{"id":118781,"date":"2019-12-18T16:54:23","date_gmt":"2019-12-18T15:54:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118781"},"modified":"2019-12-18T16:54:23","modified_gmt":"2019-12-18T15:54:23","slug":"termeti-guvernatori-sejko-stabiliteti-financiar-i-vendit-mbetet-i-pandryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/termeti-guvernatori-sejko-stabiliteti-financiar-i-vendit-mbetet-i-pandryshuar\/","title":{"rendered":"T\u00ebrmeti, Guvernatori Sejko: Stabiliteti financiar i vendit mbetet i pandryshuar"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Politik\u00ebs Monetare. Pas diskutimeve mbi zhvillimet ekonomike e monetare n\u00eb vend, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit, n\u00eb nivelin 1.00% po ashtu dhe norm\u00ebn e interesit t\u00eb depozit\u00ebs nj\u00ebditore n\u00eb BSH, n\u00eb nivelin 0.10%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera K\u00ebshilli vendosi q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn e interesit t\u00eb kredis\u00eb nj\u00ebditore n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nivelin 1.90%<br \/>\nN\u00eb p\u00ebfundim t\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs, Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, ku u ndal edhe tek t\u00ebrmeti shkat\u00ebrrimtar i 26 n\u00ebntorit. Sejko tha se pasojat e t\u00ebrmetit ishin negative, por pavar\u00ebsisht pasojave, stabiliteti financiar i vendit do mbetet i pandryshuar.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni ta filloj disi m\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb komunikim, duke shprehur, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, keqardhjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb humb\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmit dhe p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebsuan d\u00ebme fizike dhe materiale nga t\u00ebrmeti i dat\u00ebs 26 n\u00ebntor. Fatkeq\u00ebsi komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave k\u00ebrkojn\u00eb kuraj\u00eb, solidaritet dhe pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr adresimin e pasojave dhe p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e plot\u00eb t\u00eb bizneseve, familjeve dhe komuniteteve t\u00eb prekura. Sot, n\u00eb mbledhjen e tij t\u00eb dat\u00eb 18 dhjetor 2019, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs monetare. Informacioni i disponuesh\u00ebm nuk dikton nevoj\u00ebn p\u00ebr ndryshim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb politik\u00ebs monetare. K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vler\u00ebsoi se p\u00ebrmbushja e objektivit t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe mb\u00ebshtetja e rritjes ekonomike e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nevojshme ndjekjen e nj\u00eb politike monetare stimuluese.<br \/>\nMegjithat\u00eb, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs v\u00ebren se vler\u00ebsimi i plot\u00eb i pasojave ekonomike t\u00eb t\u00ebrmetit k\u00ebrkon ende koh\u00eb. Ky vler\u00ebsim do ti hap\u00eb rrug\u00eb rishikimit t\u00eb parashikimeve tona afatmesme dhe gjykimit mbi politik\u00ebn monetare q\u00eb do t\u00eb ndjekim n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e disponuara tregojn\u00eb se inflacioni i tremujorit t\u00eb kat\u00ebrt ka q\u00ebndruar n\u00eb nivele pothuajse t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb tremujorit paraardh\u00ebs. Luhatjet e inflacionit jan\u00eb diktuar n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga luhatjet e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb japin dhe kontributin kryesor n\u00eb inflacion.<\/p>\n<p>N\u00eb planin makroekonomik, ecuria e \u00e7mimeve vijon t\u00eb reflektoj\u00eb presionet e ul\u00ebta inflacioniste q\u00eb vijn\u00eb nga ekonomia e huaj edhe ajo vendase. Rritja e \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e ngadalt\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrcjellja e saj n\u00eb tregun vendas \u00ebsht\u00eb frenuar dhe m\u00eb tej nga forcimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit gjat\u00eb vitit 2018. Po ashtu, rritja e k\u00ebrkes\u00ebs agregate, e pun\u00ebsimit dhe e pagave n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer ende n\u00eb presione inflacioniste t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv. T\u00eb dh\u00ebnat e t\u00ebrthorta t\u00eb disponuara sugjerojn\u00eb se rritja ekonomike e tremujorit t\u00eb tret\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta m\u00eb at\u00eb t\u00eb tremujorit paraardh\u00ebs. