{"id":118527,"date":"2019-12-15T14:36:41","date_gmt":"2019-12-15T13:36:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118527"},"modified":"2019-12-15T14:36:41","modified_gmt":"2019-12-15T13:36:41","slug":"familja-shqiptare-gjunjezon-kolnin-ne-gjykate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/familja-shqiptare-gjunjezon-kolnin-ne-gjykate\/","title":{"rendered":"Familja shqiptare gjunj\u00ebzon K\u00f6lnin n\u00eb gjykat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Gjykata gjermane detyron K\u00f6lnin t\u00eb strehoj\u00eb nj\u00eb familje shqiptare. Megjith\u00ebse kjo familje nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Gjermani, ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u00e7ati mbi kok\u00eb, vendosi gjykata.<\/em><\/p>\n<p>Dinjiteti i njeriut \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm. K\u00ebshtu shkruhet n\u00eb nenin 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb. Nj\u00eb familje shqiptare e vuri n\u00eb prov\u00eb k\u00ebt\u00eb nen dhe fitoi n\u00eb gjykat\u00eb. Qyteti i K\u00f6lnit \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu i detyruar t\u00eb strehoj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht familjen shqiptare n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb pastreh\u00ebve derisa ajo t\u00eb largohet nga Gjermania. Sipas Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb K\u00f6lnit, t\u00eb huajt megjith\u00eb detyrimin p\u00ebr t&#8217;u larguar nga Gjermania kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb strehohen n\u00eb qendr\u00ebn e t\u00eb pastreh\u00ebve. Ky vendim u mor t\u00eb enjten (12.12) pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr trajtim t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nga familja shqiptare, q\u00eb me sa duket nuk kishte par\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, sepse ndryshe do mbetej e pastreh\u00eb e do duhej t\u00eb flinte n\u00eb rrug\u00eb bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt. Familja shqiptare donte q\u00eb deri n\u00eb pranimin nj\u00eb qend\u00ebr pranimi, t\u00eb strehohej diku tjet\u00ebr. Autoritetet e K\u00f6lnit e kishin kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb fillimisht. Sipas tyre, familja \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb largohet nga Gjermania dhe mund ta shmang\u00eb situat\u00ebn e t\u00eb qenit e pastreh\u00eb me kthimin n\u00eb Shqip\u00ebri. Drejt Tiran\u00ebs e marrin rrug\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb autobus\u00ebt, argumentuan autoritetet.<\/p>\n<p>Gjykata i dha fund paqart\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr shkak se familja shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje me forcat e veta t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb streh\u00eb, qyteti, si autoritet i rregullit \u00ebsht\u00eb i detyruar t&#8217;i strehoj\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e t\u00eb pastreh\u00ebve deri n\u00eb pranimin n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr pranimi. Pretendimi p\u00ebr strehim nuk shfuqizohet me detyrimin p\u00ebr largimin nga vendi, por \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur nga problematika e s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb t\u00eb huajve, argumentuan gjykat\u00ebsit. P\u00ebr sa koh\u00eb personat jan\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb dhe jetojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs qyteti i K\u00f6lnit.<\/p>\n<p><strong>Familja shqiptare shkel afatin e largimit nga Gjermania<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjykat\u00ebs, jo shum\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte ardhur nj\u00eb \u00e7ift nga Shqip\u00ebria bashk\u00eb me dy f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Gjermani. Agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte n\u00eb plan t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Gjermani, pa b\u00ebr\u00eb as k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr azil. Dihet, se p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend i sigurt\u00eb origjine, shanset p\u00ebr azil jan\u00eb gati zero.<\/p>\n<p>Zyra e t\u00eb Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare nj\u00eb dokument detyrues p\u00ebr kalimin e kufirit. Me k\u00ebt\u00eb dokument, personave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb largohen nga Gjermania, se nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimi iu vihet nj\u00eb afat i caktuar p\u00ebr largimin vullnetar. Por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht. Zyra e t\u00eb huajve veproi m\u00eb tej duke e d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr shp\u00ebrndarjeje t\u00eb refugjat\u00ebve, por asgj\u00eb nuk ndodhi. Familjes nuk iu caktua nj\u00eb vend n\u00eb qendr\u00ebn e pranimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shqiptar\u00ebt e mbetur pa mb\u00ebshtetje u detyruan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb streh\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e t\u00eb pastreh\u00ebve n\u00eb K\u00f6ln, ku edhe kaluan nj\u00eb nat\u00eb. Por m\u00eb pas familja duhej t\u00eb largohej nga kjo qend\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb dokumentit detyrues p\u00ebr largim nga Gjermania. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, familja shqiptare nuk pati rrug\u00eb tjet\u00ebr dhe iu drejtua gjykat\u00ebs me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr trajtim t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata gjermane detyron K\u00f6lnin t\u00eb strehoj\u00eb nj\u00eb familje shqiptare. Megjith\u00ebse kjo familje nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Gjermani, ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u00e7ati mbi kok\u00eb, vendosi gjykata. Dinjiteti i njeriut \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm. K\u00ebshtu shkruhet n\u00eb nenin 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb. Nj\u00eb familje shqiptare e vuri n\u00eb prov\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":118529,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118527","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118529"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}