{"id":117500,"date":"2019-12-07T12:26:39","date_gmt":"2019-12-07T11:26:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=117500"},"modified":"2019-12-07T12:26:39","modified_gmt":"2019-12-07T11:26:39","slug":"qe-e-shkuara-te-mos-vrase-me-shume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qe-e-shkuara-te-mos-vrase-me-shume\/","title":{"rendered":"Q\u00eb e shkuara t\u00eb mos vras\u00eb m\u00eb shum\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>GELANDA SHKURTAJ<\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, rr\u00eb zimi i Murit t\u00eb Berlinit ishte nj\u00eb akt q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa lidhi dy Gjermani t\u00eb ndara p\u00ebr bindje politike, simbolikisht k\u00ebrkoi ndarjen nga krimet politike t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb vendet e kampit lindor. Memoria e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shproporcion me koh\u00ebn, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e nd\u00ebshkoi dhe harroi at\u00eb periudh\u00eb, por sot evokon komunizmin duke e p\u00ebrkujtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pompoze dhe sfiduese. Flitet p\u00ebr gjithfar\u00eb d\u00ebshmor\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shajet e kuqe dhe figura e ish-diktatorit\u00a0spikasin krenare n\u00eb aktivitete zyrtare, duke i klithur me arroganc\u00eb dhimbjes s\u00eb t\u00eb persekutuarve, q\u00eb ende sot nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e diktatur\u00ebs nuk kan\u00eb marr\u00eb as nj\u00eb falje, qoft\u00eb edhe moralisht. Nuk kan\u00eb asnj\u00eb pendes\u00eb ndaj bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb vet, t\u00eb cil\u00ebt u ekzekutuan pa gjyqe, p\u00ebr fajin e vet\u00ebm se nuhat\u00ebn q\u00eb n\u00eb risi se bolshevizmi sovjetik i mish\u00ebruar n\u00eb bindjen dhe ideologjin\u00eb e liderit t\u00eb paracaktuar nga serb\u00ebt, jo vet\u00ebm nuk do ta \u00e7onte Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara, por p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb izolohej deri n\u00eb pik\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb dhe uris\u00eb ekstreme, sikund\u00ebr ndodhi. Vjen vetiu pyetja: Pse ky rikthim dashamir\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb ndau shqiptar\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin dhe pse kaq mosp\u00ebrfill\u00ebs ndaj tragjedis\u00eb q\u00eb vet\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar? Mos ndoshta v\u00ebrtet Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt ishin mir\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb apo ndoshta krime midis shqiptar\u00ebve vet\u00ebm p\u00ebr bindje politike nuk u b\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb? Mos ndoshta nuk kishim as t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb dhe as t\u00eb persekutuar politik\u00eb apo ndoshta Spa\u00e7i dhe Burreli jan\u00eb vet\u00ebm produkt i imagjinat\u00ebs kolektive? Apo ndoshta n\u00eb zgrip t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb regjimit ne ishim aq mir\u00eb ekonomikisht, sa k\u00ebrkojm\u00eb buk\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb prej korrikut t\u00eb \u201890-\u00ebs e deri m\u00eb sot? P\u00ebr retorikat e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ngelet vend p\u00ebr p\u00ebrgjigje, por vet\u00ebm p\u00ebr pyetje, t\u00eb cilat duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kahun e kund\u00ebrt: \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb harres\u00eb pa dashje apo nj\u00eb nd\u00ebshkim? P\u00ebrse protagonist\u00ebt e s\u00eb djeshmes mohojn\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri historia u transformua dhe nuk u tha asnj\u00ebher\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ai regjim synoi q\u00eb prej Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare. N\u00eb fakt, lufta u b\u00eb dhe u derdh gjak dhe mbi k\u00ebt\u00eb nuk ka as dyshime dhe as mohim, por pas saj ka dokumente t\u00eb pakontestueshme, mu n\u00eb arkivat tona historike, se ajo luft\u00eb, e