{"id":118115,"date":"2019-12-11T17:56:26","date_gmt":"2019-12-11T16:56:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118115"},"modified":"2019-12-11T17:56:26","modified_gmt":"2019-12-11T16:56:26","slug":"takimi-me-ministrin-e-jashtem-italian-basha-fokusi-yne-te-ndihmojme-njerezit-jo-te-bejme-shfaqje-me-tryeza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/takimi-me-ministrin-e-jashtem-italian-basha-fokusi-yne-te-ndihmojme-njerezit-jo-te-bejme-shfaqje-me-tryeza\/","title":{"rendered":"Takimi me ministrin e Jasht\u00ebm italian\/ Basha: Fokusi yn\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb njer\u00ebzit, jo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shfaqje me tryeza"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha pati sot nj\u00eb takim me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb, Luigi Di Maio, ku nj\u00eb nga temat q\u00eb u prek ishin edhe pasojat e t\u00ebrmetit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebr mediat, Basha tha se fokusi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment mbetet ndihma ndaj njer\u00ebzve, dhe jo tryezat boshe p\u00ebr shfaqje.<\/p>\n<p>\u2022 Fatkeq\u00ebsia natyrore tregoi sa i pap\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb shteti shqiptar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur n\u00eb faz\u00ebn e emergjenc\u00ebs dhe pas saj.<\/p>\n<p>\u2022 Qeveria e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb njer\u00ebzit. E ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ligjin e fatkeq\u00ebsive natyrore p\u00ebr t\u00eb anuluar kontratat e 10 oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2022150 milion\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nevojshme se kurr\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra familje n\u00eb nevoj\u00eb, pa buk\u00eb, pa streh\u00eb, pa ila\u00e7e, me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, me t\u00eb moshuar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022Qeveria e kap\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i gjendet biznesit jo thjesht n\u00eb zon\u00ebn e Durr\u00ebsit, por kudo ku \u00ebsht\u00eb i goditur dhe tronditur nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>\u2022\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb kalohet nga shfaqja tek veprat.<\/p>\n<p>\u2022Opozita \u00ebsht\u00eb e vendosur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e saj p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike sipas udh\u00ebrr\u00ebfyesit t\u00eb Bundestagut, reform\u00eb zgjedhore-zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme p\u00ebr rikthimin e legjitimitetit.<\/p>\n<p>\u2022Reforma zgjedhore dhe vullneti i lir\u00eb i qytetar\u00ebve, p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, p\u00ebrcaktojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb, jo shfaqjet apo fotot mes kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarata e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje:\u00c7far\u00eb biseduat me zotin Luigi di Maio?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: I shpreha mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr ndihm\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb na dha Italia n\u00eb dit\u00ebt e tragjedis\u00eb s\u00eb 26 n\u00ebntorit dhe vazhdon t\u00eb na jap\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb faza e dyt\u00eb e emergjenc\u00ebs po godet mij\u00ebra familje shqiptare, t\u00eb pastreha n\u00eb nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr ndihma humanitare, p\u00ebr ushqime dhe p\u00ebr vler\u00ebsimin sa m\u00eb shpejt t\u00eb banesave t\u00eb tyre, riparimin apo rind\u00ebrtimin e tyre.<\/p>\n<p>Italian\u00ebt ishin nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt. Kam qen\u00eb vet\u00eb d\u00ebshmitar, me nj\u00eb pjes\u00eb prej jush, se si ardhja e tyre me pajisjet dhe ekspertiz\u00ebn e duhur, ishte nj\u00eb mb\u00ebshtetje jo thjesht morale p\u00ebr njer\u00ebzit tan\u00eb, p\u00ebr efektivat tan\u00eb t\u00eb rraskapitur q\u00eb g\u00ebrmonin me duart bosh n\u00ebn rr\u00ebnoja, por, faktikisht, edhe p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e operacioneve k\u00ebrkim shp\u00ebtimit, q\u00eb me siguri ndihmuan p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dhjet\u00ebra jet\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu e fal\u00ebnderova p\u00ebr rolin q\u00eb Italia po luan p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr avokatin e palodhsh\u00ebm q\u00eb po b\u00ebn p\u00ebr hapjen e negociatave.<\/p>\n<p>Diskutuam p\u00ebr kriz\u00ebn politike n\u00eb vend dhe p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e saj p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj krize p\u00ebr mes udh\u00ebrr\u00ebfyesit tashm\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Bundestagut, reform\u00ebs zgjedhore dhe zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme p\u00ebr t\u00eb rikthyer legjitimitetin kaq shum\u00eb t\u00eb munguar, q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shkat\u00ebrrimin e kapaciteteve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb qeverisur apo edhe p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur fatkeq\u00ebsive natyrore si kurse ishte 26 n\u00ebntori. Sepse 26 n\u00ebntori ishte nj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore, por tregoi qart\u00eb se sa i pap\u00ebrgatirur \u00ebsht\u00eb shteti shqiptar, sa keq p\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb shteti shqiptar