{"id":118413,"date":"2019-12-14T13:24:30","date_gmt":"2019-12-14T12:24:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118413"},"modified":"2019-12-14T13:24:30","modified_gmt":"2019-12-14T12:24:30","slug":"dw-gazetaret-kunder-paketes-antishpifje-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dw-gazetaret-kunder-paketes-antishpifje-te-qeverise\/","title":{"rendered":"DW: Gazetar\u00ebt kund\u00ebr paket\u00ebs antishpifje t\u00eb qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Organizatat e mediave dhe gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri i konsiderojn\u00eb projektligjet e paket\u00ebs antligjore si c\u00ebnim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Ata kan\u00eb paralajm\u00ebruar nd\u00ebrkoh\u00eb edhe protesta.<\/p>\n<p><strong>Nga Deutsche Welle<\/strong><\/p>\n<p>Dy projektligje t\u00eb paket\u00ebs ligjore antishpifje t\u00eb miratuara n\u00eb qeveri\u00a0 po kund\u00ebrshtohen nga organizata t\u00eb gazetar\u00ebve, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe drejtues t\u00eb portaleve online. K\u00ebshilli Shqiptar i Medias doli t\u00eb premten, (13.12.2019 ) me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku i b\u00ebn thirrje Parlamentit &#8220;ta rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb ligjore, n\u00ebse qeveria nuk e t\u00ebrheq at\u00eb,\u201d thekson deklarata. Dy projektligjet e k\u00ebsaj pakete, nj\u00ebri p\u00ebr Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri p\u00ebr Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP) sipas gazetar\u00ebve dhe shoq\u00ebris\u00eb civile c\u00ebnojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Kritika: AMA shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb agjenci censure, AKEP n\u00eb agjenci p\u00ebrmbarimi<\/strong><\/p>\n<p>Paketa ligjore antishpifje \u00ebsht\u00eb miratuar dit\u00ebt e fundit n\u00eb Komisionin Parlamentar t\u00eb Ligjeve dhe jav\u00ebn e ardhshme kalon p\u00ebr votim n\u00eb Parlament. Ajo parashikon q\u00eb AMA t\u00eb shqyrtoj\u00eb brenda 48 or\u00ebve ankesa t\u00eb individ\u00ebve, bizneseve, institucioneve, kur ato pretendojn\u00eb se ndaj tyre \u00ebsht\u00eb shpifur, c\u00ebnuar dinjiteti dhe privat\u00ebsia nga mediat tradicionale dhe ato online. AMA merr t\u00eb drejt\u00ebn t&#8217;u vendos\u00eb gjoba q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 8 mij\u00eb Euro, n\u00ebse mediat nuk reagojn\u00eb. AKEP hyn n\u00eb loj\u00eb, kur ndaj k\u00ebtyre mediave vendos pop ups q\u00eb shfaqen sa her\u00eb klikohet n\u00eb websitet apo portalet e tyre. N\u00eb pop ups, q\u00eb shfaqen sa her\u00eb dikush klikon, AKEP merr t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shkruaj\u00eb q\u00eb media ose portali n\u00eb fjal\u00eb ka shpifur ose c\u00ebnuar dinjitetin e individit, biznesit, institucionit. N\u00eb rast se media apo portali edhe pas pop ups nuk reagon, at\u00ebher\u00eb AKEP ka kompetenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb sinjalin edhe p\u00ebrmes operator\u00ebve q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime interneti, (Internet Service Providers, ISP) t\u00eb bllokoj\u00eb domenin e websiteve t\u00eb caktuara duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur aksesin e publikut tek ato n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria dhe maxhoranca socialiste i p\u00ebrligj ndryshimet ligjore p\u00ebr AMA dhe AKEP me domosdoshm\u00ebrin\u00eb e rregullimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofrojn\u00eb publikimet elektronike nisur nga rritja e ndikimit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Maxhoranca socialiste e mbron k\u00ebt\u00eb paket\u00eb duke argumentuar, se paketaligjore antishpifje siguron mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve nga pornografia dhe pedofilia, mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, lufton postimet terroriste dhe forcon sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Paketa ligjore anti shpifje \u00ebsht\u00eb hartuar me mb\u00ebshtetjen e ekspert\u00ebve nga vende t\u00eb BE, mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb modelin kroat.<\/p>\n<p>Analisti i pavarur, Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kryetar i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb tha p\u00ebr DW se t\u00eb &#8220;dy projektligjet c\u00ebnojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes, p\u00ebrmes mekanizmave q\u00eb qeveria i konsideron rregulluese\u201d. &#8220;AMA me atributet q\u00eb i jep paketa antishpifje p\u00ebr mediat tradicionale dhe t\u00eb reja krijon premisa t\u00eb plota t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb agjensi censure. Aq m\u00eb tep\u00ebr AMA ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb anshm\u00ebrie dhe p\u00ebrdorimi politik. N\u00eb projektligj masat administrative q\u00eb merr K\u00ebshilli i Bordit t\u00eb AMA ekzekutohen pa shkuar n\u00eb Gjykat\u00eb, gj\u00eb q\u00eb shkel nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb themelore t\u00eb individit\u201d,\u00a0 thekson p\u00ebr DW, Aleksand\u00ebr \u00c7ipa.