{"id":122402,"date":"2020-02-20T11:27:42","date_gmt":"2020-02-20T10:27:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=122402"},"modified":"2020-02-20T11:27:42","modified_gmt":"2020-02-20T10:27:42","slug":"gjermania-kerkon-fuqi-punetore-nga-ballkani-hapet-qendra-per-njohjen-e-diplomave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjermania-kerkon-fuqi-punetore-nga-ballkani-hapet-qendra-per-njohjen-e-diplomave\/","title":{"rendered":"Gjermania k\u00ebrkon fuqi pun\u00ebtore nga Ballkani, hapet qendra p\u00ebr njohjen e diplomave"},"content":{"rendered":"<p><em>Gjermania ka nevoj\u00eb p\u00ebr fuqi t\u00eb huaj pun\u00ebtore, ndaj qeveria po p\u00ebrshpejton procesin e ardhjes s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb huaj. N\u00eb Bonn \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb sh\u00ebrbim i ri q\u00eb do t\u00eb koordinoj\u00eb procesin e njohjes s\u00eb diplomave<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Srecko Matic, Deutsche Welle<\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme pun\u00ebtore. Qeveria federale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ka nisur nj\u00eb program p\u00ebr sjelljen e fuqis\u00eb s\u00eb huaj pun\u00ebtore dhe ekspert\u00ebve nga vendet tjera n\u00eb Gjermani, n\u00ebn moton &#8211; \u201eMake it in Germany\u201c. Ky \u00ebsht\u00eb prioriteti nacional. &#8220;Pa ekspert\u00eb t\u00eb huaj nuk mund ta mbajm\u00eb mir\u00ebqenien e tanishme. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb presin tep\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, duhet t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ardhjes s\u00eb tyre\u201c, deklaroi ministri i Pun\u00ebs Hubertus Heil.<\/p>\n<p>Enti gjerman p\u00ebr statistika pohon se numri i shtetasve t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Gjermani do t\u00eb zvog\u00eblohet deri n\u00eb vitin 2035 p\u00ebr kat\u00ebr deri n\u00eb gjasht\u00eb milion\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. N\u00eb shum\u00eb fusha ekonomike ka munges\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Od\u00ebs gjermane p\u00ebr Industri dhe Tregti (DIHK), madje 56 p\u00ebrqind t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve mendojn\u00eb se mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb p\u00ebr momentin problemi m\u00eb i madh i tyre.<\/p>\n<div id=\"rekl-42\"><\/div>\n<p>\u00c7do e treta sip\u00ebrmarrje gjermane n\u00eb vitet e kaluara ka angazhuar fuqi pun\u00ebtore nga vendet e tjera t\u00eb Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet e treta. Shum\u00eb sip\u00ebrmarrje gjermane p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb reja dhe jan\u00eb duke p\u00ebrjetur d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<p><strong>Vendi i migrant\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria federale i ka kuptuar m\u00eb n\u00eb fund k\u00ebrkesat e sip\u00ebrmarrjeve dhe koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb duke punuar intensivisht p\u00ebr krijimin e kushteve p\u00ebr ardhjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga vendet e tjera. Pas nj\u00eb debati t\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar ligji p\u00ebr ardhjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qeveria ka pranuar se Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i migrant\u00ebve &#8211; dhe ate gjasht\u00eb dekada pas val\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ardhjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb gastarbeiter\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb ardhjen e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb tregun gjerman t\u00eb pun\u00ebs &#8211; n\u00eb t\u00eb gjitha fushat ekonomike. \u201eN\u00eb parim \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e nj\u00ebjt\u00eb se kush nga cili vend vjen, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb integrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, e q\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. Nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi prejardhja e personit por vet\u00ebm d\u00ebshira p\u00ebr t&#8217;u integruar n\u00eb shoq\u00ebri\u201c, deklaroi ministrja federale p\u00ebr Arsim Anja Karliczek, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn e kaluar ajo s\u00eb bashku me kolegun e saj, ministrin p\u00ebr Pun\u00eb Hubertus Heil, ka hapur n\u00eb Bon t\u00eb Gjermanis\u00eb nj\u00eb Qend\u00ebr p\u00ebr njohjen e kualifikimeve (ZSBA), t\u00eb arritura n\u00eb vendet e tjera. Shtypi gjerman njofton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb koordinohen rreth 1400 sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat do t\u00eb merren me njohjen e diplomave.<\/p>\n<p>Procesi i njohjes s\u00eb diplomave ka qen\u00eb deri tani tep\u00ebr i komplikuar dhe ka zgjatur tep\u00ebr koh\u00eb, shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se n\u00eb vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera. Gjermania nuk mund t&#8217;i lejoj\u00eb vetes q\u00eb k\u00ebto procedura t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb humb\u00eb ekspert\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vinin k\u00ebtu. Ky sh\u00ebrbim ka filluar pun\u00ebn k\u00ebt\u00eb muaj me shpres\u00eb se k\u00ebto procedura do t\u00eb korrigjohen.