{"id":118602,"date":"2019-12-15T18:20:12","date_gmt":"2019-12-15T17:20:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118602"},"modified":"2019-12-15T17:39:12","modified_gmt":"2019-12-15T16:39:12","slug":"kosova-kerkon-nga-rama-anulimin-e-samitit-per-mini-shengenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-kerkon-nga-rama-anulimin-e-samitit-per-mini-shengenin\/","title":{"rendered":"Kosova\/ K\u00ebrkon nga Rama anulimin e Samitit p\u00ebr Mini-Shengenin"},"content":{"rendered":"<p><span class=\"subtitle\">Mohimi i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut nga shteti i Serbis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb mesin e shum\u00eb arsyeve tjera, partit\u00eb politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga Shqip\u00ebria nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj Serbis\u00eb dhe t\u00eb anuloj\u00eb samitin e Durr\u00ebsit mes tri shteteve, Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb Veriore p\u00ebr t\u00eb themeluar t\u00eb ashtuquajtur Mini-Shengenin Ballkanik.<\/span><\/p>\n<p>Kat\u00ebr partit\u00eb parlamentare, p\u00ebrfshir\u00eb dy partit\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb, Vet\u00ebvendosje dhe LDK thon\u00eb se nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr asnj\u00eb bashk\u00ebpunim rajonal me nj\u00eb shtet q\u00eb i mohon krimet e veta. An\u00ebtarja e kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albulena Haxhiu u shpreh p\u00ebr KosovaPress, kund\u00ebr takimeve t\u00eb tilla, ve\u00e7mas tash kur haptas mohohet gjenocidi i kryer n\u00eb Kosov\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cKy proces do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb dhe jo ndaj shteteve tjera t\u00eb cilat po pretendohet q\u00eb kan\u00eb interes. Ky proces ka avancim ose interes vet\u00ebm Serbia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb sheh Serbin\u00eb me syt\u00eb qe e sheh Kosova, me syt\u00eb q\u00eb e shohin qytetaret e Kosov\u00ebs Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo qasje mungon n\u00eb qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Ne kemi pas kontakte dhe ia kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebr veprime ndaj Kosov\u00ebs, sepse po flasim p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kombi shqiptar dhe dy shtete q\u00eb jan\u00eb padrejt\u00ebsisht t\u00eb ndara. Por fatkeq\u00ebsisht ka pasur qasje ndryshe. Ne jemi kund\u00ebr takimeve t\u00eb tilla, ku nuk p\u00ebrfshihet Kosova dhe kund\u00ebr takimeve t\u00eb tilla kur po flasim p\u00ebr nj\u00eb president q\u00eb mohon krimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb. Por mos t\u00eb harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje e ka pas Serbia prej p\u00ebrfundimit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi rajonal u shpreh edhe deputeti i zgjedhur i LDK-s\u00eb, Anton Quni, i cili thot\u00eb se fillimisht Serbia duhet t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e vet.\u00a0\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb bashk\u00ebpunimi e p\u00ebr \u00e7far\u00eb Mini-Shengeni mund t\u00eb flitet me nj\u00eb shtet q\u00eb i mohon krimet e veta, q\u00eb vazhdon t\u00eb mos i kthej trupat e t\u00eb vrar\u00ebve q\u00eb kurr\u00eb nuk k\u00ebrkoi falje e nuk u pendua p\u00ebr gjith\u00eb ato vrasje, masakrime e d\u00ebbime q\u00eb i beri n\u00eb vendin ton\u00eb. Mendoj qe, Serbia, s\u00eb pari duhet t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e vet kriminale, kjo do ti ndihmonte n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vet asaj si dhe paqes e prosperitetit te gjith\u00eb rajonit. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ndodh, Serbia nuk duhet te shihet si partner nga vendet demokratike q\u00eb pat\u00ebn d\u00ebnuar krimet e saj me 1999\u201d, thot\u00eb Quni.