky zgjerim ka theksuar rolin qendror t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti papritur Franca e shpalli veten kund\u00ebrshtare t\u00eb tubacionit t\u00eb furnizimit me gaz nga Rusia, Nordstream 2. Kund\u00ebrshtimi i Franc\u00ebs ndaj k\u00ebtij tubacioni, me t\u00eb cilin Gjermania do t\u00eb furnizohet me gaz rus e forcoi q\u00ebndrimin kritik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb Komisionit Evropian. Kompromisi u arrit me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mungesa e re e vullnetit nga Parisi p\u00ebr t&#8217;u koordinuar me Berlinin p\u00ebr Evrop\u00ebn, shkakton habi n\u00eb Berlin. Ministri i Jasht\u00ebm gjerman, Maas k\u00ebrkoi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb takimit t\u00eb NATO-s q\u00eb t\u00eb dyja vendet t\u00eb dakordohen &#8220;p\u00ebr premisat strategjike &#8211; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shkaktohet d\u00ebm&#8221; i r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb takimit t\u00eb Partis\u00eb Popullore Evropiane n\u00eb Zagreb, kancelarja Merkel tha se BE do t\u00eb bisedoj\u00eb me holl\u00ebsi me Macronin, edhe p\u00ebr zgjerimin e BE.<\/p>\n<p>Kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur revista gjermane &#8220;Der Spiegel&#8221; shkruan k\u00ebto dit\u00eb se kur punonj\u00ebsit e Kancelaris\u00eb Federale pyesin n\u00eb Paris homolog\u00ebt se pse Franca nuk po i koordinon q\u00ebndrimet me Gjermanin\u00eb, p\u00ebrgjigjja q\u00eb vjen nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt \u00ebsht\u00eb se ata kan\u00eb vet\u00ebm ndikim t\u00eb kufizuar te Presidenti i tyre. Kjo t\u00eb kujton marr\u00ebdh\u00ebniet e Trumpit me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt. Prandaj nj\u00eb analist flet p\u00ebr nj\u00eb lloj &#8220;trampizmi intelektual&#8221; q\u00eb vjen p\u00ebr momentin nga Parisi.<\/p>\n<p><strong>Afrimi francez me Rusin\u00eb dhe rezervat evropiane<\/strong><\/p>\n<p>Linja tjet\u00ebr e re e politik\u00ebs s\u00eb jashtme franceze, afrimi me Rusin\u00eb, flet p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen franceze p\u00ebr t\u00eb ndjekur n\u00eb BE nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb ndryshme nga ajo e frym\u00ebzuar prej Gjermanis\u00eb. Fillimisht me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Macronit, Rusia fitoi s\u00eb fundi t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb Strasburg. Pas k\u00ebsaj, pa u konsultuar me gjerman\u00ebt, Macroni d\u00ebrgoi n\u00eb Mosk\u00eb ministrat e tij t\u00eb jasht\u00ebm dhe at\u00eb t\u00eb mbrojtjes. Synimi i shpallur: p\u00ebr t\u00eb nisur bashk\u00ebpunim t\u00eb ri sigurie (t\u00eb BE!) me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Argumenti i Macronit \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rusia ndodhet n\u00eb Evrop\u00eb dhe Evropa nuk ka interes ta l\u00ebr\u00eb Rusin\u00eb t\u00eb thellohet n\u00eb afrimin e nisur me Kin\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, thot\u00eb Macroni, duhet rimenduar me vet\u00ebkritik\u00eb politika evropiane ndaj Rusis\u00eb, nisur nga ngjarjet rreth Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Parimisht edhe Gjermania nuk \u00ebsht\u00eb e mbyllur ndaj gjetjes s\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr shtensionim marr\u00ebdh\u00ebniesh me Rusin\u00eb. Por k\u00ebt\u00eb e pengon fakti se nuk ka ndryshim n\u00eb politik\u00ebn ruse, sidomos\u00a0ndaj Ukrain\u00ebs, pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb heqja e sanksioneve t\u00eb BE ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr momentin nuk vjen n\u00eb diskutim. K\u00ebt\u00eb hap e kund\u00ebrshton jo vet\u00ebm Gjermania, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb shtetet lindore t\u00eb BE. Vler\u00ebsimi demonstrativ q\u00eb Macroni dhe kryeministri hungarez Viktor Orban (gjithashtu ithtar i afrimit me Rusin\u00eb) i b\u00ebjn\u00eb s\u00eb fundi nj\u00ebri-tjetrit, nuk ndikon aspak p\u00ebr ta afruar Macronin me shtetet e tjera lindore.<\/p>\n<p>Macroni \u00ebsht\u00eb i vetmuar, konstatonte jav\u00ebt e fundit nj\u00eb analist i New York Times. Me padurimin e tij, ai ka l\u00ebnduar jo vet\u00ebm lindor\u00ebt, por edhe Gjermanin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ku d\u00ebshiron ta \u00e7oj\u00eb BE dhe NATO-n me prishjen e statuskuos\u00eb aktuale Presidenti francez Macron? Veprimet e fundit t\u00eb tij jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme franceze ndaj Evrop\u00ebs, shkruan Auron Dodi. Gjermania iu p\u00ebrgjigj k\u00ebt\u00eb jav\u00eb zyrtarisht pik\u00ebpyetjes franceze p\u00ebr t\u00eb ardhmen e NATO-s. Ministri i Jasht\u00ebm i Gjermanis\u00eb, Heiko Maas deklaroi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":115273,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-115272","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115272"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115272\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/115273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}