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga rritja e konsumit dhe investimeve private dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, nga zgjerimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb turizmit. Ecuria e ekonomis\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tregut t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr tremujorin e tret\u00eb, t\u00eb cilat tregojn\u00eb rritjen me 3.3% t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb terma vjetor\u00eb, r\u00ebnien n\u00eb 11.4% t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb papun\u00ebsis\u00eb dhe rritjen me 3.5% t\u00eb pag\u00ebs mesatare n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Trendi p\u00ebrmir\u00ebsues i treguesve t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs agregate dhe i shkall\u00ebs s\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb kapaciteteve ka pasqyruar dhe efektin e politik\u00ebs son\u00eb monetare stimuluese. Kjo politik\u00eb ka siguruar nj\u00eb ambient financiar t\u00eb karakterizuar nga norma t\u00eb ul\u00ebta interesi, nga prime t\u00eb kontrolluara rreziku dhe volatilitet i ul\u00ebt, duke ndihmuar dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit.\u201d, tha Sejko.<br \/>\nMes t\u00eb tjerash ai shtoi se: \u201cAmbienti i favorsh\u00ebm financiar dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs p\u00ebr kredi kan\u00eb diktuar nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kreditimit. N\u00eb ve\u00e7anti, konsolidimi i sektorit bankar dhe reduktimi i rrezikut t\u00eb kreditit, sikund\u00ebr ilustrohet nga r\u00ebnia n\u00eb nivelin 9.5% e raportit t\u00eb kredive me probleme n\u00eb muajin n\u00ebntor, kan\u00eb diktuar nj\u00eb p\u00ebrqasje m\u00eb aktive t\u00eb bankave drejt kreditimit.<\/p>\n<p>E pastruar nga efekti i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit dhe ai i nxjerrjes s\u00eb kredive t\u00eb humbura jasht\u00eb bilancit, kredia p\u00ebr sektorin privat regjistroi nj\u00eb rritje vjetore prej 8% n\u00eb muajin tetor. Kjo rritje ka shfaqur nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb ushqyer nga zgjerimi i kreditimit si n\u00eb segmentin e individ\u00ebve dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb bizneseve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vlen t\u00eb theksohet se rritja e kredive p\u00ebr q\u00ebllime investimi ndaj biznesit jep sinjale inkurajuese p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje t\u00eb nevojave p\u00ebr fonde t\u00eb ekonomis\u00eb nga sektori bankar. Po ashtu, sinjale inkurajuese n\u00eb drejtim t\u00eb rritjes s\u00eb efektivitetit t\u00eb politik\u00ebs monetare vijn\u00eb nga zgjerimi progresiv i pesh\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb lek\u00eb ndaj totalit. Ky tregues sh\u00ebnoi vler\u00ebn 48% n\u00eb muajin tetor. Parashikimet tona t\u00eb m\u00ebparshme kan\u00eb sugjeruar se inflacioni do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb trajektore rrit\u00ebse n\u00eb horizontin afatmes\u00ebm, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb objektiv n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2021. Ky parashikim mb\u00ebshtetej n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e pritur t\u00eb ritmit t\u00eb rritjes ekonomike, \u00e7ka do t\u00eb rriste pagat dhe kostot e prodhimit, dhe n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, \u00e7ka do t\u00eb leht\u00ebsonte p\u00ebrcjelljen e presioneve t\u00eb huaja inflacioniste. N\u00eb konsistenc\u00eb me k\u00ebto parashikime, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs ka theksuar se q\u00ebndrimi aktual i politik\u00ebs monetare ka qen\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, se politika monetare do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet akomoduese n\u00eb afatin e mes\u00ebm, dhe se intensiteti i stimulit monetar do t\u00eb rregullohet n\u00eb p\u00ebrputhje me shpejt\u00ebsin\u00eb e kthimit t\u00eb inflacionit n\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>N\u00eb terma t\u00eb p\u00ebrgjithshme, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs gjykon se \u2013 edhe n\u00eb prani t\u00eb pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb dat\u00ebs 26 n\u00ebntor \u2013 ky kuad\u00ebr projeksionesh mbetet i vlefsh\u00ebm p\u00ebr afatin e mes\u00ebm. Megjithat\u00eb, k\u00ebto pasoja jan\u00eb \u2013 n\u00eb shumic\u00ebn e tyre \u2013 negative dhe mund t\u00eb diktojn\u00eb nj\u00eb vones\u00eb