{"id":122374,"date":"2020-02-19T17:20:40","date_gmt":"2020-02-19T16:20:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122374"},"modified":"2020-02-19T17:20:40","modified_gmt":"2020-02-19T16:20:40","slug":"shkembimi-i-territoreve-i-levedriste-serbise-berisha-vucic-u-hoqi-masken-rames-dhe-thacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shkembimi-i-territoreve-i-levedriste-serbise-berisha-vucic-u-hoqi-masken-rames-dhe-thacit\/","title":{"rendered":"\u201dShk\u00ebmbimi i territoreve i levedriste Serbis\u00eb\u201d, Berisha: Vu\u00e7i\u00e7 u hoqi mask\u00ebn Ram\u00ebs dhe Tha\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p>Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 mbi shk\u00ebmbimin e territoreve me Kosov\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se nxori zbuluar Edi Ram\u00ebn dhe Hashim Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 tha se Serbia humbi nj\u00eb shans t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn duke shtuar se shk\u00ebmbimi i territoreve i leverdiste Serbis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha shprehet se Rama dhe Tha\u00e7i q\u00eb m\u00eb par\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn shk\u00ebmbimin e territoreve, me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb u hiqet maska prej tradh\u00ebtari.<\/p>\n<p><strong>STATUSI I SALI BERISH\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Serbomadhi Vu\u00e7i\u00e7 u heq masken argateve te tij Esad Toptani i Ri, Miladinit Shqipfoles dhe Baton Satnishiqit!<\/p>\n<p>Miq, Nacionalisti Vu\u00e7i\u00e7 deklaroi dje se shkembimi i territoreve, de fakto ndarja e Kosoves dhe zmadhimi Serbise me territore te Kosoves ishte interesi i Serbise se Madhe.<\/p>\n<p>Per dy vite me radhe Trojka famezeze tradhetare e argateve te tij ne Tirane dhe Prishtine, Esad Toptani i Ri, Miladini Shqipfoles, Baton Stanishiqi e shiten per publikun shqiptar projektin e Serbomadhise si nje projekt te tyre dhe qe i interson Kosoves?!<\/p>\n<p>Lexoni ju lutem deklaraten e padronit te tyre, e cila fakton se argatet po punonin per projektin e tij dhe kunder Kosoves. Kjo ne \u00e7do fjalor te botes se qytetruar ka vetem nje emer,quhet Tradheti! Ata we kryejne nje akt te tille, dmth qe ndihmojne armikun, kundershtarin quhen tradhetar!<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 del hapur: Shk\u00ebmbimi i teritoreve i leverdiste Serbis\u00eb<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 del hapur: Shk\u00ebmbimi i teritoreve i leverdiste Serbis\u00eb<\/p>\n<p>Presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 tani e thot\u00eb publikisht se ndryshe nga sa u paraqitej shqiptar\u00ebve, plani p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs i leverdiste Beogradit. Ai deklaroi mbr\u00ebmjen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs se Serbia e ka humbur rastin p\u00ebr t\u00eb arritur kompromis me Prishtin\u00ebn dhe se do t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mimin n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shk\u00ebmbimit t\u00eb teritoreve , ai tha se e kuptoi q\u00eb \u201cserb\u00ebt kurr\u00eb nuk do ta pranonin di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb fakt ishte shansi i tyre dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb pendoheshin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE kuptova porosin\u00eb e njer\u00ebzve, ishte nj\u00eb shans i shk\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr ne, por e humb\u00ebm at\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7ic p\u00ebr TV Happy.<\/p>\n<p>Kreu i shtetit serb shtoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb t\u00eb keq n\u00eb t\u00eb ardhmen, por mendon se ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb i zhveshur nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjal\u00ebt e mia edhe p\u00ebr 20 vjet: kemi pasur nj\u00eb shans, por nuk kemi pasur vet\u00ebdije dhe men\u00e7uri t\u00eb mjaftueshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Lexo me tej:<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u2018Tv Happy\u2019, ai ka aluduar se nuk ishte Ramush Haradinaj por nj\u00eb shtet i fuqish\u00ebm evropian q\u00eb e mb\u00ebshteti at\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur taks\u00ebn me synimin p\u00ebr t\u00eb larguar Serbin\u00eb nga dialogu n\u00eb momentin kur arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshje finale kompromisi ishte gati.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka shpjeguar ai si pjes\u00eb e ndarjes q\u00eb planifikohej ishte q\u00eb Serbia t\u00eb merrte pjes\u00ebn e Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Anamorav\u00ebn, megjithat\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte pa mund\u00ebsuar nga zhvillimet pas vendosjes s\u00eb taks\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAmerikan\u00eb kan\u00eb kund\u00ebrshtuar m\u00eb z\u00ebsh\u00ebm sesa Evropian\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb shqiptar\u00ebt ta b\u00ebnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb fuqive evropiane, p\u00ebr ta larguar Serbin\u00eb nga dialogu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb mos arrij\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb as Veriun e Kosov\u00ebs, Anamorav\u00ebn, apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Pra p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar para ndonj\u00eb plan nga i cili Serbia do t\u00eb merrte di\u00e7ka\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij emisioni TV ka reaguar shkrimtari dhe gazetari Veton Surroi<\/p>\n<p>\u201cKonfirmim i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb se ishte krejt\u00ebsisht af\u00ebr realizimi i ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Tash del se pos komunave t\u00eb veriut ishin n\u00eb loj\u00eb edhe ato t\u00eb lindjes n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb sikur ta shoh\u00ebsh nj\u00eb thriller q\u00eb p\u00ebrshkruan \u00e7montimin e nj\u00eb bombe\u201d shkroi ai n\u00eb Facebookun e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb trojet shqiptare k\u00ebt\u00eb plan t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it e mbrojt\u00ebn Hashim Tha\u00e7i dhe Edi Rama. Presidenti kosovar u mundua ta shes\u00eb at\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb bashkuar lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa kryeministri shqiptar deklaroi se mund\u00ebsi t\u00eb tilla mund t\u00eb t\u00eb vijn\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb 100 vet.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fposts%2F1521488021345433&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"531\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish- kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 mbi shk\u00ebmbimin e territoreve me Kosov\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se nxori zbuluar Edi Ram\u00ebn dhe Hashim Tha\u00e7in. Vu\u00e7i\u00e7 tha se Serbia humbi nj\u00eb shans t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn duke shtuar se shk\u00ebmbimi i territoreve i leverdiste Serbis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha shprehet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":66449,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122374","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122374","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122374"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122374\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}