p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb fatkeq\u00ebsie t\u00eb till\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen e par\u00eb, p\u00ebrgjigjen e emergjenc\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy jav\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Larg qoft\u00eb sikur di\u00e7ka e till\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej, prap\u00eb edhe sot jemi t\u00eb pap\u00ebrgatitur dhe prap\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat d\u00ebme do t\u00eb kishim dhe prap\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb do t\u00eb ishim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik q\u00eb nuk mund t\u00eb pranohet. Ndaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam k\u00ebrkuar dhe dua t\u00eb insistoj q\u00eb t\u00eb kalohet nga fjal\u00ebt, shfaqjet dhe sjelljet e papranueshme, intimiduese ndaj medias, ndaj gazetar\u00ebve, ndaj analist\u00ebve, ndaj qytetar\u00ebve, duket se jan\u00eb nj\u00eb produkt me tepric\u00eb dhe totalisht i panevojsh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize,t\u00eb kalohet urgjentisht n\u00eb veprat t\u00eb cilat jan\u00eb detyr\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i kemi parashtruar \u00ebsht\u00eb propozimi yn\u00eb,por asgj\u00eb q\u00eb kemi parashtruar nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vullneti apo d\u00ebshire.<\/p>\n<p>Qeveria e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, jo nj\u00eb or\u00eb m\u00eb von\u00eb, vler\u00ebsimin e banesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Qeveria e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mobilizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb inxhinier\u00ebt e mundsh\u00ebm, t\u2019i \u00e7oj\u00eb n\u00eb terren, t\u2019i shtoj\u00eb grupet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>E ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ligjin e fatkeq\u00ebsive natyrore p\u00ebr t\u00eb anuluar kontratat e 10 oligark\u00ebve. 150 milion\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nevojshme se kurr\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra familje n\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebr mij\u00ebra familje pa buk\u00eb, streh\u00eb, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, pa ila\u00e7e, me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, me t\u00eb moshuar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>E ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i gjendet biznesit jo thjesht n\u00eb zon\u00ebn e Durr\u00ebsit, por kudo ku \u00ebsht\u00eb i goditur dhe tronditur nga t\u00ebrmeti. Propozimet t\u00eb cilat i kam marr\u00eb nga propozimet K\u00ebshillit Italian t\u00eb Ministravedhe sigurisht i kemi adoptuar me ekspert\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sipas nevoja vet\u00eb biznesit t\u00eb Durr\u00ebsit. Jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebshme. Kush thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ose nuk di ose g\u00ebnjen. Jan\u00eb propozime, t\u00eb cilat, po t\u00eb shikoni, n\u00eb shum\u00eb vende, duke filluar me Italin\u00eb fqinje, kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto propozime, ato 5 pika q\u00eb kemi nxjerr\u00eb p\u00ebr biznesin, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, kan\u00eb ndaluar futjen n\u00eb nj\u00eb \u201cdim\u00ebre konomik\u201d zonave t\u00eb prekura nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Ekonomia jon\u00eb ishte e goditur nga t\u00ebrmeti ekonomik edhe p\u00ebrpara k\u00ebtij t\u00ebrmeti. \u00c7far\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb presim?!<\/p>\n<p>Pyetje: A do t\u00eb uleni n\u00eb tryez\u00eb me Ram\u00ebn?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: P\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje e keni marr\u00eb 10 her\u00eb. M\u00eb vjen keq por nuk kam asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtuar p\u00ebrve\u00e7se asaj q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Fokusi im, energjia im edhe e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb, me \u00e7do form\u00eb njer\u00ebzit dhe jo t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e nj\u00eb shfaqje q\u00eb po na turp\u00ebron dhe po na shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pyetje:Zoti Basha pse nuk mendoni se mund t\u00eb jet\u00eb kjo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se jeni n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Lulzim Basha:P\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje e keni marr\u00eb me dhjet\u00ebra her\u00eb. Fokusohuni tek mesazhi q\u00eb sapo ju dhash\u00eb: Dialogu politik p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhores i paspropozimit t\u00eb shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetar\u00ebve p\u00ebrcaktojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb, jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha pati sot nj\u00eb takim me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb, Luigi Di Maio, ku nj\u00eb nga temat q\u00eb u prek ishin edhe pasojat e t\u00ebrmetit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebr mediat, Basha tha se fokusi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment mbetet ndihma ndaj njer\u00ebzve, dhe jo tryezat boshe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":118116,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118115","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118116"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}