{"id":120927,"date":"2020-01-28T11:14:32","date_gmt":"2020-01-28T10:14:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=120927"},"modified":"2020-01-28T11:14:32","modified_gmt":"2020-01-28T10:14:32","slug":"pas-takimit-me-merkel-ministria-e-jashtme-gjermane-nxjerr-blof-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pas-takimit-me-merkel-ministria-e-jashtme-gjermane-nxjerr-blof-ramen\/","title":{"rendered":"Pas takimit me Merkel, ministria e Jashtme gjermane nxjerr blof Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Top-Channel se Shengeni Ballkanik ishte pjes\u00eb e diskutimeve t\u00eb tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nga m\u00ebnyra sesi p\u00ebrgjigjet zoti Rama duket sikur ai d\u00ebshiron t\u00eb marketoj\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje gjermane n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nisur nga fakti se Shengeni Ballkanik \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 se kund\u00ebrshtohet n\u00eb disa vende t\u00eb BE-s\u00eb. Cilat jan\u00eb k\u00ebto vende? Pyetja ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb ka kuptim: Jan\u00eb vende q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. P\u00ebrndryshe askush nuk do p\u00ebrfillte shqet\u00ebsimin e kryeqyteteve pa pesh\u00eb n\u00eb vendimmarrje. Kryeministri na thot\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk u zu n\u00eb goj\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp me Merkel: Gjermania mb\u00ebshtet Shengenin Ballkanik.<\/p>\n<p><em>\u201cNatyrisht kancelaria \u00ebsht\u00eb tejet mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Madje ne diskutuam dhe ky proces do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje gjithmon\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb madhe. Konsiderohet nj\u00eb nis\u00ebm shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe fakti q\u00eb kjo nis\u00ebm u nd\u00ebrmor nga nga tre vende, por jo si nj\u00eb nis\u00ebm ekskluzive, por nj\u00eb nis\u00ebm gjithp\u00ebrfshir\u00ebse ku t\u00eb gjitha vendet jan\u00eb t\u00eb ftuara dhe fakti q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs kjo nis\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se jet\u00ebsimi i nismave t\u00eb dakord\u00ebsuara gjat\u00eb procesit t\u00eb Berlinit e b\u00ebn kancelaren shum\u00eb t\u00eb inkurajuar dhe shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr procesin.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrfshir\u00eb dhe faktin q\u00eb ajo e kupton shum\u00eb mir\u00eb dhe e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb hapi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb raport me Serbin\u00eb duke e bindur Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga vetoja ose nga refuzimi p\u00ebr t\u00eb lejuar dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: L\u00ebvizja e lir\u00eb e njer\u00ebzve mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb Prishtin\u00eb nuk duan ta kuptojn\u00eb dhe kujtojn\u00eb se duke e kthyer k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat se kush \u00ebsht\u00eb tradhtari dhe kush \u00ebsht\u00eb patrioti po i b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb nder apo t\u00eb mir\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu na thot\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili edhe l\u00ebvizjen diplomatike t\u00eb ambasadorit amerikan Grenell \u2013 krejt\u00ebsisht n\u00eb funksion elektoral p\u00ebr Donald Trump \u2013 e konsideron si komplementare me Shengenin Ballkanik.<\/p>\n<p>Vini re kujdesin e z. Rama p\u00ebr t\u00eb theksuar se nisma nuk ishte ekskluzive, se ajo \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, \u00e7far\u00eb vlere ka at\u00ebhere Nisma e Berlinit dhe pse t\u00eb mbivendos\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb projektet? Asnj\u00eb vend nuk do t\u00eb dal\u00eb hapur dhe n\u00eb m\u00ebny\u00eb t\u00eb posa\u00e7me kund\u00ebr Shengenit Ballkanik, pasi nism\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb me vete alibin\u00eb baz\u00eb: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb imiton Europ\u00ebn dhe vlerat e saj. Por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb ka implikime dhe autor\u00ebsi, q\u00eb nd\u00ebrfutet mes nismave dhe detyrimeve t\u00eb tjera dhe n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses pa mb\u00ebshtetje. P\u00ebr t\u00eb sqaruar di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, ResPublica iu drejtua me disa pyetje Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e vet, Ministria e Jashtme gjermane shprehet: Shqip mund t\u00eb sillet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb;<\/p>\n<p><em>\u201cThellimi i bashk\u00ebpunimit rajonal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i Procesit t\u00eb Berlinit dhe nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt t\u00eb ardhmes europiane t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne mir\u00ebpresim t\u00eb gjitha nismat q\u00eb i japin nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb re integrimit rajonal. P\u00ebr Gjermanin\u00eb mbetet me r\u00ebnd\u00ebsi kruciale q\u00eb nj\u00eb progres i till\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe q\u00eb nismat t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me detyrimet n\u00eb fuqi \u2013 konkretisht CEFTA dhe Zona Ekonomike Rajonale \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget fragmentarizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i rajonit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2020\/January\/28\/auto_CEFTA1580199334.png\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se fryma e bashk\u00ebpunimit mb\u00ebshtet, por forma e Shengenit Ballkanit, JO. Dhe ajo q\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje Ministria e Jashtme gjermane n\u00eb fakt ka ndodhur. Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb q\u00eb e refuzoi at\u00eb duke \u00e7uar n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb re p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb ka me Serbin\u00eb. Edhe Mali i Zi ishte i pranish\u00ebm n\u00eb takimin e Tiran\u00ebs sa p\u00ebr formalitet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bosnje Hercegovina nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim. Nga ana tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb mos shihet se Berlini zyrtar konsideron si prioritar dhe kryesor n\u00eb Ballkan, Procesin e Berlinit q\u00eb me Shengenin Ballkanik ngjan se relativiziohet bashk\u00eb me rolin e Gjermanis\u00eb. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu se n\u00eb fjal\u00ebn e par\u00eb q\u00eb z. Rama mbajti n\u00eb Novi Sad, pra kur Minishengeni u promovua, deklaroi se ne nuk kemi pse presim Eruop\u00ebn<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur sh\u00ebnim.<\/p>\n<p>DASH nuk u p\u00ebrgjigj p\u00ebr pyetjet drejtuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re diplomacia amerikane nuk ka patur ndonj\u00eb vizion apo angazhim t\u00eb thell\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, ve\u00e7 spektaklit t\u00eb Grenell q\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ajo lloj fitoreje q\u00eb po k\u00ebrkon t\u00eb shes\u00eb edhe z. Rama n\u00eb Tiran\u00eb, ku sh\u00ebrben sipas mides\u00eb q\u00ebndrimet e t\u00eb tjer\u00ebve, duke spekulluar me heshtjen apo hap\u00ebsir\u00ebn e komunikimit mes vendeve. Por edhe m\u00eb par\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ai drejton. Fundja kush do lodhej n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtronte nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?\/Respublika<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Top-Channel se Shengeni Ballkanik ishte pjes\u00eb e diskutimeve t\u00eb tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nga m\u00ebnyra sesi p\u00ebrgjigjet zoti Rama duket sikur ai d\u00ebshiron t\u00eb marketoj\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje gjermane n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nisur nga fakti se Shengeni Ballkanik \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga presidenti serb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":120921,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-120927","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120927\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/120921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}