<\/p>\n<p><strong>Procedura m\u00eb e thjesht\u00eb dhe e shpejt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qend\u00ebr, Karliczek dhe Heil kan\u00eb demonstruar se si do t\u00eb duhej t\u00eb dukej kjo n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Personat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Gjermani duhet fillimisht t\u00eb kontaktojn\u00eb Qendr\u00ebn ZSBA, e cila do t&#8217;ju ndihmoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb q\u00eb nevojitet p\u00ebr njohjen e kualifikimeve. Zyra mund t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme: p\u00ebrmes chat, me post\u00eb elektronike apo dhe me telefon. K\u00ebrkesat e personave do t\u00eb shp\u00ebrndahen dhe d\u00ebrgohen tek institucionet e duhura n\u00eb nivelin e landeve.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb ndihmon Gjermanin\u00eb (me rregullat e reja p\u00ebr ardhje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend), n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr krijon probleme t\u00eb m\u00ebdha \u2013 nga juglindja e Evrop\u00ebs nuk po largohen vet\u00ebm kuadrot m\u00eb t\u00eb kualifikuara me diploma universitare, por edhe forca sanitare, automekanik\u00eb dhe pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nga Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina largohen p\u00ebr n\u00eb Gjermani rreth 100.000 persona.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb qeveria gjermane e vet\u00ebdijshme se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr tregun e pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vende? P\u00ebrgjigja e Heil ishte: &#8220;Ne kemi b\u00ebr\u00eb disa marr\u00ebveshje bilaterale, p\u00ebr shembull q\u00eb t\u00eb mos t\u00ebrheqim sanitar\u00ebt\u00a0nga vendet q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fuqi pun\u00ebtore. Megjithat\u00eb mendoj se duhet t\u00eb respektohet liria e l\u00ebvizjes dhe nga organizimi i mir\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Kjo n\u00eb fund forcon edhe raportet mes vendeve tona.\u201c<\/p>\n<p><strong>Mir\u00eb p\u00ebr Gjermanin\u00eb, keq p\u00ebr Ballkanin?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1 mars t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Gjermani futet n\u00eb fuqi ligji i ri p\u00ebr ardhjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Me k\u00ebt\u00eb ligj duhet t\u00eb leht\u00ebsohet ardhja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, por edhe k\u00ebrkimi i fuqis\u00eb s\u00eb nevojshme p\u00ebr pun\u00eb nga vendet q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb BE. N\u00eb t\u00eb ardhmen nuk do t\u00eb vlejn\u00eb m\u00eb rregullat sipas s\u00eb cilave p\u00ebrpar\u00ebsi u jepet personave nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga rajonet e synuara nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit gjerman\u00eb \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor. Pun\u00ebtor\u00ebt nga k\u00ebto rajone kan\u00eb nj\u00eb reputacion t\u00eb mir\u00eb: \u201eN\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kemi pasur shum\u00eb k\u00ebrkesa nga Ballkani Per\u00ebndimor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej rajoneve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne. Atje kemi gjetur dhe gjejm\u00eb fuqi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb kualifikuar dhe ekspert\u00eb, e atje kemi edhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrpar\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr integrim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe shoq\u00ebri\u201c, thot\u00eb p\u00ebr DW Torsten Rolfsmeier nga Enti federal p\u00ebr pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>Motivi p\u00ebr shkuarje n\u00eb Gjermani nuk jan\u00eb vet\u00ebm rrogat m\u00eb t\u00eb mira, por edhe korrupsioni, mungesa e perspektiv\u00ebs dhe mungesa e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb vendet prej nga vijn\u00eb ata. OSBE pohon se vet\u00ebm nga Serbia n\u00eb periudh\u00ebn prej vitit 2000 &#8211;\u00a0 2015 jan\u00eb larguar 650.000 persona &#8211; gati nj\u00eb e dhjeta e banor\u00ebve. Situata t\u00eb ngjashme kemi edhe n\u00eb vendet tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ta jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj, me kualifikime t\u00eb larta, pas t\u00eb cil\u00ebve mbetet nj\u00eb boshll\u00ebk i\u00a0madh\u00a0n\u00eb tregun e pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vende dhe forcohet problemi i l\u00ebvizjeve demografike. Nga ana tjet\u00ebr k\u00ebta persona d\u00ebrgojn\u00eb remitenca n\u00eb vendin e origjin\u00ebs dhe k\u00ebshtu ndihmojn\u00eb n\u00eb ruajtjen e qet\u00ebsis\u00eb sociale n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjermania ka nevoj\u00eb p\u00ebr fuqi t\u00eb huaj pun\u00ebtore, ndaj qeveria po p\u00ebrshpejton procesin e ardhjes s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb huaj. N\u00eb Bonn \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb sh\u00ebrbim i ri q\u00eb do t\u00eb koordinoj\u00eb procesin e njohjes s\u00eb diplomave Nga Srecko Matic, Deutsche Welle Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme pun\u00ebtore. Qeveria federale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":122403,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-122402","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=122402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/122402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/122403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=122402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=122402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=122402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}