drejt\u00eb p\u00ebr nga pik\u00ebpamja e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga pushtuesi, u shfryt\u00ebzua n\u00eb idealin e saj prej nj\u00eb shpure njer\u00ebzish t\u00eb etur p\u00ebr pushtet, t\u00eb cil\u00ebt me kapitullimin e Gjermanis\u00eb do t\u00eb vinin bazat e pushtetit t\u00eb ardhsh\u00ebm diktatorial. Faktet dhe dokumentet historike flasin ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb historiografin\u00eb ton\u00eb. Ato thon\u00eb se kjo luft\u00eb u shfryt\u00ebzua p\u00ebr t\u00eb filluar spastrimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u zgjuan t\u00eb par\u00ebt dhe e kuptuan se n\u00ebn rrogozin e LAN\u00c7-it flinte interesi p\u00ebr t\u00eb mohuar nj\u00eb Shqip\u00ebri etnike dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar preludin e nj\u00eb republike t\u00eb shtat\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Lufta e Tiran\u00ebs, masakrat n\u00eb vijim t\u00eb Tivarit e t\u00eb Postrib\u00ebs tregojn\u00eb se disa nga heronjt\u00eb, q\u00eb ne i nderojm\u00eb n\u00eb festat e n\u00ebntorit, kan\u00eb vrar\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit shqiptar\u00eb n\u00eb tentativat e tyre p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb\u00a0tradhti ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, kan\u00eb qen\u00eb edhe vras\u00ebs me pages\u00eb. Historia ka detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por ndasit\u00eb e bindjeve politike me gjenez\u00eb nga e kaluara kan\u00eb prekur edhe historian\u00eb e an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb dal\u00eb kurr\u00eb nga q\u00ebndrimet formalisht kund\u00ebrshtare, por thelb\u00ebsisht antagoniste t\u00eb p\u00ebrbetuara ndaj nj\u00ebratjetr\u00ebs, pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb hapur t\u00eb historis\u00eb ku secili t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon. Por LAN\u00c7-i \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb e medaljes, sot nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb vend me persekutimet dhe d\u00ebnimet politike q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs e deri n\u00eb fund t\u00eb \u201890-\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb DREJT\u00cbSIA TRANZITORE?<\/strong><\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia tranzitore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teori e s\u00eb drejt\u00ebs, e lindur pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb praktik\u00eb dhe tregon se cil\u00ebt jan\u00eb mekanizmat ligjor\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren nga qeverit\u00eb, n\u00eb lidhje me t\u00eb kaluar\u00ebn e nj\u00eb konflikti ose regjimi t\u00eb dhunsh\u00ebm, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar periudh\u00ebn e tranzicionit postkonfliktual, drejt nj\u00eb bashk\u00ebjetese paq\u00ebsore midis kriminel\u00ebve dhe t\u00eb persekutuarve t\u00eb s\u00eb djeshmes, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Ky mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb zbatuar dhe vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb ato vende, t\u00eb cilat kan\u00eb pasur nj\u00eb histori konfliktesh dhe luft\u00ebrash t\u00eb brendshme dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkret, jan\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb ato vende t\u00eb globit si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb Afrika e Jugut p\u00ebr problemet e Apartheid-it apo Gjermania p\u00ebr krimet e Stas-it, apo Shqip\u00ebria p\u00ebr krimet e Sigurimit t\u00eb Shtetit. Ky proces, i cili n\u00eb thelb sugjeron pranimin dhe v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb disa kritereve, k\u00ebrkon q\u00eb paqja dhe siguria mund t\u00eb vendosen vet\u00ebm kur krimet e m\u00ebparshme dhe shkelja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb njihen dhe t\u2019u ngarkohen fajtor\u00ebve. A \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kjo gj\u00eb n\u00eb 30 vjet n\u00eb Shqip\u00ebri? