{"id":121553,"date":"2020-02-08T11:40:59","date_gmt":"2020-02-08T10:40:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121553"},"modified":"2020-02-08T11:40:59","modified_gmt":"2020-02-08T10:40:59","slug":"bardhi-i-kthehet-mjekes-qe-quajti-budallallek-deklaratat-e-bashes-do-ishte-e-udhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bardhi-i-kthehet-mjekes-qe-quajti-budallallek-deklaratat-e-bashes-do-ishte-e-udhes\/","title":{"rendered":"Bardhi i kthehet mjekes q\u00eb quajti budallall\u00ebk deklaratat e Bash\u00ebs: Do ishte e udh\u00ebs\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb e kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me qytetar\u00ebt ka sjell\u00eb reagimin e nj\u00eb mjekeje e m\u00eb pas edhe t\u00eb sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb Gazment Bardhi. Basha b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb teksa komentoi edhe Kirurgjin\u00eb e re n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore N\u00ebn\u00eb Tereza duke pohuar se ka pasur raste kur pacient\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb, pasi sipas tij p\u00ebr t\u00eb shkuar nga urgjenca n\u00eb sallat e operacionit duhet m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb duheshin nj\u00eb minut\u00eb apo dy minuta p\u00ebr t\u00eb kaluar nga emergjenca n\u00eb sall\u00eb operacioni, tani duhet t\u00eb kalosh dy-tre ashensor. Pse?! P\u00ebr hir t\u00eb fasad\u00ebs. Dhe kan\u00eb filluar vdekjet e atyre pacient\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve mund t\u2019u shp\u00ebtohet jeta, n\u00eb qoft\u00eb se thelbi do t\u00eb kishte prevaluar mbi fasad\u00ebn. Jo, fasada n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kontekstualisht, po vdes njer\u00ebz n\u00eb QSUT\u201d, deklaroi kreu i PD.<\/p>\n<p>Por mjekja Silvana \u00c7eliku n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale thot\u00eb se ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebk. Nga ana tjet\u00ebr Gazment Bardhi ka reaguar duke th\u00ebn\u00eb se mjekja e ka keqlexuar deklarat\u00ebn e kreut t\u00eb demokrat\u00ebve. Bardhi i k\u00ebrkon q\u00eb mir\u00ebnjohjen Qeveris\u00eb t\u2019ia shpreh n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I BARDHIT<\/strong><br \/>\nDuhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave t\u00eb Kryetarit te Opozites, t\u00eb vjen p\u00ebr shkak se i lexon nep\u00ebrmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjes\u00eb! Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb dua t\u00eb besoj q\u00eb sje as e majt\u00eb dhe as e djatht\u00eb! \ud83d\ude02<\/p>\n<p>Si sh\u00ebrbyese publike q\u00eb je (se je mjek\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve) ke detyrimin moral t\u00eb jesh e v\u00ebrtet\u00eb kur komenton nj\u00eb deklarat\u00eb politike dhe aq m\u00eb shum\u00eb kur p\u00ebrpiqesh t\u00eb b\u00ebsh politik\u00eb! Mir\u00ebnjohjen Qeveris\u00eb shprehja n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!!<br \/>\nE mqs k\u00ebrkon nj\u00eb pag\u00eb me t\u00eb mir\u00eb n\u00eb statusin t\u00ebnd do ishte e udh\u00ebs t\u00eb shfaqje entuziaz\u00ebm nga deklarata e zotit Basha p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb mjek\u00ebve dhe t\u00eb b\u00ebje at\u00eb share, dhe jo fjalimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb OKB p\u00ebr Ukrain\u00ebn! Edhe k\u00ebtu t\u00eb mir\u00ebkuptoj, se nuk e ke problem t\u00eb ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq!<br \/>\nPor q\u00eb t\u00eb mos manipulohesh as nga \u2018gazetat\u2019 dhe as nga ERTV, m\u00eb posht\u00eb deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as p\u00ebr vdekje n\u00eb ashensor dhe ku thuhet nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nga 12 salla aty ku ti punon, jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm 6.<\/p>\n<p>\u201cE kam d\u00ebgjuar edhe jav\u00ebn e kaluar nga mjek\u00ebt e QSUT se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje katastrofike ndodhet jo vet\u00ebm Pediatria, por e gjith\u00eb QSUT-ja. Nuk ka gj\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmbledh m\u00eb mir\u00eb konceptin e fasad\u00ebs sesa ajo q\u00eb u b\u00eb n\u00eb QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtret\u00ebr. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada \u00ebsht\u00eb e bukur, \u00ebsht\u00eb e lyer bukur. Po t\u00eb futesh brenda kemi gjysm\u00ebn e kapacitetit q\u00eb kishte e vjetra p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer pacient\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos u futur n\u00eb detaje t\u00eb tjera t\u00eb tmerrshme q\u00eb kam d\u00ebgjuar nga profesionist\u00ebt sesi m\u00ebnyra dhe koha e komunikimit nga nj\u00eb repart i urgjenc\u00ebs tek nj\u00eb repart tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zgjatur n\u00eb krahasim me \u00e7far\u00eb ishte.<br \/>\nPra, n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb duheshin nj\u00eb minut\u00eb apo dy minuta p\u00ebr t\u00eb kaluar nga emergjenca n\u00eb sall\u00eb operacioni, tani duhet t\u00eb kalosh dy- tre ashensor. Pse?! P\u00ebr hir t\u00eb fasad\u00ebs. Dhe kan\u00eb filluar vdekjet e atyre pacient\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve mund t\u2019u shp\u00ebtohet jeta, n\u00eb qoft\u00eb se thelbi do t\u00eb kishte prevaluar mbi fasad\u00ebn. Jo, fasada n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kontekstualisht, po vdes njer\u00ebz n\u00eb QSUT. Do t\u00eb vij shum\u00eb shpejt, edhe tek Pediatria, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr fat t\u00eb keq kam marr\u00eb raportime, kam par\u00eb edhe raportime n\u00eb media, kemi patur edhe njer\u00ebzit tan\u00eb n\u00eb terren s\u00eb fundmi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sesa e tmerrshme \u00ebsht\u00eb gjendja dhe p\u00ebr ta denoncuar at\u00eb. Dhe ju siguroj q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga prioritetet kryesore dh\u00ebnia fund e kolapsit n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ndjes\u00eb q\u00eb ju nd\u00ebrpreva nga d\u00ebgjimi i k\u00ebndsh\u00ebm i fjalimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb OKB!<br \/>\nDo ridegjohemi p\u00ebr s\u00eb shpejti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb e kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me qytetar\u00ebt ka sjell\u00eb reagimin e nj\u00eb mjekeje e m\u00eb pas edhe t\u00eb sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb Gazment Bardhi. Basha b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb teksa komentoi edhe Kirurgjin\u00eb e re n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore N\u00ebn\u00eb Tereza duke pohuar se ka pasur raste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":63748,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121553","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121553"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121553\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}