<\/p>\n<p>E ish-shefi i grupit parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb, deputeti i zgjedhur, Memli Krasniqi duke k\u00ebrkuar anulimin e samitit n\u00eb Durr\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress, se qasja e shtetit shqiptar duhet ndryshoj\u00eb karshi Serbis\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb duke mohuar krimet, nuk mund t\u00eb shkohet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u201cMohimi kaq eklatant q\u00eb po i b\u00ebhet gjenocidit q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i papranuesh\u00ebm, por edhe i d\u00ebnuesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr mendoj q\u00eb padyshim institucionet e Kosov\u00ebs, por edhe shtetet e tjera t\u00eb rajonit para s\u00eb gjithash Shqip\u00ebria duhet t\u00eb trajtojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb qasje. T\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr n\u00eb raport me Serbin\u00eb. Pavar\u00ebsisht nevoj\u00ebs p\u00ebr avancim t\u00eb raporteve n\u00eb nivelin rajonal, ne nuk mundemi t\u00eb fokusohemi tek kjo pjes\u00eb e zhvillimit dhe bashk\u00ebpunimit q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr rajonin t\u00eb ecim p\u00ebrpara, e ta l\u00ebm\u00eb anash nj\u00eb revicioniz\u00ebm kriminal, historik q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shty presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq dhe t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr mendoj se edhe qasja e shtetit shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pa e nd\u00ebrruar qasjen shteti serb\u00eb nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrpara\u201d, thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00ebnkryetari i AAK-s\u00eb, Ardian Gjini k\u00ebrkon reagim nga t\u00eb gjitha vendet mike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mohimin e masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut, teksa thot\u00eb se deklaratat e tilla duhet t\u00eb nd\u00ebrpresin \u00e7far\u00ebdo bashk\u00ebpunimi mes shteteve.<\/p>\n<p>\u201cMohimi kaq brutal i nj\u00ebrit prej krimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb duke e dit\u00eb se kan\u00eb ndodhur edhe shum\u00eb krime tjera makabre, masakra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj se po ballafaqohemi me nj\u00eb fqinj\u00eb se nuk e ka n\u00eb plan me pa se \u00e7ka ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Nuk \u00ebsht\u00eb mohim i t\u00eb kaluar\u00ebs, p\u00ebr hir t\u00eb kaluar\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb mohim i t\u00eb kaluar\u00ebs, p\u00ebr hir t\u00eb asaj q\u00eb mundet me ndodhur t\u00eb ardhmen. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, shum\u00eb e dhimbshme \u00ebsht\u00eb e pafalshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt e re. Un\u00eb mendoj se gjitha vendet duhet t\u00eb reagojn\u00eb. Sidomos duhet t\u00eb reagojn\u00eb vendet mike tona, e sidomos Shqip\u00ebria\u2026un\u00eb mendoj se duhet t\u00eb ket\u00eb reagim t\u00eb till\u00eb i cili do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dije se deklaratat e tilla q\u00eb e nxjerrin n\u00eb pah nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb d\u00ebmshme dhe t\u00eb papranueshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Tentimet p\u00ebr formimin e nj\u00eb Mini-Shengeni Ballkanik kan\u00eb filluar para rreth dy muajve, ku fillimisht tre lider\u00ebt, Vu\u00e7iq-Rama-Zaev jan\u00eb takuar n\u00eb Novi Sad t\u00eb Serbis\u00eb, pastaj n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore. Kurse \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb m\u00eb 21 dhjetor t\u00eb takohen n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo iniciativ\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u par\u00eb si e rrezikshme p\u00ebr Kosov\u00ebs si n\u00eb aspektin politik, ashtu edhe ekonomik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mohimi i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut nga shteti i Serbis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb mesin e shum\u00eb arsyeve tjera, partit\u00eb politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga Shqip\u00ebria nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj Serbis\u00eb dhe t\u00eb anuloj\u00eb samitin e Durr\u00ebsit mes tri shteteve, Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb Veriore p\u00ebr t\u00eb themeluar t\u00eb ashtuquajtur Mini-Shengenin Ballkanik. Kat\u00ebr partit\u00eb parlamentare, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":114001,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118602","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118602\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}