{"id":121769,"date":"2020-02-11T11:44:42","date_gmt":"2020-02-11T10:44:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=121769"},"modified":"2020-02-11T11:44:42","modified_gmt":"2020-02-11T10:44:42","slug":"krimet-mjedisore-ardi-veliu-nevojitet-nje-qasje-e-re-te-rritet-cilesia-e-hetimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krimet-mjedisore-ardi-veliu-nevojitet-nje-qasje-e-re-te-rritet-cilesia-e-hetimeve\/","title":{"rendered":"Krimet mjedisore, Ardi Veliu: Nevojitet nj\u00eb qasje e re, t\u00eb rritet cil\u00ebsia e hetimeve"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore p\u00ebr krimet mjedisore dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare u mbajt sot n\u00eb Tiran\u00eb ku u adresuan problematikat kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb konferenc\u00eb, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb Policia ka b\u00ebr\u00eb hapa konkret\u00eb duke arrestuar shum\u00eb persona apo duke marr\u00eb edhe masa parandaluese.<\/p>\n<p>Po ai shpreh nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb qasje t\u00eb re ndaj krimeve mjedisore, si n\u00eb legjislacion ashtu edhe n\u00eb funksionet dhe strukturat e agjencive ligjzbatuese. Po ashtu Veliu thot\u00eb se duhet t\u00eb rritet cil\u00ebsia e hetimeve sa i p\u00ebrket veprave penale p\u00ebr krimin mjedisor.<\/p>\n<p><strong>FJALA E ARDI VELIUT N\u00cb KONFERENC\u00cbN SHKENCORE<\/strong><\/p>\n<p>Fjala e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veliu n\u00eb konferenc\u00ebn e V Shkencore Nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cKrimi mjedisor, siguria mjedisore dhe siguria komb\u00ebtare\u201d<br \/>\n<span class=\"text_exposed_show\"><br \/>\nP\u00ebrsh\u00ebndetje,<\/span><\/p>\n<p>Organizimi i Konferenc\u00ebs s\u00eb 5-t\u00eb shkencore, me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare binjak\u00ebzimi me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akademish homologe, tregon se tashm\u00eb Akademia e Siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur dhe vijon t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelet q\u00eb k\u00ebrkohen v\u00ebrtet p\u00ebr nj\u00eb institucion q\u00eb p\u00ebrgatit elita dhe breza q\u00eb prodhojn\u00eb siguri p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe siguri komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Zhvillimi i konferenc\u00ebs s\u00eb sotme duke trajtuar tem\u00ebn e \u201cKrimit mjedisor, siguris\u00eb mjedisore dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi parandalimi i krimeve mjedisore \u00ebsht\u00eb n\u00eb fokusin e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb prioriteteve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr parandalimin e krimeve mjedisore, vitet e fundit ka intensifikuar veprimet, duke parandaluar nd\u00ebrtimet pa leje, furrat e g\u00eblqeres, prerjen e paligjshme t\u00eb pyjeve, g\u00ebrryerjen e lumenjve dhe ndotjen e tyre, djegien e pyjeve dhe kullotave, ku n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb qindra shtetas t\u00eb arrestuar dhe proceduar.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes hapjen e k\u00ebsaj konference, me bindjen se p\u00ebrfundimet e saj do t\u00eb jen\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e inkurajuese n\u00eb interes t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb se Shtetit, por dhe p\u00ebr shum\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb i ngarkon ligji p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe zbatuar masa parandaluese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi parandalimi i krimeve mjedisore \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet p\u00ebr krimet mjedisore dhe sigurin\u00eb mjedisore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jan\u00eb sot shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb mprehta n\u00eb shkall\u00eb globale. Njer\u00ebzimi ndodhet p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve serioze klimatike dhe mjedisore t\u00eb patrajtuara gjer\u00ebsisht m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe \u00e7do qytetar t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb kufizimin e d\u00ebmeve q\u00eb i shkaktohen mjedisit. Policis\u00eb i lind detyra t\u00eb shtoj\u00eb masat p\u00ebr parandalimin dhe hetimin e krimeve mjedisore.