{"id":121164,"date":"2020-02-01T15:09:55","date_gmt":"2020-02-01T14:09:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121164"},"modified":"2020-02-01T15:09:55","modified_gmt":"2020-02-01T14:09:55","slug":"nishani-sulmon-qeverine-cfare-thote-per-ligjin-anti-kck","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nishani-sulmon-qeverine-cfare-thote-per-ligjin-anti-kck\/","title":{"rendered":"Nishani sulmon qeverin\u00eb, \u00e7far\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ligjin anti-K\u00c7K"},"content":{"rendered":"<p>Ish-Presidenti Bujar Nishani analizon zhvillimet e fundit t\u00eb aktualitetit n\u00eb vend, duke u ndalur te kri mi i organizuar dhe trafiku i dro g\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb status n\u00eb \u201cfacebook\u201d, t\u00eb etiketuar si \u201csh\u00ebnimi i jav\u00ebs\u201d, Nishani komenton reportazhin e \u201cRai3\u201d p\u00ebr rritjen e kultivimit t\u00eb kan abisit, duke theksuar se \u201cKjo \u00ebsht\u00eb platforma e asgjesimit t\u00eb shtetit shqiptar, platforma e shpopullimit t\u00eb vendit nga shqiptar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb platforma m\u00eb e eg\u00ebr antishqiptare e shekullit t\u00eb 21\u2013t\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa sa i takon paket\u00ebs anti-K\u00c7K, t\u00eb prezantuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga qeveria, ish-Presidenti shkruan se \u201cKjo lloj politike sot pas 7 vitesh qeverisje, me \u00e7do pushtet n\u00eb duar, xhepa e skuta, nis e na tregon p\u00ebr ligje speciale q\u00eb po b\u00ebn kund\u00ebr kri mit t\u00eb organizuar ! Shum\u00eb pak ti quash sharlatan\u00eb ! K\u00ebta, q\u00eb Ligjin Antimafia e kan\u00eb ngrir\u00eb e asgjesuar q\u00eb prej 2013 kur uzurpuan zyrat e shtetit, tashm\u00eb ende na flasin p\u00ebr ligje speciale!\u201d<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i Nishanit:<\/strong><\/p>\n<p>SHENIMI JAVES<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb agjensit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ligjzbatuese dhe media prestigjoze nd\u00ebrkomb\u00ebtare vijojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb alarmin mbi kri min e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, trafikun e dro g\u00ebs nga kan abisi e deri tek kok aina si dhe paprekshm\u00ebrin\u00eb e bandave kri minale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej mediave kryesore italiane prezantoi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb kri mit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri duke denoncuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht lidhjet e forta t\u00eb tij me pushtetin politik.<br \/>\nKultivimi dhe tra fikimi i kan abisit rritet brenda nj\u00eb viti me 1200% dhe ai i kok ain\u00ebs me p\u00ebrmasa si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebto 7-t\u00eb vite t\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb inkr iminuar, kryeministri i vendit sulmoi pa skrupull median italiane. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb t\u00eb papritur p\u00ebr opinionin pasi kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar tashm\u00eb si nj\u00eb ar mik i medias s\u00eb lir\u00eb. Tashm\u00eb rilindsi shqiptar guxoi t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi raportet sekrete t\u00eb policis\u00eb italiane, sipas medias atje, madje dhe deklaratat e prokurorit antimafia.<\/p>\n<p>Qeveria e SHBA shpalli p\u00ebrmes Ambasadores s\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebr tre prioritetet e angazhimit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, luft\u00ebn ndaj korr upsionit dhe kri mit t\u00eb organizuar. Kjo tregon se nj\u00eb nga tre problenet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mbart Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb korr upsioni dhe kri mi i organizuar. Nuk \u00ebsht\u00eb fare koincidenc\u00eb q\u00eb brenda nj\u00eb viti kemi ; rritje 1200% t\u00eb trafikut t\u00eb dro g\u00ebs, lirimet skandaloze nga bur gjet t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb kri mit t\u00eb organizuar dhe caktimit n\u00eb krye t\u00eb institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb eksponent\u00ebve politik\u00eb socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Jo, kjo nuk \u00ebsht\u00eb koincidenc\u00eb ! Kjo \u00ebsht\u00eb platforma e asgjesimit t\u00eb shtetit shqiptar, platforma e shpopullimit t\u00eb vendit nga shqiptar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb platforma m\u00eb e eg\u00ebr antishqiptare e shekullit t\u00eb 21\u2013t\u00eb. Situata q\u00eb jetojm\u00eb \u00ebsht\u00eb padyshim konkludim i zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj platforme. Politizimi ekstrem i policis\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit nivel q\u00eb ai ishte n\u00eb vitin 1990, jo vet\u00ebm ka nxjerr\u00eb policin\u00eb e shtetit jasht\u00eb funksionit t\u00eb saj kushtetues, jo vet\u00ebm ka strukur profesionist\u00ebt n\u00eb rradh\u00ebt e saj, por ka \u201ctrim\u00ebruar\u201d \u00e7do bandit e gangsterr, qyteteve dhe lagjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i drejtesis\u00eb nuk duket vet\u00ebm tek shk\u00eblqimi i faqes s\u00eb zez\u00eb t\u00eb nj\u00eb korr upsioni masiv por