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb jo! Sot ndarja ideologjike mes s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs, e cila ka nisur dhe i ka rr\u00ebnj\u00ebt mu te LAN\u00c7-i, ka qen\u00eb dhe ngelet shum\u00eb refraktare. Vet\u00ebm\u00a0n\u00ebse do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndarje e past\u00ebr me t\u00eb shkuar\u00ebn, do t\u00eb ishin krijuar premisat q\u00eb jo vet\u00ebm e kaluara t\u00eb mos b\u00ebhej barr\u00eb e s\u00eb ardhmes, jo vet\u00ebm do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur parandalimin e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb krimeve n\u00eb t\u00eb ardhmen, por mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur besueshm\u00ebrin\u00eb te nj\u00eb klas\u00eb e re politike e shk\u00ebputur totalisht nga mend\u00ebsia dhe krimet e baballar\u00ebve. Dhe n\u00eb fund do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur pajtimin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb midis pal\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p><strong>KU \u00cbSHT\u00cb SHQIP\u00cbRIA N\u00cb LIDHJE ME DREJT\u00cbSIN\u00cb TRANZITORE?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb distanc\u00ebn e viteve ndihet se nuk \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe jan\u00eb akoma t\u00eb paqarta tri aspekte: S\u00eb pari, rr\u00ebfimi me v\u00ebrtet\u00ebsi i asaj pjese t\u00eb historis\u00eb moderne, q\u00eb shkon nga themelimi i Partis\u00eb Komuniste e n\u00eb vijim; S\u00eb dyti, q\u00ebndrimi n\u00eb lidhje me kujtes\u00ebn e s\u00eb shkuar\u00ebs nga media audiovizive, pasi filmat me partizan\u00ebt \u201ce mir\u00eb\u201d dhe ballist\u00ebt \u201ce k\u00ebqij\u201d vazhdojn\u00eb t\u00eb transmetohen nga emitentet e val\u00ebve televizive, pa konsideruar brezat q\u00eb at\u00eb periudh\u00eb e njohin vet\u00ebm me tregimet e familjar\u00ebve, ku secili vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim subjektiv dhe t\u00eb paditur mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur; S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb procesi i pajtimit ose faljes, p\u00ebr ta hedhur pas t\u00eb shkuar\u00ebn, si nj\u00eb detyrim moral i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, p\u00ebrndryshe njolla historike q\u00eb e ka shoq\u00ebruar, v\u00ebllavrasja, do t\u00eb ngelet e pafshir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ndryshim nga t\u00eb gjitha vendet e kampit socialist, pas nj\u00eb kalvari t\u00eb gjat\u00eb gati 25-vje\u00e7ar, ne kemi nj\u00eb ligj p\u00ebr lustracionin, i cili rregullon aktivitetin e nj\u00eb institucioni si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informim t\u00eb Dosjeve, i cili vet\u00ebm prej vitit 2017 mori t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ket\u00eb edhe dosjet e Sigurimit fam\u00ebkeq t\u00eb Shtetit, t\u00eb cilat ishin t\u00eb klasifikuara si \u201csekret shtet\u00ebror\u201d dhe q\u00eb iu ishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Komb\u00ebtar. P\u00ebrse kaq von\u00eb?! Hapja e dosjeve dhe njohja me to do t\u00eb krijonte pa dyshim lot dhe mllefe, por n\u00eb distanc\u00ebn e shum\u00eb viteve do t\u00eb kishte minimalisht m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi dhe seriozitet n\u00eb p\u00ebrballjen me problemin. Drejt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk do t\u00eb ishte thjesht njohja me t\u00eb shkuar\u00ebn, e cila patjet\u00ebr do t\u00eb ndihmonte pjes\u00ebn e paqart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb dinin realisht se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, por do t\u00eb na kishte krijuar terrenin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm sot drejt nj\u00eb pajtimi.<\/p>\n<p><strong>\u00c7FAR\u00cb NGELET P\u00cbR T\u00cb B\u00cbR\u00cb?