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta krimet mjedisore p\u00ebr t\u00eb cilat nevojitet nj\u00eb qasje e re. Kjo qasje lidhet sa me p\u00ebrmir\u00ebsimet ligjore q\u00eb trajtojn\u00eb veprat penale q\u00eb lidhen me cenimin e mjedisit, aq edhe me funksionet dhe strukturat e agjencive ligjzbatuese, t\u00eb cilat duhet t\u00eb parandalojn\u00eb e t\u00eb frenojn\u00eb k\u00ebto akte kriminale ndaj mjedisit.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb arrihet suksesi n\u00eb pun\u00ebn e t\u00eb gjitha agjencive ligjzbatuese, por edhe n\u00eb sfer\u00ebn e ligjb\u00ebrjes, nevojitet trajtimi sa m\u00eb i sakt\u00eb dhe sa m\u00eb informues i problematikave mjedisore. Kontributi m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, padyshim q\u00eb vjen p\u00ebrmes arsimit dhe k\u00ebrkimit shkencor.<\/p>\n<p>Organizimi i k\u00ebsaj konference nga Qendra e K\u00ebrkimeve Shkencore e Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb d\u00ebshmon se sa i nevojsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb arsimimi cil\u00ebsor policor dhe k\u00ebrkimi shkencor n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Realizimi i k\u00ebtyre konferencave k\u00ebrkimore shkencore me pjes\u00ebmarrjen e eksperteve komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sukses p\u00ebr Akademin\u00eb e Siguris\u00eb dhe e ngre n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>E theksova k\u00ebt\u00eb moment, pasi trajtimi i llojeve t\u00eb veprave penale dhe kuptimi i tyre n\u00eb lidhje me krimin mjedisor n\u00eb Shqip\u00ebri, i par\u00eb n\u00eb kuadrin ligjor dhe institucional duhet t\u00eb jen\u00eb, jo vet\u00ebm pjes\u00eb e objektit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb t\u00eb Shtetit, por duhet t\u00eb z\u00ebn\u00eb fill q\u00eb nga programet e cikleve studimore e deri te trajnimet shum\u00eb specifike policore.<\/p>\n<p>Nisur nga puna shum\u00eb serioze q\u00eb po b\u00ebhet nga t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebr plot\u00ebsimin e detyrimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, edhe hartimi i nj\u00eb legjislacioni penal mjedisor, t\u00eb p\u00ebrafruar me legjislacionin e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje shume solide p\u00ebr rezultatet e institucioneve ligj zbatuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit i del si detyr\u00eb intensifikimi i pun\u00ebs s\u00eb strukturave t\u00eb saj p\u00ebr shtimin e numrit, por edhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb hetimit t\u00eb veprave penale q\u00eb lidhen me krimet mjedisore.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm do t\u00eb doja t\u00eb shihnim edhe k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb shkencore: si nj\u00eb shtim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e strategjive t\u00eb ardhshme q\u00eb lidhen me parandalimin e krimit mjedisor dhe me shtimin e siguris\u00eb mjedisore.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb shpreh bindjen se punimet e konferenc\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e shtuar n\u00eb pun\u00ebn e Policis\u00eb, pasi ato do t\u00eb rezultojn\u00eb me p\u00ebrfundime e sugjerime shume t\u00eb vlefshme!<\/p>\n<p>Faleminderit e suksese!<\/p>\n<div id=\"sticky-video--placeholder\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore p\u00ebr krimet mjedisore dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare u mbajt sot n\u00eb Tiran\u00eb ku u adresuan problematikat kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb konferenc\u00eb, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb Policia ka b\u00ebr\u00eb hapa konkret\u00eb duke arrestuar shum\u00eb persona apo duke marr\u00eb edhe masa parandaluese. Po ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":121770,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-121769","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=121769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/121769\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=121769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=121769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=121769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}