edhe tek l\u00ebshimi i qe live t\u00eb bur gut t\u00eb kapove t\u00eb kri mit t\u00eb organizuar dhe vra s\u00ebsve serial, futja e t\u00eb cil\u00ebve pas atyre hekurave mori shum\u00eb pun\u00eb, mund, sakrifica e kurajo madje dhe jet\u00eb t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Gjithshka nis e p\u00ebrfundon tek inkr iminimi i politik\u00ebs, bashk\u00ebpunimi i pushtetit politik me kri min, v\u00ebnia e institucioneve t\u00eb shtetit n\u00ebn influec\u00ebn e kri mit, prodhimi i pushtetit prej angazhimit t\u00eb kri mit n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve politike e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb v\u00ebnien e shtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb kri mit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Kjo lloj politike sot pas 7 vitesh qeverisje, me \u00e7do pushtet n\u00eb duar, xhepa e skuta, nis e na tregon p\u00ebr ligje speciale q\u00eb po b\u00ebn kund\u00ebr kri mit t\u00eb organizuar ! Shum\u00eb pak ti quash sharlatan\u00eb ! K\u00ebta, q\u00eb Ligjin Antimafia e kan\u00eb ngrir\u00eb e asgjesuar q\u00eb prej 2013 kur uzurpuan zyrat e shtetit, tashm\u00eb ende na flasin p\u00ebr ligje speciale ! P\u00ebrpara se t\u2019u tregojn\u00eb shqiptar\u00ebve barcoleta me k\u00e7k, duhet tu tregojn\u00eb pse nuk ka funksionuar n\u00eb asnj\u00eb rast \u201cligji antimafia\u201d?<\/p>\n<p>Pse nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ai n\u00eb zbatim prej 7 vitesh, kur trafiku i dro g\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtuar, veprimtaria e kri mit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsim edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn? Por n\u00eb asnj\u00eb rast ma fia nuk ka p\u00ebrndjekur vetveten. Mafia kap pushtetin p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer vehtes, p\u00ebr t\u00eb garantuar paprekshm\u00ebrin\u00eb e aktivitetit kri minal, nd\u00ebrsa ai forcohet e sofistikohet m\u00eb tej. Ligjet antim afia do t\u00eb mbeten t\u00eb mbyllura n\u00eb kasafortat e politik\u00ebs s\u00eb korr uptuar dhe t\u00eb inkri minuar p\u00ebrsa koh\u00eb koka e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb kapur nga v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, kunata dhe kunet\u00ebr eksponent\u00ebsh qeveritar e partiak.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa koh\u00eb shteti dhe drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kapur nga kapo i klubit t\u00eb krimit (KKK) ! Prej 5 vitesh shqiptar\u00ebt u ushqyen me premtimin e nj\u00eb shteti ligjor dhe s\u00eb drejt\u00ebs. Me shpres\u00ebn e nisjes s\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb re. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ishte vrima e vetme e fyellit socialist n\u00eb 7 vite, pa ndalim. Sot, pas 7 vitesh t\u00eb fyellit socialist, nuk kemi Gjykat\u00eb Kushtetuese, nuk kemi Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb ! Kemi super vras\u00ebsit t\u00eb dal\u00eb nga bur gjet, kemi militant\u00ebt partiak\u00eb e familjar\u00eb qeveritar\u00eb n\u00eb krye t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ambasadorja e re SHBA ka artikuluar k\u00ebto dit\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb (appropriate) \u201ct\u00eb pershtat\u00ebshme\u201d t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Askush prej partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pro\u00e7esin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi nuk ka artikuluar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme \u201cappropriate\u201d.<\/p>\n<p>Historia na ka m\u00ebsuar se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtat\u00ebshme \u201cappropriate\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e pap\u00ebrshtat\u00ebshme \u201cinappropriate\u201d ! Ndaj nuk ka asnj\u00eb surpriz\u00eb q\u00eb ky lloj modeli rreket t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb edhe agjensit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e madje dhe vet\u00eb antim afian.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb fataliteti yn\u00eb, q\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb e duhet me \u00e7do kusht ta ndryshojm\u00eb. Tashm\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb asnj\u00eb problem propaganda e parave t\u00eb pista dhe populist\u00ebve t\u00eb korr uptuar. Tashm\u00eb ka nisur koha e nj\u00eb beteje t\u00eb fort\u00eb pa kthim. Kapoja \u00ebsht\u00eb i tmerruar !<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-Presidenti Bujar Nishani analizon zhvillimet e fundit t\u00eb aktualitetit n\u00eb vend, duke u ndalur te kri mi i organizuar dhe trafiku i dro g\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb status n\u00eb \u201cfacebook\u201d, t\u00eb etiketuar si \u201csh\u00ebnimi i jav\u00ebs\u201d, Nishani komenton reportazhin e \u201cRai3\u201d p\u00ebr rritjen e kultivimit t\u00eb kan abisit, duke theksuar se \u201cKjo \u00ebsht\u00eb platforma e asgjesimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69318,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121164","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121164"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121164\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}