{"id":118803,"date":"2019-12-18T18:18:01","date_gmt":"2019-12-18T17:18:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=118803"},"modified":"2019-12-18T18:18:01","modified_gmt":"2019-12-18T17:18:01","slug":"arben-malaj-rama-eshte-bere-i-frikshem-jo-vetem-per-deputetet-por-edhe-familjet-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/arben-malaj-rama-eshte-bere-i-frikshem-jo-vetem-per-deputetet-por-edhe-familjet-e-tyre\/","title":{"rendered":"Arben Malaj: Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i friksh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr deputet\u00ebt por edhe familjet e tyre"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur sot n\u00eb parlament p\u00ebr vendimin e maxhoranc\u00ebs p\u00ebr ta shkarkuar si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aktualisht i pezulluar me firm\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryeministrit Erion Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa parlamenti pritet t\u00eb votoj\u00eb sot edhe p\u00ebr shkarkimin e tij, Malaj shprehu keqardhje p\u00ebr votimin n\u00eb rresht nga deputet\u00ebt n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb.<br \/>\nAi kujtoi se nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta shkarkojn\u00eb nga detyra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklaroi se i mir\u00ebkuptonte deputet\u00ebt, ish-koleg\u00ebt e tij pasi \u201ckryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb friksh\u00ebm p\u00ebr ata dhe vet\u00eb familjet e tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb komision ndjeva trishtim p\u00ebr votimin n\u00eb rresht t\u00eb deputet\u00ebve. I mir\u00ebkuptova sepse zoti Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i friksh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i friksh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr deputet\u00ebt por edhe familjet e tyre dhe fatkeq\u00ebsisht edhe p\u00ebr popullin shqiptar. Ndiej trishtim p\u00ebr vendim tim q\u00eb shkarkimin q\u00eb nuk e arriti dot PD n\u00eb 1992 dhe as n\u00eb \u201997 do ta b\u00ebj\u00eb sot kryetari i Rilindjes. Hakmarrjet primitive nuk m\u00eb trembin por m\u00eb vret n\u00eb shpirt trendi jo pozitiv q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb zhvillimet politike n\u00eb vendin ton\u00eb. Ky ballafaqim publik nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb karrige. Kurr\u00eb nuk e kam shitur dinjitetin, integritetin dhe profesionalizmin tim tek askush, p\u00ebrfshir\u00eb dhe oligark\u00ebt q\u00eb iu afrohen t\u00eb gjith\u00eb ministrave\u201d, u shpreh Malaj.<\/p>\n<p>Ai tha m\u00eb tej se i ka zbatuar detyrat e tij n\u00eb BSH.<br \/>\n\u201cKush po e pengon BSH p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efektive ju zoti Rama apo un\u00eb. Ne ju v\u00ebshtir\u00ebsojm\u00eb t\u00eb tashmen dhe u vjedhim t\u00eb ardhmen popullin ton\u00eb.<br \/>\nSot Rilindja po b\u00ebn nj\u00eb gjyq politik. Prandaj mij\u00ebra vite m\u00eb par\u00eb Konfuci theksonte: N\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb keqqeveriset pasuria personale \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn turp\u00ebroheni. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet heqja e nj\u00eb imuniteti n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament. K\u00ebrkesa e par\u00eb ishte n\u00eb vitin 1992 p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Genc Rulit dhe Rexhep Uk\u00ebs, ajo d\u00ebshtoi sepse PD-ja kishte deputet\u00eb me integritet. K\u00ebrkesa e dyt\u00eb ishte n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr t\u2019i hequr mandatin Nikoll Lesit, gazeta e t\u00eb cilit \u201cKoha Jon\u00eb\u201d p\u00ebrshpejtoi fundit e PD-s\u00eb n\u00eb vitin 1997. PS shp\u00ebtoi nga njolla e zez\u00eb e heqjes s\u00eb imunitetit t\u00eb nj\u00eb gazetari q\u00eb edhe sot mbetet simbol i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Sot Rilindja