<\/p>\n<p><strong>Autocensur\u00eb dhe targetim i medias kritike<\/strong><\/p>\n<p>Kristina Voko, Drejtore e Balkan Investigative Reporting Network, (BIRN) p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thot\u00eb p\u00ebr DW, se pasojat negative t\u00eb paket\u00ebs ligjore n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishta. &#8220;Paketa nxit autocensur\u00ebn e gazetar\u00ebve. N\u00ebse nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e gjobave q\u00eb jan\u00eb disafish m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se paga e tij mujore, ai do t\u00eb priret ndaj t\u00eb ashtuquajturave &#8220;lajme protokollare&#8221;, q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, se ofrojn\u00eb informim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe cil\u00ebsor p\u00ebr opinionin publik. N\u00eb kushtet kur gjobat, me t\u00eb drejt\u00eb ose jo, ekzekutohen menj\u00ebher\u00eb nga AMA gazetar\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb parashikojn\u00eb sekuestrimin e llogarive t\u00eb tyre bankare pas \u00e7do shkrimi q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb &#8220;dinjitetin dhe privat\u00ebsin\u00eb&#8221; e nj\u00eb zyrtari apo nj\u00eb biznesi. Projektligji nuk b\u00ebn ndonj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb mes nj\u00eb mediaje apo nj\u00eb blogu personal apo kolektiv dhe n\u00eb k\u00ebto kushte kushdo \u00ebsht\u00eb i rrezikuar. Paketa ligjore synon krijimin e nj\u00eb mekanizmi t\u00eb shpejt\u00eb dhe efikas p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar mediat kritike ndaj qeveris\u00eb. Putini miratoi nw mars t\u00eb k\u00ebtij viti nj\u00eb ligj t\u00eb ngjash\u00ebm,\u201d tha pwr DW, Kristina Voko.<\/p>\n<p><strong>Anashkalimi i gjykat\u00ebs &#8211; \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Enton Abilekaj, gazetar, drejtor i portalit online Dosja.al thot\u00eb p\u00ebr DW, se paketa antishpifje i heq gjykat\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn e gjykimit dhe ia jep AMA-s, nj\u00eb enti administrativ. AMA merr kompetencat e nj\u00eb gjykate q\u00eb vendos, n\u00ebse lajmi duhet botuar ose jo, n\u00ebse portali ka shkelur ose jo ligjin, kodin etik, n\u00ebse duhet gjobitur, bllokuar aksesin ose jo. AMA gjykon, AKEP zbaton. Dy institucionet shnd\u00ebrrohen n\u00eb gjykat\u00eb dhe p\u00ebrmbarim. Anashkalim i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. Paketa antishpifje duhet t\u00eb kthehet mbrapsht. Ajo c\u00ebnon lirin\u00eb e shprehjes\u00a0 t\u00eb ?do qytetari q\u00eb mund t\u00eb publikoj\u00eb ?far\u00eb mendon n\u00eb faqet e medias s\u00eb tij sociale apo plarformat online, c\u00ebnon t\u00eb drejt\u00ebn e informimit.\u201d thekson Enton Abilekaj.<\/p>\n<p>Ai thekson se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ligj shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe institucione p\u00ebr t\u00eb luftuar shpifjen q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura se AMA. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dy projektligjet nuk mund t\u00eb zgjidhin problemet reale t\u00eb medias on line, q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia e informacionit dhe shkelja e etikes. Komuniteti i gazetar\u00ebve dhe shoq\u00ebria civile n\u00eb Shqip\u00ebri paralajm\u00ebroi t\u00eb premten nj\u00eb val\u00eb protestash n\u00ebse 2 projektligjet miratohen nga Parlamenti n\u00eb seanc\u00ebn e fundit plenare t\u00eb k\u00ebtij viti, jav\u00ebn e ardhshme m\u00eb 19 dhjetor.<\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizatat e mediave dhe gazetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri i konsiderojn\u00eb projektligjet e paket\u00ebs antligjore si c\u00ebnim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Ata kan\u00eb paralajm\u00ebruar nd\u00ebrkoh\u00eb edhe protesta. Nga Deutsche Welle Dy projektligje t\u00eb paket\u00ebs ligjore antishpifje t\u00eb miratuara n\u00eb qeveri\u00a0 po kund\u00ebrshtohen nga organizata t\u00eb gazetar\u00ebve, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe drejtues t\u00eb portaleve online. K\u00ebshilli Shqiptar i Medias [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":90249,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118413","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118413\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90249"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}