{"id":118633,"date":"2019-12-16T14:44:06","date_gmt":"2019-12-16T13:44:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118633"},"modified":"2019-12-16T14:44:06","modified_gmt":"2019-12-16T13:44:06","slug":"opozita-dhe-gazetaret-kunder-censures-mediatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/opozita-dhe-gazetaret-kunder-censures-mediatike\/","title":{"rendered":"Opozita dhe gazetar\u00ebt kund\u00ebr censur\u00ebs mediatike"},"content":{"rendered":"<p>Kund\u00ebrshtimi mbi paket\u00ebn e ligjeve anti-shpifje t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare mblodhi n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb opozit\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias. Duke deklaruar se pa liri t\u00eb medias nuk ka liri politike, kreu i PD-s\u00eb Lulzim Basha u zotua se nuk do t\u00eb njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislacion n\u00ebse mazhoranca e kalon n\u00eb Kuvend dhe sapo t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet do ta anuloj\u00eb. Basha t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen se shteti po e nis kryesin\u00eb e OSBE me nj\u00eb sjellje rruga\u00e7\u00ebrore dhe kriminale, kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb medias.<\/p>\n<p><strong><em>Basha:\u00a0<\/em><\/strong><em>Situata me t\u00eb cil\u00ebn media po ballafaqohet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofensive kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Nuk jemi n\u00eb pozita paternalizmi p\u00ebr t&#8217;ju marr\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e opozit\u00ebs. Pa lirin\u00eb e medias nuk ka liri politike. K\u00ebtu jemi si partner\u00eb n\u00eb nj\u00eb interes, n\u00eb interesin e informimit t\u00eb qytetar\u00ebve. Mosinformimi dhe keqinformimi \u00ebsht\u00eb objektiv i qeveris\u00eb dhe Ram\u00ebs, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb e kuqe e papranueshme p\u00ebr ne Partin\u00eb Demokratike dhe opozit\u00ebn e bashkuar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lufte e shpallur kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb medias.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria po propozon instalimin e censur\u00ebs. Objektivi yne \u00ebsht\u00eb ti japim vendit nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor p\u00ebr ti mbyllur der\u00ebn tranzicionit ndaj medias dhe p\u00ebr ta zhvendosur n\u00eb standarde europiane n\u00eb praktika t\u00eb autonomis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes. N\u00ebse \u00e7menduria \u00e7ohet deri n\u00eb fund n\u00eb parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njoh\u00eb dhe sapo t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e qeverisjes p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislacion bashk\u00eb me shoqatat e gazetar\u00ebve t\u00eb pezullojm\u00eb \u00e7do mas\u00eb t\u00eb till\u00eb arbitrare.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shteti nis kryesin\u00eb e OSBE me nj\u00eb sjellje rruga\u00e7\u00ebrore dhe kriminale, kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb medias. Mir\u00ebnjohje p\u00ebr institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur shqet\u00ebsimit tuaj si gazetar\u00eb dhe thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr tu bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e medias dhe gazetar\u00ebve dhe medias, por mbi t\u00eb gjitha e qytetar\u00ebve. Ne na bashkon interesi publik.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb ishin dhe gazetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrkuan opozit\u00ebs t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtje t\u00eb tyre p\u00ebr \u00a0t\u00eb penguar kalimin e k\u00ebsaj pakete.<\/p>\n<p><strong>Koloreto Cukali:\u00a0<\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe shum\u00eb e madhe. Nj\u00eb vend demokratik pa lirin\u00eb e shtypit, vet\u00ebm n\u00eb Kin\u00eb shkon. Ky ligj \u00ebsht\u00eb rim\u00ebshiruar tre here. \u00cbsht\u00eb ulur steka e standardit t\u00eb medias. Gazetaret nuk lejohen n\u00eb konferencat e kryetarit t\u00eb qeverise ku gazetar\u00ebt e marrin vet\u00ebm live. Ky ligj si pasoj\u00eb se kryeministri ka krijuar nj\u00eb perceptim q\u00eb mediat dhe gazetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj. Pavar\u00ebsisht se jan\u00eb krahasuar me derra dhe qen. Brenda janarit k\u00ebshilli i medias do t\u00eb vij\u00eb me nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb re p\u00ebr vet\u00ebrregullimin. P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk jemi vet\u00ebm kund\u00ebr k\u00ebtij ligji por kemi alternativ\u00eb p\u00ebr ta rregulluar.<\/p>\n<p><strong>Aleksand\u00ebr \u00c7ipa:\u00a0<\/strong>\u00a0Ky ligj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb. Vijm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim sepse e konsiderojm\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pluralizmin. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb adresim t\u00eb tille censurues mbi nj\u00eb draft t\u00eb tille si\u00e7 po b\u00ebn qeveria. Ky draft mbart n\u00eb vet\u00ebvete probleme shum\u00eb serioze n\u00eb institucionalizmin e censur\u00ebs si\u00e7 \u00ebsht\u00eb AMA, bordi i AMA ka brendin\u00eb e nj\u00eb agjensie censure. Investoni q\u00eb t\u00eb zhb\u00ebhet ky draft.<\/p>\n<p><strong>Lutfi Dervishi:<\/strong>\u00a0Nuk mundet q\u00eb kjo kok\u00ebfortesi me ligjin e ri t\u00eb shkoj\u00eb deri ne fund. Ligji p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit dhe n\u00ebse sheh performanc\u00ebn e k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb duke u tretur. Nuk ka m\u00eb gazetar\u00eb dhe lider\u00ebt b\u00ebhen media. N\u00eb rastin e t\u00ebrmetit, n\u00ebse gazetar\u00ebt nuk do t\u00eb ishin, autoritetet do t\u00eb ishin n\u00eb panik dhe fake news do te mbizot\u00ebronte.<\/p>\n<p><strong>Agron Gjekmarkaj:<\/strong>\u00a0Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne \u00e7eshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshte faji i opozites por i shoqerise e cila do te duroje edhe probleme te tjera perve\u00e7 censures dhe lirise se informimit te drejte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kund\u00ebrshtimi mbi paket\u00ebn e ligjeve anti-shpifje t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare mblodhi n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb opozit\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias. Duke deklaruar se pa liri t\u00eb medias nuk ka liri politike, kreu i PD-s\u00eb Lulzim Basha u zotua se nuk do t\u00eb njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislacion n\u00ebse mazhoranca e kalon n\u00eb Kuvend dhe sapo t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":118634,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118633","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118633"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118633\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}