{"id":118168,"date":"2019-12-12T16:18:44","date_gmt":"2019-12-12T15:18:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118168"},"modified":"2019-12-12T16:18:44","modified_gmt":"2019-12-12T15:18:44","slug":"dvorani-i-pergjigjet-presidences-bllokimi-i-ked-nuk-mund-te-ndodhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dvorani-i-pergjigjet-presidences-bllokimi-i-ked-nuk-mund-te-ndodhe\/","title":{"rendered":"Dvorani i p\u00ebrgjigjet presidenc\u00ebs: Bllokimi i KED nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi Ardian Dvorani i p\u00ebrgjigjet Presidenc\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KED, Dvorani thot\u00eb se do vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj deri n\u00eb fund kompetencat dhe se nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb kuptohet se ndjekja penale ndaj tij mund t\u00eb bllokoj\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Ai flet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e rendit t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Vij n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb \u2018sqarimi\u2019 t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i cili, me k\u00ebt\u00eb rast, paska vendosur pikat mbi \u2018i\u2019, duke qet\u00ebsuar opinionin publik dhe k\u00ebdo t\u00eb interesuar se \u2018alibia\u2019 ime n\u00eb komunikimin e djesh\u00ebm me median q\u00eb n\u00ebse ndiqem penalisht bllokohet edhe veprimtaria e KED, nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb sepse ligji e ka t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, shprehet Dvorani.<\/p>\n<p>Ai thekson se gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrmbajtur n\u00eb komunikimin publik dhe \u2018t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb loj\u00ebrat mediatike t\u00eb cilat jo pak funksionar\u00eb publik\u00eb i kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se sa kujdesin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat q\u00eb u ngarkon Kushtetuta e ligji, si edhe pritshm\u00ebrin\u00eb e publikut. K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoj, t\u00eb ushtroj deri n\u00eb fund kompetencat, pa u shp\u00ebrq\u00ebndruar nga t\u00eb tilla fenomene\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Jam shprehur qart\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, se n\u00ebse ndiqem penalisht nuk mund t\u00eb ushtroj m\u00eb funksionin (n\u00eb KED). I nd\u00ebrprer\u00eb nga pyetja tjet\u00ebr e gazetares, jam p\u00ebrgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn, duke u shprehur qart\u00eb se ka zgjidhje edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj situate. Pa u menduar gjat\u00eb, kushdo e kupton se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bllokim t\u00eb KED. Kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, shprehet m\u00eb tej kreu i KED.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/strong><br \/>\nKED, sikurse gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij viti kalendarik vijon me intensitet pun\u00ebn e tij p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Edhe n\u00eb mbledhjen e gjat\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njoftimi publik gjendet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Gjyt\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, KED mori disa vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe zhvilloi intervistat me kandidat\u00ebt p\u00ebr Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e ardhshme, ky KED do t\u00eb miratoj\u00eb edhe List\u00ebn P\u00ebrfundimtare me renditjen e kandidat\u00ebve, e cila s\u00eb bashku Raportin e Arsyetuar dhe aktet p\u00ebrkat\u00ebse, menj\u00ebher\u00eb do t\u2019i p\u00ebrcillet Kuvendit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet medias, vij n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb \u201csqarimi\u201d t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i cili, me k\u00ebt\u00eb rast, paska vendosur pikat mbi \u201ci\u201d, duke qet\u00ebsuar opinionin publik dhe k\u00ebdo t\u00eb interesuar se \u201calibia\u201d ime n\u00eb komunikimin e djesh\u00ebm me median q\u00eb n\u00ebse ndiqem penalisht bllokohet edhe veprimtaria e KED, nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb sepse ligji e ka t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe kam zgjedhur t\u00eb jem i p\u00ebrmbajtur n\u00eb komunikimin publik dhe t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb loj\u00ebrat mediatike t\u00eb cilat jo pak funksionar\u00eb publik\u00eb i kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se sa kujdesin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat q\u00eb u ngarkon Kushtetuta e ligji, si edhe pritshm\u00ebrin\u00eb e publikut. K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoj, t\u00eb ushtroj deri n\u00eb fund kompetencat, pa u shp\u00ebrq\u00ebndruar nga t\u00eb tilla fenomene. Ushtrimi i