kohore n\u00eb kthimin e ekonomis\u00eb n\u00eb ekuilib\u00ebr dhe t\u00eb inflacionit n\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs v\u00ebren:<br \/>\n\u2013 S\u00eb pari, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimeve t\u00eb plota zyrtare mbi shkall\u00ebn dhe madh\u00ebsin\u00eb e d\u00ebmit, \u00ebsht\u00eb pothuaj e pamundur t\u00eb b\u00ebhen vler\u00ebsime t\u00eb sakta mbi ndikimin e pritur n\u00eb ekonomi. N\u00eb ve\u00e7anti, r\u00ebnd\u00ebsi ka evidentimi i d\u00ebmeve n\u00eb kapacitetet prodhuese t\u00eb biznesit, qofshin k\u00ebta operator\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb turizmit apo t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kostot e rind\u00ebrtimit dhe t\u00eb ardhurat e mundshme t\u00eb munguara n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>-S\u00eb dyti, pasojat e t\u00ebrmetit pritet t\u00eb jet\u00eb \u2013 n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u2013 negative, ndon\u00ebse ato do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb kufizuar gjeografike dhe jo t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb. Kanalet kryesore t\u00eb transmetimit do t\u00eb jen\u00eb tkurrja e mundshme e konsumit dhe investimeve private n\u00eb zonat e prekura, si dhe r\u00ebnia e mundshme e prodhimit n\u00eb to \u2013 sidomos n\u00eb sektorin e turizmit. Nga ana tjet\u00ebr, programi i ri-nd\u00ebrtimit pritet ti jap\u00eb nj\u00eb stimul pozitiv k\u00ebtij sektori. Intensiteti i goditjeve dhe shkalla e kompensimit t\u00eb tyre nga programi i ri-nd\u00ebrtimit do p\u00ebrcaktojn\u00eb dhe efektin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb t\u00ebrmetit n\u00eb ekonomi.<br \/>\n-S\u00eb treti, efekti i t\u00ebrmetit do t\u00eb varet dhe nga forma dhe intensiteti i p\u00ebrgjigjes. K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs v\u00ebren se adresimi me shpejt\u00ebsi i d\u00ebmeve do t\u00eb leht\u00ebsonte ndikimin e tyre n\u00eb ekonomi. Po ashtu, ndikim do t\u00eb ket\u00eb dhe struktura e financimit t\u00eb k\u00ebtij programi rind\u00ebrtimi dhe pesha relative e granteve dhe donacioneve, rritjes s\u00eb huamarrjes, dhe ri-alokimit t\u00eb shpenzimeve.<br \/>\n-S\u00eb kat\u00ebrti, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit n\u00eb treguesit e sektorit bankar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne kemi k\u00ebrkuar informacionin e nevojsh\u00ebm pran\u00eb bankave dhe jemi n\u00eb pritje t\u00eb vler\u00ebsimeve paraprake.<br \/>\n-S\u00eb fundi, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs thekson se dhe testimi i skenar\u00ebve ekstrem\u00eb sugjeron se:<br \/>\n-norma e rritjes ekonomike pritet t\u00eb mbetet n\u00eb territor pozitiv p\u00ebr vitin 2020 e m\u00eb tej;<br \/>\n-stabiliteti monetar dhe financiar i vendit mbetet i paprekur.<br \/>\nDuke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vendosi:<br \/>\n-T\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit n\u00eb nivelin aktual prej 1.00%; dhe,<br \/>\n-T\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuara normat e interesit t\u00eb depozit\u00ebs dhe t\u00eb kredis\u00eb nj\u00ebditore, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb nivelet 0.1% dhe 1.9%.<br \/>\nK\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vler\u00ebsoi se p\u00ebrmbushja e objektivit ton\u00eb t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ruajtjen e kahut stimulues t\u00eb politik\u00ebs monetare edhe n\u00eb afatin e mes\u00ebm. Qart\u00ebsimi i pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb tablo m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb mbi zhvillimet e pritura n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe q\u00ebndrimin e politik\u00ebs monetare. N\u00eb ve\u00e7anti, materializimi i goditjeve t\u00eb forta negative mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb saj.\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Politik\u00ebs Monetare. Pas diskutimeve mbi zhvillimet ekonomike e monetare n\u00eb vend, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit, n\u00eb nivelin 1.00% po ashtu dhe norm\u00ebn e interesit t\u00eb depozit\u00ebs nj\u00ebditore n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":75964,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118781","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118781","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118781"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118781\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}