<\/strong><\/p>\n<p>Disa nga instrumentet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vendet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me t\u00eb nj\u00ebjtin fenomen social, por q\u00eb dhe mendohet se do t\u00eb mund t\u00eb evitonin p\u00ebrplasjet, jan\u00eb p\u00ebr shembull: K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet hapjes s\u00eb dosjeve pran\u00eb Autoritetit t\u00eb Informimit; Ndjekja penale e kriminel\u00ebve nga gjykata (ose seksione) ad hoc; Kompensimi i viktimave n\u00eb form\u00ebn e rehabilitimit, d\u00ebmshp\u00ebrblimit financiar dhe kthimit t\u00eb pasurive; Kryerja e reformave n\u00eb nivel institucional dhe shkarkimi i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, sidomos \u201cgard\u00ebn\u201d e vjet\u00ebr nga pozicionet sociale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; P\u00ebrkujtimi n\u00ebp\u00ebrmjet teksteve t\u00eb historis\u00eb, muzeumeve apo memorial\u00ebve. N\u00eb fakt, nd\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto kritere kemi p\u00ebrmbushur aspak ose shum\u00eb pak, por nd\u00ebrsa shkrimi e historis\u00eb apo kryerja e reformave, ose procesi i hapjes s\u00eb dosjeve q\u00eb duheshin b\u00ebr\u00eb me vite, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhen do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb, mjeti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, duke k\u00ebrkuar minimalisht q\u00eb t\u00eb mos e ndikojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb bot\u00ebkuptimi i t\u00eb rinjve n\u00ebp\u00ebrmjet televizionit apo mjeteve t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrhapin informacionin. Nuk ka terren p\u00ebr t\u00eb diskutuar faktin se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky mjet p\u00ebr t\u00eb influencuar edukat\u00ebn, kultur\u00ebn dhe mendimin e lir\u00eb. N\u00eb fakt, televizioni lind si i till\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, edhe pse n\u00eb Shqip\u00ebri ka akoma fanatik\u00eb t\u00eb atij regjimi, t\u00eb cil\u00ebve ndoshta edhe nuk u intereson t\u00eb kuptojn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ka ende nj\u00eb pjes\u00eb \u201cgri\u201d si edhe t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kishin shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb njihnin faktet kok\u00ebforta, si\u00e7 historian\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. E derisa nj\u00eb koh\u00eb e till\u00eb t\u00eb vij\u00eb, do t\u00eb ishte krejt e arsyeshme q\u00eb t\u00eb sanksionohej edhe me ligj shfaqja e \u00e7do forme mesazhi nga koha e regjimit n\u00ebp\u00ebrmjet filmave t\u00eb Kinostudios apo simboleve t\u00eb diktatur\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb pankartat me emrin e diktatorit n\u00ebp\u00ebr evente publike. Nga cilado pozit\u00eb t\u2019i gjykojm\u00eb ngjarjet, fakti i ndodhjes s\u00eb krimeve monstruoze t\u00eb nj\u00eb diktature t\u00eb pashembullt dhe i 6 mij\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb nd\u00ebshkuar vet\u00ebm p\u00ebr bindje politike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm dhe nj\u00eb njoll\u00eb e paheqshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shkurtojm\u00eb distancat ideologjike duke v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke u pranuar m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GELANDA SHKURTAJ Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, rr\u00eb zimi i Murit t\u00eb Berlinit ishte nj\u00eb akt q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa lidhi dy Gjermani t\u00eb ndara p\u00ebr bindje politike, simbolikisht k\u00ebrkoi ndarjen nga krimet politike t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb vendet e kampit lindor. Memoria e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shproporcion me koh\u00ebn, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e nd\u00ebshkoi dhe harroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117501,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-117500","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=117500"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/117500\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=117500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=117500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=117500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}