detyr\u00ebs dhe dinjiteti i funksionit q\u00eb kam, m\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mos i p\u00ebrgjigjem k\u00ebtyre lloj loj\u00ebrave, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur autoritetin kushtetues t\u00eb KED, t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij dhe figur\u00ebn e dinjitetin tim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb mos p\u00ebrgjigjesha, n\u00ebse nuk do t\u00eb shikoja t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje prej recidiv\u00ebsh n\u00eb shfaqjen publike t\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtetave dhe gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave, me t\u00eb cilat s\u00eb paku vet\u00ebm transparenc\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa paraqitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201csqarim\u201d, un\u00eb jo vet\u00ebm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se KED bllokohet n\u00ebse i n\u00ebnshtrohem ndjekjes penale. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb gazetares jam shprehur qart\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, se n\u00ebse ndiqem penalisht nuk mund t\u00eb ushtroj m\u00eb funksionin (n\u00eb KED). I nd\u00ebrprer\u00eb nga pyetja tjet\u00ebr e gazetares, jam p\u00ebrgjigjur se KED, pra edhe ai i vitit 2020, do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn, duke u shprehur qart\u00eb se ka zgjidhje edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj situate. Pa u menduar gjat\u00eb, kushdo e kupton se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr bllokim t\u00eb KED. Kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb sinqert\u00eb, teknologjia na ndihmon p\u00ebr gjith\u00e7ka, edhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar veten dhe q\u00eb t\u00eb mos nxitohemi p\u00ebr t\u00eb folur pa u menduar. Opinioni dhe kushdo i interesuar, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk ka p\u00ebrse t\u00eb m\u00eb besoj\u00eb as mua dhe as \u201csqaruesin\u201d. Mjafton t\u00eb shikoj\u00eb dhe d\u00ebgjoj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00e7do media ka p\u00ebrcjell\u00eb dit\u00ebn e djeshme, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr leht\u00ebsi e kam bashk\u00eblidhur k\u00ebtij komunikimi (n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij materiali mund t\u00eb gjeni videon me deklarat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse).<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u201csqaruesi\u201d evidenton \u201cpap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb\u201d time p\u00ebrkundrejt transparenc\u00ebs duke njoftuar publikisht nj\u00eb rend dite t\u00eb mbledhjes s\u00eb KED, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai d\u00ebrguar an\u00ebtar\u00ebve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb mbledhjet e tij.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cpap\u00ebrgjegjshm\u00ebri\u201d t\u00eb evidentuar nga \u201csqaruesi\u201d nuk do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegohem gjat\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb t\u00eb dy rastet kan\u00eb qen\u00eb 5 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rendin e dit\u00ebs, ndryshon vet\u00ebm num\u00ebrtimi. Sigurisht kalimet e procesverbaleve, si n\u00eb veprimtarin\u00eb e \u00e7do institucioni tjet\u00ebr publik kolegjial nuk klasifikohen e vendosen si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs. P\u00ebrs\u00ebri, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, teknologjia na ndihmon p\u00ebr t\u00eb verifikuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Prandaj dy aktet e \u201cpap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb\u201d time po ia bashk\u00eblidh k\u00ebtij komunikimi p\u00ebr t\u2019i vler\u00ebsuar kushdo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i interesuar. Vet\u00ebm se i sjell n\u00eb v\u00ebmendje \u201csqaruesit\u201d, q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e rendit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb nj\u00eb mbledhjeje nuk jan\u00eb kokrra moll\u00ebsh q\u00eb vet\u00ebm num\u00ebrohen, por jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kuptohen dhe dallohen n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi Ardian Dvorani i p\u00ebrgjigjet Presidenc\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KED, Dvorani thot\u00eb se do vazhdoj\u00eb t\u00eb ushtroj deri n\u00eb fund kompetencat dhe se nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb kuptohet se ndjekja penale ndaj tij mund t\u00eb bllokoj\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Ai flet edhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":65642,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118168","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118168\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}