po b\u00ebn nj\u00eb gjyq politik. N\u00eb vitin 1992 Gramoz Ru\u00e7i mbronte Rulin dhe Uk\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 n\u00eb hapat e fundit t\u00eb karrier\u00ebs politike rrezikon q\u00eb Kuvendi q\u00eb ai drejton t\u00eb marr\u00eb me vete turpin politik n\u00eb historin\u00eb e parlamentarizmit shqiptar, t\u00eb d\u00ebnohen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb institucioneve kushtetuese vet\u00ebm se kan\u00eb guxuar t\u00eb kritikojn\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb, arroganc\u00ebn dhe bab\u00ebzin\u00eb sa her\u00eb ajo shfaqet. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb m\u00eb shkarkojn\u00eb. N\u00eb vitin 1992 isha drejtor i BKT n\u00eb Vlor\u00eb, PD sapo erdhi n\u00eb pushtet k\u00ebrkoi me ngulm shkarkimin tim, Ruli minist\u00ebr i financave dhe i ndjeri Hoti, guvernatori i Bank\u00ebs nuk e firmos\u00ebn kurr\u00eb shkarkimin tim, biles nuk e firmos\u00ebn as kur n\u00eb vitin 1992, n\u00eb at\u00eb situat\u00eb terrori politik un\u00eb vendosa t\u00eb isha kandidat i PS p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, arsyeja e vetme e tyre ishte se isha diplomuar si student i shk\u00eblqyer. E trishtueshme, n\u00eb \u201992 deputet\u00ebt mbrojt\u00ebn koleg\u00ebt e tyre sot n\u00eb 2019 deputet\u00ebt socialist\u00eb ndihen t\u00eb frikur. A jan\u00eb k\u00ebto simptoma t\u00eb neodiktaturave? Studiuesit paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrisk n\u00eb rritje t\u00eb kthimit t\u00eb neodiktaturave n\u00eb vendet ish-komuniste. N\u00eb vitin 1997 Berisha i propozoi shkarkimin tim Finos, i cili e injoroi at\u00eb. FMN dhe Banka Bot\u00ebrore m\u00eb dhan\u00eb mb\u00ebshtetje maksimale, propozimi i Berish\u00ebs ra. Ideimi dhe implementimi i reformave strukturore, marr\u00ebveshja post konfliktuale brenda 6 muajve, konferenca e donator\u00ebve me 600 mln dollar\u00eb e detyruan shefin e FMN-s\u00eb t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderonte duke theksuar \u2018ne besojm\u00eb se ju i keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh Shqip\u00ebris\u00eb\u2019. Po, i kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi, kjo \u00ebsht\u00eb pasuria q\u00eb do i l\u00eb familjes e vendit tim. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb, argumentet e plota profesionale i dhash\u00eb n\u00eb komisionin e ekonomis\u00eb por p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrball\u00eb opinionit publik t\u00eb vendit tim p\u00ebrs\u00ebris me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kam kryer m\u00eb s\u00eb miri detyr\u00ebn si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa cenuar n\u00eb asnj\u00eb rast sado pak detyrimet etike dhe ligjore. Kam mb\u00ebshtetur politik\u00ebn monetare dhe leht\u00ebsuese p\u00ebr rritjen ekonomike. Kam k\u00ebrkuar disa her\u00eb drafte n\u00eb ligjin p\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar kolonat e saj strukturore. BE n\u00eb vitin 2019 e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb paplot\u00ebsuar. Kam k\u00ebrkuar t\u00eb mos vonohet ligji p\u00ebr mbrojtjen e konsumator\u00ebve nga sh\u00ebrbimet financiare sepse sipas studimeve dhe n\u00eb koh\u00eb krize t\u00eb pasurit b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb pasur dhe t\u00eb varfrit b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe ata duhen mbrojtur me ligj dhe me institucione kredibile.<br \/>\nK\u00ebtu kam parasysh edhe th\u00ebnien e ish-sekretarit amerikan Samers, i cili paralajm\u00ebron se \u2018kur bizneset b\u00ebhen t\u00eb pasura ato imponojn\u00eb politika publike q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb ato m\u00eb t\u00eb pasura\u2019. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rreziku i kapjes s\u00eb shtetit. Kam k\u00ebrkuar n\u00eb bord q\u00eb t\u00eb demokratizohet qeverisja e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ent publik, paguhet nga taksapaguesit shqiptar\u00eb dhe duhet t\u00eb zbatoj\u00eb parimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb qeverisjes. Bankat qendrore dhe bankat tregtare nuk jan\u00eb m\u00eb skuta t\u00eb err\u00ebta. Kam k\u00ebrkuar t\u00eb zgjidhen dhe t\u00eb promovohen sa m\u00eb mir\u00eb stafet dhe drejtuesit e BSH. Kam k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebrkimi shkencor i BSH t\u00eb fokusohet m\u00eb mir\u00eb n\u00eb sfidat reale t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare bazuar kjo edhe n\u00eb modelin e obelisk\u00ebve t\u00eb vitit 2019. Kam votuar pro apo kund\u00ebr vet\u00ebm me vet\u00ebdijen time thell\u00ebsisht profesionale. Bankat private kan\u00eb interesa private dhe thelbi i tyre \u00ebsht\u00eb fitimi. An\u00ebtar\u00ebt e Bordit kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb publike q\u00eb ju ia keni dh\u00ebn\u00eb kur i mandatoni. N\u00eb komision ndjeva trishtim p\u00ebr votimin n\u00eb rresht t\u00eb deputet\u00ebve. I mir\u00ebkuptova sepse zoti Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i friksh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i friksh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr deputet\u00ebt por edhe familjet e tyre dhe fatkeq\u00ebsisht edhe p\u00ebr popullin shqiptar. Ndiej trishtim p\u00ebr vendim tim q\u00eb shkarkimin q\u00eb nuk e arriti dot PD n\u00eb 1992 dhe as n\u00eb \u201997 do ta b\u00ebj\u00eb sot kryetari i Rilindjes. Hakmarrjet primitive nuk m\u00eb trembin por m\u00eb vret n\u00eb shpirt trendi jo pozitiv q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb zhvillimet politike n\u00eb vendin ton\u00eb. Ky ballafaqim publik nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb karrige. Kurr\u00eb nuk e kam shitur dinjitetin, integritetin dhe profesionalizmin tim tek askush, p\u00ebrfshir\u00eb dhe oligark\u00ebt q\u00eb iu afrohen t\u00eb gjith\u00eb ministrave. Por ndoshta e kan\u00eb arritur me ministrat tuaj, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb manekin\u00eb t\u00eb tyre. Ndryshe nga Rama p\u00ebr pushtet, i cili kriminalizoi politik\u00ebn shqiptare dhe i vuri nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb zez\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm, kurr\u00eb nuk e kam shitur dinjitetin p\u00ebr poste partiake apo qeveris\u00ebse. N\u00eb vitin 1997 nuk pranova t\u00eb isha kandidat i PS p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb pajtimit komb\u00ebtar sepse p\u00ebrplasjet e mia institucionale me Berish\u00ebn do t\u00eb d\u00ebmtonin vendin tim dhe n\u00eb ve\u00e7anti qytetin tim q\u00eb edhe sot l\u00ebngon nga plag\u00ebt e r\u00ebnda t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb \u201997, i cili shkoi deri n\u00eb nj\u00eb konflikt civil. Ju m\u00eb k\u00ebrkoni modelin e heshtjes s\u00eb Bodes por heshtja dhe mosveprimi ligjor i Bodes p\u00ebr skemat piramidale la pas mij\u00ebra viktima e fatkeq\u00ebsi q\u00eb edhe sot iu r\u00ebndojn\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur sot n\u00eb parlament p\u00ebr vendimin e maxhoranc\u00ebs p\u00ebr ta shkarkuar si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aktualisht i pezulluar me firm\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryeministrit Erion Bra\u00e7e. Nd\u00ebrsa parlamenti pritet t\u00eb votoj\u00eb sot edhe p\u00ebr shkarkimin e tij, Malaj shprehu keqardhje p\u00ebr votimin n\u00eb rresht nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":117257,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-118803","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=118803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/118803\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=118803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=118803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=118803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}